Bilten Alb oktomvri noemvri dekemvri 2012

Page 1

BULETINI NUMËR 8

SHOQATA E GAZETARËVE TË MAQEDONISË


GAZETARËT DËBOHEN NGA GALERIA E KUVENDIT

Presedan kundër lir G SHGM në shenjë të protestës për shkak të incidentit në Kuvend ndërpreu bisedimet me Qeverinë dhe kërkoi që institucionet të përcaktojnë përgjegjësi për fajtorët

Boton: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski - Xid blok 13, 1000 Shkup; Tel (+3892) 3298-139 Faks (+3892) 3116-447 E-mail: contact@znm.org.mk

2

azetarët me 24 dhjetor qenë të penguar për të ndjekur mbledhjen e Kuvendit, në të cilën duhej të diskutohej për miratimin e buxhetit për vitin 2013. Korespodentët e Kuvendit, pa asnjë sqarim nga ana e forcave të rendit forcërisht u dëbuan nga galerija e Kuvendit, prej ku ndjekin mbledhjet plenare. Një pjesë e gazetarët qenë tërhequr zvarë sepse kërkuan që para se ta braktisin galerinë dikush t’u sqarojë kush ka sjellë një vendit të tillë, në bazë të cilit akt juridik dhe cilat janë motivet. Të kota ishin përpjekjet e kryetarit të SHGM, Naser Selmani, i cili atje ishte në rolin e korespodentit të akredituar të


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

risë së shtypit gazetës së përditshme Vest për të raportuan për mbledhjen e buxhetit, t’i kontaktojë përgjegjësit nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Trajko Velanoski dhe me disa deputet të pushtetit me qëllim që të sqarohet situata dhe të pengohet ndonjë incident më i rëndë. Menjëherë pas dëbimit nga galeria, kryetari i SHGMsë Selmani e dënoi këtë akt dhe e vlerësoj si përpjekje të pushtetit për të qëruar hesapet me mediat. “Kjo është papërgjegjësi e skajshme e pushtetit. Ata që urdhëruan në këtë mënyrë të qërojnë hesapet me gazetarët dërguan një imazh shumë të keq në botë për Maqedoninë. Kjo është Maqedonia e vërtet”, tha Selmani.

SHGM ndërpret bisedimet me Qeverinë Lidhur me incidentin me gazetarët në Kuvend, SHGM menjëherë konvokoi një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit drejtues, ku u vendos që të ndërpriten bisedimet me Qeverinë. Këshilli drejtues vlerësoi se me dëbimin e gazetarëve nga galeria është shkelur Kushtetuta, e cila garanton lirinë e shprehjes. “Urdhërdhënësit e këtij akti të turpshëm e zyrtarizuan çenzurën dhe vendosën të thonë se çfarë guxojnë e çfarë nuk guxojnë të ndjekin gazetarët. Gazetarët e dëbuar dhunshëm me asgjë nuk e shkaktuan këtë reagim të sigurimit, e as që ekzistonte bazë ligjore për dëbimin e tyre”, thuhet në vendimin e KD të SHGMsë, ku paralajmërohet se Shoqata do t’i shfrytëzojë të gjitha mekanizmat ligjore për të mbrojtur lirinë e shprehjes. Nënkryetarja e qeverisë për eurointegrime dhe koordinator i Grupit të punës të Qeverisë dhe SHGMsë për përmirësimin e gjendjes së medias, Teuta Arifi, reagoi ndaj njoftimit për ndërprerjen e bisedimeve. Në përgjigjen e saj Arifi shpreh keqardhjen për gjendjen e krijuar dhe shpreh gatishmërinë për të bërë çdo gje që është në fuqinë e saj për të ndriçuar rastin dhe për të normalizuar marrëdhëniet.

3


Deklaratë e përbashkët për alarmimin e opinionit botërorë

4

Me qëllim për të informuar dhe për të alarmuar opinionin ndërkombëtarë për incidentin në Kuvend shtatë organizata të mediave me 26 dhjetor nënshkruan një deklaratë të përbashkët, ku pohojnë se në rastin e dëbimit të gazetarëve nga galeria e Kuvendit është shkelur legjislacioni vendas dhe ai ndërkombëtarë, i cili garanton lirinë e shprehjes dhe të informimit. SHGM, SPPM, IMM, QZHM, QKQ, Civil-VS, MRM dhe NVO-Infocentar kërkojnë nga këto institucione dhe organizata të dënojnë këtë incident. Deklaratën e përbashkët e transmetojnë në mënyrë integrale: Me 24 dhjetor të vitit 2012, gazetarët të akredituar për të raportuar për punën e Kuuvendit të Republikës së Maqedonisë qenë dhunshëm të përzënë nga galeria dhe qenë të penguar ta ndjekin dhe të roprtojnë për sesionin parlemntar ku debatohej për miratimin e buxhetit të shtetit për vitin 2013. Kjo ngjarje, (e dokumentuar me shume fotografi dhe video materiale), paraqet shkelje brutale të të drejtës së gazetarëve të raportojnë për çështje me interes publik. Duke pasur parasysh se buxheti shkaktoi debat të gjërë dhe të ashpër politik dhe tensione në Parlament dhe jashtë ndërtesës së tij, ky akt i sigurimit të Parlamentit paraqet akt të cenzurës për distribuimin e informacioneve deri te qytetarët. Duam të theksojmë se përzënia e dhunshme e gazetarëve nga Kuvendi, ishte bërë në kundërtshtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Séanca parlamentare ku duhej të miratohet buxheti ishte e hapur për opinionin, sepse Kuvendi nuk kishte vendosur ndryshe – të punojë pa praninë e opinionit (neni 2, 225 dhe 227 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë). Poashtu, vendimi për mbylljen e seancës plenare për gazetarët është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, ku neni 70 parasheh se “Seancat e Kuvendit janë të hapura për opinionin. Kuvendi mund të vendos të punojë pa pranin e opinionit me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve”. Procedurat e përmendura nuk u ndoqën në këtë rast, e as që gazetarët qenë informuar pse ato qenë poenguar ta ndjekin seancën e Parlamnentit. Ky akt i dhunës, poashtu, e shkeli edhe nenin 16 të Kushtetutës, i cili garatnton lirinë e shprehjes, fjalën publike, informimin publik, qasjen e lirë deri te informacionet, lirinë e marrjes dhe bartjes së informacioneve, dhe ndalon cenzurën. Shkelje ka pasur edhe të nenit 10 të Konventës evropiane për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut,si dhe nenin 19 të Deklaratës univerzale për të drejtat e njeriut, të ratifikuara nga Kuvendi, të cilët janë pjesë e legjislacionit të vendit. Duam të theksojmë edhe njëherë se kapacitetet e vërteta të demokracisë në një vend maten përmes statusit

dhe sigurisë së gazetarëve. Informacionet e rëndësishme për publikun mund të evidentohen në mënyrë profesionale vetëm prej gazetarëve që nuk janë të friksuar, të dekurajuar prej një vendimi për të qenë të përzënë ose të penguar ta ushtrojnë profesionin e tyre. Sulmi ndaj gazetarëve është sulm ndaj demokracisë. Pa gazetari të lirë oinioni shurdhohet, është i pafuqishëm të reagojë ndaj shpërdorimit të pushtetit. Kjo është arsyeja pse ne apelojmë deri te të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare që mbrojnë dhe angazhohen për përparimin e gazetarisë së lirë dhe profesionale, të reagojnë dhe të kërkojnë përgjigje dhe përgjegjësi prej institucioneve që kanë lejuar këtë vepër të turpshme kundër gazetarëve. Ju lutemi ta shikoni video materialin i cili dëshmon për ngjarjet në Kuvendin e Republiksë së Maqedonisë me 24 dhjetor të vitit 2012: http://www.youtube.com/ëatch?v=SgtQj3AOUSI&featur e=youtu.be http://www.youtube.com/ëatch?feature=player_ embedded&v=-oTqËdXmZJc


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë Parashtresa në Kuvend, MPB dhe te Avokati i popullit SHGM u përpoq që në rrugë institucionale të ndriçojë incidentin në Kuvend. Dorëzojë parashtresa në Kuvendine Republikës së Maqedonisë, Ministrinë e punëve të brendshme dhe deri te Avokati i Popullit. Në kërkesën deri te kryetari i Kuvendit Trajko Velanoski, SHGM kërkoi që të sqarojë në bazë të cilit akt juridik është miratuar vendimi për dëbimin e gazetarëve nga galeria. Në sqarimin e Velanoskit nuk ka përgjigje në pyetjet e SHGM, por thotë se ka kërkuar nga MPB t’i sigurojë kushte për punë. Ai premton se do të kërkoi nga organet kompetente që të ngrejnë procedura për të konstatuar përgjegjësinë për personat e involvuar në incidentin me gazetarët. Në parashtresën deri te MPB, SHGM kërkoi nga policia që t’i identifikojë dhe të lajmëroi për urdhërdhënësin dhe ekzekutorët të involvuar në incident. Përveç kësaj, Shoqata kërkoi nga policia që t’i dënoi fajtorët sipas ligjit. Në reagimin e MPB nuk ka përgjigje në ankesat e gazetarëve, por e hedh poshtë parashtresën si të pabazë sepse sipas vlerësimit të tyre sugurimi i Kuvendit nuk ka përdorur dhunë të tepruar kundër gazetarëve kur i ka dëbuar nga galeria. SHGM nuk u ankua për dhunën, por se vendimi për dëbimin është i jashtëligjshëm, ndërsa policia ka detyrim që të refuzojë të zbatojë urdhëra të kësaj natyre. Deri te mbyllja e buletinit SHGM nuk mori përgjigje nga Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti, prej të cilit kërkoi që për rastin me gazetarët të konstatojë shkelje të lirisë së shprehjes dhe të informimit.

FNG dhe FEG dënon dhunën kundër gazetarëve SHGM drejtësi do të kërkojë para gjykatave të vendit dhe ndërkombëtare Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë ka formuar një ekip ekspertësh juridik, i cili deri në fund të muajit janar duhet të dali me nisma konkrete, me të cilat nga instance të ndryshme gjyqësore do të kërkohet të konstatojë shkelje të lirisë së shprerhjes si dhe të mbrojë dinjitetin e gazetarëve të cilët pa kurrëfarë baze ligjore dhe pa asnjë arsyetim më dhunë qenë dëbuar nga galeria. Përveç kësaj, ekipi do ta shqyrtojë mundësinë që të ngrej edhe padi penale kundër aktorëve të ndryshëm të përzier në incident. Nëse gjykatat e vendit nuk gjejnë bazë për të konstatuar shkelje të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut atëherë drejtësinë do ta kërkojë edhe para gjykatave ndërkombëtare.

Federata ndërkombëtare e gazetarëve dhe Federata evropiane e gazetarëve e ka dënuar dëbimin e gazetarëve nga debati i 24 dhjetorit për buxhetin e shtetit. “E dënojmë vendimin që gazetarëve t’u ndalohet ndekja e debatit për çështje që janë më interes publik”, thotë kryetari i Federatës ndërkombëtare të gazetarëve, Xhim Boumela. “Kjo masë është në kundërshtim me praktikat pozitive të parlamentarizmit i cili punën e tij e ushtron para syve të opinionit publik. Parakusht themelor për këtë është qasja e gazetarëve deri te informatat. Me urdhërin që të largohen gazetarët autoritetet u vunë në pozitën që të përcaktojnë se çfarë mund, dhe për çfarë nuk guxon që të raportohet”. Këto dy organizata vlerësojnë se vendimi është më tepër se përpjekje për të kontrolluar informatat. “Kolegët tanë meritojnë kërkim falje dhe garanci se një masë e tillë asnjëhëherë më nuk guxon që të përsëritet”, thotë kryetari i Federatës evropiane të gazetarëve, Arne Kenig.

5


KUVENDI VOTOI PËR DEKRIMINALIZIMIN E SHPIFJES DHE OFENDIMIT

AMNISTOHEN për

mbi 700 padi për shpifje

V

jet në fillimi të nëntorit Kuvendi i Republikës së Maqedonisë votoi për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit. Deputetët miratuan dy propozim ligjet të qeverisë, ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal dhe Ligjin për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim. Me ligjin e parë fshihen pjesa më e madhe e veprave kundër nderit dhe reputacionit, duke hequr mundësinë që për këto vepra të shqiptohet dënimi me burg, ndërsa me ligjin e dytë përcaktohet përgjegjësi për këto vepra në procedurë qytetare. Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë përshëndeti heqjen e dënimit me burgim për veprat kundër nderit dhe reputacionit dhe vlerësoi se ai është rezultat konkret nga dialogu me qeverinë, i cili duhej të forcojë lirinë e shprehjes dhe të mediave. Me ligjin për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim amnistohen mbi 700 padi gjyqësore për shpifje dhe ofendim m, prej m, pre ej të të ccilave illa avvve mbi mbi gjysma mb gjysma janë gjy gj jan anë ë kundër kun ku nd ggazetarëve. ndër azzetarëve. a dim, “Qëlli “Q ëlllilimi mi i ligjit liggjij t do të të arrihet arri ar riihe hett ve vetë të tëm ëm nëse në ëse ea bat atoh ohett m oh ohet e “Qëllimi vetëm aii zzb zbatohet me

6

Qëllimi i ligjit do të arrihet vetëm nëse ai me përpikmëri zbatohet nga gjykatësit, të cilët duhet t[i mbrojnë gazetarët nga paditë e pabaza të politikanëve, vlerëson SHGM

përpikmëri nga ana e gjykatësve, të cilët në të ardhmen nuk duhet të lejojnë që paditë për shpifje dhe ofendim të përdorën nga bartësit e funksioneve publike si mjet për të ushtruar presion kundër gazetarëve”, thuhet në reagimin e SHGM pas miratimit të ligjit. Shoqata Shoq qata ftoi Q Qeverinë, everin në, Kës Këshillin shill hiillin n ggjyqësor, jyyq që ëso sor, or,, G Gjykatën jyka jy atë tën n su suupreme, prrem p eme, p por or e edhe dh he ga gazetarët aze zeta t rë ta rëtt dh d dhe he me m med mediat, ediat iat at, që q n në ë më m mëny mënyrë ëny nyrë nyrë rë a aktive kttiv ktiv ive


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

të ndjekin zbatimin e ligjit, dhe publikisht të reagojnë atëherë kur do të evidentojnë zbatim joadekuat të ligjit nga ana e gjykatësve. “Presim që bartësit e funksioneve publike në të ardhmen të tregojnë tolerancë më të shprehur ndaj kritikës publike në media, ndërsa gazetarët t’u përmbahen standardeve dhe etikës profesionale”, vlerëson SHGM. Sipas nesh, dekriminalizimi paraqet një hap para drejtë zgjidhjes së problemeve në media, ndërsa në të ardhmen na presin edhe shumë sfida të mëdha, siç janë përcaktimi i kritereve për shpërndarjen e fushatave qeveritare në media, inkorporimi i Direktivës evropiane për shërbimet audiovizuele në Ligjin për veprimtari radiodifuzive dhe gjithësesi reforma e servisit publik RTVM. Ligji praktikisht i ngrit në nivelin e normës ligjore praktikën gjyqësore të Gjykatës evropiane për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut në Strazburg. S’ka dilemë më se gjykatat maqedone duhet të kenë si udhërrëfyes këtë praktikë kur do të vendosin për paditë për shpifje dhe ofendim. Parashihet përgjegjësi e shkallëzuar për shpifje dhe ofendim t të kryer përmes mediave, mes gazetarit, redaktorit dhe botuesit dhe kufizohet limiti më i lartë për kompensimin për dëmin jomaterial në 27 mijë euro, 2 mijë për gazetarin, 10 për redaktorin dhe 15 mijë për botuesin e medias. Kompensimi më i lartë i mundshëm deri tani ishte kufizuar në një million e 800 mijë euro, ndërsa kompensim më i lartë i shqiptuar deri tani është 35 mijë euro, në rastin Cërvenkovski kundër Mlladenovit.

Vërejtjet për Ligjin për përgjegjësi qytetare Para se të miratohej Ligji për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim, SHGM, SPPM dhe IMM bashkë dërguan vërejtje me shkrim për tekstin e ligjit deri të Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, Ministria e drejtësisë, Qeveria dhe Delegacioni i BE-së në Shkup. Këto organizata kërkojnë që neni 23, me të cilin parashihen masa të përkohshme gjyqësore, të fshihet ose të saktësohet. Nëse fshihet atëherë dispozitat e Ligjit për procedurën e përgjithshme të mos zbatohen për këtë ligj, ndërsa nëse saktësohet duhet t’i jepet mundësi autorit që ta dëshmojë vërtetësinë e deklaratës dhe të ketë të drejtën e ankesën ndaj masave të përkohshme gjyqësore. Organizatat e gazetarëve këmbëngulin që të korigjohet edhe neni 11 i ligjit, i cili përcakton përgjegjësinë e provajderëve të shërbimeve në internet sepse atje gabimisht është locuar përgjegjësia e provajderëve. Ata vlerësojnë se në këtë nen duhet të inkorporohet Direktiva e BE-së për E-tregëtinë 2000/31/EK, e cila në nenin 14 parasheh standard për përgjegjësinë e provajderëve. Në nenin 18, i cili ka të bëjë me kompensimin e dëmit për shpifje, kërkohet që të saktësohet se pasojat nga shpifja dalin atëherë kur një tekst është botuar në media pasi është miratuar nga redaktori dhe është lejuar nga botuesi. Në nenin 6 dhe 8 të ligjit, ku definohet përgjegjësia për shpifje dhe ofendim nevojitet të bëhet distinksion i qartë mes deklaratës me fakte dhe shprehjes së mendimit, i cili është fundamental nga apsekti i respektimit të nenit 10 të KELDNJ. Përgjegjësia për ofendim duhet të ketë vetëm për mendime fyese, e jo edhe për deklarata fyese të bazuara në fakte.

7


FAKTORI NDËRKOMBËTARË KA PËRSHËNDETUR DEKRIMINALIZIMIN E SHPIFJES

8


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

File: F BE do ta ndjek zbatimin e ligjit

aktori ndërkombëtarë ka përshëndetur dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit pasi Kuvendi ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal dhe të Ligjit për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim. BE, OSBE dhe SHBA, ishin të njëzëshëm se kjo masë do të kontribuojë për përmirësimin e kushteve të punës për gazetarët. Komesari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, vlerësoi se miratimi i ligjit për përgjegjësinë qytetare është hap i rëndësishëm në kontekst të lirisë së shprehjes dhe të mediave, që është bazë e çdo demokarcie. “Ky ishte qëllim vendimtar në kuadër të Dialogut qasës në nivel të lartë mes Bashkimit Evropian dhe Qeverisë. Plotësimi i kësaj reforme ambicioze është dëshmi e nivelit të mirë të bashkëpunimit. Poashtu përshëndeti faktin se këto ndryshime ligjore dolën nga konsultimet e Qeverisë me Shoqatën e gazetarëve, por edhe nga këshillat profesionale të Këshillit të Evropës”, theksoi komesari Fyle. Ai premtoi se Komisioni do ta ndjek me kujdes zbatimin e dispozitave të reja nga ana e gjykatave të vendit dhe e nxiti qeverinë që ta vazhdojë dialogun me gazetarët në kudarë të Grupit të punës për media, duke pasur qëllim zgjidhjen edhe të çështjeve tjera lidhur me lirinë e shprehjes dhe të medias. Për aprovimin e dekriminalizimit në Kuvend reagoi edhe përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias, Dunja Mijatoviq, e cila këtë masë e vlerësoi si hap i parë i autoriteteve maqedone në përpjekjet për forcimin e lirisë së mediave. “Ky është një hap shumë i guximshëm dhe i nevojshëm nga ana e autoriteteve për të nisur të krijojnë një mjedis më të sigurtë dhe më të lirë për gazetarët dhe mediat, veçanërisht duke pasur parasysh numrin e madh të padive penale për shpifje dhe ofendim para gjykatave të vendit”, deklaroi Mijatoviq. Sipas saj, gazetarëve duhet t’u lejohet që t’i zbatojnë obligimet e tyre profesionale dhe të debatojnë për çështje me interes publik pa pasur frikë nga sanksionet penale ose kompensimet qytetare të paarsyeshme. Ajo theksoi se vendi ka marrë hapa pzitiv, por paralajmëroi se duhet të bëhet edhe shumë për të krijuar një mejdis vërtet të lirë për mediat. “Shpresoj se qeveria do të punojë për zgjidhjen edhe të sfidave të tjera për lirinë e medias, siç janë pluralizmi medial, pavarësia e servisit publik dhe të rregullatorit të medias, si dhe të transparences së pronësisë në media”, shtoi Mijatoviq. Dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit e ka përshëndetur edhe ambasadori amerikan në Shkup, Poll Uolers, i cili vlerësoi se efektet e kësaj mase duhet të vijojnë gjatë zbatimit të ligjit nga gjykatat.

PërfaqësuesJa e OSBE-së për lirinë e medias, Dunja Mijatoviq, vlerësoi se dekriminalizimi i shpifjes dhe ofendimit është hap i guximshëm dhe shumë i nevojshëm për përmirësimin e kushteve të punës së gazetarëve

9


BASHKIMI EVROPIAN PËR LIRINË E SHPREHJES NË MAQEDONI PËR VITIN 2012

Dialogu forum i rëndësishëm për zgjidhjen e problemeve

B

ashkimi Evropian në raportin vjetor për progresin e Maqedonisë në vitin 2012 evidenton përparim në fushën e lirisë së shprehjes dhe të mediave. Për BEnë dialogu i Qeverisë dhe i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë u tregua si forum i rëndësishëm për zgjidhjen e sfidave kryesore lidhur me mediat. Sipas raportit të BE-së, në dialog janë identifikuar fushat e debatit, siç janë dekriminalizimi i shpifjes dhe ofendimit, reforma e MRTV-së, fushatat mediatike të qeverisë dhe respektimi më i theksuar i standardeve dhe të etikës profesionale nga gazetarët dhe redaktorët. “Në shtator të vitit 2012, Qeveria ka miratuar Ligjin e ri për përgjegjësinë qytetare për shpifje dhe ofendim duke

10

harmonizuar me parimet relevante të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut. Kodi penal duhet të ndryshohet në pajtim me këtë qasje. Janë bërë edhe trajnime të gjykatësve në bazë të nenit 10 të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut dhe janë përkthyer disa vendimi kuçe gjyqësore të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut. Nevojiten përpjekje të reja për t’u siguruar se këto standarde zbatohen në mënyrë konzistente. Standardet profesionale në gazetari, poashtu, duhet të forcohen. Njëkohësisht, ekziston shqetësim i përhershëm për mungesën e pluralizimit në media dhe të vetëçenzurës. Aktualisht nuk ka një trup aktiv për vetërregullimin e mediave”, thuhet në raport. Në raport konstatohet se Këshilli për radiodifuzion e ka përmirsuar punën e tij në drejtim të pengimit të koncentrimit të strukturës pronësore dhe të konfliktit të interesit, duke

Komisioni Evropian shpreh shqetësimin për mungesën e pluralizimit dhe të një trupi aktiv për vetërregullimin e medias në Maqedoni kërkuar nga shumë media që ta ndryshojnë strukturën pronësore. “Këshilli për radiodifuzion e ka shtuar aktivitetet e tij për ndjekjen dhe transparencën e punës së tij, por shqetësimi vazhdon të qëndrojë rreth pavarësisë së tij. Numri i përgjithshëm i rasteve për koncentrimin e pronësisë në media është rritur. Këshilli për radiodifuzion duhet të dëshmojë se ka raport jodiskriminues dhe qasje transparente. Vazhdon të shqetësojë se një numër i madh i fushatave reklamuese të finansuara nga qeveria janë të drejtuara drejt mediave qe mbështetin qeverinë. Këshillit për radiodifuzion i mungojnë mjete për ndjekjen dhe zbatimin e ligjit në nivel lokal dhe rajonal. Përmbajtja e aktiviteteteve të monitorimit mbeten ende të pakta dhe të pamjaftueshme “, thuhet në raport. Poashtu, kërkohet nga Inspektorati shtetëror i punës të vazhdojë t’i zbatojë të drejtat e punëtorëve në media për të ruajtur sigurinë e vendeve të punës dhe pavarësinë. Lidhur me reformën në RTVM, BE vëren se nën drejtimin e udëheqjes së re janë bërë disa ndryshime për të shtuar efikasitetin dhe kualitetin e ofertës. “Hapa të rëndësishëm të mëtutjeshëm mbetet të bëhen për të siguruar se RTVM e përmbush misionin e tij, mes tjerash, duke siguruar lajme të balancuara dhe të shumëllojshme. Procesi i përpilimit të legjislacionit të ri nga fusha e mediave, në pajtim me shërbimet audiovizuele të medias ka shënuar progres, por procesi gjithëpërfshirës dhe transparent ende duhet të sigurohet”, vlerëson BE. Në fund në pjesën e raportit për lirinë e shprehjes dhe të medias Bashkimi Evropian përfundon se miratimi i ligjit për media në pajtim me standardet evropiane mbetet një prioritet.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

RIAFIRMOHET IDEJA PËR VETËRREGULLIMIN NË MEDIA

Mediat pajtohen për formimin e Këshillit të etikës

S

hoqata e gazetarëve të Maqedonisë nuk heq dorë nga ideja për vendosjen e një sistemi për vetërregullimin e medias, si njëri ndër hapat e rëndësishëm për përmirësimin e gjendjes së medias në vend. Me formimin e Këshillit të etikës, i cili duhet të shqyrtojë ankesat e qytetarëve për punën e gazetarëve, do të parandalohen keqpërdorimet e meidas duke forcuar zbatimin e standardeve dhe të etikës profesionale. Me këtë do të forcohet edhe kredibiliteti i medias në sytë e opinionit publik. Gjatë dy muajve të fundit në bashkëpunim me Institutin maqedon të medias, në kuadër të projektit për inicimin e procesit për formimin e Këshillit të etikës mbështetur nga Ambasada britanike në Shkup, nisi rrethi i dytë i konsultimeve me punëtorët e medias

Grupi i përbashkët i punës i SHGM dhe IMM gjatë dy muajve të fundit ka pasur dhjetëra takime me gazetarë, redaktorë dhe pronarë dhe menaxherë të mediave, ku është riafirmuar ideja për vetërregullimin e medias

me qëllim që edhe njëherë të riafirmohet nevoja për vetërregullimin e medias dhe të dakordohen hapat e ardhshëm për finalizimin e tërë procesit deri në fund të vitit 2013. Në kuadër të këtyre konsultimeve Grupi i punës për vetërregullim, i përbërë prej përfaqësuesve të SHGM, IMM, ekspertëve të medias dhe përfaqësuesve të pronarëve të medias, vizitoi disa media në Shkup dhe mediat më me ndikim në tre Qendrat rajonale në Strumicë, Manastir dhe Ohër. Në këto takime me gazetarët, redaktorët dhe përfaqësuesit e pronarëve të medias, edhe njëherë u konfirmua mbështetja për vetërregullimin për të kthyer besimin e qytetarëve në media.

11


12

Përveç kësaj, në këto takime u theksuan edhe të mirat e këtij sistemi, i cili me vite zbatohet në mediat e vendevet të Bashkimit Evropoian dhe në të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit. Në Shkup grupi i punës takoi pronarët, menaxherët dhe kryeredatktorët e disa mediave kombëtare të shtypura dhe elektornike. Në dhjetor pati takime me përfaqësuesit e gazetës ditore Nova Makedonija, të javorës Kapital, Televizonit kombëtarë Kanal 5 dhe me përfaqësuesit e gazetave dhe ueb portaleve në gjuhën shqipe, Lajm, Zhurnal, Albportal dhe Almakos. Në janar takim u organizua edhe me menaxherët e kompanisë MPM, ku morrën pjesë edhe kryeredaktorët e tre gazetave ditore, Dnevnik, Vest dhe Utrinski vesnik. Në këtë periudhë takim u realizua edhe me pronarët dhe kryeredaktorin e javores Gragjanski dhe të Televizoniot 24 vesti. Në Strumicë grupi takoi pronarët e dy televizoneve më të mëdha, TV Vis dhe TV Intel, në Manastir me pronarët e televizioneve Tv Tera dhe Tv Orbis, ndërsa në Ohër me pronarin e TV MTM. Në të gjitha qytetatet pati edhe takime të ndara me gazetarët e të gjitha mediave lokale, ku edhe njëherë u fol për nevojën e vetërregullimit. Në periudhën e ardhshme takime të ngjashme do të mbahen edhe me të gjitha mediat kombëtare të shtypura dhe elektornike në Shkup, si dhe me përfaqësuesit e mediave lokale dhe gazetarët nga Tetova, Kumanova dhe Shtipi. Në kuadër të proektit të njetë është paraparë që të jepet në diskutim propozim-statuti i Këshillit të etikës, ndërsa deri në fund të marsit do të përpilohen edhe rregulloret për punën e organeve të Këshillit. Në këtë proces të përgaditjes së dokumentave me të cilat do të


definohen procerdurat e brendshme të punës së Këshillit, do të shfrytëzohen edhe përvojat e trupave të vetërregullimit nga vendet tjera të rajonit. Përveç kësaj, do të zbatohet edhe një monitoring i programeve informative të disa mediave për një periudhë prej një muaji për të parë se me çfarë sfidash do të përballet Këshilli i etikës. Për formimin e Këshillit të etikës për vitin 2013, SHGM ka siguruar mbështetjen edhe nga programi i Agjencisë zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim, të zbatuar nga Qendra për zhvillim institucional (CIRA). Në kudadër të këtij projekti është paraparë të jetësohet ideja e vetërregullimit duke promovuar standardet dhe etikën profesionale, që është vetëm një segment i aktiviteteve të projektit, krahas të tjerave siç janë forcimi i solidaritetit mes gazetarëve dhe lobimi për përmirësimin e legjislacionit në sferën e medias. PSE VETËRREGULLIM? Formimi i këshillit të etikës, ku do të inkuadrohen të gjithë aktorët e hapërsirës mediatike, përfaqësues të pronarëve të medias, gazetarë dhe përfaqësues të opinionit publik, është nevojë për shkak të parandalimit të keqpërdorimeve në media, por edhe për promovimin dhe përparimin e lirisë së shprehjes dhe të medias. Vetërregullimi, është njëra nga masat kryesore, të parapara në Planin strategjik të SHGM për vitet 20122014, të miratuar në kuvendin e fundit. Në dialogun e SHGM me Qeverinë ekziston pajtueshmëri se vetërregullimi është masë e nevojshme, e cila do të ndihmojë që të përmirësohet cilësia e ofertës së medias. Kjo masë është paraparë edhe në kuadër të dialogut në nivel të lartë mes Qeverisë dhe Komisionit Evropain. Bashkimi Ev-

ropian në tre raportet e fundit të progresit për Maqedoninë thekson se mediat maqedone nuk kanë të ndërtuar mekanizëm për vetërregullim. Ky proces për Bashkimin Evropian është i rëndësishëm sepse liria e medias ka kuptim vetëm nëse gazetarët dhe menaxherët e medias mbajnë llogari për zbatimin e standardeve dhe të etikës profesionale në gazetari dhe nuk lejojnë shpërdorime të medias për interesa politike, ekonomike dhe kriminale. QYTETARËT E STRUMICËS TË INTERESUAR PËR GJENDJEN E MEDIAS Grupi i punës për vetërregullim gjatë qëndrimit në Strumicë mori pjesë edhe në tribunën për gjendjen aktuale të gazetarisë maqedone, të organizuar nga Këshilli rinor i Strumicës dhe Universitetit FON. Në këtë tribunë morën pjesë qindra qytetarë, para të cilëve për gjendjen e medias folën përfaqësuesit e SHGM-së. Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, foli për problemet aktuale me të cilat përballen mediat dhe gazetarët, si dhe për përpjekjet që bëhen për tejkalimin e tyre. Selmani e përshëndeti dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit, por theksoi se punëtorët e medias i presin sfida të reja, siç është miratimi i legjislacionit të ri për mediat. Anëtari i Këshillit drejtues të SHGM-së, Filana Koka e prezentoi propozim konceptin për vetërregullimin e medias, ndërsa drejtori ekzekutiv, Dragan Sekullovski, foli për vlerësimet për lirinë e shprehjes në Maqedoni nga organizata ndërkombëtare. Qytetarët e këtij qyteti treguan interes të theksuar për gjendjen e medias, shtruan pyetje për përfaqësuesit e SHGM-së lidhur me problemet aktuale si dhe komentuan punën e Shoqatës gjatë periudhës së kaluar.

13


TAKIM I GRUPIT TË PUNËS TË SHGM DHE QEVERINË

SHGM: Legjislacioni i ri pë të miratohet pas zgjedhje

G

14

rupi i punës i SHGM dhe Qeverisë për përmirësimin e gjendjes së medias nga fundi i nentorit, që ishte e para pasi u mbyll tema për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit. Në takim, u diskutua për aktivitetet e ardhshme të Grupit të punës për harmonizimin e legjislacionit maqedon me Direktivën evropiane për shërbimet audiovizuele dhe me standardet e Këshillit të Evropës për mediat. Qëllimi i këtij procesi do të jetë të harmonizohet legjislacioni ynë me praktikat më të mira evropiane, por edhe të plotësohen dhe të ndryshohen disa

zgjidhje të caktuara ligjore të cilat deri tani gjatë zbatimit u pa se janë të pamjaftueshme dhe joprecize. Kryetari i SHGM, Naser Selmani kërkoi nga përfaqësuesit e Qeverisë që debati për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për veprimtari radiodifuzive të shtyhet për në pranverë. Këtë kërkesë Selmani e sqaroi me rrezikun që debati për miratimi i ligjeve të ndieshme që rregullojnë punën e medias nuk është e pëlqyeshme që të zhvillohet në vigjilje të zgjedhjeve lokale. Sipas tij, nëse debati hapet në vigjilje të zgjedhjeve lokale, ekziston rreziku që ai të keqpërdoret për motive politike. Në debate të tilla politike

para zgjedhjeve SHGM nuk dëshiron që të merr pjesë, tha Selmani. Përveç kësaj, SHGM ka nevojë të ketë në dosponim kohë të mjaftuedshme që të mund ta analizojë zgjidhjet e ligjit dhe të konsultohet me gazetarët. Ai kërkoi që teksti i ligjit t’i dorëzohet SHGM-së, ndërsa në ndërkohë gazetarët të zhvillojnë konsultime interne. Në prill përfaqësuesit e Shoqatës do të kthehen në tavolinën e Grupit të punës me vërejtje dhe sugjerime konkrete për zgjidhjen e re ligjore. Përfaqësuesit e Qeverisë kërkuan kohë që ta shqyrtojnë kërkesën e SHGM-së që debati për ligjin e ri të


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë Takim pune i Saninos me përfaqësues të SHGM

ër median eve prolongohet pa zgjedhjeve lokale. Deri te publikimi i këtij buletini nga Qeveria nuk morrëm asnjë përgjigje. Mirëpo në parim, Grupi i punës u pajtua që procesi i miratimit të ligjit duhet të jetë transparent dhe të sigurohet kohë e mjaftueshme për një debat të gjërë publik me qëllim që të dëgjohet qëndrimet e të gjitha palëve të interesuara. Përveç kësaj, Grupi i punës mbështeti nismën e SHGM-së për etablimin e mekanizmit të vetërregullimit në media, si masë e dobishme e cila do të ndihmojë të forcohet zbatimi i standardeve dhe të etikës profesionale.

Grupi i punës u dakordua që procesi i miratimit të legjislacionit të ri për mediat duhet të jetë transparent, ndërsa përshëndeti edhe nismën e SHGM për vendosjen e mekanizmit për vetërregullim në media

Me 23 nëntor vitin e kaluar përfaqësues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë patën takim pune me Drejtorin e direktoratit të përgjithshëm për zgjerim të Komisionit Evropian, Stefano Sanino, i cili në Shkup arriti për të ndjekur dinamikën e realizimit të prioriteteve nga Udhërrëzyesi në kuadër të dialogut qasës në nivel të lartë mes BE dhe qeverisë maqedone. Në takim u përshëndet dekriminalizimi i shpifjes dhe ofendimit si rezultat pozitiv prej dialogut istitucional të SHGM me Qeverinë. Kryetari i SHGM, Naser Selmani tha se Shoqata do të vazhdojë të sigurojë ndihmë juridike për gazetarët edhepse pritjet janë që pas dekriminalizimit numri i padive për shpifje dhe ofendim kundër gazetarëve do të jetë më i vogël. U shpreh gatishmëria për të vazhduar bashkëpunimin mes SHGM dhe Komisionit Evropian për zgjidhjen e sfidave të ardhshme në dialogun mes Qeverisë dhe SHGM, siç janë fushatat në media të qeverisë, reforma e RTVM, por edhe përparimi i standardeve të etikës në gazetari. U diskutua edhe për ndryshimet e pritshme të Ligjit për veprimtari radiodifuzive. Sanino dhe Selmani u pajtuan që institucionet duhet të mundësojnë një proces transparent për miratimin e ligjit. Përveç kësaj e rëndësishme është që të ketë kohe të mjaftueshme për debat publik, ku me vërejtje dhe sugjerime duhet të inkuadrohen të gjitha palët e interesuara. Selmani kërkoi që debate për ligjin e ri të shtyhet pas zgjedhjeve lokale për shkak të rrezikut për të politizuar debatin publik për ligjin.

15


ORGANIZATAT MEDIATIKE KËRKOJNË PËRMIRËSIMIN E KODIT ZGJEDHOR

N

14

ë kuadër të debatit për ndryshimet e Kodit zgjedhor, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me SPPM dhe të IMM përpiluan vërejtje për pjesën e ligjit që prekin punën e medias. Në shkresën e këtyre organizatave mediatike në Kodit zgjedhor kanë identifikuar disa çështje problematike, që negaitivisht reflektohen në punën e medias. Kjo është mundësia që mediat të japin donacione për partitë politike për finansimin e fushatës zgjedhore si dhe shtimin i kohës për reklamat para zgjedhjeve. Këto organizata kërkojnë që Kodi i ri zgjedhor të mos lejojë që mediat të jenë donator të partive politike për finansimin e fushatës zgjedhore. “Veçanërisht shqetëson neni 83-a (5) i propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, sipas të cilit diskontet e çmimeve që i japin radiodifuzerët dhe mediat e shtypra për reklama politike të partive në fushatën zgjedhore trajtohen si doacione në para. Me këtë vlerësojmë se mediat drejtpërdrejtë koruptohen dhe happen shtigje për keqpërdorimin e medias për qëllime partiake”, thuhet në shkresë. Përveç kësaj, Ligji e shton edhe kohën e reklamimit në periudhën parazgjedhore, që është në kundërshtim me Ligjin për veprimtari radiodifuzive. “Kjo është në kundërshtim edhe me AVMC- Direktivën e Komisionit Evropian, e cila etablon parim prej maksimum 20 për qind, respektivisht 12 minuta për një orë për reklamim”, argumentohet në shkresë. Në fund këto organizata i ftojnë deputetët që seriozisht t’i shqyrtojnë këto vërejtje dhe propozimet t’i inkorporojnë në Kodin e ri zgjedhor. Me këtë do të dëshmojnë se kanë për qëllim ta përmirësojnë ligjin dhe të zgjidhin problemet në sferën mediatike të indentifikuara prej cikleve të deritashme zgjedhore. Për fat të keq, asnjë prej këtyre vërejtjeve nuk qenë inkorporuar në Kodine ri zgjedhor. SHGM edhe në të ardhmen do t’i aktualizojë këto çështje dhe do të kërkojë zgjidhje adekuate që mediat të lirohen nga korupsioni politik në zgjedhje. Sipas neve, mbulimi mediatik i fushatave zgjedhore të partive nga mediat paraqet burim të korpupsionit sepse shërbimi falas paguhet përmes formave të tjera nga mjetet e buxhetit kur partitë vijnë në pushtet. Nëse nuk pritet ky sistem i korupsionit mediat çdoherë do të jenë pengje të partive politike dhe të interesave ekonomike të pronarëve të mediave.

MEDIAT

pa denacione për partitë në fushatat zgjedhore Mediat me donacione për partitë në fushatën zgjedhore përmes reklamave politike me diskonte të mëdha nxisin korupsionin


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

ZGJIDHET KORDINATORI I RI I QENDRËS RAJONALE NË SHTIP

Gazetar me përvojë do t’u prijë kolegëve të Lindjes

I

van Bojaxhiski, gazetarë me përvojë është kordinatori i ri i Qendrës rajonale të Shtipit, ndërsa gazetarët Dragi Rolevski nga Berova, Daniela Takeva nga Dellçeva, Goran Lalov nga Koçani, Igor Sojanov nga Shtipi dhe Makedonka Mireva nga Vinica, janë anëtarët e ri të trupit koordinativ të kësaj qendre rajonale nga pjesa lindore e vendit. Kështu njëzëri vendosën 22 gazetarë dhe punëtorë të tjerë të medias të kësaj qendre rajonale në mbledhjen të mbajtur në nëntor në Koçanë. Pjesa dërmuese e gazetarëve e kësaj qendre rajonale vendosën që vetëm të bashkuar dhe aktiv në kuadër të SHGM mund të luftojnë për të drejtat e tyre profesionale. Këtë e dëshmon edhe prania e

Kordinator i ri i Qendrës rajonale në Shtip është gazetari me përvojë Ivan Bojaxhiski, për të cilin votuan 22 gazetarë të këtij rajoni

madhe e gazetarëve në mbledhje përkundër faktit që në mbledhjen e parafundit , kishin marrë vetëm shtatë gazetarë. Në zgjedhjen e kordinatorit dhe aktivit të gazetarëve të këtij rajoni, ku morën pjesë edhe drejtori ekzekutiv i SHGM, Dragan Sekulovski dhe anëtari i KD, Filana Koka,

gazetarët u morën vesh që: 1. SHGM është organizatë e tyre ku duhet të anëtarësohen dhe të veprojnë të gjithë gazetarët dhe punëtorët e medias 2. Të përpilohet lista e saktë e mediave dhe punëtorëve të medias në komunat Berovë, Pehçevë, Dellçevë, Makedonska kamenicë, Vinicë, Koçanë, Shtip, Probishtip dhe Sveti Nikollë. 3. Të motivohet një numër më i madh i gazetarëve dhe punëtorët e tjerë të medias, të cilët deri tani nuk janë anëtarësuar në SHGM, ta ndërmarrin këtë hap. 4. Trupi koordinativ të mbajë takime të regullta për çështje me rëndësi për profesionin e gazetarit, të paktën dy herë në vit dhe kur ka nevojë edhe më shpesh.

15


KONFERENCË RAJONALE E FEDERATËS EVROPIANE TË GAZETARËVE NË MOSKË

FEG përqëndrohet në Ballkan, Evropën Lindore dhe Kaukaz

N

14

ë fillim të tetorit në Moskë, Federata evropiane e gazetarëve në bashkëunim me Shoqatën e gazetarëve të Rusisë organizoi një Konferencë rajonale kushtuar sigurisë dhe të drejtave sociale të gazetarëve, ku morën pjesë përfaqësues të shoqatave dhe sindikatave të gazetarëve nga vendet e Ballkanit, Evropës Lindore dhe nga ish republikat sovjetike. Në hapjen e konferencës, kryetari i shoqatës ruse të gazetarëve, Vsevolod Bogdanov tha se mbrojtja e gazetarve është interes më i lartë publik dhe ftoi që të punohet për kthimin e besimit të humbur të opiniot te mediat. Kryetari i FEG Arne Konig shfaqi shpresën se përvojat e gazetarëve nga Evropa Lindore do të sëndertohen në strategjitë e reja të federatës për të rritur kapacitetin e organizatës. Për gjendjen e përgjithshme të mediave në Evropë foli Mark Gruber, drejtor i FEG, ndërsa fjalim të veçantë për lirinë e shprehjes dhe të medias në Evropë pati edhe Dunja Mijatoviq, përfaqësues i lartë i OSBE-së për lirinë e medias. Dita e parë e konferencës iu kushtua mbrojtjes së të drejtave të gazetarëve si dhe strategjisë të solidaritetit të shoqatave dhe sindikatave të gazetarëve. Si më kritike u cilësuar gjenjda e gazetarve në vendet e rajonit të kaukazit dhe në Turqi, ku gazetarët burgosen dhe vriten.

Pjesëmarrësit e konferencës nënshkruan një letër proteste kundër qëllimit të autoriteteve ukrainase për ta kriminaliziuar shpifjen dhe ofendimin, ndërsa kërkuan edhe lirimin nga burgu të gazetarëve turk Pjesëmarrësit e konferencës nënshkruan një letër proteste drejtuar autoriteteve ukrainase të cilët dëshirojnë të kriminalizojnë shpifjen dhe ofendimin, ndërsa kërkuan nga autoritetet turke që t’i lirojnë nga burgu gazetarët të akuzuar për terrorizëm. Nga Maqedonia në punën e konferencës morën pjesë përfaqësues të SPPM dhe të SHGM. Kryetarja e SPPM Tamara Causidis pati prezentim për përvojatrajonale nga bashkëpunimi me FEG, ndërsa kryetari i SHGM-së mori pjesë në grupin e punës për të lobuar për përmirësimin e kornizës ligjore lidhur me lirinë e shprehjes.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë KONFERENCË PËR VETËRREGULLIM NË EVROPËN JUGLINDORE NË BUDVË

N

Përvoja evropaine për trupat për vetërregullim në Ballkan

ë konferencën ndërkombëtare kushtuar sfidave për vetërregullimin në Evropën Juglindore, mbajtur në Budvë të Malit të Zi nga mesi i dhjetor të vitit 2012, nën ombrellën e Këshillit të Evropës, morën pjesë përfaqësues të trupave për vetërrugullim dhe ekspertë të mediave nga Evropa Juglindore. U prezentuan modelet e vetërregullimit, puna dhe sfidat me të cilat përballen Këshillat e etikës në vende të ndryshme. Nëse vetërregullimi nënkupton më shumë restrikcione ose më shumë përgjegjësi? Mediat online dhe vetërregiullimi? Trupat për vetërregullim, mbështësin ose pengojnë?, përgjigje u përpoqën të japing ekspertë nga Belgjika dhe Irlanda, ndërsa përvojat e punës për funksionimin e trupave për vetërregullim dhe përballja me sfidat prezentuan ombucmani i servisit publik të Es-

Në konferencë morën pjesë anëtarët e Këshillit drejtues të SHGM, Risto Tasev dhe Filana Koka, të cilët kanë folur për aktivitetin e SHGM për formimin e Këshillit të etikës

tonisë, drejtuesit e këtyre trupave në Bullgari, Mal të Zi, Slloveni dhe Serbi. U preznetua modeli i suksesshëm i rrjetit rajonal të Këshillave të etikës të kaukazit jugor, Moldavisë, Rusisë, Taxhikistanit dhe Ukrainës. Vlerësime të

veta për sfidat e medias dhanë edhe përfaqësuesit e Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Në konferencë morën pjesë edhe përfaqësus të Këshillit drejtues të SHGM, Risto Tasev dhe Filana Koka, ndërsa nga IMM, Mirçe Adamçevski, kryetar i Këshillit drejtues. Ato preznetuan gjendjen aktuale të medias në Maqedoni, procesin e besidimeve me qeverinë, planin aksional, si dhe për aktivitetet e këtyre dy organizatave viteve të fundit për forimimin e Këshillit të etikës. U përfundua se duhet aktivitete të përbashkëta të përfaqësuesve të rajonit në drejtim të përmirësimit të funksionimit dhe trupave aktuale të vetërregullimit, por edhe mbështetje dhe ndihmë për ato që duhet të formohen. U kërkua që në të ardhmen vendet e rajonit të formojnë një trup rajonal për vetërregullim dhe të përcaktohen qëllimet e ardhshme të këtyre trupave.

15


KONFERENCË RAJONALE E OSBE NË KOSOVË PËR MEDIAT E SHTYPURA

Gazetat e Ballkanit në krizë ekonomike dhe morale

14

Në fund të nentorit vitin e kaluar në Prishtinë, Misioni i OSBE-së në Kosovë organizoi konferencë rajonale për mediat e shtypura, ku morën pjesë përfaqësues të organizatave të mediave dhe qytetare nga vendet e ish Jugosllavisë dhe Shqipëria. Qëllimi i konferencës ishte për të diskutuar për sfidat dhe politizimin e mediave të shtypura dhe lirinë e shprehjes. Në konferencë u bisedua për mbrojtjen e gazetarëve, gjendjen ekonomike të gazetave si dhe për qasjen deri te informacionet me karakter publik. Përveç kësaj, si tema te veçanta ishin edhe gazetaria hulumtuese, standardet dhe etika profesionale, vetërregullimi dhe tirazhi i gazetave. Konferencën e hapi ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Zhan Klod Shlumberzhe, ndërsa fjalim rasti pati edhe përfaqësuesi i BEsë në Prishtinë, Tomas Gnoçi dhe kryetari i Bordit të Këshillit të mediave të shtypura të Kosovës, Rexhep Ismajli. Emrues i përbashkët i të gjithë diskutimeve të pjesëmarrësve të Konferencës ishte se mediat e shtypra në Ballkan përballen me sfida ekonomike dhe profesionale për shkak të presionit të madh të politikës dhe interesave të kapitalit. Në konferencë mori pjesë edhe kryetari i SHGM, Naser Selmani, i cili si panelist foli për gjendjen e mediave të shtypura në Maqedoni. Selmani foli në panelin për lirinë e shprehjes dhe të politizimit të gazetave dhe në panelin për standardet dhe etikën profesionale dhe për vetërregullimin në Maqedoni. Selmani tha se mediat e shtypta maqedone përballen me krizë ekonomike dhe morale. Ai tha se kriza ekonomike është rezultat i mungesës së tregut të me-

Pjesëmarrësit e konferencës përfunduan se mediat e shtypura nga vendet ballkanike punojnë në ambient të pandershëm të tregut dhe nën presione politike dhe ekonomike

dias, ndërsa kriza morale është shkaktuar nga përzierja e partive politike në punën e medias, të cilat i emërojnë dhe i kontrollojnë ekipet editoriale në media. “Redaktorët tanë më shumë u ngjajnë politikanëve dhe biznesmenëve sesa gazetarëve”, theksoi Selmani. Ai vlerësoi se gazetat maqedone nuk mund të lavdërohen me respektimin e standardeve dhe të etikës profesionale. “Mediat më shumë janë në funksion të propagandës partiake sesa informojnë qytetarët”, theksoi kryetari i SHGM-së. Për shkak të kësaj tirazhi i gazetave në krahasim me para dhjetë vite është përgjysmuar.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë KONFERENCË RAJONALE E OSBE-SË PËR ANTIKORUPSION NË OHËR

Me integritet kundër

KORUPSIONIT

N

ë konferencën rajonale në Ohër, të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup, Komisioni shtërorë për pengimin e korupsionit dhe Transparensy-international-Maqedoni e titulluar si “Sistemi i integritetit dhe politikat promovuese anti-koruptive” morën pjesë edhe anëtari i Këshillit drejtues të SHGMsë, Filana Koka. Në konferencë përfaqësues të agjencive për luftën kundër korupsionit dhe ekspertë të pavarur i prezentuan modelet e ndryshme të konceptit të integriutetit që ekzistojnë në vendet e rajonit si Serbia, Sllovenia, Bullgaria, Moldavia, Rumania dhe Maqedonia. U shkembyen përvojat në raport me definimin e integritetit nga perspektiva juridike dhe politike, ndërsa qenë shkëmvbyer edhe përvoja për implementimin e integritetit në vende të ndryshme, por qe prezentuar edhe analiza krahasuese e sistemeve ekzistuese.

Nga Komisioni shtetërorë për pengimin e korupsionit, u theksua rëndësia për ndërtimin e sistemit të integritetit për shërbimet publike në vend, duke parashikuar zgidhjet e mundshme për sfidat. Përfaqësuesi i SHGM, Filana Koka e transmetojë përcaktimin e SHGM për të promovuar parimet antikorupsion dhe këmbëngul për eliminimin e dukurive koruptive në mesin e gazetarëve. Me angazhimin për llogaridhënie ndaj publikut duke respektuar standardet dhe etikën profesionale, si dhe angazhimet për vetërregullim në media, SHGM hapur qëndron kundër korupsionit dhe punon për ngritjen e integritetit të gazetarisë. Përveç kësaj, me insistim të SHGM, Qeveria dhe Këshilli për radiodifuzion, imponoi zbatimin e nenit 11 të Ligjit për veprimtari radiodifuzive, me të cilin sanksionohet konflikti i ineteresit mes pronarëve të mediave dhe bartësve të funksioneve publike.

Filana Koka, anëtar i Këshillit drejtues tha se SHGM angazhohet për çrrënjosjen e dukurive koruptive në mesin e gazetarëve

15


SHGM në takim konsultativ me Riçard Hovitin Fondacionet gjemrnae, Konrad Adenhauer dhe Fridrih Ebert me 7 nëntor të vitit 2012 në Shkup

mbajti një takim konsultativ me përfaqësues të organizatave joqeverotare nga sfera e medias, të drejtave të njeriut, mjedisit jetësor, arsimit joformal, të personave me hendikap etj. Qëllimi i takimit ishte që raportuesi i posaçëm për Maqedioninë i Parlamentit Evropian, Riçard Hovit, të informohet nga organizatat relevante për problemet në Maqedoni. Përmes kësaj ngjarje, informacionet e preznetuara do të jenë pjesë e raportit për gjendjen në Maqedoni nga PE. Në pjesën e parë të diskutimit morën pjesë përfaqësuesit e organizatave që kanë në fokus veprimin në fuhsën e të drejtave të njeriut, fodeve nga KE, organizata që merren me monitorimin e zgjedhjeve, ndërsa në pjesën e dytë fokusi u përqëndrua në ngjarjet e fundit në bashkësinë e medias si dhe në progresin e Dialogut institucional mes SHGM dhe Qeverisë të RM, i cili njëherit është edhe pjesë e Udhërëfyesit për Bisedimet në nivle të lartë për eurointegrimin e vendit mes qeverisë dhe BE-së, para Hovitit për gjendjen e meidas folen përfaqësuesit e SHGM dhe MIM.

Diplomat britanik për Ballkanin perendimor në takim me SHGM

14

Në fillim të nentorit të vitit 2012 në Shkup përfaqësues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë pranuan në një takim Sepe Gijsbrechts, përfaqesues i Ministrisë të punëve të jashtme të Britanisë së Madhe për Ballkanin perendimor. Në takim u diskutua për gjendjen e medias dhe përpjekjet e SHGM-së për përparimin e lirisë së shprehjes në përgjithësi. Kryetari i SHGM, Naser Selmani dhe drejtori ekzekutiv Dragan Sekulovski, theksuan se ndikim negativ në punën e medias kanë fushatat e qeverisë si dhe përmenden edhe sfidën për reformimin e RTVM. Përveç kësaj u theksua qëndrimi i SHGM-së për përmirësimin e legjislacionit për mediat, veçanërisht për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit. Përfaqësuesit e SHGM-së vlerësuan se bashkësia e medias ka një pasqyrë të qartë për problemet

e medias dhe të gazetarisë, si dhe ofron zgjidhje konkrete për tejkalimin e tyre. Përveç kësaj, SHGM në mënyrë aktive lobon për ndryshimin e legjislacionit të medias në kuadër të bisedimeve me qeverinë. Rezultat konkret i këtij dialogu është dekriminalizimi i shpifjes dhe ofendimit, duke fshirë këto vepra nga Kodi penal dhe duke i dhënë fuqinë e ligjit praktikës gjyqësore të Gjykatës evropiane për liritë e njeriut në Strazburg. Përfaqësuesi i Forin ofisit britanik tha se Maqedonia përballet me shumë sfida lidhur me respektimin e lirisë së shprehjes dhe të mediave, por mirë është që në tërë situatën ekziston një shoqatë e gazetarëve në vend e cila punon për të bërë ndryshime pozitive. U shqyrtua edhe mundësia për bashkëpunim në të ardhmen mes dy institucioneve.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Takim me raportuesin e Këshillit të Evropës Në fillim në tetorit përfaqësues të SHGM, Sindikatës të gazetarëve dhe dy organizatave tjera qytetare aktive në sektorin e medias u takuan me Riçard Volterin, raportues për Maqedoninë dhe zëvendës i kryetarit të sesionit parlament të Këshillit të Evropës. Ky takim më zotin Volters ishte i treti në vitin 2012 pas të cilit do të pasojë një raport për post-monitorimin e dialogut me Maqedoninë lidhur me rezolutën për respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve nga anëtarësia në Këshillin e Evropës (Rezoluta 1213 (2000). Tema e bisedës ishin të drejtat e njeriut, gjendja e demokaracisë, mediat, shteti juridik dhe në përgjithësi zhvillimet shoqarore dhe politike në vend pas vizitës së tij të fundit në maj të viti 2012. Fokus i veçantë iu kushtua ndryshimeve të fundit në sferën e medias veçanërisht për bisedimet e SHGM me qeverinë për përmirësimin e gjendjes së medias.

SHGM në forumin e mediave të Evropës Juglindore Delagacion i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë me 2 dhe 3 nëntor në Beograd mori pjesë në Konferencën e pestë të SEEMO me temë: Pluralizmi midal dhe biznesi i mediave në Evropën Juglindore dhe Qendrore”. Në Konferencë morën pjesë përfaqësues të medias, shoqata gazetarësh dhe të pronarëve të medias nga tërë rajoni. Delegacioni i SHGM shfrytëzojë mundësinë për të shkëmbyer përvojat me kolegë nga vende tjera dhe për të vënë kontakte bashkëpunimi. U diskutau për mundësinë e formimit të rrjetit të shoqatave të gazetarëve. Delegacioni pati takime me Lil-

jana Smajlloviq, kryetare e Shoqatës së gazetarëve të Serbisë dhe me zëvendësin e Shoqatës së pavarur të gazetarëve të Serbisë, Dragan Janjiq. Konkretisht u bisedua për çështjen e dekriminalizimit të ofendimit dhe fyerjes, i cili si proces po zhvillohet në Serbi. Delegacioni i SHGM takoi edhe përfaqësuesin e Drejtorisë për zgjerim të Komisionit Evropian, Andris Kesteris, i cila tha se me vëmëndje ndjek zhivllimet e medias në Maqedoni dhe në mbarë rajonin. Ai mbështet dialogun e Shoqatës me Qeverinë për të përmirësuar gjendjen e medias.

15


Konferencë për rolin e bashkësive fetare në ndërtimin e shteteve multikulturore Fondacioni Konrad Adenhauer (KAS) nxit tolerencën ndëretnike dhe njohjen e dallimeve fetare. Në bashkëpunim me Qendrën për studime evropiane, por edhe me mbështetje të SHGM, në fillim të dhjetorit organizoi konferencë, ku morën pjesë përfaqësues të grupeve të ndryshme religjioze dhe të unizersiteteve dhe gazetarë. Përfaqësuesi i SHGM moderoi në pjesën e dytë të panelit me temë – Roli i medias për stabilitetin ndërfetar në shtet. Folës të këtij paneli ishin gazetarë prej mediave nacionale dhe nga gazetat e përditshme. U konkludua që komunikimi mes bashkësive fetare dhe mediave për të përmirësuar në të ardhmen bashkëpunimin p e ndërsjellë. j

Drejtori i SHGM në konferencën ndërkombëtare për media na EJL

14

Nga mesi i nëntorit në Bukuresht u mbajt një Konferencë ndërkombëtare me temë :”Forcimi i lirisë së medias dhe raportimi etik në Evropën Juglindore”, të organizuar nga Rrjeti për profesionalizimin e mediave në Evropën Juglindore. Në konferencë morën pjesë 40 përfaqësues të organizatave të mediave nga 12 vende dhe përfaqësues të OSBE-së të cilët ishin bashkëorganizator të kësaj ngjarje. U prezentuan raportet nga 12 vende për lirinë e medias dhe pluralizmit në media. Një pjesë e këtij raporti, i cili ka të bëjë me Maqedoninë është përpiluar nga Instituti maqedon i medias. Në debatë u kërkua mënyra për forcimin e lirisë së shprehjes, raportmit etik si dhe standardeve në vendet e Evropës Juglindore. Përveç kësaj, u theksua angazhimi për të punuar për zhvillimin e ideve për projekteve për forcimin e mediave të pavaruara dhe raportimit etik. Konferecna miratoi konkuzione ndaj raportit të konsoliduar nga 12 vende dhe në janar të vitit 2013 do të përpilohet një version i përmirësuar i cili do të prezentohet për palët e interesuara.

NGJARJA JOFORMALE PËR


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

GAZETARËT ME AMBASADËN BRITANIKE

15


Ky projekt është pjesërisht i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup. Mendimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura në këtë dokument janë të autorit dhe nuk i reflektojnë domosdo ato të Departmentit të Shtetit.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.