Bilten ALB juli avgust septemvri 2012

Page 1

BULETINI NUMËR 8

SHOQATA E GAZETARËVE TË MAQEDONISË


QEVERIA MIRATOI DEKRIMINALIZIMIN

S’ka burg për shpif Q Nga Kodi penal janë fshirë pjesa më e madhe e veprave kundër nderit dhe reputacionit, ndërsa me ligjin për përgjegjësi qytetare përcaktohet përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim në pajtim me paraktikën evropiane

Boton: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski - Xid blok 13, 1000 Shkup; Tel (+3892) 3298-139 Faks (+3892) 3116-447 E-mail: contact@znm.org.mk

2

everia e Republikës së Maqedonisë me 14 shtator në mbledhjen e saj të rregullt miratoi tekstin e ligjit për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal, duke vendosur praktikiisht ta dekriminalizojë shpifjen dhe ofendimin. Ky vendim i qeverisë erdhi pasi Grupi i punës për përmirësimin e gjendjes së medias i përbërë prej përfaqësuesve të Qeverisë dhe të SHGM-së i harmonizoi limitet më të larta për kompensimin për dëmin e shkaktuar jomaterial nga shpifja dhe ofendimi. Sipas marrëveshjes, me ligjin janë paraparë limite të ndryshme. Kompensimi më i lartë për gazetarë u përcaktua në më së shumti 2 mijë euro, për redaktorë deri dhjetë dhe për botuesin e medias maksimumi në 15 mijë euro. Të dy projektet ligjore qenë dërguar në procedurë të rregulltë parlamentare ku pritet që deputetët njëherë ta konstatojnë nevojën për miratimin, ndërsa pastaj edhe të diskutojnë për përmbajtjen e të dy ligjeve para se të votohen. Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë menjëherë e për-


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

fje dhe ofendim shëndeti miratimin e të dy ligjeve në Qeveri, në përpilimin e të cilëve ishte përfshirë gati për një vit. Qëndrimin e SHGM-së e prezentoi kryetari i SHGM-së, Naser Selmani në mbledhjen e Këshillit për eurointegrime, ku mori pjesë edhe Komesari për zgjerim i Komisionit Evropian, Shtefan Fyle dhe drejtori për zgjerim, Stefano Sanino. Selmani tha se është e rëndësishme që qeveria nuk e dekriminalizoi vetëm shpifjen dhe ofendimin, por tërë kapitullin në Kodin penal, i cili flet për veprat kundër nderit dhe reputacionit. “Jemi të bindur se ky ligj ndieshëm do ta përmirësojë kornizën ligjore për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. Qëllimi i miratimit të tij do të arrihet vetëm nëse të gjithë ne nisim të ndryshojmë sjelljen tonë. Bartësit e funksioneve publike të kuptpjnë se patjetër duhet t’i durojnë kritikat e publikut edhe atëherë kur vlerësojnë se janë të tepruara. Gjykatësit në mënyrë korekte të zbatojnë ligjin, ndërsa gazetarët të tregojnë përkushtim më të madh ndaj respektimit të standardeve dhe etikës profesionale”, tha Selmani. Sipas tij, suksesi nuk do të jetë i plotë nëse Qeveria në periudhën e ardhshme nuk merr në kosideratë edhe temat tjera në dialogun me SHGM, siç janë fushatat qeveriatre në

media, të drejtat sociale të gazetarëve, reforma në RTVM dhe rritja e transparencës së institucioneve. Ai ftoi në ligj të inkorporohen të gjitha vërejtjet e ekspertit të Këshillit të Evropës për të qenë të sigurtë se kemi miratuar ligj evropian, por poashtu duhet të kemi kujdes që ai të jetë në pajtim edhe me kushtetutën e Maqedonisë. Selmani tha se bisedimet me Qeverinë për dekriminalizimin kanë qenë të vështira, por të dy palët kanë demostruar vullnet për të arritur një zgjidhje të pranueshme për të dy palët. Në fund ai faleminderoi kolegët dhe përfaqësuesit e BE-së për mbështetjen e procesit të miratimit të ligjit. Para se të miratohej në Qeveri ligji për përgjegjësinë qytetare për shpifje dhe ofendim,,Grupi i punës për ndryshime dhe plotësime të Kodit penal në kuadër të Ministrisë së drejtësisë, i shqyrtoi komentet e ekspertit të Këshillit të Evropës dhe vendosi që të pranojë pjesë dërmuese të tyre. Grupi i punës pranoi vërejtjen e ekspertit britanik, Gvin Milar, që në ligj Konventa evropiane dhe praktika gjyqësore e Strasburgut duhet të ketë përparësi para legjislacionit të vendit në çdo rast, e vëçanërisht gjatë zgjidhjes së situatave kontestuese. Përveç kësaj, përgjegjësi për mendim

3


negative nuk do të ketë nëse shpifja është bërë me qëlllim të mirë dhe është e bazuar në fakte. Përveç kësaj edhe publikimi i vendimit të gjykatës në media do të varet nga vlerësimi gjyqit. Në pajtim me rekomandimet e ekspertit Grupi i punës ofroi dy alternativa rreth mënyrës së përcaktimit dhe ndarjes së kompensimit të dëmit jomaterial mes gazetarit, redaktorit dhe personit juridik. Alternativa e parë parasheh që për çdo kompensim gazetari të paguaj shtatë për qind të kompesimit, redaktori 37, ndërsa personi juridik 55 për qind. Ndërsa varianti tjetër përcakton kompensim të vetëm, i cili pastaj rritet varësisht përgjegjësisë së aktorëve në media. Në nene të ndryshme të ligjit saktësohet përgjegjësia e provajderëve për shpifje dhe ofendim, kërkimin e faljes, tërheqjen e deklaratës, mënyrën e publikimit të përgënjeshtrimit, reagimit, përgjigjes dhe korigjimit. Në tekstin bazë të ligjit për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim janë pranuar kërkesat kryesore të gazetarëve për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit. Të mos ketë dënim me burgim për këto vepra, të ketë përgjegjësi të shkallëzuar mës gazetarit, redaktorit dhe botuesit të medias, të kufizohet kompensimi për dënimin jomaterial, si dhe të amnistohen mbi 320 padi për shpifje dhe ofendim kundër gazetarëve në gjykatat e vendit.

4

Debat publik i SHGM-së për dekriminalizimin Shoqata e gazetarëve të Maqedionisë me 26 shtator në Shkup organizoi debat publik për Propozim-ligjin për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim, ku morën pjesë gazetarë, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe korit diplomatik. Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani në fjalën e rastit përkujtoi që në kuvendin e fundit të Shoqatës dekriminalizimi i shpifjes dhe ofendimit ka qenë kërkesë e njëzëshme e gazetarëve. Ai tha se kjo masë është kërkuar për shkak të numri të madh të padive kundër gazetarëve, me të cilat politikanët ushtrojnë presion ndaj tyre. Selmani tha se me miratimin e ligjit do të mbarojë vetëm një pjesë e punës, sepse efektet e vërteta do të varen nga mënyra e zbatimit të ligjit nga gjykatat. Nënkryetari Qeverisë për çështje evropiane, Teuta Arifi vlerësoi se ligji do ta forcojë lirinë e shprehjes dhe premtoi se Qeveria do të punojë për trajnimin e gjykatësve për të qenë në gjendje në mënyrë korekte të zbatojnë ligjin ne harmoni me praktikën gjyqësore të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. Akademiku Vllado Kambovski tha se ligji ishte i nevojshëm për shkak të numrit të madh të padive kundër gazetarëve prej politikanëve. Kambovski shfaqi shpresën se gjykatës maqedon në të ardhmen do të tregojnë guxim më të madh për të zbatuar ligjin në pajtim me frymën e praktikës gjyqësore të Gjyqit në Strasburg. Gjatë debatit gazetarët patën vërejtje për nenin 11 për përgjegjësinë e provajderëve dhe të nenit 23, i cili parashikon masa të përkohëshme gjyqësore. Ata paralajmëruan se gjatë zbatimit këto nene mund të keqpërdoren për të kufizuar lirinë e shprehjes dhe të mediave.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

DREJTUESIT E SHGM MES GAZETARËVE TË QENDRAVE RAJONALE

Shtohet

anëtarësia e SHGM-së

K

ryetari i SHGM-së, Naser Selmani, anëtarët e Këshillit drejtues, Filana Koka dhe Tamara Gërnçarovska dhe drejtori ekzekutiv i Shoqatës, Dragan Sekullovski, gjatë muajit korrik dhe gusht vizitoi pesë qytete të Maqedonisë, ku u takua me kolegët e Qendrave rajonale. Drejtuesit e SHGM-së gjatë këtij turneu, i cili kishte karakter informative qëndroi në Prilep, Kavadarë, Koçanë, Tetovë dhe Kumanovë, ku me kolegët u diskutua për çështje aktuale lidhur me punënë e gazetarëve. Qëllimi kryesor i këtyre takimeve ishte që drejtuersit e SHGM-së të informojnë anëtarësinë për punën e SHGM-së për të përmirësuar gjendjen e gazetarëve, si dhe duke forc-

Nga vizitat e kolegëve në pesë qytete nga brendia e vendit rreth një qind gazetarë u bënë anëtarë të SHGM-së, në shenjë të mbështetjes dhe për solidaritet më të madh mes gazetarëve

5


6

uarr so u ua ssolidaritetin lilida dariittetin mess ty tyre yre re ttë ë pë p përballojnë ërb rbal allojn al lo ojn jnë sa am më ë su ssuksesshëm suk uks kses kses essh shëm sh ëm problemet p pr oble ob eme mett ak aktu aktuale t al tu ale le dh dhe e sfi sfid dat dat e a ardhshme. rdhs rd hshm hs hm hme me. Selmani S lman Se ni në të gjitha takimet tak akiimet publikisht kërkoi mbështetjen mbësht mb h etje jen n e ga gaze gazetarëve zeta ze tarë ta rëve rë ve d duke uke uk e u an a anët anëtarësuar nët ëtar arës ar ësua ar në S SHGM HGM HG seps se pse se pa m bë b ësh ështj tjet etje tje jen n e ty tyre re en uk km und të a un rrih rr ihen en q ëllisepse mbështjetjen nuk mund arrihen qëllimet e Shoqatës, t’i mbrojë dhe të promovojë interesat e gazetarëve dhe ta mbrojë dhe të promovojë lirinë e shpreedi diav ave e, p a të ccilat ililat at n uk m und un d të imagjinohet hjes dhe të me mediave, pa nuk mund puna e mediave të lira. Selmani gjithkund përsëriti se nëse gazetarët janë më aktiv dhe më solidarë mes veti, Shoqata me më shumë sukses mund t’i përfaqësojë interest e tyre në bisedimet me Qeverinë dhe të imponohet për zgjidhje sa më të volitshme për problemet që i shqetësojnë gazetarët. Ai ftoi gjithë kolegët që hapur të shfaqin pakënaqësinë eventuale në përgjithësi për punën e drejtuesve të Shoqatës ose për ndonjë veprim të vetëm me qëllim që gabimet e tilla në të ardhmen mos të përsëriten, por edhe të munden që bashkë të arrijnë rezultate më të mira. Sipas tij, qëllimi i vetëm i SHGM-së është që t’i bashkojë gazetarët profesional sepse vetëm ashtu mbrohet kredibiliteti i profesionit dhe liria e shprehjes dhe e mediave. Rezultat i këtyre takimeve të drejtpërdrejta me kolegët për këto dy muaj ishte shtimi i numrit të anëtarësisë së SHGM-së me thuaja njëqind anëtarë të ri. Më e rëndë-

sish si shme sh m është me ësh shtë të q ë pje pj p jes esa dë ërm rmues ese e ttyre yre yr e janë janë ë ggazetarë azeta ettarë arë q që ë sishme që pjesa dërmuese ë he herë rrë ë ttë ë pa par rë b rë ëh hen a nëttarë në ë ttë ë Sh S oq qatës, nd dër ërsa sa ttë ë për parë bëhen anëtarë Shoqatës, ndërsa anët ë arrë të rrregulltë, r gu re gulllltë ë, të cilët me vite nuk e kkanë anë tjerët janë an anëtarë p rt pë r ri rirë rë a nëta në ta arësi rësi rë sinë në. përtrirë anëtarësinë. gazettarë ëve për ër t’ tt’u ’u u an anët ëtar arës ësua uarr në S hoqa ho qatë të Interesi i gazetarëve anëtarësuar Shoqatë ish hte nxitur edhe nga vendimet e fundit të Këshillit drejtues ishte të SHGM-së, me të cilat u lirua anëtarësia për pesëdhjetë qind nd, pr p ej 600 0 n ë 30 300 0 denarë, dena de narë, nd ndër ërsa sa u tthjeshtësua hjes hj esh htësua ua për qi qind, prej në ndërsa edhe procedura për anëtarësim. Gazetarët e këtyre qyteteve u anëtarësuan në SHGM në shenjë mbështjeje për punën e deritashme të drejtuesve të Shoqatës. Sipas tyre, falë rolit aktiv të drejtuesve të Shoqatës si kurrë më parë problemet e gazetarëve janë bërë publike dhe si kurrë më parë nuk janë bërë përpjekje të vazhdueshme për zgjidhjen e tyre. çështja e lirisë së shprehjes dhe të medias janë bërë prioritete në agjendën e Bashkimit Evropian, me të cilin mat edhe përparimin e Maqedonisë në procesin e integrimit. Aktivitetet e SHGM-së theksohen në kontekst pozitiv në të dy raportet e fundit të progresit të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë në vitin 2011 dhe 2012. Gjithkund u mbështetën përpjekjet e SHGM për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit, si masë e rëndësishme me të cilën do të përfundojë praktika që bartësit e funksioneve publike përmes padive gjyqësore të ushtrojnë presion kundër gazetarëve me qëllim që t’i heshtin. Poashtu,


БИЛТЕН на Здружението наeновинарите Македонија BULETINI - Shoqata Gazetarëve на të Maqedonisë

u pë përs rshë rs hën hë nd n det et e dhe in nsi s st stimi imi i SH im S HGM GM Mq ë të ssigurohet igur ig u oh ohet e zzbatimi bati ba timi mi përshëndet edhe insistimi SHGM që i përpiktë përp pë rp pik iktë të d he jjoselektiv osel os elek el ekti ek tiv ti iv i liligjeve, gjev gj j ve, vveçanërisht eçan eç anër ëris ër isht is ht ttë ë Li LLigjit igj g it p gj ër ër dhe për veprimtari veprimta arii radiodifuzive, në pjesët që ssanskionon a skionon ko an konfl onfli nfliiktin nfl ktiin kt e interesa ave em ess b izzne esi sitt të ëm edia ed iass dh ia he po poli liti liti tikë kë ës. interesave mes biznesit medias dhe politikës. P oash htu u kë htu kërk rkua aq ë Li Ligj gjii pë përr ma marr rrëd ëdhë hën nie pune ttë ë zbab Poashtu kërkua që Ligji marrëdhënie tohet në përpimëri për të ndërprerë punësimet jolegale e në media, për të penguar shfrytëzimin brutal të punës së ggazetarëve ga zetarë ëve nga ga ana e pronarë ëve të medias. pronarëve Për kolegët, hap i rëndësishëm për respektimin më të theksuar të standardeve dhe etikës profesionale profesionale, për të cilën angazhodhet SHGM, ka edhe procesi i vetërregullimit, me të cilin gazetarët dhe mediat demostrojnë përkushtim më të madh për respektimin e standardeve dhe të etikës profesionale dhe transparencë më të mirë të medias ndaj opinionit publik. Me këtë proces mediat dhe gazetarët janë të gatshëm të punojnë për media më cilësore dhe për të respektuar të drejtat e konsumatorëve të medias. Në të gjitha takimet, kolegët kërkuan vizita më të shpeshta të drejtuesve të SHGM me qëllim që drejtpërdrejtë të informohen me të gjitha aktivitetet e Shoqatës, por edhe të gjenden forma për inkuadrimin e tyre aktiv në punën e saj. Në këtë drejtim drejtuesit e SHGM premtuan se në të ardhmen do të jenë më shpesh mes kolegëve dhe se do t’i përmirësojnë format e komunikimit, pëmres postës elektornike dhe freskimit të vazhdueshëm të ueb faqes.

Ndahen mbi 40 karta anëtarësie të IFJ Gjatë periudhës së verës SHGM animoi gazetarët, që si anëtarë të rregulltë të Shoqatës, mund të disponojnë me kartën e anëtarësisë të Federatës ndërkombëtare të gazetarëve, me seli në Bruksel. Pres karta e IFJ njihet në 120 vende të botës dhe mund të jetë mjaftë e dobishme për identifikimin e tyre si gazetarë profesionist kur udhëtojnë jashtë vendit. Me kartën, gazetarët kanë benificione të ndryshme gjatë kryerjes së angazhimeve profesionale në botë. Mund të shfrytëzojnë lirime të ndryshme në transportin publik, për ndjekjen e ngjarjeve të ndryshme kulturore dhe sportive, si dhe kanë qasje më të lehtë deri te institucione të ndryshme publike në rast se kanë nevojë për ndonjë informacion. Për kartën e anëtarësisë të IFJ mund të aplikojë çdo anëtarë i SHGM dhe është me afat prej dy vitesh. Këkresa mund të bëhet edhe përmes e-mailit zyrtarë të SHGM-së. Bashkë me kërkesën duhet të dërgohet edhe një fotografi e skenuar. Karta është e gatshme për tre ditë pune nga dita e dorëyimit të kërkesës dhe kushton 1.500 denarë.

7


DHUNA KUNDËR MEDIAVE

S’ka dënime për dhunuesit e gazetarëve

N

8

ë dy vitet e fundit është rritur numri i sulmeve fizike kundër gazetarëve derisa janë në kryerjen e detyrave të punës në teren. Gjatë kësaj periudhe SHGM regjistroi sulme të dretpërdrejta kundër gazetarëve, pengim me dhunë gjatë ndjekjes të ndonjë ngjarjeje, ndërsa gazetarët qenë edhe të etiketuar dhe të fyer verbalisht. Për pjesën dërmuese të këtyre inicidenteve SHGM ka reaguar dhe i ka dënuar ato si dhe ka ftuar institucionet që t’i zbardhin dhe t’i dënojnë dhunesit. Me qëllim që të ndjekim reagimin e insttitucioneve për zbardhjen e sulmeve kundër gazetarëve, SHGM kërkoi informacion me shkrim nga MPB dhe Prokuroria publike se në cilën fazë janë procedurat. Deri tani SHGM ka reaguar në nëntë raste të sulmeve kudnër gazetarëve, ndërsa institucionet kanë ngritur procedura përkatëse vetëm për tre raste. Por, deri tani askush nuk është dënuar me vendim të plotëfuqishëm të gjykatës. Në rasetet kur MPB ka reaguar, ajo i ka identifikuar dhunuesit dhe kundër tyre ka ngritur padi deri te prokuroria publike.

Nga nëntë sulme kundër gazetarëve për dy vitet e fudit askush deri tani nuk është dënuar edhe pse institucionet kanë ngritur procedura vetëm për tre raste Me interes është fakti se MPB nuk vepron për rastet e dhunës kundër gazetarëve kur ato nuk janë të denoncuara në polici, edhepse për këto incidente ka reaguar publikisht SHGM dhe kanë raportuar mediat. Prandaj është shumë e rëndësishmë që kur të ndodhin incidente të tilla kundër gazetarëve të deklarohen në stacionin më të afërtë të policisë sepse SHGM nuk ka të drejtë që në emër të gazetarëve të dënoncojë sulmet. Deri tani padi penale policia ka ngritur kundër 15 personave, të cilët me 14 maj të vitit 2012 në protestën kundër aksionit Mostrum, sulmuan një kameraman të Televizonit


БИЛТЕН BULETINI на Здружението - Shoqata наeновинарите Gazetarëve на të Maqedonisë Македонија

TTelma l dh dhe një jë ggazetarë t ë të ueb b ffaqes B Bez pardon. d Kët Këto persona janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale Pjesëmarrje në masë që do të kryej vepër penale sipas nenit 85 të Kodit penal. Prokuroria publike ka formuar lëndën, ndërsa Gjyqi i Shkupit 1 ka vepruar duke ngritur propozim për ndërmarrjen e masave hetuese. SHGM do të ndjek rastin deri sa të përmbyllet procedura. Policia ka ngritur edhe një padi kundër një personi nga Shkupi, i cili me 21 shkurt të vitit 2012 në lagjen e Vizbegut i shkatëroi kamerat e kameramanëve të TV Kanal 5 dhe të TV Alfa. Për këtë rast në prokurori nuk kanë ende informacion për fatin e kësaj lënde sepse në njoftimin e MPB nuk është theksuar edhe emri i personit të denoncuar. Edhe rasti me korespodentin e gazetës Koha nga Struga ka mbaruar me ngritjen e një kallximi nga policia kundër dhunuesit, i cili me një shkurt të vitit të kaluar njëherë i është kërcënuar gazetarit, ndërsa pastaj edhe fizikisht e ka sulmuar. Nëse ky kallxim është pranuar nga prokuroria nuk ka informacion sepse prokuroria e Shkupit nuk disponon me këtë informacion dhe na drejtoi në prokurorinë e Strugës. Një rast tjetër është dhuna e ushtruar kundër

Koçanës Çiflik, ggazetarit t it të TTelevizonit l i it të A1 në ë ffshatin h ti e K ë Çiflik marrja me dhunë i materialit të inçizuar, policia e ka zgjidhur rastin me paralajmërim me shkrim për kundërvajtësin. Përveç këtyre sulmeve për të cilat kanë vepruar institucionet, për këto dy vite janë regjistruar edhe pesë raste tjera për të cilat nuk zhvillohet kurrëfarë procedure. I tillë është rasti kur korespodenti i Alsat-M nga Struga u pengua nga sigurimi i kryetarit të Strugës Ramiz Merko ta ndjek mbledhjen e Këshillit të komunës. Incident i ngjashëm ka pasur edhe me gazetarin e Alsat-M në Shkup, të cilit përfaqësues të Bashkësisë fetare islame të Maqedonisë pa kurrëfarë arsyetimi e kanë penguar të ndjek një ngjarje që zhvillohej në këtë institucion. Në dy raste kryetari i komunës Karposh, Stevçe Jakimovski i pengoi gazetarët në kryerjen e obligimeve të tyre profesionale. I pari ishte kur gazetarëve të MRTV nuk u lejoi të ndjekin mbledhjen e Këshillit të komunës, ndërsa tjetri ishte kur donte të përleshet fizikisht me gazetarin e TV Sitel në protestën e opozitës para Kuvendit. Ende i pasqaruar është rasti i gazetarit nga portal Ohrid Skaj të cilit disa herë i ishte demoluar makina.

9


LIGJI PËR AKREDITIMIN E MEDIAVE TË HUAJA

SHGM me vërejtje për ligjin e korespodentëve

G

jatë verës vitin e kaluar Ministria e drejtësisë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dorëzoi propozim-ligj për sjelljen, shpërndarjen dhe përhapjen e shtypit të huaj, të filmit të huaj dhe të veprimtarisë së huaj informative në Republikën e Maqedonisë. Me këtë ligj, të njohur në publik si ligji i korespodentëve, duhej të rregullohet puna e korespodentëve të mediave të huaja që raportojnë nga Maqedonia. Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë nuk e kontestonte nevojën për rregullimin ligjor të kësaj fushe, por shprehu shqetësimin se një pjesë e zgjidhjeve të ligjit nëse nuk korig-

10

johen mund seriozisht ta cënojnë lirinë e medias. Për këtë qëllim SHGM me shkrim iu drejtua të gjitha ambasadave të vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian në Shkup për informacion lidhur me legjislacionin e tyre me të cilën rregullojnë punën e korespodentëve të huaj. Në këtë funksion një delegacion i SHGM pati drekë pune me ambasadorin farncez në Shkup, Zhan Klod Shlumberzhe, në të cilën u fol për përvojat franceze rreth akreditimit të korespodentëve të huaj. Përveç kësaj, SHGM përpiloi edhe vërejtje me shkrim për

tekstin e ligjit dhe ato i dorëzoi deri në Ministrinë e drejtësisë dhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me kërkesë që në fazën tjetër të miratimit të ligjit të inkorporohen vërejtjet me qëllim që të përmirësohet teskti i ligjit. Njëra nga vërejtjet ishte se e drejta diskrete e Ministrisë së punëve të jashtme për të akredituar ose jo një korespodentë të huaj, mund të lërë hapësirë për voluntarizëm dhe abuzime gjatë zbatimit të ligjit. Prandaj SHGM kërkoi që të parashihen kretere të qarta në cilin rast mund MPJ të refuzojë kërkesën për akreditim. Përveç kësaj, për Shoqatën kontestuese ishte edhe neni i cili u ndalon korespodentëve të huaj të anketojnë qytetarë gjatë përgaditjes së raporteve të tyre gazetareske sepse anketa është një formë legjitime e punës së gazetarëve. Këmbëngulëm që të lejohen korespodentët e huaj të mund të anketojnë dhe të bëhet dallim mes anketës gazetareske dhe anketës për hulumtimin e opinionit publik. I paqartë ishte edhe vendimi që pas skadimit të afatit prej një viti korespodenti të mund ta vazhdojë akreditimin edhe për një vit. Sipas nesh, kohëzgjatja se sa një korespodent do të raportojë nga Maqedonia nuk duhet të varet nga MPJ, por nga nevojat e mediave të huaja që kanë akredituar gazetarin. Kontestuese ishte edhe vendimi i cili rregullon qëndrimin e ekipeve të gazetarëve të huaj më pak se 30 ditë. Ne vlerësojmë se kolegët tanë nga jashtë nuk duhet të kërkojnë leje kur do të vijnë në Maqedoni, por vetëm të kenë obligim që ta lajmërojnë ardhjen e tyre në MPJ. Vizitat e tilla ad hok zakonisht janë të lidhura me ndjekjen e ngjarjeve të lidhura me data konkrete, ndërsa në propzim ligjin nuk saktësohet se në cilin afat duhet të miratohet ose jo qëndrimi. Në fund, nga propozuesi i ligjit kërkuam që të parashihen kritere të qarta kur mund të mbyllet një korespodenturë e huaj që të mos lihet hapësirë për abuzime duke komentuar lirshëm nenet e ligjit.


БИЛТЕН BULETINI на Здружението - Shoqata наeновинарите Gazetarëve на të Maqedonisë Македонија

KËSHILLI I NDERIT I SHGM-SË

K5 dënohet për “avionin”, RTVM për “vrasjen në Selanik”

G

jatë periudhës së verës Këshilli i nderit i SHGMsë reagoi në dy raste për shkeljen e Kodit etik të gazetarëve. I pari ishte për reklamën e Televizionit Kanal 5 për kinse rënien e avionit, ndërsa i dyti për RTVM, i cili publikoi një informacion të pavërtet për kinse vrasjen e një shtetasi grek me prejardhje maqedone në Selanik. Lidhur me reklamën e TV K5 Këshilli vlerësoi se televizioni me vetëdije shkaktoi frikë dhe huti te shikuesit për të reklamuar një emsionin. Këshilli e dënoi sjelljen e këtillë joprefesionale dhe joetike të televizonit, duke vënë në planë të parë interesin ekonomik e vënë mbi interesin e përgjithshëm publik. Këshilli nuk e pranoi kërkim faljen e televizionit sepse me një reklamë të tillë janë lënduar

ndjenjat e qytetarëve. Këshilli i nderit dënoi edhe shkeljen e RTVM për publikimin e një informate të pavrërtet për vrasjen e një shtetasi grek me prejardhje maqedone në Selanik, me të cilën u vu në lajthitje opinioni dhe shkaktoi shqetësim të njerëzit duke prekur ndjenjat e tyre. Gazetaria nuk duron sjellje joserioze, improvizim dhe joprofesionalizëm, siç është bërë në rastin e publikimit të lajmit për kinsje vrasjen e një studenti maqedon në Selanik, thuhet në reagimin e Këshillit të nderit. Në të dy rastet Këshilli fton mediat për sjellje të përgjegjshme dhe për respektimin e Kodit të gazetarëve dhe paralajmëroi se interesi publik duhet të mbizotërojë para interesit ekonomik dhe senzacionalizmit të medias.

11


ORGANIZIM I PËRBASHKËT I SHGM DHE AMBASADËS AMERIKANE NË SHKUP

Shoqërim i gazetarëve me diplomatët Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të bashkuara të Amerikës në Shkup, nga fundi i shtatorit të vitit të kaluar organizoi një ngjarje joformale në Klubin e gazetarëve. Në këtë shoqërim joformal morën pjesë gazetarë, redaktorë, përfaqësues të organizatave të medias dhe përfaqësues të korit diplomatik në Shkup. Nikoqirë të ngjarjes ishin kryetari i SHGM, Naser Selmani dhe ambasadori amerikan, Pol Uolers, i cili ndiqej nga bashkëpuntorët më të afërt, zëvendsambasadori, Brajan Ageler dhe këshilltarja për marrëdhënie me publikun, Anxhela Ageler. Mysafirë të ambasadorit Volers ishin ambasadori bitanik në Shkup, Kristofer Ajvon, ambasadorja e Holandës, Marijet Shurman dhe ambasadori bullgar, Ivan Petkov si dhe përfaqësues të tjerë të ambasadave të huaja në Shkup. Qëllimi i kësaj ngjarje ishte që gazetarët dhe diplomatët më mirë të njihen dhe në një atmosferë të relaksuar të bisededojnë për çështje të ndryshme me interes të ndërsjellë. Përveç kësaj, ngjarje të këtilla janë rast i mirë që gazetarët të shihen më shpesh dhe të shkembëjnë mendime për çështje aktuale me interes për profesioninë dhe në përgjithësi. Organizatorët presin që në këtë mënyrë do të rritet edhe solidariteti mes vet gazetarëve. Ngjarje të ngjashme SHGM në bashkëpunim me ambasada tjera ka ndërmend të organizojë edhe në të ardhmen.

Qëllimi i këtij evenimenti joformal ishte që gazetarët dhe përfaqësuesit e korit diplomatik në një atmosferë relaksuese të bisedojnë për tema të ndryshme me interes të ndërsjellë

SHGM kundër mbylljes së Televizionit A2

12

Vendimi i Këshillit për radiodifuzion për marrjen e lejes së punës Televizionit A2 është arbitrare dhe rrezikon lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes. Mosrespektimi i formatit programor nuk mund të jetë bazë për marrjen e lejes. Vendimi është edhe më i kontestueshëm nëse kihet parasysh se Televizoni A2 pas paralajmërimit të Këshillit ka bërë përpjekje serioze për të harmonizuar formatin e programit. Sipas nesh, Këshilli duhe të jetë më fleksibël dhe duhej të kishte mirëkuptim më të madh për median në përmbyshjen e të gjitha kushteve sepse qëllimi i zbatimit të ligjit duhet të jetë rritja e përgjegjë-

sisë së medias, e jo mbyllja e tyre. Marrja e lejes duhet të jetë masë e fundit nëse media në vazhdimësi refuzon të zbatojë rekomandimet e Këshillit, që nuk është rasti me A2. Këshilli miratoi një vendim të rrezikshëm sepse nëse në të ardhmen zbatohet logjika e njejtë në Maqedoni duhet të mbyllen të gjitha mediat elektorinike sepse pjesa dërmuese e tyre kanë probleme me formatin programor. Harmonizimi i punës së medias me ligjin duhet të bëhet në vazhdimësi, me shumë kujdes dhe me durim dhe këshilli nuk duhet të lejë asnjë dyshim se dëshiron të mbyllë media.


БИЛТЕН BULETINI на Здружението - Shoqata наeновинарите Gazetarëve на të Maqedonisë Македонија

PROJEKT I UNESKO PËR DIALOG MULTIETNIK

Video klipe për promovimin e Kodin e etikës

Deklaracija za principite na odnesuvawe na novinarite na Me|unarodnata federacija na novinari (IFJ) Ovaa me|unarodna deklaracija e objavena kako standard za profesionalno odnesuvawe na novinarite {to se vklu~eni vo pribirawe, prenesuvawe, rasprostranuvawe i komentirawe vesti i informacii za opi{uvawe na nastanite.

1

Po~itta kon vistinata i kon pravoto na javnosta za vistinata e prvata dol`nost na novinarot.

2

Vo ostvaruvaweto na ovaa dol`nost, novinarot postojano }e gi brani principite na slobodata pri ~esnoto pribirawe i objavuvawe vesti, kako i na pravoto na fer komentar i kritika.

3

Novinarot }e objavuva samo vo soglasnost so faktite, na koi toj/taa im go znae potekloto. Novinarot ne smee da gi prikriva klu~ni informacii ili da falsifikuva dokumenti.

4

Novinarot }e koristi samo fer metodi za pribirawe vesti, fotografii i dokumenti.

5

Novinarot }e stori s* {to mo`e za da ja ispravi sekoja objavena informacija, za koja }e bide utvrdeno deka e pogre{na i mo`e da predizvika {teta.

Klipet promovojnë lirinë e shprehjes, por në të njejtën kohë theksohen edhe detyrimet e medias ndaj publikut

6

Novinarot }e ja po~ituva profesionalnata tajnost vo odnos na izvorot na informacijata, dobiena vo doverba.

7

Novinarot }e predupredi na opasnosta od diskriminacija promovirana od mediumite i }e stori s* za da izbegne pomagawe na diskriminacii vrz osnova na (me|u drugoto) rasa, pol, seksualna orientacija, jazik, religija, politi~ki ili drug stav i nacionalno i op{testveno poteklo.

8

Novinarot }e gi smeta za te{ki profesionalni prekr{oci slednite dejstva: plagijatorstvo, zlonamerno pogre{no tolkuvawe, klevetewe, la`no obvinuvawe, kodo{ewe, neosnovani obvinuvawa, prifa}awe potkup vo kakva bilo forma vo odnos na objavuvawe ili neobjavuvawe.

S

9

Sovesnite novinari }e ja ispolnat nivnata dol`nost za ~esno po~ituvawe na gorenavedenite principi. Vo ramkite na op{tite zakoni na sekoja zemja, novinarot }e ja priznae samo jurisdikcijata na kolegite koga stanuva zbor za profesionalnite raboti, bez kakvo bilo me{awe na vladite ili drugite.

hoqata e gazetarëve të Maqedonisë gjatë periudhës së verës përgaditi tre video klipe me të cilat promovon Kodin etik të gazetarëve të Maqedonisë. Klipet theksojnë parimet e Kodit, të cilët duhet çdoherë të respektohen nga gazetarët. Përveç kësaj, me një promocion të tillë, duhet të ngritet edhe vetëdija e publikut lidhur me standardete dhe etikën profesionale që duhet të zbatojnë gazetarët. Me këtë do të nxitet publiku që të reagojë kur do të vërejnë se gazetarët me sjelljen e tyre e shkelin Kodin. Klipet paraqesin një tërësi të përbashkët ku sqarohen të gjitha parimet e Kodit të etikës, veçanërisht theksohen parimet themelore, që duhet të jenë udhërrefyes për çdo gazetar profesionist. Nga një anë promovohet liria e shprehjes dhe të drejtat dhe liritë e gazetarëve të kenë qasje deri te informatat me karakter publik, por në të njejtën kohë, theksohen edhe detyrimet e mediave ndaj opinionit, të publikojnë vetëm informata të sakta dhe të provuara. Liria e shprehjes dhe liria e medias duhet të jetë në pajtim me liritë dhe të drejtat e qytetrarëve. Kjo do të thotë se gazetarët nuk do të flasim me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisin dhunë dhe jotolerancë në asnjë bazë. Përpilimi i klipeve finansiarisht mbështetet nga UNESKO në kuadër të programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Përmirësimi i dialogut ndëretnik dhe bashkëpunimi mes bashkësive”. Programin e zbaton UNDP, UNICEF dhe UNESKO, ndërsa mjetet i ka siguruar qeveria e Spanjës përmes Fondit për realizimin e qëllimeve zhvillimore të mileniumit.

Në kuadër të projektit të njejtë paraprakisht qe realizuar edhe trajnimi i anëtarëve të Këshillit të nderit pranë SHGM. Trajnimin e zbatuan gazetarë me përvojë me qëllim që të forcohen kapacitetet e Këshillit gjatë zgjidhjes së ankesave të qytetarëve kundër punës së gazetarëve. Përveç kësaj, nga dy gazetarë më përvojë u përpilua edhe një doracak “Etika në gazetari”, ku në detaje përpunohen parimet e Kodit të gazetarëve. Doracaku do t’i ndihmojë shumë jo vetëm anëtarëve të Këshillit të nderit, por edhe të gjithë gazetarëve, më mirë ta kuptojnë dhe më shumë ta zbatojnë Kodin. Si aktivitet shtesë i projektit ishte edhe Forumi njëditor me përfaqësursit e RTVM, i cili kishte për qëllim ta promovojë dialogun multietnik dhe bashkëpunimin në kuadër të redaksive të ndryshme të sevisti publik, kur raportojnë për tema të ndieshme. Para pjesëmarrësve të Forumit foli Milica Peshiq nga Istituti për diversitetin e mediave nga Londra, Branko Radovanoviq dhe Emilija Janevska nga Këshilli për radiodifuzion, Filjana Koka nga SHGM dhe Fatos Musliu nga RTVM.

13


TAKIM I DYTË I FORUMIT TË GAZETARËVE

Pa kritere të mos ketë fush

F

14

orum ii gazetarëve, një trup konsultativ i gazetarëve me përvojë, në fillim të korrikut mbajti mbledhjen e dytë, ku shqyrtoi tesktin e Ligjit për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim. Pas një debati të gjatë anëtarët e Forumit miratuan konkluzione me të cilat kërkuan nga drejtuesit e SHGM-së të këmbëngulin që ligji për dekriminaliziminin e shpifjes dhe ofendimit të miratohet në procedurë të rregulltë. Përveç kësaj, Forumi ftoi që në debat për ligjin të inkuadrohen një numër sa më i madh i gazetarëve, ekspertëve juridikë dhe të medias me qëllim që të përmirësohen zgjidhjet e ligjit. U morën vesh që për një javë anëtarët e Forumit ta analizojnë ligjin dhe t’i bëjnë vërejtjet me shkrim dhe t’i dërgojnë deri te kordinatori që të mund të inkorporohen në vërejtjet e përgjithshme të Shoqatës. Ato këmbëngulën në transparencë më të madhe dhe informim më të mirë të anëtarësisë për procesin e dekriminalizimit. Përveç për dekriminalizimin. Forumi diskutoi dhe ndërtoi qëndrim edhe për çështjen e radhës nga dialogu i SHGM me Qeverinë, fushtatat qeveritare në media. Anëtarët e forumit i rekomanduan Këshillit drejtues të SHGM-së të kërkoi nga qeveria të shpallë moratorium të shpalljeve në media deri sa nuk del me kretere të qarta për mënyrën e shpërndarjes së parave publike për fushata qeveritare në media. Në fillim të diskutimit për ligjin për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit, kryetari i SHGM-së, Naser Sekmani, tha se arritja e marrëveshjes me Qeverinë rreth limiteve më të larta për dëmin jomaterial për shpifje dhe ofendim, pas një ndërprerje bisedimesh prej tre muajsh, u ndihmua nga përfaqësues të Komisionit Evropian. Selmani bëri të ditur se gjatë përcaktimit të kompensimeve nga Bashkimi Evropian qe angazhuar eksperti britanik, Gvin MiIlar, i cili aktivisht ndihmoi për përcaktimin e kompensimeve më të larta për gazetarë, redaktorët dhe botuesit. Sipas Selmanit, propozimi është i mirë sepse kompensimet janë proporcionale dhe prakitikisht kompromisi është shumë më afër qëndrimeve të SHGM-së sesa të Qeverisë. Ai përkujtoi se ky propozim është mbështetur edhe nga Këshilli drejtues i SHGM-së. Ai premtoi se propozimi do të jetë objekt i debatit publik mes gazetarësh de do të ketë mundësi që të përmirësohet. Përveç kësaj, ligji do të kalojë

Forumi propozoi që SHGM të kërkojë nga Qeveria të shpallë moratorium të reklamimit në media derisa nuk del me kritere të qarta për mënyrën e shpërndarjes së parave publike


БИЛТЕН BULETINI на Здружението - Shoqata наeновинарите Gazetarëve на të Maqedonisë Македонија

hata qeveritare në media

edhe në ekspertizë në Këshillin e Evropës para se të lëshohet në procedurë parlamentare për mmiratim. Sipas tij, marrëveshja për kompensimet për dekriminalizimit me Qeverinë nuk ka kurrëfarë lidhje me vendimin e Këshillit për radiodifuzion për marrjen e liçencës së Televizionit A2. Në pjesën e debatit për reklamimin e qeverisë në media në Forum u kristalizuan dy qëndrime kundërshtuese, njëri se kjo çështje fare nuk duhet t’u interesojë gazetarëve dhe tjetri se pa zgjidhjen e këtij problemi nuk mund të pritet të përmirësohet gjendja e medias. Gazetari dhe pronari i javores Kapital, Lupço Zikov, tha se vështirë mund të gjindet zgjidhje për fushtatat mediatike që do t’i kënaqte të gjitha palët dhe se kritere e tilla që do ta kufizojnë Qverinë ku dhe si të reklamojë

janë të paarritshme. Ai vlerësonte se kjo çështje mund ta defukusojë vëmendjen e gazetarëve nga problemet reale dhe të jetë shkak për grindje mes mediave. Qëndrim të kundërt për reklamimin nga Zikov mbante profesoreshe e Shkollës së lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publikun, Snezhana Trpevska, e cila pohonte se fushatat e qeverisë e rrënojnë tregun e medias dhe seriozisht cënojnë pavarësinë politikën redaktuese të medias. Sipas saj, mund të përcaktohen kritere dhe kjo çështje pasqyrohet edhe në raportin e progresit të Bashkimit evropian vitet e fundit. Ajo tha se për shkak të kompleksitetit të çështjes nevojitet të bëhet një analizë krahasuese për të bërë presion ndaj qeverisë për të gjetur një zgjdhje.

15


Ky projekt është pjesërisht i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup. Mendimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura në këtë dokument janë të autorit dhe nuk i reflektojnë domosdo ato të Departmentit të Shtetit.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.