Bilten znm sep okt 2013 alb

Page 1

Buletini numër 15

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë


Boton: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski - Xid blok 13, 1000 Shkup; Tel (+3892) 3298-139

PËRMBAJTJA Gazetarët pengohen të protestojnë para muzeut të VMRO Aktgjykim shokues!

Faks (+3892) 3116-447

Vendim i tmerrshëm!

E-mail: contact@znm.org.mk

S’mund të mbroni vendim të shkallës së parë

Mijatoviq: Jam e tmerruar nga dënimi i Kezharovskit

Gruevsku ta falë Kezharovskin Selmani: Fati i Kezharovskit në duart e Gruevskit Të shfuqizohet paraburgimi për Kezharovskin SHGM: Mehmeti ta vizitojë Kezharovskin

6 8 10 12 14 16 18 20

Vizitoni Kezharovskin në burg

21

Paraburgimi shëndrohet në dënim

22

Në BE vetëm me sundimin e ligjit dhe media të lira

24

Selmani: Qeveria korrupton mediat me para publike

26

Përshëndeten vlerësimet e BE për lirinë e fjalës

27

Përkeqësohet liria e fjalës në Maqedoni

28

Politika nxit gjuhën e urrejtjes në media

30

Gazetarët kërkojnë institucione më të hapura

31

Dënohet redaktori i portalit Maktel

32

Të ndryshojë masa e paraburgimit për Kezharovskin

33

Mundësi për korigjimin e ligjeve të mediave

34

Mbështetje për forcimin e kapaciteteve të SHGM

2

3

35

SHGM në Forumin e mediave të Evropës Juglindore

36

Debat për vetërregullimin e web portaleve informative

37


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë KOLEGËT TË PAKËNAQUR NGA DËNIMI PËR KEZHAROVSKIN

Gazetarët pengohen

STOJNË Ë PROTtëEVMRO Tmuzeut

photo: civil.org.mk

3


F 4

orca speciale të policisë i penguan gazetarët të protestojnë kundër vendimit gjyqësor për gazetarin Tomisllav Kezharovski, para ndërtesës së muzeut të luftës revolucionare, ku njëkohësisht mbahej manifestimi me rastin e 23 tetorit, Ditës së VMRO. Kordoni i policisë i vendosur rreth njëqind metra para muzeut, pa kurrëfarë arsyetimi i pengoi gazetarët t’i afrohen vendit ku ishte paraparë të mbahet protesta. Kur gazetarët e tubuar u përpoqën t’i afrohen ndërtesës së muzeut, policia i pengoi. Duke u përpjkeur që ta thyejnë kordonin e policisë, arritën përforcime

Forca speciale të policisë penguan gazetarët të protestojnë kundër dënimit me katër vjet e gjysmë burg për gazetarin Tomisllav Kezharovski para ndërtesës së muzeut të VMRO

nga forcat speciale dhe gazetarët u deturuan që të kthehen në pozicionin e parë. Përveç shtyrjeve dhe fjalosjeve, nuk pati incidente më të madha. Në protest u brohoritën parullat “Mos përçani njerëzit”, “Goce, Dame, Shutka është fati ynë”, “E shkreta gjyqësi”. Megjithatë, gazetarët e mbajtën protestën dhe ngritën zërin kundër vendimit prej katër vitesh e gjysmë burgim për gazetarin Kezharovskin për shkak të kinse zbulimit të identiteti të dëshmitarit të mbrojtur në rastin e Orashjes. Gazetarët vlerësojnë se një vendim i këtillë do të thotë kufizim i lirisë së fjalës dhë cënim i lirisë së mediave.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

photo: civil.org.mk Kryeredaktori i Nova Makedonija, Zoran Dimitrovski, njëri prej organizatëve të protestës, deklaroi se edhepse gazetarët erdhën të protestojnë qetësisht, kjo nuk iu lejua. “Nuk kemi frikë prej numrit aq të madh të policisë. Idea e protestës ishte të jetë e qetë pa incidente, por policia shkaktoi të ketë nervozizëm mes protestuesve dhe policëve. Angazhimi ynë mbetet që Kezharovski të lirohet”, tha Dimitrovski. Ai vlerësoi se reagimi i gjykatës, ku gazetarëve u mbahet leksion është i turpshëm. “Gjykata i jep shumë të drejtë vetes sepse gazetarët dhe mediat janë në mbrojtje të interesit publik dhe janë pushtet i katërt. Ato janë në nivel të njejtë me gjykatën dhe ato janë korigjues të gjykatës. Nuk janë gjykatësit ata që mund t’i mësojnë gazetarët se si duhet të sillen gjatë ushtrimit të detyrës”, theksoi

Dimitrovski. Bashkëshortja e gazetarit Kezharovski, Marina foli për kushtet e rënda në burgun e Shutkës, ku është vendosur në paraburgim Kezharvski. “Tome vuan i pafajshëm burgun në pjesën më të vjetër të Shutkës. Veshmbathja që ma jep t’ia lajë i vjenë era mykë, baltë, në këto kushte ai kalon 23 orë në ditë. Për ato 20 minuta vizitë që kemi, arrita t’i transmetojë se e mbështesim. Vrasës të isha nuk do më dënonin me aq dënim të ashpër, më porositi burri im”, tha Marina Kezharovska. Protesta mbaroi me ndezjen e qirinjëve që simbolizojnë shuarjen e lirisë së fjalës. Njëkohësisht, kameramanët dhe fotoreporterët i lëshuan para këmbëve të policisë kamerat dhe fotoaparatet e tyre, në shenjë proteste për sjelljen joadekuate të policies ndaj protestës së gazetarëve.

5


KEZHAROVSKI DËNOHET ME KATËR VJET E GJYSMË BURGIM

S

6

hoqata e gazetarve te Maqedonisë reagoj kundër aktgjykimit shokues të Gjyqit themelor në Shkup 1, me të cilin gazetari Tomisllav Kezharovski është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim, për publikimin e një artikulli, ku kinse ka zbuluar identitetin e dëshmitarit të mbrojtur në rastin Orashe. “SHGM vlerson se ky vendim nuk dënoi vetem gazetarin Kezharovski por është i orientuar kundër lirisë së fjalës dhe lirisë së mediave. Me këtë Maqedonia u bë vendi i vetëm në Evropën Juglindore, ku një gazetar është gjykuar me burgim për shkak të një artikulli të shkruar për keqpërdorimin e institutit të dëshmitarit të mbrojtur”, deklaroi kryetari SHGM, Naser Selmani. Selmani vlerësoi se gjykata në vend që të mbrojë interesin publik, mori anën e keqpërdorimit, i cili pas këtij aktgjykimi fitoi mbështetje gjyqësori. “Mesazhi është tmerues, çdo gazetar që në të ardhmën do të zbuloj keqpërdorimin e institucioneve do të përfundoj në burg. Ky frikësim nuk do të ketë sukses sepse çdo gazetar i mirë në Maqedoni do të vepronte njësoj siç bëri Kezharovski.Të gjithë ne jemi Kezharovski”,porositi ai. Sipas tij, vendimi është në kundërshtin me praktikën e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg, të cilën gjykatat maqedone janë të obliguara ta respektojnë sepse Maqedonia ka nënshkruar Konventën Evropiane. “Sheshazi duket se gjykata nuk zbatoi testin e proporcionalitetit. Kur vendos për lënd lidhur me lirinë e fjalës duhet të bëj balancë dhe përveç legjislacionit vendas duhet të marrë parasysh edhe të drejtën e opinionit të dij për keqpërdorimet e institucioneve, që është interes më i lartë publik. Ky vendim i gjykatës nuk mund të trajtohet si i domosdoshëm në një shoqëri demokratike sepse nuk mund të ketë interes më të lartë publik sesa e drejta e opinionit për tu informuar për keqpërdorimet e pushtetit”,theksoi Selmani. Ai paralajmëroi se vendimi do të ankimohet dhe shfaqi shpresë se Gjykata e apelit do të ketë mirëkuptim më të madh për lirinë e fjalës dhe për mbrojtjen e interesit publik.

SHGM porosit se frikësimi nuk do të ketë sukses, sepse çdo gazetarë i mirë do të sillej si Kezharovski dhe do të publikonte informacion për keqpërdorimin e pushtetit

AK SH


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

KTGJYKIM HOKUES!

7


FEDERATA EVROPIANE E GAZETARËVE KUNDËR DËNIMIT PËR KE

VENDIM I TMERRSHËM! Federata evropiane e gazetarëve kërkoi menjëhërë të ankimohet aktgjykimi, i cili është në kundërshtim të plotë me standardet evropiane për lirinë e mediave

F 8

ederata evropiane e gazetarëve në tetor dënoi vendimin e gjykatës maqedone për të dënuar gazetarin hulumtues Tomisllav Kezharovski me katër vite e gjysmë burgim. “Vendimi dhe zbatimi i saj brutal janë tërësisht të papranueshme dhe të tmerrshme”, deklaroi Sekretari i përgjithshëm i Federatës evropiane të gazetarëve, Rikardo Gutieres. “Kezharovski nuk bëri asgjë të gabuar përveç se ushtroi rolin e tij si gazetar që raporton për çështje me interes publik”.

FEG përkujtoi se Kezharovski ishte akuzuar për zbulimin e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur në një artikull të botuar në vitin 2008 për magazinën Reporter 92. Dëshmitari për të cilin raportoi më vonë doli se ka dëshmuar rrejshëm nën kërcënimin e policisë. Gjatë hetimit, gjykatësi kërkoi nga Kezharovski të zbulojë idnetitetin e burimit të informacionit, po ai refuzoi. Menjëherë iu shqiptua masa e arrestit përkundër kërkesës së avokatit të tij që me kaucion për të


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

EZHAROVSKIN

mos qenë në paraburgim gjatë gjykimit. “Kërkojmë që mënjëherë të ankimohet verdikti, i cili është tërësisht në kundërshtim me ligjet evroiane për lirinë e shprehjes”, deklaroi Gutierez. “Gazetarëve duhet t’u lejohet të praktikojnë gazetari hulumtuese duke mos qenë të kërcënuar me burgim dhe duke mos qenë të detyruar t’i zbulojnë burimet e informacionit”. Nga arrestimi i Kezharovskit në maj, Federata evropiane e gazetarëve dhe anëtaret

e saj në Maqedoni – Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve të medias (SPGPM) disa herë ftuan që Kezharovski të lirohet. Organizata tjera të shoqërisë civile, duke inkuadruar OSBE, poashtu iu bashkuan thirrjes për lirimine Kezharovskit. Në raportin e progresit për lirinë e mediave të publikuar para do kohe, Komisioni Evrooian veçoi rastin “Kezharovski” dhe kërkoi lirimine tij.

9


REAGIM I PËRFAQËSUESIT TË OSBE PËR LIRINË E MEDIAVE

Mijatoviq: Jam e tmerruar nga dënimi i Kezharovskit

10

Përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e medias, Dunja Mijatoviq shprehu shqetësim e thellë për verdiktin gjyyqësorë për gazetarin e gazetës Nova Makedonija, Tomisllav Kezharovski, i cili u dënua me katër vite e gjysme burgim. “Jam e tmerruar nga verdikti i sotëm. Ky dënim i skajshëm është zhvillim shqetësues dhe dërgon porosi të qartë për çenzurë deri te gazetarët e tjerë”, thuhet në deklaratën me shkrim të Dunja Mijatoviq. Në kumtesë përkujtohet se Kezharovski është gazetari i vetëm në paraburgim në mbarë Evropën Juglindore. Sipas saj, ky verdikt do të ketë pasoja të rënda për lirinë e shprehjes dhe të lirisë së medias në Maqedoni. “Ndjekja penale e reporterëve për aktivitetet e tyre gazetareske shkel të drejtën themelore të lirisë së shprehjes dhe të obligimeve të vendit ndaj OSBE për zhvillimin dhe mbrojtjen e lirisë së mediave”, thotë Mijatoviq. Ajo ftoi autoritetet në Maqedoni ta lirojnë Kezharovskin dhe përsëriti kërkesën për të vizituar atë në paraburgim.

SHGM PËRGJIGJET KUMTESAVE TË SHGM vlerëson se vëzhgimi kritik i punës së pushtieti gjyqsorë nga gazetarët nuk mund të vlerësohet si përzierje në pavarësinë e gjykatave, thuhet në reagimin e SHGM

S

hoqëata e gazetarëve të Maqedonisë i vlerësoi si skandaloze kumtesat e Zyrës për marrëdhënie me publikun të Gjykatës themelore të Shkupit 1, pas vendimit për dënimin e gazetarit Tomisllav Kezharovski, ku mësojnë gazatërët në vend se të ankohen, të edukohen. “U bë e qartë se me kumtesa në emër të Zyrës për marrëdhënie me publikun nuk mund të mbrohet vendim gjyqësor, i cili ende nuk është i plotfuqishëm dhe mund të ndryshohet gjatë procedurës nga instancat më të larta gjyqësore. Duke paragjykuar fajin gjykata drejtpërdrejtë shkel parimin e presumpcionit të pafajsisë”, reagfoi SHGM. Kryetari i gjykatës, gjukatësi që heton lëndën “Likuidimi” ose ky është qëndrimi të gjithë gjykatësve të Gjykatës themelore Shkup 1, pyet SHGM. Është për t’u çuditur se si Gjykata u ndie e thirrur pët t’iu përgjigjur kritikave publike në opinion kur ato ishin të drejtuara ndaj një vendimi të gjykkatësit që dënoi gazetarin Tomisllav Kezharovski me katër vite e gjysmë burgim për zbulimin e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur në një tekst të botuara para pesë vitesh. “Observimi kritik i punës së pushtetit duke inkuadruar edhe pushtetin gjyqësor nuk mund të trajtohet si ndërhyrje në pavarësinë e institucioneve, por ky është detyrim themelor i gazetarisë”theksoihet në reagimin e SHGM. Në të sqarohet se gazetarët në raportimet e tyre nuk polemizonin me mbarë gjyqësinë, por transmetonin deklarata të ekspertëve juridik dhe qëndrime të organizatave të vendit dhe ndërkombëtare, të cilët shprehin shqetësimin se gjatë miratimit të vendimit, nuk është mbajtur llogari për praktikën e Gjykatës ev-


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

GJYKATËS SË SHKUPIT

S’mund të mbroni vendim të shkallës së parë rooiane për të drejtat e njeriut në Strzburg. “Nuk duhet të jesh ekspert juridik për të kuptuar se Kezharovski është gazetari i vetëm në Evropë i dënuar me burgim për zbulimin e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur. Praktika gjyqësore e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg flet se dënimi i shqiptuar maksimal për këtë vepër është burgim me kusht”, pohon SHGM. Shoqata përkujton se gjykatat në Maqedoni ndajnë drejtësinë në bazë të Kushtetutës dhe

ligjeve si dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të rafifikuara në pajtim me Kushtetutën dhe sipas kësaj gjykatat duhet të respektojnë Konventën evropoiane për të drejtat e njeriut të ratifikuar në vitin 1997. “Gjykata në Strazburg duke zbatuar Konventën, kur vendos për lëndë lidhur me lrinë e shprehjes çdoherë mbanë llogari për interesin publik dhe bën kujdes që dënimet të jenë proporcionale”, nënvizohet në kumtesë.

11


NISMË E SHGM

Gruevsku ta falë Kezh SHGM në letër kërkon nga kryeministri Nikolla Gruevski të bëjë të pamundurën dhe të ndikojë te ministri i drejtësisë për të nisur procedurën për abolimin e gazetarit Kezharovski

S

12

hoqata e gazetarëve të Maqedonisë, në fillm të tetorit i dërgoi letër kryeministrit Nikolla Gruevski, ku e fton të bëjë të pamundurën që qeveria të diskutojë për faljen e gazetarit Tomisllav Kezharovski , i cili në fillim të shtatorit u dënua me katër vite e gjysmë burgim për zbulimin e dëshmitarit të mbrojtur në rastin Orashje. Ne letër SHGM sqaron se falja e Kezharovskit është në interes të Maqedonisë, sepse vendimi i gjyqit, shkaktoi një sërë rragimesh në opinionin e brendshëm dhe të jashtëm, duke rënuar seriozisht imazhin e vendit në botë. SHGM thotë se lirimi i Kezharovskit do të demostrojë përkushtimin e qeverisë për lirinë e fjalës dhe lirinë e mediave. “Vlerësojmë se abolimi do t’i zbusë kritikat e faktorëve relevantë në vend dhe botë se liria e shprehjes paraqet një problem serioz në Maqedoni. Përkujtojmë se problemi me lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në Maqedoni është theksuar në të gjitha raportet e rëndësishme të istitucioneve të huaja qeveritare dhe organizatave joqeeveritare ndërkombëtare”, shkruan SHGM. Në letër njoftohet kryeministri se SHGM me dy shtator të vitit 2013 deri te Ministria e drejtësisë ka dorëzuar nismë për faljen e Kezharovskit, por edhe pas një muaj e gjysmë, ministri i drejtësisë,

Blerim Bexheti nuk i është përgjjigjur kërkesës. Nisma është ngritur në bazë të nenit 84 të Kushtetetutës të RM dhe nenit 1-a dhe 3 të Ligjit për falje dhe për këtë janë njoftuar zëvendës kryeministri Fatmir Besimi, përgjegjës për çështjen e eurointegrimeve dhe kryetari Gjorge Ivanov. Shoqata përkujton Gruevskin se vendimi kundër Kezharovskit është shkelje e nenit 10 të Konventës evropaine për të drejtat e njeriut dhe të praktikës së Gjykatës evropiane për të drejtat


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

harovskin

e njeriut. “Lirimin e Kezharovskit e kërkoi edhe i dërguari i veçantë i OKB-së për lirinë e fjalës, Frank la Ru dhe përfaqësuesi i lartë i OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq, ndërsa BE dhe SHBA kanë shprehur shqetësim serioz për rastin”, shkruan SHGM në letrën dërguar Gruevskit. Sipas Shoqatës, nëse nuk lirohet Kezharovski lënda i tij do të shfuqizohet nga Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut, por deri atëherë një njeri i pafajshëm do të qëndrojë në burg.

Selmani: Fati i Kezharovskit në duart e Gruevskit Pas dorëzimit në qeveri të këresës për lirimin e Kezharovskit, kryetari i SHGM Naser Selmani bërë një deklaratë për mediat. Selmani tha se në letër kërkon nga kryeministri Gruevski çështjen e faljes së Kezharovskit ta vejë në rend ditë në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. “Tashi cdo gjё ёshtё nё duart e kryeministrit Gruevski, i cili realisht mund ta pёrdorё autoritetin e tij tё pakontestueshёm nё qeveri dhe t’i rekomandojё ministrit Bexheti tё ngrejë procedurё pёr abolimin e Kezharovskit te presidenti Gjorge Ivanov. Shpresojmё se kryeministri Gruevski nuk do ta lёshojё kёtё mundёsi pёr tё treguar para botёs se qeveria maqedone kujdeset pёr lirinё e shprehjes dhe reagon ndaj shqetёsimeve tё partnerёve tanё nё botё”, deklaroi Selmani. Sipas tij, falja e Kezharovskit është në interest ë Maqedonisë sepse ky rast seriozisht cënon imazhin e vendit në botë. Ai shfaqi shpresë se qeveria do të përdorë këtë rast ligjor dhe të pengojë që një njeri i pafajshëm të qëndrojë në burg. “Ne besojmё se mё mirё ёshtё qё njёqind fajtorё tё jenё nё liri sesa njё i pafajshёm nё burg”, sqaroi ai.

13


TAKIM ME RAPORTUESIN PËR MAQEDONINË NË PARLAMENTI EVROPIAN

14

TË SHFUQIZOHET PARABURGIMI PËR KEZHAROVSKIN


P

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Kryetari i SHGM, Naser Selmani kërkoi nga eurodeputeti Riçard Hovit të angazhohet te qeveria maqedone për të shfuqizuar masën e paraburgimit për gazetarin Tomisllav Kezharovski

ërfaqësues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, kryetari Naser Selmani dhe drejtori ekzekutiv Dragan Sekullovski, nga fundi i tetorit në Shkup takuan raportuesin për Maqedoninë në Parlamentin evropian, Riçard Hovit, me të cilin folën për gjendjen e lirisë së shprehjes dhe lirinë e mediave, si parakusht kryesor për përparimin e Maqedonisë në procesin e integrimeve evropiane. Përfaqësuesit e SHGM informuan raportuesin Hovit për ndodhitë e fundit në sferën e mediave dhe shprehën shqetësimin e tyre për rastin e gazetarit Tomisllav Kezharovski, i cili javën e kaluar u dënua me katër e gjysmë vite burgim për një artikull të botuar në vitin 2008. Në takim u konstatua se rasti i Kezharovskit ndikon negativisht ndaj lirisë së shprehjes dhe rëndon përpjekjet e raportuesit Hovit për t’i bindur anëtarët e BE-së se Maqedonia është e përgaditur t’i nisë bisedimet për anëtarësim. Kryetari i SHGM Naser Selmani në takim theksoi se zgjidhje e përkohshme më ë mirë për Kezharovskin është që t’i jepet mundësia të mbrohet në liri derisa nuk përfundojë procedura gjyqësore. “Prokurori publik në çdo kohë mund të kërkojë shfuqizimin e masës së baraurgimit ose të kërkojë zëvënedësimin e tij me ndonjë masë më të butë, me të cilën do të sigurohet prania e Kezharovskit gjatë seancave gjyqësore. Përveç kësaj avokati i gazetarit ka ankimuar masën e paraburgimit para Gjykatës së apelit”, tha Selmani. Përveç kësaj ai sqaroi se, prokuroria kur vendos për lënë lidhur me lirinë e fjalës çdoherë duhet të marrë parasysh praktikën e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut kur kërkon shqiptimin e masës së arrestit, siç ishte theksuar në raportin e Komisionit evropian për vitin 2013: Nevojiten përpjekje shtesë dhe të sigurohet se të gjitha urdhërat për paraburgim para gjykimit dhe vazhdimi i masës së baraburgimit janë në pajtim me nenin 5 të KEDNJ dhe praktikës së Gjykatës evropiane”. Në takim u bisedua edhe për ligjet e mediave që janë në lexim të fundit në Kuvend, për të cilët Komisioni evropian vlerëson se dallimet thelbësore mes qeverisë dhe gazetarëve kanë mbetur të pazgjidhura. Përfaqësuesit e SHGM vlerësojnë se zgjidhje më e mirë është që qeveria t’i tërheq ligjet nga procedura, për të inkorporuar vërejtjet e Komisionit evropian, siç janë shqetësimi për pavarësinë e trupit rregullator, servisit publik, reklamave të qeverisë dhe vetëçënzurës në media.

15


AVOKATI I POPULLIT TË KËRKOI KUSHTE

SHGM: MEHMETI TA VIZITOJË KEZHAROVSKIN

N 16

jë delegacion i SHGM kryesuar nga kryetari Naser Selmani, anëtari i Këshillit drejtues Erdem Ahmet dhe drejtori ekzekutiv, Dragan Sekullovski, nga fundi i tetorit takoi Avokatin e Popullit Ixhet Mehmeti nga i cili kërkuan që personalisht të vizitojë në burg gazetarin Tomisllav Kezharovskin dhe të bindet se në çfarë kushtesh është vendosur atje. Selmani Avokatit të popullit ia shfaqi shqetësimin e SHGM për gjendjen e rëndë shpirtërore të gazetarit Kezharovski, por edhe për kushtete e rënda në burg për të cilën kanë dëshmuar deklaratat publike të bashkëshortes së tij.

“Kemi frikë se kushtet me të cilat përballet Kezharovski ndikojnë keq mbi shëndetine tij. Prej këtyre arsyeve kërkojmë nga Avokati i popullit ta shfrytëzojë autoritetin e tij, por edhe funkcionin të cilin e ushtron dhe në një kohë sa më të shkurt ta vizitojë Kezharovskin me qëllim të bindet nëse kushtet e qëndrimit në burg janë parasëgjithash njerëzore. Nëse vërtet ai është vendosur në pjesën me të dëmtuar të burgut, ku nuk ka kushte optimale për jetesë, Ju lusim të ndërmerni çdo gjë që është në mandatin tuaj, Kezharovski të bartet në një pjesë tjetër, ku ka kushte normale për të qëndruar dhe në këtë mënyrë të


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Kryetari i SHGM, Naser Selmani kërkoi nga Avokati i Popullit Ixhet Mehmeti që sa më shpejtë të jetë e mundur ta vizitojë në burg gazetarin Tomisllav Kezharovski dhe të ndihmojë të përmirësohen kushtet e qëndrimit atje

përpiqemi ta mbajmë gjendjen e tij psiko-fizike”, kërkoi Selmani. Ai vlerëson se me këtë gjest Avokati i popullit do të dëshmojë përkushtimin e tij para opinionit publik jo vetëm se kujdeset për gazetarin, i cili është në paraburgim për botimin e një artikulli gazetaresk, por në përgjithësi tregon përkushtimin e tij për lirinë e mediave në vendin tonë. “SHGM në paraqitjet publike prezenton qëndrimin se në rastin e Kezharovskit nuk shkilen vetëm të drejtat dhe liritë e tij individuale, por se kjo është shkelje e rëndë e lirisë së fjalës dhe lirisë së mediave në përgjithësi. Këto raste zb-

rapsin gazetarët të hulumtojnë për çështje me interes publik dhe kanë efek tmerrues për përhapjen e vetëçenzurës së pranishme mes gazetarëve”, tha Selmani para Avokatit të popullit. Në maj të viti 2013 është baraburgosur gazetari i gazetarës së përditshme “Nova Makedonija” Tomisllav Kezharovski nën akuzën se në vitin 2008 ka botuar një artikull në magazinën “Reporter 92”, me të cilin ka zbuluar identitetin e një dëshmitari të mbrojtur në një rast vrasjeje në fshatin Orashje. Atëherë gjykatësi hetues i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Masa e paraburgimit me 28 gusht është

17


Mehmeti: S’ka kushte minimale në burgun e Shutkës

18

vazhduar për 30 ditë të reja duke sqaruar se Kezharovski mund ta braktisë vendin. Përkundër të gjitha thirrjeve nga institucionet ndërkombëtare dhe të vendit, masa e paraburgimit për Kezharovskin ishte i pazakontë shumë i gjatë dhe pas pesë muajsh përfundoi me verdikt të gjykatës, sipas të cilit Kezharovski u dënua me katër vite e gjysmë burgim. Ky vendim i gjykatës padyshim ka shkatuar dëm serioz ndaj imazhit të vendit në botë dhe e bënë Maqedoninë të jetë vend i vetëm në Evropë ku gazetarët dërgohen në burg për shkak të shkrimeve të tyre. Në takim Avokati i popullit Ixhet Mehmeti premtoi se të nesërmen do ta vizitojë Kezharovskin dhe se do të ndërmarrë masa për përmirësimin e kushteve të qëndrimit në burg. “Vazhdimisht jemi në kontakt me familjen dhe me Kezharovskin. Deri tani e kemi vizituar dhjetra herë. Me sugjerimin dhe rekomandimet tona është zhvendosur në një pjesë më të mirë të burgut dhe ka pasur trajtim më të mirë shëndetësorë”, tha Mehemti.

Avokati i popullit Ixhet Mehmeti me kërkesë të SHGM nga fundi i tetorit vizitoi në burg gazetarin Tomisllav Kezharovski dhe konstatoi se reparti i paraburgimit në burgun e Shutkës në Shkup është i stërngarkuar. Avokati i popullit Mehmeti tha se nuk janë përmbushur kushtet minimale, n[ qelit[ e burgut ka lagështi dhe mykë prandaj kanë dhënë rekomandime dhe sugjerime për përmirësimin e gjendjes së burgut. Paralajmëroi vizitë të re për të provuar nëse sugjerimet e tij janë zbatuar. “Gjatë biseduam me Kezharovskin dhe dhamë mendimin tonë për kushtet ku qëndron ai. Rasti nuk është i mbyllur, do të vazhdojmë ta ndjekim situatën me shumë kujdes dhe shumë shpejtë do të bëjmë edhe një kontroll. Apeloi deri te të gjithë, veçanërisht deri te gjykatësit që vendosin për masën e paraburgimit, të bëjnë çdo gjë që është e mundur, shqiptimin e kësaj mase ta zvoglëojnë në nivle më të ulët”, deklaroi Mehmeti.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

SHGM FTON DIPLOMATËT NË SHKUP

Vizitoni Kezharovskin në burg

S

hoqata e gazetarëve të Maqedonisë nga fundi i tetorit u dërgoi letër të gjithë përfaqësive diplomatike në Maqedoni, ku shpreh shqetësimin për rastin e gazetarit Tomisllav Kezharovski, të dënuar me katër vite e gjysmë burgim për kinse zbulimin e identitetit të një dëshmitari të mbrojtur. Në letër SHGM i lut diplomatët e huaj në Shkup të përdorin të drejtën e tyre sipas ligjeve maqedone dhe ta vizitojnë gazetarin Kezharovski për t’u njohur me kushtet e vendosjes së tij në burg. Përveç asaj, vizita e Kezharvskit do t’u mundësojë atyre të njihen më mirë me rastin e tij. “Intreresi i juaj për të vizituar Kezharovskin do t’i nxisë autoritetet e vendit t’i përmirësojnë

Nëse diplomatët vizitojnë në burg gazetarin Tomisllav Kezharovski do të ndihmojnë të përmirësohen kushtet e burgut dhe ata më shumë do të dinë për rastin e tij

kushtet e të arrestuarve në burg. Përveç kësaj vlerësojmë se informimi i drejtë i juaj për rastin do të kontribuojnë për zgjidhjen e kënaqshme të rastit”, thuhet në letrën e SHGM. Sipas SHGM, angazhimi i diplomatëve do ta shtojë përgjegjëgjisë e autoriteteve për të pasur më shumë mirëpkuptim për rolin e rëndësishëm të mediave në një shoqëri demokratike.

19


DËNOHET VAZHDIMI I PARABURGIMIT PËR KEZHAROVSKIN

PARABURGIMI

shëndrohet në dënim

S

20

hoqata e gazetarëve të Maqedonisë ashpër dënon vendimin e Këshillit penal të Gjykatës themelore të Shkupit 1 , i cili për herë të pestë vazhdoi masën e paraburgimit për gazetarin Tomisllav Kezharovski, të akuzuar për zbulimin e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur. “Shtyrja e vazhdueshme e masësë së arrestit më nuk shërben për rrjedhën normale të procedurës gjyqësore, por shëndrohet në dënim. Ky vendim në njëfarë dore paralajmëron vendimin përfundimtar të gjykatës, duke shkelur parimim themeltar të shtetit juridik se secili është i pafajshëm deri sa nuk dëshmohet e kundërta. E paqartë është se pse gjykata është e bindur se arresti është i nevojshëm, kur në disponim ka edhe masa tjera më të buta për të siguruar praninë e të akuzuarit, siç janë arresti shtëpiak, ndalimi për t’u larguar nga vendbanimi, detyrimi për t’u paraqitur në kohë të caktuar te ndonjë person zyrtar ose pranë ndonjë institucioni kompetent, marrja e përkohshme e pasaportës, etj”, thuhet të reagimin e SHGM. Shoqata vlerëson se Kezhartovski plotëson kushtet për t’u mborjtur në liri dhe përkujton se legjislacioni maqedon dhe standardet ndërkombëtare për shqiptimin e masës së paraburgimit, këmbëngulin që masa të jetë sa më e shkurt të jetë e mundur dhe të ketë arsyetim të bindshëm. “Është për t’u çuditur se si gjykata injoron të gjitha thirrjet e organizatave të vendit dhe ndërkombëtare, të cilat janë të shqetësuara se gjykata shqipton masë joproporcionale për qëllimin që dëshiron ta arrijë. Me këtë shkilet liria e shprehjes, frikësohen gazetarët dhe mediat dhe nxitet vetëçenzura”, paralajmëron SHGM. Në reagim përkujtohet se me 2 shtator në Ministrinë e Drejtësisë është dorëzuar Nisme për lirimin nga ndekja penale e gazetarit Tomisllav Kezharovski, për të cilën ende s’ka përgjigje.

E paqartë është pse paraburgimi është i domosdoshëm, kur gjykata ka në disponim masa tjera më të buta për të siguruar praninë e Tomisllav Kezharovskit në procesin gjyqësorë

“Inkurajojmë Ministrinë e drejtësisë që seriozisht të shqyrtojë nismën tonë sepse me këtë pushteti do të dëshmojë se me një ndiesi të veçantë trajton çështjet lidhur me lirinë e shprehjes”, ftoi SHGM. Kërkesa për lirimin e gazetarit Tomisllav Kezharovski nga përgjegjësia penale është dorëzuar në Ministrinë e drejtësisë, te zëvendës kryeministrit Fatmir Besimi dhe kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

AMBASADA AMERIKANE NË SHKUP PËR DËNIMIN E KEZHAROVSKIT

Në BE vetëm me sundimin e ligjit dhe media të lira SHBA mbështet aspiratat euroaltlantike të Maqedonisë, për të cilën nevojitet zbatim i paanshëm të ligjit dhe pasjen e mediave të lira dhe të pavarura

A

mbasada e SHBA në Shkup nuk komentoi drejtpërdrejtë vendimin për gazetarit të “Nova Makedonija” Tomisllav Kezharovski, cili u dënua me katër vite e gjysmë burgim, por thekson politikën konzistente në mbështetje të aspiravate euroatlantike të Maqedonisë. “Të dy qëllimet parësore të çdo vendi për aspiratat euroatlantike janë respektimi i sundimit të ligjit, respektivisht zbatimin e ligjit, si dhe ekzistimin e mediave të lira dhe të pavarura. Ne do të vazhdojmë me angazhimin tonë për zbatimin e ligjit në Maqedoni, si dhe të gjyqësisë në drejtim të qëllimit të parbashkët për forcimin e shtetit juridik, dhe sigurimin e mediave të lira dhe të pavarura”, theksoi ambasada amerikane në Shkup.

Sipas tyre, rasti i Kezharovskit ka ngritur shqetësimin lidhur me sundimin e ligjit dhe lirine e mediave prandaj premtojnë se nga afër do të ndjekin zhvillimet dhe do të vazhdojnë të mbështesin Maqedoninë në rrugën e integrimeve euroantlantike. Ndaj reagimeve nga vendi dhe ndërkonbëtarët për dënimin e gazetarit Kezharovski, u përgjigj Gjykata themelore e Shkupit 1. “Për Gjykatën,përfundimisht mbetet veçanërisht e paqartë dhe shqetësues reagimi i OSBE se dënimi i ashpër për Kezharovskin është zhvillim shqetësues, i cili dërgon porosi të qartë për çënzurë ndaj gazetarëve të tjerë, duke e bërë të paqartë se prej cilave shkaqeve dhe ku gjykata ushtron çenzurë gjatë zbatimit të ligjit në një shtet demokratik”, reagoi gjykata.

21


KONFERENCË NDËRKOMBËTARE E OSBE PËR LIRINË E MEDIAVE NË

Selmani: Qeveria mediat me para K

22

ryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, nga fundi i shtatorit mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare për lirinë e mediave në Evropën Juglindore, të organizuar nga OSBE në Tiranë, ku morën pjesë mbi 180 gazetarë, përfaqësues të organizatave të mediave dhe ekspertë të mediave. Selmani foli në panelin kushtuar reklamimit të shtetit në media, ku para të pranishmëve theksoi se liria e mediave në Maqedoni është e kushtëzuar me para publike sepse qeveria përmes fushatave qeveritare shpenzon shuma të mëdha parash publike në mënyrë jotransparente dhe pa kurrëfarë kriteresh me qëllim për të ndikuar ndaj politikës redaktuese të mediave. “Askush nuk di se sa para nga buxheti shpenzon qeveria për fushatat qeveritare, por BE dhe SHBA në raportet e tyre pohojnë se qeveria është reklamuesi më i madhe në vend. Komisioni evropian pohon se qeveria shpenzon të paktën 20 milion euro për reklamë, që është thuaja një për qind i buxhetit kombëtarë të vendit”, theksoi Selmani. Duke u thirrur në një hulumtim të brendshëm të SHGM për reklamimin e qeverisë në media të zbatuar në fund të vitit 2012, ai pohoi se ekziston përpjekje e qartë që reklamat e qeverisë tu dedikohen mediave që përkrahin politikat e qeverisë. Sipas këtij studimi, të paktën dy të tretat e fushatave të qeverisë shkojnë në mediat proqeveritare. Selmani foli edhe për profilin e pronarëve të mediave në Maqedoni, të cilët kryesisht janë ish drejtor nga koha e socializmit, të cilët u pasuruan gjatë kohës së privatizimit. “Pronarët e mediave kryesisht janë edhe lider të partive të vogla, ndërojnë anët në çdo zgjedhje, meren me biznese të ndryshme dhe fuqishëm luftojnë për të ruajtur monopolet, ndërsa mediat për ata janë biznese të dorës së dytë dhe i përdorin vetëm si instrument për mbrojtje personale dhe të biznesve të tyre”, theksoi ai.

Selmani sqaroi se liria e mediave është peng i lidhjeve koruptive të politikës dhe biznesit. “Mediat janë donator më të mëdhenjë të partive politike në pushtet gjatë fushatave zgjedhore, ata thuaja falas apo me ulje të mëdha e mbulojnë propagandën zgjedhore politike, të cilat pas zgjedhjeve i prezentojnë si donacione për partitë në pushtet”, tha kryetari i SHGM. Kjo sjellje koruptive e qeverisë dhe mediave ndikon mbi cilësinë e përmbajtjes së mediave, e cila shfaqet duke mos respesktuar standardet etike dhe profesionale të gazetarisë në media. Mediat nuk luajnë rolin e qenit roje, nuk kritikojnë dhe nuk hapin debate për


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

TIRANË

a korrupton publike

Kryetari i SHGM Naser Selmani në panelin e Konferencës për rolin e reklamimit të qeverisë në media propozoi ndalimin e reklamës politike në media Mijatoviq: përkeqësohet liria e mediave në Evropën Juglindore

çështje me interes publik. “Qeveria i përdorë mediat si mjet propagandues për të ruajtur pushtetin dhe të drejtojë fushata mediatike kundër kundërshtarëve politik dhe kundër grupeve të margjinalizuara”, theksoi Selmani. Sipas tij, zgjidhje më e mirë për të ndërprerë këtë lidhje koruptive mes pushtetit dhe mediave është të ndalohet reklama politike në media, sipas shembullit të Britanisë së Madhe. “Opsioni i dytë është që të ekzstojë reklamimi i qeverisë, por kjo të bëhet në menyrë transparente dhe në bazë të kritereve të qarta”, përfundoi Selmani.

Liria e mediave në rajonin e Evropës Juglinodre përkeqësohet, paralajmëroi Përfaqësuesi i lartë i OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq, në mbylljen e Konferencës ndërkombëtare kushtuar lirisë së mediave në Tiranë. “Shumë problem nuk janë zgjidhur, shumë çështje mbeten pa përgjigje. Serviset publike radiodifuzive nuk janë të reformuara plotësisht, pavarësia e trupave rregullatorë është cënuar ose i pa garantuar, digjitalizimi i mediave elektornike vonohet, duke cënuar pluralizmin e mediave, ndërsa gazetarët janë të pasigurtë”, theksoi Mijatoviq. Ajo vlerësoi se nëse gjendja nuk përmirësohet ekziston rrezik që të cënohet liria dhe demokracia. “Dhuna, shqetësimi dhe frikësimi i gazetarëve është sulm ndaj vetë demokracisë”, nënvizoi Mijatoviq. Sipas saj, reklamimi i qeverise dhe shpalljet e ndërmarjeve publike në media duhet të rregullohenme ligj për të mos lejuar të ushtrohet presion finansiarë ndaj mediave. Pjesëmarrësit në konferencë konkluduan se interneti duhet të mbetet një forum publik për mendimin e lirë dhe autoritetet duhet të përmbahen nga rregullimi dhe ndalimi i përmbajtjes në internet. Rekomandimet e konferencës Përfaqësuesi i lartë i OSBE ër lirinë e mediave Mijatoviq do t’i transmetojë deri te të gjitha anëtarët e organizatës.

23


LETËR EUROKOMESARIT PËR ZGJERIM SHTEFAN FYLE

PËRSHËNDETEN VLERËSIMET E BE PËR LIRINË E FJALËS

24

K

ryetari i SHGM, Naser Selmani, nga fundi i tetorit dërgoi letër Eurokomesarit për zgjerim Shtefan Fyle, në të cilën shpreh faleminderimin për përjkejet e tij për përmirësimin e gjendjes me lirinë e fjalës dhe pavarësinë e mediave në Maqedoni. Selmani uron komesarin Fyle

për deklararat me të cilat inkurojon qeverinë maqedone të hyjë në diaolog gjithëpërfshirës me Shoqatën e gazetarëve. “Është shumë e rëndësishme që Komisioni Evropian nënvizon lirinë e fjalës si dhe sfidat me mediat u jep përparësi në raport”, shkruan Selmani. Si përparim të veçantë Selmani e


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Kryetari i SHGM Naser Selman faleminderon Eurokomesarin Shtefan Fyle për kontributin e tij për lirinë e fjalës në Maqedoni dhe për vlerësimet objektive në raportin e progresit

vlerëson faktin se Komisoni thekson rëndësinë e fushatave qeveritare në media. “Kjo çështe është kyçe për të çliruar median nga ndikimi i politikës. Zgjidhja e saj do të mundësojë treg të lirë mediatik dhe parakushte për media të pavarura dhe pluraliste, që do t’i ndihmonin vendit t’i plotësojë reformat e nevojshme për in-

tegrimin në BE”, thuhet në letër. Ai thotë se Komisioni evropian pati rol vendimtar për prolongimin e debatit për ligjet e mediave, por fatëkeqësisht në version më të ri të ligjeve qeveria ka inkorporuar zgjidhje edhe më restriktive, që nuk janë në harmoni me rekomnadimet e Këshillit të Evropës dhe të OSBE.

25


KOMISIONI EVROPIAN PËR PROGRESIN E MAQEDONISË NË VITIN

Përkeqësohet liria e

K

26

omisioni evropian në raportin vejtor për progresin e Maqedonisë në vitin 2013 ka drejtuar kritika serioze në adresë të qeverisë maqedone lidhur me gjendjen e lirisë së fjalës në vend. Komisioni konstaton se përkundër përparimit në sferën e legjislacionit, reputacioni i vendit lidhur me lirinë e mediave vazhdon të bie, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Në raport theksohet se besimi mes qeverisë dhe përfaqësuesve të mediave është rrënuar seriozisht nga ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit 2012, kur gazetarët në rrethana kontraverse qenë dëbuar me forcë nga galeria e Kuvendit. “Dialogu me mediat, i cili shërbente si shembull për mbarë rajonin, i nisur në vitin 2011, u ndërpre”, nënvizohet në raport. Lidhur me ligjet e mediave Komisioni evropian thotë se për përpilimin e tyre ka pasur konsultime të gjëra me ekspertë ndërkombëtarë dhe të vendit, edhepse dallimet kryesore mes qeverisë dhe bashkësisë së gazetarëve kanë mbetur të pazgjidhura. “Ligjet e mediave nga aktorë të ndryshëm shikohen si risk potencial për keqpërdorime. Një pjesë e aktorëve vazhdojnë ta theksojnë shqetësimin e tyre se ligjet e propozuara mund të përdoren për të kufizuar lirinë e mediave”, thuhet në raport. Për herë të parë në raport Komisioni shpreh shqetësimin për mënyrën se si qeveria shpenzon mjetet e buxhetit për reklamat në media, për të cilat shumë aktorë në vend vlerësojnë se janë të destinuara vetëm për mediat proqeveritare, duke u dhënë përparësi të rëndësishme finansiare. “I pranishëm është shqetësimi i vazhdueshëm për mungesën e transparencës të reklamimit të qeverisë në media dhe për vetëçenzurën si dhe për presionin ekonomik ndaj pronarëve të mediave dhe gazetarëve”,

Dialogu me median, i cili shërbente si shembull pozitiv për mbarë rajonin, nisur në vitin 2011, u ndërpre, nënvizon Komisoni evropain në raport progresin për vitin 2013 theksohet në raport. Edhe në vitin 2013 Komisoni ka vërejtje për cilësinë e gazetarisë maqedone, për shkak të nivelit të ulët të respektimit të standardeve profesionale, polarizimit dhe mungesës së informacione të sakta dhe të llojllojshme, duke kufizuar mundësinë e opinionit për t’u informuar në menyrë adekuate. “Është e nevojshme të forcohet cilësia e gazetarisë hulmtuese si dhe qasja e opinionit në raportimin e balancuar dhe pluralitet të opnionieve në media. Sistemi i vetërregullimit në media dhe strategjia profesionale për forcimin e standardeve profesionale, duhet të zhvillohen edhe me tej”, vlerëson Komisioni evropian dhe rekomandon përpjekje shtesë me qëllim që të përmirësohet ambienti mediatik. Komisioni është i shqetësuar që mjedisi mediatik mbetet shumë i polarizuar. Gjatë zgjedhjeve vendore në mars të vitit 2012, Këshilli për radiodifuzion dhe OSBE/ODIHR kanë raportuar për mungesë të raportimit të balancuar të disa radiodifuzerëve, duke inkuadruar edhe servisin publik, RTM. “Mediat gjërësisht mbuluan fushatën zgjedhore, por disa nga radiodifuzerët, duke inkudaruar edhe servisin publik, nuk ofruan mbulim të balancuar të fushatës”,


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

2013

fjalës në Maqedoni

theksohet në raport. Këshilli për radiodifuzion, plrmednet në raport, ka përgaditur një udhërëfyes për pluralizimin e mediave dhe ka forcuar monitorimin e programeve të radiodifuzerëve, por nevojiten përpjekje shtesë. “Shqetësimi për pavarësinë e Këshillit mbetet”, thotë KE. Si rezultat të vetëm nga dialogu në nivel të lartë, nga pesë fushat për të cilat bisedohej, progres është shënuar vetëm në fushën

e mbrojtjes së lirisë së shprehjes në media me dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit. Për zbatimin adekuat të ligjit janë mbajtur disa stërvitje për gjykatësit, avokatët dhe gazetarët dhe janë përkthyer 70 vendime të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg lidhur me neni 10 të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut , të cilat janë publikuar në ueb faqen e Ministrisë së drejtësisë dhe të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë.

27


TRIBUNË NË STRUMICË

Politika nxit gjuhën e urrejtjes në media

28

Përfaqësues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë në fillim të tetorit morën pjesë në një tribunë në Strumicë me temën “Roli i mediave në luftën kundër gjuhës së urrejtjes”, të organizuar nga shoqata joqeveritare “Novus”. Kryetari i SHGM, Naser Selmani para të pranishmëve tha se në Maqedoni ekziston përshtypje e gabuar për lirinë e fjalës, e cila besohet se ka të bëjë vetëm me gazetarët. Selmani sqaroi se gjuha e urrejtjes në media dhe në rrjetet sociale nuk është çështje etike, por është çështje e ligjit dhe të zbatimit të tij. Në Evropë gjuha e urrejtjes nuk trajtohet si liri e fjalës por është vetëpër e rëndë penale për të cilën mund të mbani përgjegjësi. Gjuha e urrejtjes është e ndaluar në një vend demokratik, veçanërisht në një vend evropoian. E ngjashme është gjendja edhe në Maqedoni. Në Kodin penal dhe në ligje tjera kjo sjellje është e dënueshme, por pikëpyetje është nëse legjislacioni ynë është i harmonizuar me standardet evropiane dhe sa institucionet tona, para së gjithash prokuroria, por edhe instiutcionet tjera, e njohin, reagojnë dhe nisin procedura adekuate për të sanksionuar këto dukuri”, tha Selmani.

Kryetari i SHGM Naser Selmani tha se gjuha e urrejtjes në media nuk mund të trajtohet si liri e fjalës, ajo dënohet me ligj, por prokuroria hesht Sipas tij, prokuroria dhe Këshilli për radiodifuzion kanë obligim zyrtar të reagojnë kur hasin raste të gjuhës së urrejtjes në media, por deri tani ata nuk kanë pasur një qasje të përgjegjshme ndaj kësaj çështje. Selmani theksoi se në mediat maqedone vërehet prania e gjuhës së urrejtjes, por se dilema është nëse ato mund të akuzohen për këtë sepse nuk janë të lira të bëjnë politikë të pavarur redaktuese. “Nuk mund dikush të jetë përgjgjës për ndonjë të drejtë të cilën nuk e gëzon ose i është kufizuar. Mediat në Maqedoni nuk janë të lira dhe janë nën presion të fuqishëm politik dhe ekonomik. Njëherë duhet t’i çlirojmë nga presionet për të pasur një ambientë të volitshëm për punë, pastaj të kërkojmë përgjegjësi prej tyre”, tha Selmani.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

TAKIM PUNE E GAZETARËVE TË MANSTIRIT DHE OHRIT ME ZËDHËNËSIT

Gazetarët kërkojnë institucione më të hapura Përfaqësues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me koordinatorët e Qendrave rajonale, nga fundi i shtatorit organizuan takime të ndara me gazetarët dhe zëdhënësit e komunave të Manastirit dhe Ohrit dhe të institucioneve të tjera të rëndësishme të këtyrë qyteteve, ku u diskutua për përmirësimin e komunikimit, që është me interes të ndërsjellë për informimin objektiv dhe me kohë të opinionit. Në takimin në Manastir, gazetarët e kësaj ane u ankuan se me vështirësi marrin informacione në kohë nga institucionet publike vendore ku nuk ka zëdhënës ose ku nuk ka persona të trajnuar për marrëdhënie me opinionin. Gazetarët thonë se përshtypje e përgjithshme është se disa zëdhënës janë më të suksesshëm në ofrimin e informacionit me kohë dhe me transparencë, ndërsa disa të tjerë jo. Megjithatë, të gjithë vlerësojnë se bashkëpunimi mund të përmirësohet. Ata ankohen se nuk

Anëtarët e SHGM prej Manastirit dhe Ohrit kërkojnë transparencë më të madhe të institucioneve, ndërsa zëdhënësit e institucioneve lokale premtojnë bashkëpunim më të mirë me gazetarët kanë bashkëpunim të mirë me policinë në Manastir dhe Termocentralin REK Bitola. “Pritëm se me emërimin e zëdhënësve në institucione të ndryshme më lehtë do të arrijmë deri te informatat. Megjithatë, përvoja tregon se zëdhënësit edhe më shumë i mbyllën institucionet”, u ankua Mende

29


30

Mladenovski, redaktor në “Bitolski vesnik”. “Në kushte të decentralizimit, kemi shumë institucione të centralizuara”, vlerësoi Zhaneta Zdravskovska, korespodente e gazetës Dnevnik, ndërsa për Divna Grdanovska Karaxhovskën problem më i shpesht është shpejtësia e marrjes së çfardo qoftë përgjigjeje nga institucionet. Zëdhënësit e kumunës së Manastirit dhe të Gjykatës themelore në këtë qytet vlerësojnë se bashkëpunimi me gazetarët është i mirë. “Komunikimi i komunës së Manastirit me gazetarët dhe me qytetarët është në nivel të lakmueshëm”, tha në

favorizuar disa media për qllime të caktuara, në dëm të mediave profesionale. Gazetarët patën vërejtje edhe për transparencën e një pjesë të Njësive rajonale të ministrive në Ohër dhe Strugë. Zëdhënësi i komunës Ohër, Tome Xhamtovski, tha se shërbimi për marrëdhënie me publikun në pajtim me autorizimet përpiqet që me kohë t’u ofrojë informacionin e duhur mediave dhe se komunikimi momentalisht është në nivel të kënaqshëm, me disa përjashtime. Zëdhënësi i manifestimit “Ohridsko leto”, Suzana Vrencova tha se bashkëpunimi me mediat është i mirë sepse vetë institucioni ka qenë i hapur ndaj opinionit.

takim Cvetanka Ristevska, zëdhënëse e komunës së Manastirit. “Me zbatimin e Programit Arhus dhe me mënyrën e re të punës, tashmë vetë gjykatat bëhen më të hapura”, tha zëdhënësja e Gjykatës themelore në Manastir, Millka Bizevska. Në takimin e gazetarëve me zëdhënësit e institucioneve të komunës së Ohrit u konstatua se bashkëpunimi mes mediave dhe zëdhënësve të institucioneve në nivlein lokal në Ohër dhe Strugë, në përgjithësi është i kënaqshëm, por ekzistojnë edhe probleme gjatë komunikimit, të cilat duhet të tejkalohen. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të mediave të Ohërit dhe Strugës, zëdhënësës dhe përgjegjës për marrëdhënie me publikun në institucionet e të dy komunave, si dhe drejtuesit e Sindikatës së puntorëve të mediave. Gazetarët u ankuan se një pjesë e institucioneve janë jotransparente dhe nuk komunikojnë më mediat, si dhe në mënyrë selektive distribuojnë informacionet duke

Komuna e Strugës me sistematizimin e tashëm të vendeve të punës nuk ka paraparë zëdhënës, e as shërbim për marrëdhënie me publikun. Albri Hoxha, përgjegjës për komunikimin me mediat në komunën e Strugës, tha se në procedurë e sipër është sistematizimi i ri i vendeve të punës, me të cilën do të korigjohet ky lëshim. Në takim u fol edhe për të drejtat sindikale të puntorëve të mediave dhe u konstatua se edhe pse punëtorët e mediave përballen me probleme dhe u kufizohen të drejtat e punës, mungon organizimi serioz sindikalist. Takimi i punës në Manastir dhe Ohër, është pjesë e aktiviteteve të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë të parapara në Programin vjetor të punës. Këto takime do të mbahen në të gjitha gjashtë qendrat rajonale të SHGM, me kërkesë të vetë gazetarëve për t’u ndihmuar që të përmirësojnë komunikimin e mediave me institucioneve lokale me qëllim që opinion të ketë informata relevante dhe në kohë.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

KËSHILLI I NDERIT I SHGM

DËNOHET REDAKTORI I PORTALIT MAKTEL Këshilli i nderit vlerëson se artikulli i redaktorit të portalit Maktel, Sashe Ivanovski kundër aktorit Igor Xhambazov, është jogazetaresk, i paqytetëruar dhe rënon reputacionin dhe dinjitetin e gazetarisë Këshilli i nderit i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë nga mesi i tetorit dënoi publikisht redaktorin e portalit Maktel, Sasho Ivanovski, i cili përdori fjalor të papërshtatshëm kundër aktorit Igor Xhambazov. “Teksti i botuar me 15 tetor të vitit 2013 në portalin Maktel, ku autori i uron vdekjen aktorit Igor Xhambazov është jogazetaresk, i paqytetëruar dhe në skajshmëri rënon reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të gazetarit, pa marrë parasysh motivet që ka pasur autori”, thuhet në reagimin e Këshillit të nderit të SHGM. Sipas Këshillit, redaktori Ivanovski ka vepruar në mënyrë jonjerëzore duke i dëshiruar vdekjen aktorit Xhambazov. “Asgjë etike dhe profesionale nuk ka në artikullin

e Sashe Ivanovskit me titull “Igor Xhambazov - Trajko Druvari që kurrë nuk u bë njeri, por u shëndrua në reklamë më të fuqishme të alkoholit dhe të jetës së dështuar. Janë thënë një sërë diskualifikimesh, fyerjesh dhë dënimesh në përpjekje për të analizuar mënyrën e jetesës së një aktori. Janë shkelur shumë dispozita të Kodit etik të gazetarëve, drejtpërdrejtë dispozitat 10, 11, 15 dhe 16”, thuhet në reagim. Ky vlerësim i Këshillit të nderit të SHGM u miratua në bazë të dispozitës të Rregullores për zgjedhjen dhe punën e Këshillit të nderit të SHGM, prej ku buron mundësia për të reaguar publikisht dhe për të dhënë gjykime në rast të shkeljes së parimeve dhe dispozitave të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë.

31


TAKIM I PËRFAQËSUESVE TË SHGM ME AMBASADORIN

Të ndryshojë masa e parab Ambasadori britanik Kristofer Ivon tha se ende e shqyrton mundësinë për të kërkuar nga autoritetet maqedone ta vizitojë në burg gazetarin Tomisllav Kezharovski

N

32

jë delegacion i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonië, i përbërë nga kryetari Naser Selmani dhe Drejtori ekzekutiv Dragan Sekullovski, nga fundi i tetorit të vitit 2013, takoi ambasadorin britanik në Shkup, Kristofer Ivon, me të cilin biseduan për gjendjen e mediave në Maqedoni si dhe për përpjekjet e SHGM për të sigurar lirinë e shprehjes dhe të mbrohen të drejtat e gazetarëve. Tema kryesore e bisedës së përfaqësuesve të SHGM me ambasadorin Ivon ishte rasti i gazetarit Tomisllav Kezharovski, i cili nga Gjykata themelore e Shkupit 1 është dënuar me burgim prej katër vjet e gjysmë për kinse zbulimin e identitetit të një dëshmitari të mbrojtur, si dhe për procedurën e miratimit të ligjeve të mediave. Në fillim ambasadori Ivon u faleminderua për letrën e SHGM me të cilën ftohen diplomatët e huaj në Shkup ta vizitojnë në burg Kezharovskin që të binden për kushtet ku po qëndron ai si dhe të njihen më mirë me rastin. Ai tha se ende e shqyrton mundësinë për të kërkuar nga autoritetet për të vizituar Kezharvskin në burg dhe premtoi se në të ardhmen këtij rasti do ti kushtojë vëmendje më të madhe. Kryetari i SHGM Selmani theksoi se mënyra se si organet gjyqësore dhe prokuroria veprojnë në rastin e Kezharovskit jo vetëm që shkelin të drejtat dhe liritë e tij individuale, por do të kenë efekt negativ ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave në përgjithësi. Ai vlersoi se rasti është i motivuar politikisht me qëllim për të frikësuar ga-

zetarët që të mos shkruajnë për keqpërdorimet eventuale të pushtetit. Sipas tij, SHGM insiston në abolimin e Kezharovskit sepse është e bindur se organe gjyqësore nuk mund ta zgjidhin këtë rast sepse ata janë duke punar nën një presion të fuqishëm politik. Selmani sqaroi se sipas ligjeve maqedone, Prokurori publik në çdo kohë mund të kërkoi nga gjykata të shfuqizojë masën e paraburgimit sepse nuk ka nevojë për këtë ose praburgimin ta zëvendësojë me ndonjë masë më të butë, siç është paraburgimi shtëpiak. Selmani tha se SHGM ka kërkuar ndihmë nga kryeministri Gruevski për rastin e Kezharovskit sepse është e


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

BRITANIK

burgimit për Kezharovskin

bindur se ai mund të ndikojë mbi vendimet e Prokurorisë dhe të gjykatave për ta liruar gazetarin nga burgu. Ambasadori Ivon u intersua edhe për qëndrimet e SHGM lidhur me ligjet e mediave, të cilat janë në procedurë kuvendore. Selmani sqaroi se qëndrimet e SHGM nuk janë vetëm dëshira të gazetarëve, por ato ndërtohen mbi standardet ekzistuese evropiane për lirinë e fjalës të vendosura nga Këshilli i Evropës. Përvç kësaj, vërejtjet e njejta të SHGM për ligjet i kanë pasur edhe ekspertët e Këshillit të Evropës dhe të OSBE, që bënë ekspertizën e ligjeve, përkujtoi Selmani.

Ambasadori Ivon u pajtua se ka komente të ndryshme për ligjet e mediave dhe inkurajoi përfaqësuesit e SHGM që të mos lëshojnë mundësinë për t’u inkuadruar në debatin për ligjet dhe të përpiqen të gjejnë mënyrë të punojnë për kthimin e besimit me qeverinë për të mundur të ripërtrihet komunikimi dhe ligjet të korigjohen në pajtim me kërkesat e gazetarëve. Ai përkujtoi se Bashkimi Evropian dhe Eurokomesari Shtefan File vazhdimisht transmetojnë porosi te qeveria se ligjet e mediave duhet të miratohen në konsultim të ngusht me gazetarët dhe se vërejtjet e tyre duhet të shyrtohe me seriozitet.

33


SHGM TAKOI ZËVENDËS AMBASADORINE SHBA NË SHKUP

Mundësi për korigjimin e ligjeve të mediave

K

34

ryetari i SHGM Naser Selmani dhe drejtori ekzekutiv, Dragan Sekullovski nga mesi i tetorit takuan zëvendës ambasadorin amerikan në Shkup, Bert Putni, me të cilin folën për zhvillimet rreth miratimit të ligjeve të mediave. Kryetari i SHGM Naser Selmani sqaroi se Shoqata kushtëzon dialogun me qeverinë me tërheqjen e ligjeve të mediave nga procedura kuvendore dhe me lirimin e gazetarit Tomisllav Kezharovski. Selmani tha se pa tërheqjen e ligjeve nga procedura do të jetë i pamundur korigjimi i tyre nëse dihet se ato janë në një faze të përparuar të miratimit në Kuvend. Sipas Selmanit, lirimi i Kezharovskit, do të demostojë gatishmërinë e qeverisë për të ndëruar raportin armiqësorë ndaj gazetarëve dhe ndaj lirisë së mediave dhe do të kthejë besimin e humbur. Zëvendës ambasadori Putni tha se ambasada amerikane i kupton kërkesat e SHGM dhe përpiqet ta transmetojnë porosinë deri te qeveria se për ligjet e mediave është e rëndësishme të arrihet marrëveshje me gazetarët, por se deri tani qeveria nuk ka treguar gatishmëri për t’i tërhequr ligjet nga procedura kuvedore dhe ta lirojë nga burgu Kezharovskin. Ai sugjeroi që SHGM të zgjerojë rrethin e konsultimeve me të gjithë aktorët e mundshëm në qeveri, të cilët mund të ndikojnë për ndryshimin e pozicioneve të qeverisë. Sipas tij, Shoqata duhet të përqëndrohet në vërejtjet kryesore

Kryetari i SHGM, Naser Selmani diplomatit amerikan i sqaroi se dialogu me qeverinë është i mundur vetëm nëse tërhiqen ligjet e mediave nga Kuvendi dhe lirohet gazetari Tomisllav Kezharovski për ligjet dhe ato qartë t’i artikulojë në opinion. Selmani sqaroi se SHGM ka qëndrime të qarta, por shqetësuese është se version më i ri i ligjit për shërbimet audio dhe audiovizive jep mundësinë qeverisë që me mjete të buxhetit të finansojë produksionin e programit të filmit dhe dokumentar të televizoneve private kombëtare. Ai shprehu dyshimin se me këtë mjete do të hapet edhe një mundësi që qeveria, përveç reklamave në media, përmes fondeve publike të ndikojë mbi politikën redaktuese të mediave.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

TAKIM ME AMBASADORIN E HOLANDËS NË SHKUP

Mbështetje për forcimin e kapaciteteve të SHGM

Kryetari i SHGM, Naser Selmani faleminderoi ambasadoren e Holandës në Shkup, Mariet Shurman për mbështetjen e SHGM me ekspertë për ligjet e mediave

P

ërfaqësues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonis, nga fundi i shtatorit takuan ambasadorin e Holandës në Shkup, Mariet Shurman, me të cilën folën për bashkëpunimin e SHGM me ambasadën holandeze për të promovuar lirinë e fjalës dhe mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve. Nga të dy palët u shpreh kënaqësia nga bashkëpunimi i frytshëm dhe premtuan se do të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen me interes të përbashkët. U theksua roli i rëndësishëm i dy ekspertëve holandezë, të cilët në dy vitet e shkuara u ndihmuan drejtuesve të SHGM për pozicionimin strategjik për çështje aktuale me interes për gazetarët si dhe për trajnimin e gazetarëve. Kryetari i SHGM, Naser Selmani veçanërisht faleminderoi ambasadoren holandeze për ndihmën e ambasadës për angazhimin e ekspertit britanik Peter Norlander, i cili për nevojat e SHGM bëri ekpertizën e parë të ligjeve për media para se të publikohet eksperiza e Këshillit të Evropës dhe OSBE. Analiza e ekspertit Norlander ishte shume e dobishme për SHGM, sepse shërbeu si bazë e mirë për ndërtimin e qëndrimeve të shoqatës ndaj ligjeve të mediave, nënvizoi Selmani. Ai, poashtu, faleminderoi për angazhimin e ambasadorës holandeze Shurman, e cila si njëri nga diplomatët më aktivë në Shkup, ndihoi për të vazhduar afatin e debatit për ligjet e mediave për tre muaj. Ideja e parë e qeverisë ishte që ligjet të miratohen në prill të vitit 2013 në një afat prej një muaji pa mos kërkuar

ekspertizë nga Këshilli i Evropës dhe OSBE dhe pa mos ju dhënë kohë të mjaftueshme gazetarëve t’i shqyrtojnë ligjet dhe të japin vërejtjet e tyre. Selmani shkurtimisht prezentoi vërejtjet e SHGM për ligjet dhe paralajmëroi se nëse ligjet miratohen pa mos inkorporuar vërejtjet e gazetarëve gjatë zbatimit mund negativisht të ndikojnë mbi lirinë e shprehjes. Ambasadorja Shurman shprehu mirëkuptim për pozicionet e SHGM lidhur me ligjet e mediave dhe për rastin e gazetarit Tomisllav Kezharovski dhe sqaroi se faktori ndërkombëtarë i ka transmetuar porosi të qartë qeverisë për të shtyrë miratimin e ligjeve të mediave pas Samitit të dhjetorit të Këshillit evropian dhe se nuk ka kurrëfarë nevoje për tu ngutur me miratimin e ligjeve. Shurman tha se vendet anëtare të Bashkimin Evropian përpiqen t’i sqarojnë qeverisë që në ligjet e mediave të mos inkorporojnë zgjidhje të këqia, të cilat në të ardhmen mund të ndikojnë negativisht ndaj demokracisë në vend. Ajo sugjeroi që SHGM të fokusohet në pjesët më të rëndësishme të ligjeve, ndërsa faktori ndërkombëtarë do të përdorë të gjithë ndikimin e tij për ta binmdur qeverinë me seriozitet të shqyrtojë vërejtjet e gazetarëve. Të dy palët u pajtuan të punojnë ngushtë me qëllim që Maqedonia të kenë legjislacion për media, që garanton lirinë e fjalës dhe lirinë e mediave dhe do të ndihmojë që vendi më shpejtë të integrohet në BE.

35


SHGM në Forumin e mediave të Evropës Juglindore

36

Mbi 200 pjesëmarrës u mblodhën në Sarajevë me 7 dhe 8 tetor të vitit 2013 në Forumin e shtatë të mediave në Evropën juglinodre (SEEMF), ngjarje më e madhe e madiave në Evropën Juglindore. Forumi u organizua nga Organizata evropiane e mediave në Evropën Juglindore (SEEMO), në bashkëpunim me Nismën qendrore evropiane (CEI), Fondacionin Konrad Adenhauer Shtiftung (KAS). Ky eviniment debatoi në temën “Gazetaria në Evropën Juglindore: monopole, modele biznesesh dhe luftë për cilësi”. Përveç kësaj në debat u fol edhe për transparencën e tregjeve të mediave dhe pluralizimit të mediave në rajon. Njëri ndër panelistët ishte edhe drejtori i SHGM Dragan Sekullovski, i cili foli për aktivitetin e Shoqatës. Forumin e hapi Zheljko Komsiq, kryetar i kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës, i cili, poashtu, dha një intervistë të hapur për një grup gazetarësh. Një ndër pjesëmarrësit e këtij forumi ishte edhe Dunja Mijatoviq, përfaqësuesi i lartë i OSBE-së për lirinë e mediave dhe Andris Kesteris, këshilltarë kryesor për shoqërinë civile dhe media pranë Drejtorisë së përgjithshme për zgjerim të Komisionit Evropian. Mijatoviq në fjalimin e saj theksoi shqetësimi për rastin e Tomisllav Kezharovski i cili

është gazetarë i parë i aretstuar për botimin e një artikulli gazetaresk në këtë pjesë të Evropës. Margit Vaesfelt, ambasaor i Nismën qëndrore evropiane, theksoi përkushtimin e saj për përparimin e lirisë së fjalës dhe të pluralizmit të mediave dhe përpjekjet për transparencë dhe pavarësi më të madhe. Ai pohoi se CEI do ta shtojë aktivitetin e saj, veçanërisht në vendet që ende nuk janë anëtare të BE-së në aspekt të legjislacionit të mediave, digjitalizimit, servisit radioviziv publik, lëvizjes së lirë të gazetarëve dhe të cilësisë së gazetarisë.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Debat për vetërregullimin e ueb portaleve informative Me 10 shtator të vitit 2013 në Klubin e gazetarëve të Maqedonisë, SHGM organizoi takim pune me temë “Vetërregullimi i ueb portalet informative”, ku morën pjesë mbi pesëmbëdhjetë përfaqësues me ndikim të ueb portaleve informative, anëtarë të SHGM, IMM, të Sindikatës së gazetarëve dhe të Fodnacionit Metamorfozis. Duke pasur parasysh ndikimin e madh të ueb portaleve informative si dhe tendencës që këto media në rajon të jenë pjesë e sistemeve të vetërregullimit së bashku me mediat tjera tradicionale, t; pranishmit folën për përfitimet nga vetërregullimi i ueb portaleve përkundër zgjidhjeve ligjore. Takimi ishte paraparë në planin strategjik të SHGM, ku vetërregullimi i midave është njëra prej çështjeve me përparësi për të cilën ponohet intensivisht në tre vitet e fundit. Gjatë periudhës së shkuar u organizuan disa takime konsultative në Shkup dhe në gjashtë njësitë rajonale të SHGM, ku morën pjesë mbi 300 gazetarë, redaktorë dhe pronarë të mediave kombëtare, rajonale dhe lokale, elektornike dhe të shtypura.

37


Оваа публикација беше овозможенa во рамките на програмата CIVICA Mobilitas - имплементирана од ЦИРа и финансиски поддржана од SDC. Овде наведените мислења се мислењата на авторот/ите и нужно не ги рефлектираат мислењата на ЦИРа и SDC


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.