Bilten znm juli avgust 2013 alb

Page 1

BULETINI NUMĂ‹R 8

SHOQATA E GAZETARĂ‹VE TĂ‹ MAQEDONISĂ‹


Boton: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski - Xid blok 13, 1000 Shkup; Tel (+3892) 3298-139

PËRMBAJTJA Protestë e gazetarëve për lirimin e Kezharovskit Qëndrim i SHGM për ligjet e mediave

Faks (+3892) 3116-447

Amandamentet e SHGM për ligjet e mediave

E-mail: contact@znm.org.mk

Debat i MSHIA për ligjet e mediave

Debat për ligjet e mediave në Kuvend

Qëndrim i BE për legjislacionin e mediave Kritika të OSBE për ligjet e mediave SHGM solidarizohet me qëndrimet e OSBE Qëndrim i Artikëll 19 për Ligjin për shërbimet audio dhe audivizive Organizatat e gazetarëve për rastin Kezharovski

6 8 11 14 16 18 20 21 24

Takim me auroambasadorin për Kezharovskin

26

OSBE dënon arrestin për Kezharovskin

28

Kryetar i SHGM dëshmon për insidentit e 24 dhjetorit

30

Pushteti me trysni ndaj mediave për anëtarësim në AMG

29

Këshilli i nderit: Zgjidhet ankesa e Gjykatës kushtetuese Takim i SHGM me zëvendës ambasadorin e Gjermsanisë Takim i SHGM me përfaqësues të SHBA dhe OSBE për gjendjen e mediave Nismë e Qendrës rajonae në Shtip

2

3

32 33 34 33


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

PROTESTĂ‹ E GAZETARĂ‹VE PARA GJYKATĂ‹S SĂ‹ SHKUPIT

Kërkohet heqja e masës së arrestit për

KEZHAROVSKIN

3


Q 4

indra gazetarë me 25 korrik protestuan para Gjykatës themelore në Shkup për të shprehur pakënaqësinë për vazhdimin e masës së arrestit për 30 ditë tjera për gazetarin Tomisllav Kezharovski, i akuzuar për zbulimin e identiteti të dëshmitarit të mbrojtur. Me bilbila dhe transparentë gazetarët kërkuan nga gjykata të shfuqizojë masën e arrestit dhe t’i mundësojnë atij të mbrohet në liri. Kryetari i SHGM, Naser Selamni para gazetarëve tha se vendimi i gjykatës për

Kryetari i SHGM, Naser Selmani, para gazetarëve tha se vazhdimi arrestit për Kezharovskin për tridhjet ditë të tjera është skandaloze, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin

Kezharovsin është skandaloz sepse është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet. “Vendimi tregon se në Maqedoni liria e shprehjes është në mëshirë të vendimeve arbitrare të gjykatës dhe të politikës. Ne sot erdhëm këtu që të solidarizohemi me kolegun dhe këtyre institucioneve t’u themi se nëse kanë për qëllim të na frikësojnë, nuk ia kanë arritur, jo se jemi shumë trima, por sepse e vërteta dhe drejtësia është në anën tone. Duam t’u themi se nuk do të pushojmë, nuk do të na ndalojnë që zëshëm dhe hapur t’i


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

themi gjërat në Maqedoni, se liria e shprehjes është e kërcënuar”, tha Selmani. Ai theksoi se organet e gjykatës mirë e dinë se Kezharovski nuk është në gjendje të mirë materiale për tu arratisur jashtë vendit. “Ky vendim, poashtu, është i poshtër sepse duan që nga gazetarët të bëjnë përbindësha.Ata që dje firmosën vendimin për vazhdimin e masës së arrestit e dinë se Kezharovsi, kolegu ynë, nuk do të arratiset, sepse sikur të donte të arratisej këtë mund ta bënte gjatë pesë viteve të shkuara. Ne gazetarët, e as Kezharovski, nuk jemi përbindësh që t’i lëmë familjet tona në shtëpi pa ekzistencë, që vet të shpëtojmë kokën tonë dhe të braktisim vendin”, tha Selmani.

Ai tha se protesta është e organizuar me qëllim që t’i ftojnë autoritetet gjyqësore të jenë të arsyeshme dhe të solidarizohen me Kezharovskin. Anëtari i Këshillit nismëtarë për lirimin e Kezharovskit, Zoran Dimitrovski, ftoi gazetarin e paraburgosur ta ndërpret grevën e urisë dhe të mos përkeqësojë shendetin e tij. “Kezharovski neve na duhet i gjallë dhe shëndoshë. Gjyqi, prokuroria, policia, organet e hetuesisë i shkelin autorizimet dhe ligjet dhe është koha që politika të intervenojë. Tërë kohën luftojmë për mosndërhyrjen e politikës në gjyqësi, por ky është momenti kur qeveria, kryeministri, kryetari, duhet publikisht t’i ftojnë institucionet ta respektojnë ligjin”, tha Zoran Dimitrovski, kryeredaktorë i gazetës Nova Makedonija.

5


QĂ‹NDRIM UNIK I ESNAFIT TĂ‹ GAZETARĂ‹VE PĂ‹R LEGJISLACIONIN E MEDIAS

Ligjet e medias në

KUNDĂ‹RSHTRIM 6

me standardet evropiane


S

hoqata e gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e pavarur e gazetarëve, Instituti maqedon i medias dhe Qendra për zhvilimin e medias, ndërtuan qëndrim të përbashkët për ligjet e medias, të cilët nga mesi i korrikut i miratoi qeveria. Në këtë qëndrim të përbashkët këto organizata kërkojnë tërheqjen e Propozim ligjit për media, ndërsa në Propozim ligjin për shërbimet audio dhe auduvizive të inkorporohen të gjitha vërejtjet e institucioneve dhe organizatave të vendit dhe ndërkombëtare. SHGM, SPG, IMM dhe QZHM vlerësojnë se në vend të ligjit për meida, të cilin nuk e kërkon as bashkësia e gazetarëve, e as Komisioni Evropian, qeveria duhet të ofrojë zgjidhje ligjore për fushatat qeveritare në media dhe për donacionet e mediave për fushatat zgjedhore të partive politike. “Propozim ligji për media dhe Propozim ligji për shërbimet audio dhe audiovizive nuk janë në frymën e standardeve evropiane. Qeveria nuk ia doli që t’i inkorporojë vërejtjet esenciale të institucioneve të vendit dhe ndërkombëtare”, deklaroi Naser Selmani, kryetar i SHGM, në konferëncën për shtyp, ku u preznetua qëndrimi unik i këtyre katër organizatave. “Përkundër ndarjes së ligjit në dy pjesë, mbetet zgjidhja që Agjencioni për media t’i rregullojë të gjitha llojet e mediave. Kjo është në kundërshtim me rekomandimet e ekspertëve të Këshillit të Evropës dhe OSBE, të cilët sugjerojnë që të braktiset ideja që në ligj të ketë një regjim të vetëm rregulator për të gjitha mediat. Ndarja e ligjit është vetëm mekanike e jo qenësore e trajtimit të mediave të shtypura dhe elektornike ndaj mediave radiovizive”, shtoi Selmani. Ai përsëriti mangësitë kryesore të ligjit, të cilat shaktojnë shqetësim te organizatat e gazetarëve dhe të medias, siç janë dilemat rreth pavarësisë së trupit rregullator, Agjencisë së mediave, zgjidhjet për RTVM, përpjkejen për të definuar profesionin e gazetarit dhe dënimet joproporcionale. “Edhepse pjesëmarrja e sektorit civil është rritur në propozimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë, shumica e anëtarëve të saj i propozojnë institucionet politike, Kuvendi dhe SHNJVL. Nuk kanë pranuar sugjerimin e ekspertit të Këshillit të Evropës që nominimi dhe zgjedhja e Këshillit të Komisionit të Agjencisë nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime dhe Kuvendi të bëhet me dy të tretat e votave”, theksoi Selmani. Sipas tij, ndikim edhe më të fuqishëm politik ka në nominimin e anëtarëve të Këshillit programor të Radiotelevizonit të Maqedonisë. “Prej 13 anëtarëve të Këshillit, dhjetë anëtarë propozojnë institucione politike dhe publike. Me këtë ulen mundësitë që RTVM të bëhet një servis i vërtet publik i qytetarëve”, tha Selmani.

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

SHGM, SPG, IMM dhe QZHM kërkojnë nga qeveria ta tërheq propozim ligjin e mediave, sepse nuk ka sqarim dhe nevojë për miratimin e tij, ndërsa atë nuk e kërkojnë as gazetarët dhe as BE

Përveç kësaj, nuk është marrë në konsideratë as vërejtja për fshirjen e definicionit gazetar, e cila sipast ekspertëve mund të ketë efket kufizues ndaj lirisë së shprehjes. “Nuk është rregulluar çështja për korigjimin dhe përgjigjen në pajtim me Direktivën evropiane për shërbimet auio dhe audiovizive, nuk është respektuar parimi i proporcionalitetit në pjesën e dispozitave ndëshkuese, nuk është saktësuar qartë në cilat raste Agjencia shqipton masa dhe përfunidimisht, nuk është siguruar mbrojtja gjyqësore nga të gjitha veprimet e Agjencisë”, përfundoi Selmani.

7


AMANDAMENTE TĂ‹ SHGM PĂ‹R LIGJET PĂ‹R MEDIA

Ligj për media

KUR TĂ‹ ANĂ‹TARĂ‹SO NĂ‹ BE

8

Kryetari i SHGM, Naser Selmani tha se nëse qeveria gjatë bisedimeve për anëtarësim në BE dëshmon se respekton lirinë e shprehjes atëherë nuk do kemi frik nga zbatimi i këtij ligji


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

OHEMI S

hoqata e gazetarëve të Maqedonisë nga fundi i gushtit në Kuvendin e Maqedonisë dorëzoi amandamente për ligjet e mediave, që janë në leximin e dytë në organin legjislativ. SHGM dorëzoi vetëm një amandament për Propozim ligjin për media dhe pesë për Propozim ligjin për shërbimet audio dhe audiovizive. Këto propozime janë bërë përkundër asaj se qeveria asnjëherë nuk sqaroi se pse nuk ka pranuar pjesën dërmuese të vërejtjeve të SHGM për ligjet e mediave. “Ne përkundër kësaj dje në Kuvend dorëzuam amandamente për këto ligje, sepse jemi shume të interesuar për mbarë procesin dhe duam të jemi konstruktivë”, kumtoi Naser Selmani, kryetar i SHGM në një deklaratë për mediat. SHGM për ligjin për media dorëzoi vetëm një amandament, ku kërkohet që zbatimi i ligjit të shtyhet deri në ditën kur Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së. “Presim që deputetët të pranojnë këto

amandamente për të parandaluar dëmet eventuale që ligji do t’i shkaktonte ndaj punës së mediave të shtypura dhe të internetit, si dhe ndikimin negativ që do ta ketë ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias. Duke pranuar këtë amandmaent, deputetët do të shmangin edhe dëmet ndaj eurointegrimeve të Maqedonisë sepse këtë ligj nuk e kërkon Bashkimi Evropian, por vetëm qeveria. Deputetët kanë një shansë ideale që para opinionit maqedon t’i zgjidhin të gjitha dilemat që ekzistojnë te të gjithë ne se miratimi i këtij ligji nuk ka për qëllim ta kufizojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias”, deklaroi Selamni. Selmani tha se qeveria pohon se ky ligj është harmonizuar me standardet evropiane. “Nëse është kështu atëherë ne nuk kemi asgjë kundër që ligji të zbatohet kur do të bëhemi anëtare e BE-së. Nëse cilado qeveri përmes bisedimeve për anëtarësim bind Komisonin Evropian se në vend respektohet liria e shprehjes dhe liria e mediave, atëherë nuk do të kemi frik se zbatimi i këtij ligji do të mund të

9


keqpërdoret për heshtjen e zërave kritikë në media”, shtoi ai. Lidhur me Propozim ligjin për shërbimet audio dhe audiovizive SHGM dorëzoi pesë amandmante, me të cilët parandalohet ndikimi politik gjatë zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit programor të RTVM dhe sigurohet burim i qëndrueshëm i finansimit për servisin publik. “Amandamentet tjera kanë të bëjnë me Agjencinë e mediave, ku duam që të forcojmë pavarësinë institucionale të trupit rregullator dhe të sigurohet transparencë në punën e tij. Kërkesat e njejta i kanë bërë edhe ekspertët e Këshillit të Evropës dhe të OSBE-së”, sqaroi Selmani. Në arsyetimin e amandamentit për shtyrjen e zbatimit të Ligjit për media përkujtohet se SHGM insiston për tërheqjen e ligjit sepse ai nuk garanton lirinë e shprehjes, por vendos detyrime dhe kufizime të reja për me-

10

diat. Rregullimi i mediave të shtypura dhe të internetit nuk mund të merret si standard evropian sepse pjesa dërmuese e vendeve të Bashkimit Evropian nuk rregullojnë këto media spese ata kanë një ndikim më të vogël në formimin e mendimit publik në krahasim me mediat radiovizive. “Në pjesën dërmuese të vendeve evropiane mediat e shtypura dhe të internetit rregullohen me ligje tjera që zbatohen edhe për të gjitha subjektet tjera fizike dhe juridike”, thuhet në arsyetimin e amandamentit. SHGM konteston dënimet e larta dhe joproporcion-

ale, të cilat mund të shkaktojnë mbylljen e një numri të madh të mediave të internetit. Përveç kësaj, definicioni gazetar është i panevojshëm sepse në mënyrë indirekte do të cojë drejtë liçencimit të gazetarisë. “Rënia e lirisë së shprehjes në Maqedoni nuk është për shkak të mungesës së legjislacionit, por për shkak të ndërhyrjes tejmase të qeverisë në punën e medias”, argumentohet në arsyetimin e amandamentit. Përveç kësaj, rregullimi i mdiave nuk është kërkesë e BE-së, por vetëm e qeverisë. “Bashkimi Evropian kërkon rregullimin e mënyrës se si qeveria shpenzon mjetet publike”, shtohet në arsyetimin. Arsyetim SHGM oftoi edhe për pesë amandmanetet për Propozim ligjin për shërbimet audio dhe audiovizive. Në një amandament kërkohet që Agjencia e mediave të punojë në mbledhje të hapura për opinionin. Arsyetimi është se parim kryesor i rekomandimit të Këshillit të Evropës për punën e trupave rregullator për media është që të jenë transparent. Përveç kësaj, Ligji aktual për veprimtari radiodifuzive suguron një transparencë të këtillë dhe përjashtimi i opinionit nga puna e Agjencisë do të jetë një hapë mbrapa. Amandamenti i dytë parasheh një votim të kualifikuar me dy të tretat e votave gjatë zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Agjencisë së mediave në Kuvend. Ky amandament është propozuar për të parandaluar ndikimin politik ndaj rregullatorit. Propozimi është bërë edhe nga ana e ekspertit të Këshillit të Evropës dhe pa asnjë sqarimin është refuzuar nga qeveria. Amandamenti i tret dhe i katërt bëhen për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit programor të RTVM dhe për finansimin e tij. Qëllimi i tyre është që të zbutet ndikimi politik gjatë zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit si dhe të sigurohet finansim i qëndrueshëm për servisin publik. Amandamenti i katërt parasheh zgjidhje për finansimin e RTVM në rast se nuk mblidhet taksa radiovizive. Amandamenti i pestë ndalon mundësinë që Agjencia e mediave të finansohet nga taksa radiovizive. Me këtë rriten të hyrat për MRTV, ndërsa ky rekomandim është bërë edhe nga eksperti i OSBE-së ne analizën e tij të ligjit.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

DEBAT PUBLIK PĂ‹R LIGJET E MEDIAVE NĂ‹ KUVEND

Selmani: Pa ligje të mira për media do të

HUMBIM LIRINĂ‹

Kryetari i SHGM, Naser Selmani paralajmëroi deputetët se nëse nuk i pranojnë vërejtjet e ekspertëve të huaj dhe të vendit për Propozim ligjin për shërbimet audio dhe audiovizive, Maqedonia rrezikshëm u afrohet vendeve pa liri të shprehjes

11


K

12

omisioni parlamentar për transport dhe lidhje gjatë muajit gusht organizoi debat publik për Propozim ligjin për shërbimet audio dhe audiovizive, ku morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave të gazetarëve dhe të mediave si dhe gazetarë dhe redaktorë. Fjalim para deputetëve pati edhe kryetari i SHGM Naser Selmani, i cili i ftoi deputetët t’i pranojnë vërejtjet e ekspertëve të huaj dhe të organizatave të gazetarëve. Selmani tha se kur miratohen ligjet për media nuk duhet të harohet se Maqedonia është ne vendin e 116-të në indeksin sipas lirisë së shprehjes në botë, prandaj ligjet duhet të jenë të harmonizuara me standardet evropiane sepse ligjet e mira janë një bazë e mirë për zgjidhjen e problemeve. “Në një afat më të gjatë gjërat mund të përmirësohen vetëm nëse ka vullnet të fuqishëm politik nga pushteti, i cili duhet në përpikmëri dhe në mënyrë joselektive të zbatojë ligjet”, theksoi Selmani. Ai ktitikoi qasjen e qeverisë sepse ligji i ofruar ka zgjidhje më restriktive nga ligji aktual për veprimtari radiovizive.”Dua të paralajmëroi se nëse miratohet ky ligj pa mos marrë parasysh vërejtjet qenësore të institucioneve ndërkombëtare dhe të vendit, Maqedonia jo vetëm që nuk mund të pret të përmirësojë imazhin në botë, por ekziston risk i i madh që në botë të trajtohemi si vend ku legjislacioni nuk garanton lirinë e shprehjes, dhe kjo do të jetë argument i mjaftueshëm për të rënë edhe më tej në indeksin për lirnë e shprehjes. Rrezikshëm u afrohemi grupit të vendeve ku nuk ka liri të shprehjes”, paralajmëroi Selmani. Sipas tij, qeveria gjatë përpilimit të ligjit i ka braktisur qëndrimet e harmonizuara me SHGM nga dialogu njëvjeçarë, dhe nuk ka vepruar ndaj kërkesave të Bashkimit Evropian, i cili kërkon vetëm implementimin e Direktivës evropiane për shërbimet audio dhe audiovizive. Ai tha se BE vërën se media dhe trupi rregullator për media punojnë nën trysni të madhe politike dhe ekonimike, ndërsa me ligjin qeveria edhe më tej shton këtë trysni, veçanërisht gjatë nominimit të anëtarëve të Agënicisë së mediave. “Është suspenduar mandati me shkallë, i cili mbron Këshillin e Agjencisë nga ndërhyrja arbitrare e politikës. Tërë pushteti është përqëndruar në duart e drejtorit të Agjencisë, ndërsa vedimet e rregullatorit për marrjen e lejes së punës patjetër duhet të sigurohet

mbrojtje gjyqësore, që është veçori themelore për çdo shtet juridik”, tha njeriu i parë i SHGM. Sipas tij, ligji nuk siguron as politikë të pavarur redaktuese të RTVM e as finansim të qëndrueshëm për servisin publik. “Mekanizmi për zgjedhjen dhe punën e Këshilllit programor të RTVM ngelet nën ndikimin politik sepse prej 13 anëtarëve, dhjetë propozojnë institucionet politike dhe publike. Nuk ka zgjidhje nëse nuk mblidhet taksa radiovizive”, konstatoi ai. Paralajmëroi se liria e shprehjes mund të kufizohet kur ajo paraqet rrezik serioz për të drejtat e tjerëve, por shteti patjetër të mbajë llogari për disa parime. “Kufizimi patjetër të jetë i paraparë me ligj, i cili patjetër duhet të jetë i qartë, të mos hamendësojë dhe saktë i definuar. Shteti patjetër


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

të dëshmojë se masa është e nevojshme dhe legjitime për mbrotjen e të drejtave të tjerëve dhe se përdor mjete proporcionale për të mbrojtur këto të drejta dhe interesa. Përmendja e çështjeve lidhur me sigurinë komnëtare, nxitjen e jotolerancës ose urrejtjes janë shumë të paqarta dhe mund të keqpërdoren”, vërejti ai. Selmani kërkoi që ligji të rregullojë të drejtën e përgjigjes dhe korigjimit dhe të respketohet parimi i proporcionalitetit në pjesën e dispozitave ndëshkuese. “Ndëshkimet janë shumë të larta dhe joproporcionale, mungojnë veprime në hapa, të cilat mund të shkaktojnë vetëçënzurë. Marrja e lejes së punës patjetër të jetë si masë e fundit dhe në raste të jashtëzaonshme. Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg ndëshkimet e larta jo-

proporcionale i trajton si shkelje të rëndë të lirisë së shprehjes”, përkujtoi ai. Ai në fund ftoi deputetët mirë të mendojnë para se ta votojnë ligjin, sepse Maqedonia me këtë ligj nuk do të përparojë në rrugën e integrimeve evropiane, ndërsa do të shkaktojë dëme të jashtëzakonshme ndaj zhvillimit demokratik të vendit. “Bashkimi Evropian demokracinë tonë do ta vlerësojë sipas nivelit të lirisë së shprehjes dhe të mediave. Këtë qartë e tha edhe eurokomesari Shtefan File, si është liria e shprehjes, ashtu është edhe demokracia”, tërhoqi vërejtjen Selmani dhe shtoi se deputetët e pushtetit duhet të sillen sikur janë në opozitë, sepse nuk do që pasojat e rënda të këtij ligji t’i shohin atëherë kur nuk do të jenë në pushtet më.

13


EBAT PUBLIK I QEVERISĂ‹ PĂ‹R LGJET E MEDIAVE

14

UNIFORMA PĂ‹R GAZETARĂ‹T!


N

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Kryetari i SHGM Naser Selmani kërkoi nga ministri Ivo Ivanovski të pranojë kërkesën për liçencimin e gazetarëve, pastaj mbetet vetëm të parashihen edhe uniforma për gazetarët

ë fillim të gushtit Ministria për shoqëri informative dhe administratë organizoi debat publik në Shkup për ligjet e mediave, ku morën pjesë edhe ekspertët e huaj nga Këshilli i Evropës, OSBE dhe Bashkimi Evropian. Kryetari i SHGM Naser Selmani në debat shprehu pakënaqësi nga mënyra se si Ministria për shoqërinë informative dhe administratën e drejton debatin publik për ligjet e medias për të cilën përgjegjësi mban edhe ministri Ivo Ivanovski . Selmani ishte i tmeruar nga kërkesa e disa gazetarëve që në Propozim ligjin për media të liçencohen gazetarët. “Jam i tmeruar që gazetarë kërkojnë të liçecohen gazetarët. Ju lutem pranoni këtë propozim dhe pastaj ne do ju propozojmë që ligji të parasheh edhe uniforma për gazetarët dhe sipas mundësisë ndonje shirit në krah me Yllin e Davidit”, tha Selmani. Ai ia zuri për të madhe minisrit Ivanovski që pohon se shqatat e gazetarëve që bojkotuan debatin nuk kanë dorëzuar vërejtje për ligjin. “Gjatë periudhës së kaluar në vend që të kontestohen qëndrimet tona ishim objekt sulmesh, shpifjesh dhe ofendimesh. Vlerësoj se edhe ju ministër, mbani përgjegjësi peër mashtrimin që përhapet në opinion se ekspertët kanë mendime të ndryshme për ligjin. Ministër, nuk është problem ligji, ne nuk erdhëm në këtë derexhe për shkak të ligjeve, por sepse shteti tej mase ndërhynë në punën e mediave. Këto debate u përngjajnë lecitimeve në berzë shit-blerje, ndërsa çështja kryesore është nëse ne i respektojmë stadnardet ndërkobëtare ose jo”, tha Selmani. Sipas tij, dallimet kryesore mes qeverisë dhe SHGM qëndrojnë në diagnostifikimin e gjendjes së rendë të medave në Maqedoni. “Mund t’i fajsojmë të huajt, mund të pohojmë se bëhet fjalë për konspiracion për të na bërë presion për emrin, por realiteti është ndryshe. Ai që i ka lexuar rekomandimet e dinë se cilat janë standardet dhe se çështja është nëse do të garantohet liria e shprehjes ose jo”, shtoi ai. Sipas tij, e paqartë është se pse qeveria me këmbëngulje refuzon të publikojë shpenzimet publike për reklamimin e saj në media.

15


KOMISIONI EVROPIAN ME QĂ‹NDRIM TĂ‹ QARTĂ‹

NUK KËRKOJMË ligj për media

K 16

omisioni Evropian nga mesi i gushtit doli me qëndrim publik lidhur me debatin për Propozim ligjin për media dhe Propozim ligjin për shërbimet audio dhe audiovizive, që me 13 gusht u mbajt në Shkup, ku morën pjesë edhe ekspertët e Këshillit të Evropës, OSBE dhe Bashkimit Evropian. Komisioni Evropian tha se përpilimi i legjislacionit të ri për media, që do të zëvendsësojë ligjin aktual për veprimtari radi-

odifuzive, nisi në vitin 2011, me iniciativë të qeverisë, dhe nuk është kërkesë e Komisionit evropian. “Garantimi i lirisë së shprehjes dhe të drejtave tjera fundametale është kusht për një vend për t’iu anëtarësuar në BE, por për atë se si dhe kur do të reformohet legjislacioni për media në vend vendosin autoritetet e vendit dhe aktorët e tjerë të shoqërisë”, thuhet në kumtesën e delegacionit të BE-së në emër të


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Komisioni evropian thotë se në raportin e ardhshëm vjetor për përparimin e Maqedonisë përveç ligjeve të mediave do të vlerësojë edhe çështje tjera të rëndësishme lidhur me ambientin mediatik në vend

Komisionit evropian. Lidhur me procesin e miratimit të ligjit, Komisioni Evropian thotë se qëndrimi i tyre saherë ka qenë i qartë se qeveria duhet të sigurojë hapësirë të mjaftueshme kohore për të siguruar se ligjet e propozuara janë në harmoni me standardet evropiane dhe praktikat më të mira, ndërsa konsultimet me aktorë relevantë të jetë sa më gjithëpërfshirës të jetë e mundur. “Krahas këtyre ligjeve, raporti i ardhshëm

vjetor i Komisionit Evropian do të vlerësojë edhe ështje tjera të rëndësishme lidhur me ambientin e mediave në vend”, thuhet të kumtesën e Komisionit Evropian. Komisioni përkujton se BE sa i përket pjesës së legjislacionit të propozuar që ka të bëjë me implementimin e Drektivës evropiane për shërbimet audio dhe audiovizive, qeverisë i ka ofruar ekspertizë të pavarur teknike gjatë tre viteve të kaluara.

17


OSBE KRITIKON LEGJISLACIONIN E MEDIAVE

Mijatoviq: Ligjet mun kufizojnë lirinë e shp

P

18

ërfaqësuesi i OSBE për lirinë e mediave Dunja Mijatoviq nga fundi i korikut i shkroi letër ministrit për Shoqëri informative dhe administrate, Ivo Ivanovski, ku shpreh shqetësimin e saj për përpmbajtjen e ligjeve të mediave. “Duke pasur parasysh gjendjen aktuale të lirisë së mediave në vend, jam e shqetësuar se ky legjislacion do të mund të përdoret për të heshtur zërat kritik dhe për të kufizuar lirinë e shprehjes. Edhepse shume pjesë të ligjeve janë të pranueshme, unë jam e shqetësuar se formulimi i tyre mund të lerë shteg për keqpërdorime”, shkruan Mijatoviq në letrën për Ivanovskin. Mijatoviq ne lëtër i përsërit vërejtjet e vjetra lidhur me rolin e fuqishëm të Agejncisë së mediave dhe procedurën për zgjedhjen e përbërejes së tij, që nuk garantojnë pavarësi. Përveç kësaj, ajo është e shqetësuar se roli i ri monitories i Agjencisë do të mund t’i krijojë hapërsirë për të ndërhyrë edhe në përmbajtjen e mediave të shtypura dhe të internetit. “Nuk ka nevojë për të definuar kush është gazetar në ligj. Definicioni është i panevojshëm, dhe do të mund të përdoret edhe për përjashtimin e disa punëtorëve të medias për tu marrë me gazetari prandaj është i panevojshëm”, shkruan Mijatoviq. Sipas saj, dënimet aktuale në ligj janë ndieshëm të larta dhe joproporcionale, mungojnë veprimet me hapa, pa të cilat mund të shkaktohet vetëçenzurë në media. “Përmendja e çështjeve lidhur me sigurinë kombëtare, nxitjes të mostolerancës ose urretjes janë shumë të paqarta dhe mund të keqpërdoren”, paralajmëron përfaqësuesi i OSBE-së. Ajo rekomandon që të mos insistohet në pjesëmarrjen e “shoqatës shumicë të gazetarëve” në Këshillin

e Agjencisë për media dhe në Këshillin programor të RTVM sepse ekziston rrezik për të krijuar tensione mes shoqatave. “Ekziston trysni e pretenduar kundër gazetarëve për tu bërë anëtarë të një shoqate të caktuar. Kjo duhet të shmanget”, sugjeron Mijatoviq. Në fund ajo përshendet bashkëpunimin me autoritetet në Shkup për ligjet dhe me padurim pret të shikoj se si autoritetet veprojnë ndjh vërejtjeve me qëllim për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.

Jam e shqetësuar se ky legjislacion do të mund të përdoret për të heshtur zërat kritik dhe të kufizohet liria e shrehjes, shkruan përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq në letrën për ministrin Ivo Ivanovski


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

nd ta prehjes

19


SHGM PAJTOHET ME VĂ‹REJTJET E OSBE PĂ‹R LIGJET E MEDIAVE

Pjesë të ligjeve mund të keqpërdoren

S

20

hoqata e gazetarëve të Maqedonisë, nga fundi i korrikut ndau shqetësimin me Përfaqësuesin e OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq, se legjislacioni i ri për media të miratuar nga qeveria mund të përdoret për të heshtur zërat kritik në media dhe të kufizohet liria e shprehjes. SHGM përshëndet qëndrimet e zonjës MIjatoviq se disa pjesë të ligjeve, edhepse mund të jenë të pranueshme, në kontekst të gjenjdes aktuale me lirinë e medias, mund të sjellin deri të keqpërdorime të ndryshme. “Pajtohemi se thirrja në sigurinë kombëtare dhe nxitjen e jotolerencës dhe të gjuhës së urrtjes në ligj janë shumë të paqarta dhe mund të keqpërdoren. Poashtu, kontestuese janë edhe zgjidhjet për Agjencinë për media, definicioni gazeëtar dhe dispozitat ndëshkuese, me të cilat krijohet hapësirë që rregullatori të ndërhyjë në përmbajtjen e mediave të shtypura dhe të internetit dhe të nxitet vetëçenzura në media”, thuhet në reagimin e SHGM. SHGM vlerëson se qëndrimi i përfaqësursit të OSBE-së për ligjet edhe njëherë konfirmon se qëndrimet e Shoqatës janë të argumentuara dhe se përshtypja negative në botë për lirinë e shprehjes në Maqedoni nuk do të përmirësohet me ndyshimin e ligjeve, por me ndryshimin e politikës së qeverisë ndaj punës së mediave. “Nëse qeveria do ta forcojë lirinë e mediave atëherë duhet të pushojë të përzihet në punën e mediave dhe ta ndërpret lidhjen koruptive midis politikës dhe mediave. Kjo do të arrihej vetëm nëse qeveria propozon legjislacion i cili do të sigurojë transparencë më të madhe në shpenzimin e parave publike për fushatat qeveritare dhe të përcaktohen kritere për mënyrën e shpërndarjes së fushatave në media. Poashtu, e rëndësishme është që me ligj të sanksionohet mundësia që mediat të finansojnë fushatën zgjedhore të partive

SHGM mbështet qëndrimin e Dunja Miiatviq se disa pjesë të ligjeve për media, edhe pse mund të jenë të pranueshëm, në kontekst të gjendjes aktuale me lirinë e mediave, mund të shkaktojnë keqpërdorime të ndryshme

përmes reklamës politike”, përkujton SHGM. Për SHGM e rëndësishme është që Mijatoviq i sugjeron qeverisë të mos përzihet në organizimin e gazetarëve me qëllim të shkaktojë tensione mes shoqatave të gazetarëve.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

ARTIKĂ‹LL 19 E SHQETĂ‹SUAR PĂ‹R LIGJIN PĂ‹R SHĂ‹RBIMET AUDIO DHE AUDIOVIZIVE

Harmonizoni ligjin me

STANDARDET NDËRKOMBATËRE Në letrën e Artikëll 19 për ministrin e shoqërisë informative dhe administratë, Ivo Ivanovski, ka 15 rekomandime për të përmirësuar ligjin

21


O

22

rganizata joqeveritare Artikëll 19, e cila merret me mbrotjen e lirisë së shprehjes, lirisë së mediave dhe qasjen të lirë deri te informacionet me karakter publik, gjatë muajit gusht i dërgoi letër ministrit për Shoqëri informative dhe administratë, Ivo Ivanovski, ku shprehin shqetësimin e tyre për përmbajtjen e Propozim ligjit për shërbimet audio dhe audiovizive. Në letër kjo organizatë me renome ndërkombëtare me seli në Londër, kërkon nga ministri Ivanovski të harmonizojë ligjin me standardet ndërkombatëre për lirinë e shprehjes. E para, Artikëll 19 është e shqetësuar që në qëllimet e ligjit nuk është paraparë promovimi i të drejtës për lirinë e shprehjes. “Kjo është një mangësi serioze, sepse komentimi dhe zbatimi i çfardo qoftë legjislacioni për media do të duhej të konfirmonin mbrojtjen e lirisë së shprehjes”, thuhet në letër. E dyta, organizata është e shetësuar që në Propozim ligjin nuk parashihen instrumente për mbrojtjen e pavarësisë së Këshillit të Agejnicisë së mediave, e cila nuk ka as përgjegjësi ta mbrojë lirinë e shprehjes. “Fakti që vendimet e Komisonit parlamentar për zgjedhje dhe emrime dhe të KLuvendit do të miratohen me shumicë të thjeshtë, Propozim ligji lejon që partia në pushtet të ketë ndikim ndaj emërimit të anëtarëve të Këshillit”, thekson Artikëll 19 dhe shton në ligj se mungon transparenca në procesin e nominimit të anëtarëve të Këshillit. Poashtu, ata janë skeptikë se Agjencia me një Këshillë të përbëre prej 7 anëtarësh, do të mund t’ia dalin me aq shumë çështje kompetencash, siç janë përcaktimi i pranisë së koncentrimit të paligjshëm mediatik, pluralizmit, mbrojtjes së të miturve dhe liçencimit, dhe çështjeve tjera. Përveç kësaj, Propozim ligji nuk ofron garanci se Agjencia do të ketë finanism të qëndsrueshëm, ndërsa nuk ka as mekanizëm për mbrojtjen e pavarësisë së drejtorit të Agjencisë, i cili lehtë mund të shkarkohet. Nga ana tjetër nuk ka ndalesë për konflikt interesash të drejtorit e as ndalesë për mospërputhje të funksioneve për t’u mborjtuer nga ndikimi i pushteteve politike dhe ekonomike. Drejtori nuk ka të drejtë të ankohet kundër shkarkimit të tij dhe nuk ka kompetenca të qarta, të cilat janë identike me kompetencat e Këshillit. E treta, organizata vlerëson se ligji vendos

ndalesa të shumta, mes tjetrash, “kërcënim për sigurinë kombëtare”, “nxitje për rënimin e dhunshëm të rendit kushtetues”, ose “thirje për agreson ushtarak ose përleshje ushtarake”, të cilat patjetër të jenë të parapara me ligj, të kenë qëllim të ligjshëm dhe të jenë të domosdoshme dhe proporcionale në pajtim me Konventën evropiane për të drejtat e njeriut. “Ndalesat shumë të gjëra nga neni 48 do të kenë efektin e heshtjes dhe ftohjes së mediave dhe mund të çojnë në kufizimin arbitrarë të shprehjes legjitime”, konstatohet në letër. E katërta, procedura e liçencimit në ligj shkel standardet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes sepse mungojnë qëllimet që Agjencia do të duhej t’i arrinte gjatë ndarjes së tyre, siç është interesi publik ose pluralizmi i mendimeve, ajo nuk siguron seancë pyetjesh të hapura ku kandidatët do t’i prezentonin aplikacionet e tyre dhe nuk ka debat të hapur kur Agjencia do të nis procedurën për marrjen e liçencës. E pesta, Artikëll 19 vëren mungesën e finansimit të qëndrueshëm të RTVM që të jetë në gjendje të realizojë misionin e tij, ndërsa procedura e zgjedhjes së anëarëve të Këshillit programor të RTVM bëhet me shumicë të thejshtë dhe i mundëson


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

partrisë në pushtet t’i zgjedh kandidatët e pëlqyer të saj. “Propozim ligji nuk u ndalon të punësuarve të RTVM të marrin direktiva dhe instrukcione nga persona të jashtëm dhe nuk ndalon kontroll apriori ndaj programeve të RTVM. Përfundimisht, nuk janë definuar kriteret për emërimin dhe shkakrkimin e drejtorit të RTVM”, thuhet në letrën e organizatës. E gjashta, sanskionet në propozim ligjin nuk sigurojnë qasje proporcionale. Rekomandimet: Për të shmangur të gjitha këto lëshime, Artikëll 19 i propozon ministrit Ivanovski që Propozim ligji të korigjohet në drejtim: - E drejta për lirinë e shprehjes patjetër të jetë një ndër qëllimet e Propozim ligjit, - Zgjedhja e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të agjencisë të bëhet me shumicë të kualifikuar në Kuvend, - T’u ndalohet anëtarëve të Këshillit të Agjencisë të pranojnë autorizime apo sugjerime nga persona të jashtëm, për të siguruar pavarësinë e tyre, - Organizatave të mediave dhe të shoqërisë civile t’u mundësohet të nominojnë kandidat për anëtarë të Këshillit,

- Intervistat me kandidatët për anëtarë të Këshillit duhet të jenë të haura për opinonin, - Agjencioni të jetë përgjegjës për sigurimin e mbrojtjes së lirisë së mediave dhe të lirisë së shprehjes si pjesë e funksioneve të tij, - Propozim ligji të sigurojë burim të qëndrueshëm të finansimit për Agjencinë për të funksionur plotësisht dhe në mënyrë të pavarur, - Të sanskionohet konflikti i interesave, të parasheh dispozita për mospërputhjen e funskioneve të anëtarëve të Këshillit të Agjencisë dhe të parasheh kërkesë për intervistë me kandidatët për pozitën e drejtorit dhe ato të jenë të hapura për opinionin. Shkarkimi i drejtorit të jetë i mundur vetëm për raste serioze dhe do të duhej të ketë të drejtën ta ankimojë vendimin për shkakrimin e tij në gjykatë, - Distinkcion i qartë mes kompetencave të Këshillit dhe drejtorit të Agejncisë, i cili duhet të jetë kompetent vetëm për drejtimin teknik të Agejncisë, - Të gjitha kufizimet për përmbajtjen e mediave duhet të jenë të nevojshme dhe proporcionale konform qëllimit të pretenduar, dhe në harmoni me rrethanat e rastit konkret, - Kritere për ndarjen e liçencave dhe shqyrtimin e aplikacioneve të jetë publike, ndërsa liçencat mund të miren vetëm pas sencava të pyetjeve me pjesëmarrjen e medias liçenca e të cilës mund të merret, - Duhet të garantohet finansim i qëndrueshëm i RTVM, i cili duhet të ketë buxhet të mjaftueshëm për të përmbushur misionin e tij dhe zgjedhja e kandidatëve për anëtarë të Këshillit programor të RTVM të jetë me shumicë të kualifikuar, - Të ndalohet që të punësuarit e RTVM të marrin urdhëra nga jashtë dhe të ndalohen kontrolle apriori ndaj programeve të RTVM. Poashtu, nevojitet definimi i qartë i kritereve për emrërimin dhe shkarkimin e drejtorit të RTVM, - Agjencia e mediave ta përcaktojë llojin dhe lartësinë e sanskioneve duke pasur parasysh rrethanat e veçanta në rastin e caktuar, të cilat duhet të jenë proporcionale. Në fund të letrës Artikëll 19 shpreh gatishmëri për të ndihmuar ministrin për shoqëri informative dhe administratë për të harmonizuar Propozim ligjin me standardet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes.

23


GAZETARĂ‹T BĂ‹NĂ‹ TH PĂ‹R LIRIMIN E KEZH

24

K

ëshilli nismëtar për lirimin e gazetarit Tomisllav Kezharovski, nga mesi i korrikut kërkuan lirimin e tij pasi gazetari nisi grevën e urisë pas vendimit të gjykatës për vazhdimin e masës së arrestit për 30 ditë tjera.

“Thellë jemi të shqetësuar nga lajmi për grevën e urisë të gazetarit Kezharovski dhe kërkojmë që ai menjëherë të lirohet për t’u mbrojtur në liri. Përkujtojmë se kushtet për këtë janë përmbushur: mbaroi marrja në pyetje e dëshmitarëve për rastin për të cilën është arrestuar kolegu ynë, ndërsa është dhënë


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

HIRRJE HAROVSKIT

edhe pronë si garanci”, reaguan atëkohë organizatat e gazetarëve dhe të mediave. SHGM, SPG dhe IMM vlerësojnë se greva e urisë e Kezharovskit, në kushte të gjendjes së rënduar shëndestësore duhet të jetë alarm për organet kompetente të cilët tashmë dy maj refuzojnë t’i dëgjojnë kërkesat e bashkë-

sisë së gazetarëve dhe të mediave nga vendi dhe jashtë. “Në të kundërtën përgjegjësia për gjendjen e gazetarit bie mbi pushtetin gjyqësorë dhe ekzkutiv dhe ndaj të gjitha institucioneve shtetërore që kanë zgjedhur të injorojnë këtë rast pa precedent në historinë e gazetarisë maqedone”, paralajmëruan këto organizata.

25


BE më fuqishëm lirimin e Kezharov

KISHILLI NISMĂ‹TARĂ‹ PĂ‹R LIRIMIN E KEZHAROVSKIT TAKOI AMBASA

Kryetari i SHGM Naser Selmani nga auroambasadori në Shkup, Aivo Orav kërkoi angazhim më energjik te organet maqedonase për lirimin e gazetarit Kezharovski

K 26

ëshilli nismëtar për lirimin nga arresti të gazetarit Tomisllav Kezharovski, respektivisht përfaqësues të organizatave të gazetarëve dhe të mediave në fillim të qershorit patën takim me ambasadorin e BE në Shkup, Aivo Orav. Në këtë takim përfaqësuesit e SHGM, SPG dhe të IMM ambasadorit Orav ia transmetuan shqetësimine tyre për rastin e gazetarit Tomisllav Kezharovski. Kryetari i SHGM, Naser Selmani sqaroi se masa e arrestit kundër gazetarit Kezharovski nuk mund të justifikohet me asgje sepse marrja në pyetje e dëshmitarëve ka mbaruar dhe nuk ekziston rrezik që ai të arratiset. Selmani tha se nëse Kezharovski do të kishte dashur të arratisej këtë ka mundur da bëjë më herët. Kezharovski nuk është arratisur përkundër asaj se dy herë është marrë në pyetje nga prokuroria dhe Ministria e punëve të brendshme para se të arrestohej. Selmani tha se rasti i Kezharovskit ka efekt të frikshëm dhe nega-

tiv ndaj lirisë së shprehjes sepse mund të përdoret si instrument për frikësimin e të gjithë gazetarëve. Sipas tij, Kezharovski është rast eklatant, i cili ilustron raportin e pushtetit ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave. Ai ftoi institucionet evropi-


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

të kërkoi vskit

ADORIN E BE NĂ‹ SHKUP

hu qëndrimin parimor të BE-së se deri tani nuk kanë komentuar rastet gjyqësore sepse presin që organet gjyqësore të veprojnë në pajtim me ligjet. Sipas tij, përfaqësuesit e pushtetit e dinë qëndrimin e BE se liria e shprehjes është prioritet i lartë për vlerësimin e progresit të një vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai paralajmëroi se qëndrimi i BE-së për rastin Kezharovski do të publikohet në raportin vjetor për përparimin e Maqedonisë në vitin 2013. Pas takimit anëtari i Këshillit nismëtarë për lirimin e Kezharovskit dhe redaktor në gazetën “Nova Makedonija”, Zoran Dimitrovski, bëri një deklaratë për media, ku theksoi se qëllimi i takimit ka qenë të informohe BE për rastin Kezharovski sepse Maqedonia është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Ne vlerësojmë se arrestimi i kolegut Kezharovski është i padrejtë. Ata, kuptohet që nuk mund të ndërhyjnë në gjyqësi, por me shqetësim ndjekin rastin me arrestimin e gazetarit”, tha Dimitrovski. Organizata e gazetarëve dhe të mediave në vend dhe thuaja të gjitha organizatat ndërkombëtare që merren me lirinë e shprehjes dhe të drejtat e njeriut, duke inkuadruar edhe përfaqësuesin e Kombeve të Bashkuara për larine e shprehjes, i cili para do kohe qëndroi në Maqedoni, ashpër kanë reaguar kundër arrestimit të gazetarit Kezharovski dhe kërkuan që gjykata ta lejojë të mbrohet në liri. Krahas kësaj, Këshilli penal i gjykatës së Shkupit për herë të tretë ia vazhdojë masën e ane që të angazhohen më fuqishëm te autoritetet arrestit për 30 ditë Kezharovskit, i cili u arrestua maqedone që Kezharovski të mbrohet në liri. Ambasadori Orav përfaqësuesve të SHGM, në aksionin “Likuidimi”, nën dyshimin se ka zbulSPG dhe IMM u kumtoi se BE nga afër e ndjek ras- uar identitetin e dëshmitarit të mbrojtur në rastin tin e arrestimit të gazetarit Kezharovski. Ai shpre- “Orashe”.

27


OSBE DĂ‹NON ARRESTIMIN E GAZETARIT NĂ‹ MAQEDONI

Mijatoviq kërkon Gruevski ta lirojë Kezharovskin

P

28

ërfaqësuesi i OSBE për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq, nga fundi i gushtit i dërgoi letër kryeministrit Nikolla Gruevski, ku thotë se vazhdimi i arrestit për gazetarin Tomisllav Kezharovski në Shkup për 30 ditë tjera është e papranueshme. “Arrestimi i gazetarëve për atë që shkruajnë është e papranueshme në një shoqëri demokratike. Ky është rast i vetëm i mbajtjes në arrest të një gazetari në pritje të gjykimit në rajonin e Ballkanit perendimor. Jam e shqetësuar edhe për shkak të arrestimit të tij edhe për shkak të arrestit të tejzgjatur, sepse këto gjëra ndikojnë negativisht ndaj lirisë së mediave në vendin tuaj”, shkruan Mijatoviq. Mijatoviq në letrën e saj thirret edhe në deklaratën e të dërguarit special të OKB për lirinë e fjalës dhe të shprehjes, Frenk La Ru, i cili gjatë qëndrimit në Maqedoni kërkoi poashtu lirimin e Kezharovskit. “Masat e tepruara siç është arresti i vazhduar i tij shërbejnë vetëm si mjet për të frikësuar gazetarët dhe rëndë shkelin pavarësinë e mediave. Shoqëritë demokratike asnjëherë nuk mund të funkcionojnë ashtu siç duhet kur zërat kritik heshten”, citohet deklarata e La Rusë në letër. Tomisllav Kezharovski, gazetar hulumtues në gazetën ditore “Nova Makedonija” është në arrest për shkak të një shkrimi të botuar në vitin 2008 në magazinën “Reporter 92”, ku ka zbuluar identitetin e dëshmitarit të mbrojtur në një rast vrasjeje. Përfaqësuesi i OSBE tashmë ka shrehur shqetësimin e saj për masën e arrestit në maj të viti 2013. Nga fundi i korrikut Përfaqësuesi i OSBE për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq, për herë të dytë e ka dënuar vazhdimin e masës së arrestit për gazetarin Tomisllav Kezharovski. “Është e papranueshme që gazetar të arrestohen për shkak të raportimit të tyre. Unë tashmë kamë interventuar për këtë rast dy herë gjatë muajit të kaluar. Sot jam veçanërisht e shqetësuar që gjykata vendosi të vazhdojë arrestin për tridhjet ditë të reja”, tha Mijatoviq. Mijatoviq në deklaratën e saj i ftoi autoritet maqedone t’i dëgjojnë thirrjet e shoqërisë civile dhe ta lirojnë Kezharovskin të mbrohet në liri. “Edhe njëherë, e thek-

soj rëndësinë që t’u mundësohet gazetarëve të shkrujanë storie hulumtuese për çështje me interes publik, të liruar nga kërcënimet me burg dhe duke mos qenë të deturuar t’i zbulojnë burimet e informacionit. Apekoj deri te autoritetet në Shkup ta shqyrtojnë këtë çështje me urgjencë dhe si serioze. Vazhdimi i arestit për Kezharovskin tashmë ka ndikim të madh ndaj lirisë së shprehjes në vend”, konkludoi atëherë Mijatoviq.

Arrestimi i gazetarëve për atë që kanë shkruar është e papranueshme në një shqoëri demokratike, thotë Përfaqësuesi i OSBE për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq në letrën dërguar kryeministrit Nikolla Gruevski


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

PUSHTETI BĂ‹NĂ‹ TRYSNI MBI MEDIAT

Anëtarsim në AGM ose s’ ka fushata qeveritare

S

hoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në fillim të qershorit i suspendoi të gjitha kontaktet me autoritetet derisa nuk pushojnë presionet ndaj gazetarëve dhe pronarëve të mediave nga përfaqësuesit e pushtetit local dhe qendror me qëllim që gazetarët të anëtarësohen në Asociacionin maqedon të gazetarëve (AMG). SHGM prej qendrave rajonale në Manastir, Strumicë dhe Shtip u informua se pronarët e disa mediave lokale kërkojnë nga gazetarët të nënshkruajnë fletëanëtarësi në Asociacionin maqedon të gazetarëve. “Gazetarët janë të shantazhuar me kërcënimin se do të pushohen nga puna nëse refuzojnë të anëtarësohen në AMG. Arsyetimi i të gjithë pronarëve që ushtrojnë këtë lloj të presioni ndaj gazetarëve është se janë të detyruar t’i anëtarësojne ato në AMG sepse janë të shantazhuar me reklama”, thuhet në reagimin e SHGM. Sipas SHGM, këto forma të presionit paraqesin shpërdorim të skajshëm të pushtetit nga bartësit e funksioneve publike, të cilët kanë për qëllim t’i frikësojnë gazetarët dhe drejtpërdrejtë i shkelin të drejtat themelore të njeriut, të drejtën për bashkim të lirë dhe lirinë e shprehjes. “Ftojmë anëtarët e SHGM të mos bien pre e këtyre presioneve, ndërsa nga përfaqësuesit e pushtetit qëndror dhe lokal kërkojmë që menjëherë

SHGM vlerëson se presionet ndaj gazetarëeve dhe meidave janë shpërdorim i rëndë i pushtetit dhe shkelje e të drejtës për lirinë e bashkimit të pushojnë me këto sjellje të pahijshme. Nëse kjo formë e presionit kundër mediave dhe gazetarëve nuk pushon do të dëshmohet se qëllimi i pushtetit nuk është që të zgjidh problemet me lirinë e medias por të kontrollojë lirinë dhe organizimin e gazetarëve”, thuhet në reagim. Këto presione ndaj gazetarëve nga pushteti bëhet për shkak të qëndrimeve të SHGM për gjendjen me lirinë e shprehjes dhe për Propozim ligjin për media dhe shërbimet audiovizive. SHGM sqaron se në kuadër të debateve publike, por poashtu edhe në takime joformale me përfaqësues të lartë të qeverisë, ka investuar përpjekje të shumta konstruktive që së bashku të përmirsohet teksti i propozim ligjit për media, duke përsëritur rekomandimet tona, të cilat janë në pajtim me vlerësimet dhe analizat e Këshillit të Evropës dhe OSBE.

29


KRYETARI I SHGM DĂ‹SHMON PĂ‹R NGJARJET E 24 DHJETORIT

Na përzunë për të f

E DEPUTETËVE Për të mos u përsëritur kjo shkeje e rëndë e Kushtetutës dikush duhet të mbajtë përgjegjësi shkruan në dëshminë për Komisionin e ekspertëve për ndriçimin e ngjarjeve të 24 dhjetorit, kryetari i SHGM, Naser Selmani

K 30

ryetari i SHGM, Naser Selmani dhe gazetar i gazetës Vest, Naser Selmani në gusht, me kërkesë të Komisioni të ekpertëve për ndriçimin e ngjarjeve të 24 dhjetorit në Kuvend, ka bërë një deklaratë për ngjarjet, në të cilën përshkruan vetëm incidentin me gazetarët, kur sigurimi i Kuvendit pa kurrëfarë arsye dhe pa sqarim përzuri nga galeria e Kuvendit duke i penguar në ushtrimin e detyrës së tyre, ndërsa opiniot ia shkurtuan të drejtën për të qenë të informuar objektivisht për ngjarjet. Në dëshminë Selmani sqaron se si është përpjekur të bind sigurimin e Kuvendit se nuk kanë bazë ligjore për t’i debuar gazetarët nga galeria. “I bindja se askush nuk ka të drejtë të na debojë nga galeria pa vendim të Kuvendit me të cilën do të mbyllet për opinion seanca. Thashë se do ta lëshojmë

galerinë sapo deputetët do të dalin nga salla, por derisa ata janë në sallë, opozita perreth foltores, ndërsa deputetet e pushtetit të ulur nëpër vendet e tyre, ne duam ta ndjekim gjendjen për të mundur të raportojmë për redaksitë tona. Por këto sqarime sigurimi nuk deshi t’i dëgjojë”, shkruan Selmani. Pasi nuk kishte mundur të bind sigurimin, Selmani ishte përpjekur të zgjidh kontestin me shefin e kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Marjan Maxhovski, të cilin në telefon e kishte lutur që të vijë në galeri për të sqaruar situatën se kush kishte dhënë urdhër që gazetarët të debohen nga galeria. “Maxhovski refozojë të takohet me mua, por nisi të më ankohet se disa gazetarë kanë raportuar në mënyrë joprofesionale për mbledhjen e buxhetit. Ia tërhoqa vërejtjen se nëse Kuvendi ka vërejtje për raportimin e ndonjë gazetari duhet t’i demantojnë shkrimet e tyre,


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

fshehur dëbimin

por nuk mundet për një gazetar, t’i debojnë të gjithë gazetarët nga galeria”, shkruan Selmani. Si përpjekje e fundit për të shmangur incidentin me gazetarët, Selmani marë ne celular deputetin Ilija Dimovski, për ta lutur të intervenojë, por ai nuk ishte përgjigjur. “Nga galeria luta një deputet tjetër të VMRO-DPMNE-së t’i afrohet dhe t’i tregojë Dimovskit se e kërkoja për t’i thënë diçka. Ai iu afrua, supozojë se ia transmetojë porosinë time, por Dimovski nuk e ktheu kokën për të dëgjuar se çfarë kisha për t’i thënë”, shkruan Selmani në deklaratën për Komisionin e ekspertëve. Ai poashtu përshkruan edhe momentin kur gazetarët qenë dëbuar nga galeria. “Mu afruan pesë pjesëtarë të sigurimit dhe me dhunë më larguan nga galeria. Në mënyrë të njejtë edhe kolegë të tjerë qenë larguar nga galeria”, përkujton Selmani ngjarjen.

Përveç kësaj, ai sqaron se pasi gazetarët qenë dëbuar nga galeria ngjarjet në sallë nuk kanë mundur t’i ndjekin prej pres qendrës sepse në monitorët e atjeshme nuk është transmentuar asgjë prej ngjarjeve në sallë. “Në këtë personalisht u bidna sepse pasi qesh dëbuar nga galeria iu drejtova pres qendrës për të parë nëse do të mund të ndjek se çfarë po ndodhë në sallë përmes kamerave, por ata nuk transmetonin atmosferën brenda në sallë”, përkujton ai. Sipas tij, arsyeja e vetme që gazetarët u dëbuan nga galeria ishtë për të mos qenë dëshmitarë të përzënies së deputetëve të opozitës nga salla e seancave. “Ky precedent nuk guxon të bëhet rregull në Maqedoni. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për atë që atë ditë rëndë u shkel kushtetuta, e cila garanton lirinë e shprehjes dhe të informimit”, përfundon Selmani dëshminë e tij.

31


ZGJIDHET ANKESA E GJYKATĂ‹S KUSHTETUESE

Është shkelur kodi në raportimet për regjistrin e podofilëve

K

32

ëshilli i nderit pranë SHGM, gjatë qershorit ka shqyrtuar dhe vendosi për ankesën e disa gjykatësve të Gjykatës kushtetuese lidhur me raportimin e disa mediave lidhur me votimin për konestimin e një pjese të Ligjit për regjistrin e pedofilëve. “Shkrimet e apostrofuara dhe kontributet për kontestimin e një pjese të Ligjit për regjistrin e pedofilëve nga ana e Gjykatës kushtetuese të Republikës së Maqedonisë në javoren Republika, Tv Sitel, gazeta Veçer dhe portalet Kurir dhe Press24 shkelën standardet profesionale në gazetari dhe komprometojnë sjelljen etike. Ka elemente edhe të shpërdorimit të pozitës profesionale të gazetarit, i cili ka privilegjin për t’iu drejtuar opinionit dhe të ndikojë në formimin e mendimit publik”, konstatoi Këshilli i nderit i SHGM. Në arsyetimin e Këshillit të nderit përmeden shkeljet e Kodit. Sipas tyre, në tekstin e botuar në javoren “Republika” nr. 37 të 17 majit 2013, me titull “Pedofilët fshihen, gjykata në shënjestër të opinionit” është shkelur neni 1, 5, alineja 7, neni 10, 13, 15 dhe 16 i Kodit të gazetarëve të Maqedonisë. “Autori përdor temën shumë të ndieshme që shkakton reagim intensive dhe emocioanl, duke orientuar disponimin negative të vetë veprës penale ndaj personalitetit të gjykatësve dhe Gjykatës si insttucion, duke u përpjekur që t’i kompromitojnë politikisht”, thuhet në mendimin e Këshillit. Qëndrim të ngjashëm Këshilli ka mbajtur edhe për raportimin e TV Sitel dhe portaleve Kurir dhe Press24. Këto media në vend që të meren me temën implikojnë ndërhyrje partiake dhe ndikime nga jashtë ndaj gjykatësve duke publikuar se cili gjykatës si ka votuar për të shkaktuar denim publik për mënyrën e votimit. Mediat në mënyrë të pashembullt janë marrë me biografitë personale të disa gjykatësve (rrethana familjare, procesin e nominimit dhe zgjedhjes së një gjykatësi të Gjykatës kushtetuese, kush me kë është i afrët, në cilin trup paraprakisht ka qenë anëtarë dhe të ngjashme), duke implikuar arasyet përse kanë votuar në atë mënyrë. Lidhur me raportimin e gazetës Veçer të 13 majit

Këshilli i nderit i SHGM konstatoi se shkelja e Kodit të gazetarve në raportimet e disa mediave lidhur me kontestimin e një pjese të Ligjit për regjistrin e pedofilëve nga Gjykata kushtetuese me titull “Kushtetusja amnestoi pedofilët?, Këshiulli i nderit konstatoi shkelje të nenit 1, 5, alinesë 1, nenit 10, 11, 13, 15 dhe 16 të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë. “Edhe në këtë rast vlejnë të gjitha argumentet e mëparshme. Shkrimi sërish implikon se akti i votimi është i lidhur me kinse përkatësisë partiake të gjykatës, të cilët shkrimi pohon se kanë votuar për ngitjen e procedurës, dhe merret me rrethanat dhe karakteristikat familijare të gjykatësve, si dhe me veçoritë profesionale, që nxit dyshimin se ka për qëllim të prek reputacionin dhe kridibiltetin e tyre”, thuhet në sqarim. Në fund Këshilli i nderit jep gjykim vlerësues dhe nuk ngrit procedurë ndëshkimore sespe autorët e teksteve të kontestuara nuk janë anëtarë të SHGM.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë TAKIM I SHGM ME ZËVENDËS AMBASADORIN E GJERMANISË

Gjermanët të interesuar për ligjet e mediave

P

rëfaqsuesit e SHGM, kryetari Naser Selmani dhe drejtori Dragan Sekullovski, në fillim të gushtit takuan zëvendës ambasadorin e Gjermanisë në Shkup, Hans Zender, ku biseduan për gjendjen e përgjithshme me lirinë e mediave në Maqedoni. Diplomati gjerman tregoi interes për qëndrimet e SHGM për ligjet e mediave si dhe për rastin e gazetarit Tomisllav Kezharovski, i cili tashmë tre muaj është në paraburgim nën dyshimin se në vitin 2008 ka botuar një tekst ku ka zbuluar indentitetin e një dëshmitari të mbrojtur. Kryetari i SHGM, Naser Selmani, sqaroi arsyet pse gazetarët kanë qeëndrim negative ndaj përmbajtjes së ligjeve të mediave të propozuara nga qeveria. Ai tha se ligjet nuk janë në harmoni me kushtetitën e Maqedonisë dhe me standardet ndërkomëtare. Sipas tij, ligjet nuk garantojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave, por disa pjesë të tij mund të shpërdorohen për të heshtur zërat kritik në media. Përveç kësaj, ai foli edhe për pjesët më kontestuese të ligjit, që janë të shumta dhe nëse nuk korigjohen mund të shkaktojnë dëme të paparashikuara. Lidhur me arrestimin e gazetarit Kezharovski ai sqaroi se vendimi i gjykatës është i pajusifikueshëm dhe vlerësoi se ky rast mund të ketë efekt negativ ndaj lirisë së shprehjes dhe të mediave. Sipas tij, vazhdimi i arrestit tregon autoritetet e vedin nuk kanë ndieshmërinë e duhur për lirinë e shprehjes. Diploamti gjeran Zender shfaqi gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin me SHGM për të tejkaluar probemet aktuale me të cilat përballen gazetarët dhe mediat në Maqedoni.

Diplomatit gjerman Hans Zander, përfaqësuesit e SHGM i prezentuan qëndrimet e tyre për ligjet e mediave dhe për rastin e gazetarit Kezharovski

33


SHGM NĂ‹ TAKIM ME PĂ‹RFAQĂ‹SUES TĂ‹ SHBA DHE OSBE

Të huajt të shqetësuar për ligjet e mediave

N

34

ë takim me këshilltarin e ri në ambasadën amaerikane, Selmani dhe Sekullovski folën për gjendjen e mediave dhe lirinë e shprehjes në Maqedoni, veçanërisht për ligjet e mediave, të cilat janë në procedurë parlamentare. Ata vlerësuan se gjendja me lirinë e shprehjes përkeqësohet për çka dëshmojnë edhe ligjet e fundit të qeverisë. Sipas atyre, këto ligje jo vetëm që nuk i zgjidhin problemet e mediave, por edhe më shumë do ta përkeqsojnë gjendjen. Sipas tyre, zgjidhje më e mirë do të ishte që Propozim ligji për media të tërhiqet, ndërsa Propozim ligji për shërbimet audio dhe audiovizive të korigjohet konform sugjerimeve dhe vërejtjeve të organizatave dhe institucioneve të vendit dhe ndërkombëtare. Përfaqësuesit e SHGM shfaqën edhe shqetësimin e tyre për rastin e gazetarit Tomisllav Kezharovski, i cili gati tre muaj është në arrest për shkak të një teksti të botuar para pesë vitesh, ku kinse ka zbuluar identitetin e dëshmitarit të mbrojtur. Ato pohuan se duke mos dashur të prejudikojnë përfundimin e procesit gjyqësorë, por vlerësuan se nuk ka arsyetim pse gazetari Kezharovski duhet të ngelet në arrest. Këshilltari i r ii ambasadës amerikane faleminderoj për bashkëbisedimin dhe u angazhua që bashkëpunimi me përfaqësuesit e SHGM të vazhdojë edhe në të ardhmen në interes të përbashkët. Gjatë periudhës së njejtë kryetari i SHGM Naser Selmani takoi edhe këshilltarin e Përfaqësuesit të lartë të OSBE për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq, Denis Jazixhi. Selmani dhe Jazixhi folën për çështje aktuale që preokupojnë gazetarët dhe mediat në Maqedoni, siç janë ligjet e mediave dhe rasti i gazetarit Kezharovski. Ai faleminderoi Dunja Mijatoviq për angazhimin e saj të deritashëm në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe të mediave

Përfaqësuesit e SHGM, kryetari Naser Selmani dhe drejtori, Dragan Sekullovski gjatë muajit gusht takuan këshilltarin për marrëdhënie me opinionin në amnasadën amerikane në Shkup dhe këshëlltarin e përfaqësuesit për lirinë e mediave të OSBE, Denis Jazixhi.

në Maqedoni dhe shfaqi kënaqësinë për bashkëpunimin e deritashëm. Selmani tha se SHGM nuk i mbështet ligjet e mediave sepse ata nuk zgjidhin burimet e krizës në media, e ato janë fushatat e qeverisë në media dhe donacionet e mediave për partitë politike gjatë fushatave zgjedhore. Jazixhi shfaqi shqetësimin e Mijatoviq për përmbajtjen e ligjeve të mediave dhe për vazhdimin e arrestit të Kezharovskit. Ajo tha se do të vayhdojnë përpjekjet për të bindur autoritetet maqedone t’i pranojnë vërejetjet e gazetarëve dhe të lirohet nga arresti Kezharovski.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Nismë e Qendrës rajonale në Shtip

M

e 13 korrik në Vinicë me nismë të Qendrës rajonale të SHGM në Shtip, conform programit vjetor të Shoqatës u organizua një takim me temë: Përmirësimi i bashkëpunimit mes gazetarëve të mediave lokale dhe rajonale me përfaqësuesit e komunave”. Në këtë takim morën pjesë njëzet gazetarë nga rajoni i Shtipit që vijnë nga mediat elektornike dhe të shtypura të këtij rajoni, por edhe disa korespodent të mediave kombëtare si dhe zëdhënësit e komunave Shtip, Delçevë, Koçanë, Probishtip dhe Vinicë. Takimi mundësoi njohjen mes gazetarëve dhe zëdhënësve të sapoemruar nga kryetarët e komunave. Gazetarët në këtë takim shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimi i deritashëm, por edhe përvojat jo shumë të mira me disa komuna. U fol se si në të ardhemn të rritet transparenca e punës së komunave dhe të shtohet bashkëpunimi i ndërsjellë. Njëri nga konkluzionet ishte që komunat duhet të kenë

trajtim të njejtë ndaj të gjitha mediave kur bëhet fjalë për programet e paguara siç janë fushatat dhe shpalljet. Shumë është e rëndësishme që komunat të mos kenë qasje selektive ndaj disa mediave kur duan të komunikojnë me qytetarët dhe t’i respektojnë gazetarët. Në këtë takim u konkludua që të formohet një grup pune, i cili do të ketë për detyrë të takohet me kryetarin e Dellçevës për të kapërcyer disa mosmarrëveshje që ekzistojnë me disa gazetarë. Një pjesë e të pranishmëve shfaqën dëshirën që në të ardhmen SHGM të organizojë ngjarje edukative në tema specifike siç janë njohjet e reja në gazetari, mediat në internet etj. Në takim prezentuan nga SHGM drejtori Dragan Sekullovski dhe Erdem Ahmet, anëtarë i Këshillit drejtues të SHGM si dhe koordinatori i Qendrës rajonale në Shtip, Ivan Bojaxhiski. Në muajt në vijim takime të ngjashme do të organizohen edhe ne pjesë qendrat tjera rajonale të SHGM.

35


Ky publikim u mundësua në suaza të programit CIVICA Mobilitas implementuar nga CIRa dhe finansiarisht e mbështetur nga SDC. Mendimet e shprehura këtu janë mendime të autorit/autorëve dhe nuk i reflektojnë qëndrimet e CIRa-së dhe SDC-së.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.