Bilten april maj juni 2012

Page 1

BULETINI NUMËR 7

SHOQATA E GAZETARËVE TË MAQEDONISË


PROTESTË E GAZETARËVE PARA GJYKATËS SË SHKUPIT

Gjyqet të ndajnë dre yrnekut të StazburguǴ Shkas i drejtpërdrejtë për këtë reagim të gazetarëve ishte se një pjesë e kolegëve të tyre qenë shoqëruar në gjykatë me polici kinse kanë injoruar ftesat e gjykatave

Boton: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski - Xid blok 13, 1000 Shkup; Tel (+3892) 3298-139 Faks (+3892) 3116-447 E-mail: contact@znm.org.mk

2


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

ejtësi jtësi sipas Ǵ ut

3


Gazetarët i mbështeten gjykatësit që me ndërgjgje ushtrojnë funksionin e tyre, ndërsa ata që në mënyrë joadekuate trajtojnë paditë për shpifje dhe ofendim i paralajmëruan se do t’i ballafaqojnë me gjyqin e opinionit publik.

M

4

e transparente “Dhimbjen shpirtërore e shëron e vërteta”, Raportojë - jam i pangrënë” dhe “Liria e shprehjes”, qindra gazetarë në organizimin e Shoqatëes së gazetarëve të Maqedonisë, të hënën (11 qershor) në mesditë, protestuan para Gjykatës themelore 1 në Shkup për të shprehur pakënaqësinë nga mënyra se si disa gjykatës i zgjidhin paditë për shpifje dhe ofendim kundër gazetarëve. Kryetyri i SHGM, Naser Selmani, para medias përkujtoi se gjykatat janë roja e lirisë së shprehjes dhe i të gjitha të drejtave dhe lirive të njeriut. “Duam t’i mbështesim gjykatësit që në mënyrë të përgjegjshme e ushtrojnë funksionin e gjykatësit dhe t’i ftojmë të tjerët të mos shqiptojnë kompensime të larta për shpifje dhe ofendim për t’iu vardisur politikaneve për funksione, por të jenë gjykatës evropian dhe të gjykojnë sipas ligjit”, tha Selmani. Selmani tha se numri i madh i padive për shpifje dhe ofendim kundër gazetarëve, kompensimet e larta për dëmin jomaterial, procedurat e gjata dhe joefikase, janë rezultat i praktikës së keqe gjyqësore. “Zgjidhja është e thjeshtë, gjykatësit duhet të ndjekin praktikën gjyqësore të Strazburgut. Nuk duam askend të shfajsojmë nga përgjegjësia, por vetëm kërkojmë që ligji të vlejë për të gjithë njësoj. Drejtësia selektive është padrestësia më e madhe. Nuk mundet që gazetarët të shoqërohen në gjykatë me policë, ndërsa disa të tjerë t’i trajtohen si të privilegjuar”, thksoi ai. Selmani porositi se gjykatësit që nuk do ta dëgjojnë zërin e gazetarëve do të ballafaqohen me Këshillin gjyqësorë dhe me opinionin maqedon. “Nuk mundet që për punën e keqe të një numri të vogël gjykatësish të vihet në pikëpyetje besimi i mbarë gjyqësisë”, shtoi ai. Vendimi për protestë para Gjykatës Këshilli drejtues i SHGM e mori me propozim të Forumit të gazetarëve.

Gazetarët janë të pakënaqur që gjykatësit maqedon e vazhdojnë praktikën e keqe gjyqësore me lëndët kundër gazetarëve në kohën kur vazhdojnë bisedimet e Shoqatës së gazetarëve dhe Qeverisë për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit. Ideja për protestën ishte që të kërkohet që gjykatat në mënyrë efikase ta zbatojnë praktikën gjyqësore të Gjykatës evripoiane për të drejtat dhe liritë e njeriut derisa nuk gjindet zgjidhje përkatëse për dekriminalzimin. Shkak i drejtpërdrejtë për këtë reagim të gazetarëve


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

ishte se një pjesë e kolegëve të tyre qenë shoqëruar në gjykata me policë kinse kanë injoruar ftesat e gjykatës. Ata nuk janë kundër shqiptimit të këtyre masave, por këmbëngulin që kjo masë të zbatohet në mnëyrë joselektive. Ata edhe njëherë deshën që të përkujtojnë se numri i madh i padive për shqipfje dhe ofendim kundër gazetarëve, përdoren si mjetë për të ushtruar presion. Për kompensimet për dëmin jomaterialë dhe jorpoporcionalë, për procedurat e gjata dhe joefikase, të cilat

zgjasin me vite dhe nuk kanë përfundim efektiv, për moszbatimin e parimeve të përgjegjësisë kaskade. Në protestë u dha mbështetje gjykatësve që në mënyrë të përgjegjshme e ushtrojnë funksionin e gjykatësit duke zbatuar legjislacionin e vendit dhe ndërkombëtarë dhe i inkurajuan të qëndrojnë padallim presioneve eventuale. U dërgua porosia se nëse nuk përmirësohen gjërat SHGM publikisht do t’i përmend publikisht me emër dhe mbiemër gjykatësit që në mnëyrë joadekuate zbatojnë ligjin.

5


QEVERIA DHE SHGM U MORËN VESH PËR LIGJIN PËR PËRGJEGJËSI

DEKRIMINA DEKRIMINAL

për liri dhe përgjegjësi më të madhe

6

Në fillim të korrikut Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dhe Qeveria e Maqedonisë harmonizuan tekstin e ligjit me të cilin duhet të dekriminalizohet shpifja dhe ofendimi. Teksti i ligjit është dërguar në ekpertizë në Këshillin e Evropës, dhe më pas do të aprovohet në Qeveri për të kaluar pastaj në procedurë parlamentare. Me marrëveshjen janë plotësuar të gjitha kërkesat e gazetarëve. E para, nuk ka dënim me burgim për shpifje dhe ofendim. Deri tani në Kodin penal ekzistonte dënimi me burgim prej tre vitesh, dhe një vitë burgim për ofendim. Me dekriminalizimin më nuk do të përpilohen dosje për gazetarët e dënuar për shpifje dhe ofendim dhe ata më nuk do të trajtohen si kriminel. Për shkak të dosjeve gazetarët e dënuar për këto vepra nuk mundeshin të punësohen në administratën publike dhe shtetërore dhe nuk mundnin të udhëtojnë jashtë në vendet ku kërkohen vizat plr shkak se duhej vërtetim nga gjykata se nuk kanë qenë të padënuar. E dyta, në tekstin e ligjit është paraparë përgjegjësia kaskade për shpifje dhe ofendim mes gazetarit, redaktorit dhe botuesit. Kjo zgjidhje është propozuar për shkak të praktikës së keqe që paditë të bëhen vetëm kundër gazetarëve, e jo edhe kundër redaktorëve dhe batuesve, edhepse ata janë më përgjegjegjës për atë që botohet në media. Zgjidhja e re vendos një system të ri të përgjegjësisë dhe secili prej aktorëve din se për cilën pjesë të punës përgjigjet. Gazetari për atë që shkruan, redaktori për atë që ka miratuar dhe media për botimin. E treta, ligji i kufizon limitet më të larta të kompensimeve për dëmin jomaterial. Për gazetarin në 2 mijë euro, për redaktorin 10 mijë dhe për botuesin 15 mijë euro. Sipas zgjidheve të dreitashme në Kodin prenal, kompensimi më i lartë për dëmin jomaterial për shpifje dhe

ofendim mud të shkonte deri në 1 milion e 800 mijë euro, ndërsa kompensimi mëi lartë i shqiptuar deri tani nga gjykatat është 35 mijë euro në rastin Cërvenkovski kundër Mlladenovit. E katërta, me ligjin e harmonizuar ndërpriten mbi 700 padi penale penale për shpifje dhe ofendim, prej të cilave mbi 320 padi kundër gazetarëve. Me këtë amnesti do të përfshihen edhe të gjitha vendimet e plotëfuqishme, të cilat deri në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit nuk janë zbatuar. Zgjidhja ligjore i respekton parimet e Këshillit të Evropës dhe të Gjykatës evropiane për të drejtat dhe liritë e njeriut në Strazburg, kompensimi të jetë proporcional me dëmin e shkatuar, gjendjen materiale të gazetarit dhe kompensimet të mos vejnë në pikëpyetje punën e medias. Me ligjin gazetarët dshe redaktorët nuk do të përgjigjen për shpifje dhe ofendim nëse: z Kërkojnë falje palës së dëmtuar z Nëse shpifja dhe ofendimi është kryer nën presionin e readktorit/botuesit z Nëse shkilet e drejta për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik z Nëse kritikon në emër të mbrojtjes të lirisë së shprehjes z Nëse mbronë interes publik z Nëse ofendimi nga rrethanat nuk ka kuptimin e ofendimit z Nëse ofendimi nuk ka shkatuar dëm të theksuar ndaj nderit dhe reputacionit z Nëse ofendimi nuk është shprehur me qëllim për të ofenduar z Nëse ofendimi bazohet në fakte dhe nëse autori ka pasur arsye për tu besuar atyre fakteve z Nëse botohet kritikë e arsyeshme për të nxitur de-


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

QYTETRE PËR SHPIFJE DHE OFENDIM

LIZIMI

bat me interes publik z Nëse transmetojnë deklarata e personave të tjerë nga puna e pushtetit ligjëvënës, ekzekutiv dhe gjyqësorë z Nëse dekrlatat shpifëse janë transmetuar nga dokumenta zyrtare ose janë të shprehura në vepër shkencore, letrare apo artistike z Nëse e dëshmon vërtetësinë e fakteve ose nëse dëshmon se ka pasur arsye të bazuar t’u besojë atyre. z Nëse shpreh kritikë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, profesionit të gazetarit, politikës ose ndonjë veprimtarie shoqërore. z Nëse transmeton deklarata të bëra gjatë punës së pushtetit ligjëvënës, ekzekutiv, gjyqësorë dhe vendor, si dhe deklarata të transmetuara nga dokumenta zyrtarë ose nga tubime publike.

Ligji amniston mbi 320 padi kundër gazetarëve për shpifje dhe ofendim dhe do të ndërpritet zbatimi i vendimeve të plotëfuqishme të pazbatuara deri tani

Paditësi nuk do të mund të ngrejë procedurë gjyqësore për kompensimin e dëmit jomaterial për shpifje dhe ofendim nëse paraprakisht nuk kërkon falje ose përgënjeshtrim. Mediat do ta refuzojnë publikimin e përgënjeshtrimit nëse vlerësojnë se reagimi është i pabazuar, nëse ai është bërë jashtë afatait të paraparë, nëse përmbanë shpifje dhe ofendime, dhe nëse rrezikohen interesa të mbrojtura të personave të tretë. Ligji veçanërsht është restriktiv ndaj bartësve të funksioneve publike. Ata nuk kanë të drejtë të ngrejnë procedurë në emër të institucionit që përfaqësojnë dhe nëse paraqiten si paditës në gjykatë duhet të dorëzojnë tërë dokumentacionin zyrtarë lidhur me shpifjen e pretenduar për të mundur gjykata të konstatojë gjendjen faktike.

7


DFREJTUESIT E SHGM PËR VIZITË QENDRAVE RAJONALE

Mbështetje për punën e bërë dhe ǻ

N

8

jë delegacion i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë i udhëhequr nga kryetari Naser Selmani gjatë muajti qershorë vizitoi gazetarët nga disa Qendra rajonale me qëllim për të njoftuar anëtarësinë për marrëveshjen me Qeverinë për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit. Qëllimi tjetër i vizitës ishte kërkesa e drejtuesve të SHGM-së për solidaritet më të madh me qëllim që sa më mirë të zgjidhim problemet e përbashkëta. Në takimet e ndara me kolegët në Prilep, Manasitir, Ohër dhe Kavadar, kryetari i SHGM Selman i informoi kolgët për konceptin e ligjit për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim. Përveç kësaj ai paralajmëroi edhe temat e tjera të dialogut në vijim me Qeverinë, siç janë fushatat në media të qeverisë, ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për veprimtari radiodifuzive dhe reforma e RTVM. Ai ftoi në solidaritet më të madh mes

Kolegët mbështetën përpjekjet e deritashme të drejtuesve të SHGM në përfaqësimin e interesave të tyre, por insistuan në takime më të shpeshta për të qenë në rrjedhë me të gjitha aktivitetet e Shoqatës.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

ǻe për komunikim më të shpeshtë gazetarëve për të mundur SHGM të përfitojë zgjidhje më të mira për të gjitha problemet, me të cilat përballen gazetarët. Në të gjitha takimet Selmani theksoi se ligji për dekriminalizim mbështetet në parimet e praktikës gjyqësore të Gjykatës evropaine për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe se nëse ai mitratohet në formën e propozuar do të jetë në interes të gazetarëve dhe do ta përparojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. Me këtë ligj paditë për shpifje dhe ofendim më nuk do të mund të përdoren si mjet për të ushtruar presion kundër gazetarëve. Ai para kolegëve pohoi se në ligjin e ri për dekriminalizim janë përfshirë të gjitha kërkesat kryesore të gazetarëve të përcaktuara nga organet më të larta të Shoqatës. Për shpifje dhe ofendim nuk do të shkohet në burg, kjo do të thotë se më nuk do të ketë dosje

gjyqësore për gazetarët e dënuar për këto vepra, për shkak te cilave në të kaluarën iu shkurtoheshin disa të drejta qytetare. Në ligj është koncipuar përgjegjësia e shkallëzuar për këto vepra mes gazetarit, redaktorit dhe botuesit, si dhe janë kufizuar limiet më të larta për dëmin jomaterial të shkaktuar nga shpifja dhe ofendimi. Kompensimet poashtu, duhet të jenë proporcionale dhe nuk duhet të rrezikojnë ekzistimin e mediave. Sipas tij, në ligj ekzistojnë një sërë bazash mbi të cilat gazetarët nuk do të përgjigjen për shpifje dhe ofendim dhe nënvizoi se ligji do të amnistojë mbi 320 padi aktive kundër gazetarëve. Ai paralajmëroi se ligji do t’i nënshtrohet ekspertizës në Këshillin e Evropës para se të aprovohet në Qeveri dhe pastaj për t[u nisur në procedurë parlamentare.

9


Konstituohet Forum i gazetarëve

10

Pas një debati të gjërë dhe konstruktivë për çështjet aktuale lidhur me gjendjen e medias, anëtarët e Forumit njëzëri mbështetën propozimin e kryeredaktorit të gazetës së përditshme, Goran Mihajllovski, SHGM të organizojë protestë para Gjykatës themelore në Shkup, për të mbështetur gjykatësit që në mënyrë të ndërgjegjshme trajtojnë lëndët për shpifje dhe ofendim kundër gazetarëve, dhe nga ana tjetër të paralajmërohen të tjerët të nisin të zbatojnë praktikën gjyqësore të Gjykatës evropiane për të drejtat dhe liritë e njeriut në Strazburg dhe në këtë mënyrë të mos lejojnë që bartësit e funksioneve publike përmes padive të ushtrojnë presion kundër gazetarëve. Përveç kësaj, Forumi propozojë që SHGM t’i monitorojë proceset gjyqësore kundër gazetarëve me qëllim që t’u jepet përkrahje morale kolegëve dhe të bëhet presion ndaj pushtetit gjyqësorë për të vepruar drejtë dhe në mënyrë profesionale me këto lëndë. Nga anëtarët e SHGM të formohen ekipedyshe, të cilët do të monitorojnë sesionet gjyqësore, ndërsa do të ftohen ftesa deri te të gjithë gazetarët që do të mundin të angazhohen si monitor. Këto dyshe do të kenë për detyrë të përgadisin raport të shkurtër për rrjedhën e procesit gjyqësore, i cili raport pastaj do të botohet në ueb faqen e Shoqatës dhe do të dërgohet deri te të gjithë mediat. Në bazë të raportit do të


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Forum i gazetarëve, nga mesi i majit sivjet mbajti mbledhjen e parë konstitutive, ku morën pjesë 22 gazetarë dhe redaktorë me përvojë. Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani në fillim të takimit sqaroi nevojën për formimin e një trupi të këtillë në kuadër të SHGM. Selmani tha se Forumi do të jetë platform, ku do të mund të shprehen qëndrimet e ndryshme për çështjet e gazetarëve, dhe në të njejtën kohë do të jetë trup këshillëdhënës, i cili do të ushqej drejtuesit e Shoqatës me propozime për të rritur efikasitein e punës. përpilohen ankesa deri te Këshilli gjyqësorë nëse konstatohen shkelje të procedurës. Forumi i gazetarëve për kordinator të vet zgjodhi Sasho Ordanovskin. N. Trasnparencë për dekriminalzikmin, moratorium për fushatat Forumi i gazetarëve nga fundi i qershorit mbajti mbledhjen e dytë me radhë, ku shqyrtoi ligjin për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim. Pas debatit anëtarët e forumit miratuan konkluzione me të cilët kërkuan nga drejtuesit e SHGM të këmbëngulin që ligji për dekriminalizim të miratohet në procedurë të rregulltë. Përveç kësaj, Forumi ftoi që në debat të inkuadrohen një numër më i madhë i gazetarëve,

ekspertëve juridik dhe të medias me qëllim që të përmirësohen zgjidhjet e ligjit. Ato insistuan për transparencë më të madhe dhe informim më të mirë të anëtarësisë për procesin e dekriminalizimit. Përveç ligjit për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim, Forumi ndërtoi qëndrim edhe lidhur me çështjen e rradhës në dialogun me Qeverinë, fushatat qeveritare në media. Ata sugjeruan që Këshilli drejtues i SHGM të kërkojë nga Qeveria të shpallë moratorium për reklamimin në media derisa nuk del me kritere të qarta për mënyrën e shpërndarjes të parave publike për fushata qeveritare.

11


Pronarët e media vetërregullimin

N

12

ë takim prezentuan pjesa dërmuese e përfaqësuesve të mediave, pronarë mediash, drejtorë të mediave të shtypura dhe elektornike, të cilët mbështetën vetërregullimin, me të cilin rritet kredibiliteti dhe besimi i opinionit publik për punën e medias. Nga mediat e shtypura në takim mori pjesë botuesi i tre gazetave ditore, Dnevnik, Vest dhe Utrinski vesnik, Orce Kamçev, botuesi i gazetës Koha, lirim Dullovi, pronari i Radios kanal 77, Goran Gavrillov, si dhe drejtorët e Televizionit Kanal 5, Ivan Mirçevski, të Televizionot Alsat-M, Lirim Hajredini, të Televizonit Telma, Risto Llazarov, të Televizonit Alfa, Mlladen Damev si dhe përfaqësues të gazetës Nova Makedonija, të RTVM dhe të TV 24 Vesti. Kryetari i SHGM Naser Selmani i informoi të pranishmit për përpjekjet e Shoqatës për formimin e Këshillit të etikës, i cili do të ketë për detyrë të shqyrtojë ankesat e opinionit publik për shkeljet eventuale të Kodit të gazetarëve nga ana e mediave duke kontribuar për përparimin e stabndardeve dhe të etikës profesionale në media. Ai lajmëroi të pranishmit se Grupi i punës ka përgaditur koncept për vetërregullim në media, të pasqyruar në një propozim-statut të Këshillit të etikës. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që aktorët e medias, pronarët e medias, re-

Drejtuesit e SHGM në fillim të qershorit patën një darkë pune me pronarët e mediave të shtypura dhe elektronike, ku u diskutua për nevojën e vetërregullimit në media.

daktorët dhe gazetarët të demostrojnë unitet dhe të punojnë bashkë për formimin e një trupi të tillë, i cili do të kujdeset për cilësinë e mediave. Të gjithë të pranishmit e mbështetën idenë për formimin e Këshillit të etikës dhe shprehën gatishmëri që në fillim të finansohet nga pronarët e medias dhe SHGM, derisa në një periudhë tjetër të shfrytëzohen fondet evropiane. U ra dakord që në ndërkohë të dorëzohen vërejtjet për propozim-statutin, dhe më pas të nisin konsultimet për konvokimin e Kuvendit themelues.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

as mbështesin

13


File mbështet kërkes Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani kah mesi i marsit pati takim me Evrokomesarin për zgjerim, Shtefan File, i cili në Shkup erdhi ta shënojë fillimin e dialogut të nivelit të lartë mes Qeverisë dhe BE-së. Në takim kryetari i SHGM e informoi komesarin File për rrjedhën e bisedimeve me Qeverinë, arsyetoi kërkesat e gazetarëve për përmirësimin e gjendjes së medias dhe kërkoi mbështetje nga Komisioni evropian për arritjen e këtyre qëllimeve. Komesari File tregoi mirëkuptim për kërkesat e SHGM dhe të gazetarëve për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit, duke insistuar për kompensime të ulta për dëmin jometarial

Selmani takon ambasadorin Orav

14

Një delegacion i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë në fillim të prillit takoi ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit evropian në Shkup, Aivo Orav. Kryetari i SHGM, Naser Selmani informoi ambasadorin Orav me rrjedhën e bisedimeve me qeverinë për përmirësimin e gjendjes së medias. Në takim u përshëndet përparimi rreth dekriminalizimit të shpifjes dhe ofendimit, por u konstatua se janë të nevojshme përpjekje shtesë rreth përcaktimit të lartësisë së kompensimit për dëmin jomaterial të shkaktuar nga shpifja dhe ofendimi. Kryetari i SHGM Selmani theksoi se ideja për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit është që të eliminohet vetëcenzura te gazetarët dhe nëse përcaktohen kompensime të larta nuk do të arrihet qëllimi i vendosur. Ai përsëriti se SHGM mbështet zbatimin e Direktivës evropiane për shërbimet audio-vizuele dhe të gjitha rekomandimet e Këshillit të Evropës në Ligjin për veprimtari radiodifuzive, por çdo propozim tjetër duhet të bëhet në konsultim me gazetarët dhe sektorin civil. Ambasadori Orav mbështeti përpjekjet e SHGM dhe të Qeverisë për përmirësimin e gjenjdes së medias dhe tha se Komisioni Evropian i kushton rëndësi të veçantë lirisë së medias në vendet kandidate për anëtarësim në BE. Ai shprehu keqardhje që Grupi i punës nuk ka respketuar afatet për arritjen e një zgjidhje për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit, por theksoi se edhepse afatet janë të rëndësishme, më e rëndësishme është që të arrihet një zgjidhje cilësore, e cila do të pranohet nga të gjithë.

Kryetari i SHGM takon drejtor Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë me 12 qershor në Shkup takoi drejtorin për zgjerim të Komisonit Evropian, Stefano Sanino. Në takim Sanino përshëndeti përpjeket e drejtuesve të SHGM për arritjen e një zgjidhje me Qeverinë për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit dhe kërkoi që ato të jenë të inkuadruar në process deri sa nuk përmbyllet procesi. Sanino theksoi se BE dekriminalizimin, së bashku me ndryshimet e Ligjit për finansimin e partive politike dhe ndryshimet në Kodin zgjedhor, do të jenë kyçe gjatë vlerësimit të arritjeve të Qeverisë nga dialogu në nivel të lartë. Ai informoi se ka inkurajuar përfaqësuesit e qeverisë që në mënyrë serioze t’a marrin paraysh analizën


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

at e SHGM të shkaktuar nga shpifja dhe ofendimi. Ai theksoi se përveç dekriminalizimit, e rëndësisë së veçantë është edhe trajnimi i gjykatësve dhe të gazetarëve për praktikën gjyqësore të Gjykatës evropaine për të drejtat e njeriut në Strazburg. File u pajtua me konstatimin e Selmanit se para se të miratohen ligje të reja ose të ndryshohen dhe plotësohen ligjet ekzistuese, Qeveria njëherë duhet të sigurojë respektimin e përpiktë të ligjeve në fuqi. Ai veçanërisht theksoi rëndësisnë e zbatimit të nenit 11 të Ligjit për veprimtari radiodifuzive, me të cilin sanksionohet mundësia që bartësit e funkasoneve publike të jenë pronarë të mediave.

Delegacioni i SHGM në takim me ambasadorin francez

rin e BE-së për zgjerim Sanino e ekspertit të Këshillit të Evropës Gvin Miler për Ligjin për dekriminalizim, sepse EU është e gatshme të mbështet vetëm ligj cilësor, i cili do të jetë në harmoni me standardet evropiane. Kryetari i SHGM, Naser Selmani faleminderoi zotin Sanino për mbështetjen e Komisionit Evropian për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit dhe premtoi se gazetarët do të jenë pjesë e dialogut me qëllim për të miratuar një ligj cilësor, i cili do të kontribuojë për forcimin e lirisë së shprehjes në Maqedoni. Selmani i përmendi edhe vështirësitë që ndjekin procesin, por theksoi se nëse ka vullnet të mirë nga të gjitha palët, do të mund të gjinden zgjidhje pozitive.

Një delegacion i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari Naser Selmani, kah mesi i marsit, u takua me ambasadorin francez në Shkup, Klod Shlumberger. Në takim, ambasadori Shlumberger dhe bashkëpunëtorët e tij prezentuan praktikën franceze për akreditimin e gazetarëve të huaj, që si informacion më pare ishte kërkuar nga SHGM në kontekst të miratimit të ligjit për korespodentët. Ambasadori theksoi se legjislacioni francez për akreditimin e korespodentëve janë bërë me qëllim që t’u mundësojnë kushte sa më të mira për punë gazetarëve të huaj, pa mos vendosur kufizime të veçanta. Në takim, delegacioni i SHGM kërkoi nga vendet anëtare të BE-së të angazhohen te Qeveria e Maqedonisë që t’i zbatojë rekomandimet e Komisionit evropian, të cilat ishin promovuar javën e shkuar në Shkup në fillimin e dialogut qasës në nivel të lartë. Si angazhime afatshkurta janë finalizimi i procesit të dekriminalizimit të shpifjes dhe ofendimit, me kompensime të ulta për dëmin jomaterial të shkaktuar nga shpifja dhe efendimi, si dhe zbatmi i Ligjit për veprimtari radiodifuzive. Ambasadori Shlumberger përshëndeti dialogun e Qeverisë me SHGM, si instrument për përmirësimin e gjendjes së medias dhe premtoi se nga afër do të ndjek dialogun dhe do ta inkurajojë Qeverinë të arrijë rezultate konkrete.

15


Anëtarësia e SHGM ulet në 300 denarë Këshilli drejtues i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë ka miratuar vendim me të cilin anëtarësia vjetore për gazetarët ulet për 50 për qind, prej 600 në 300 denarë. Njëkohësisht, Këshilli drejtues vendosi që t’u mundësojë gazetarëve të papunë, të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me Statut, t’i lirojë nga pagesa e anëtarësisë. Kolegët që gjatë vitit 2012 kanë paguar anëtarësi prej 600 denarësh, anëtarësia me automatizëm do t’u vazhdohet edhe në vitin në vijim, 2013. Vendimi është miratuar t’u ndihmuar një numri të madh të gazetarëve të cilët për shkak të mbylljes së disa mediave kanë ngelur pa punë.

Benificione për anëtarësinë e SHGM-së

16

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë ka siguruar benificione për anëtarësinë. Aktualisht anëtarët mund të shfrytëzojnë këto benificione: z Ndihmë juridike për paditë për shpifje dhe ofendim dhe shërbime të tjera juridike. z Librezë anëtarësie nga IFJ e njohur në më shumë se 120 vende të botës, e cila mundëson një sërë lirimesh dhe qasje të gazetarëve në shumë institucione dhe ngjarje. z Lirim për biletat e avionit prej 10 deri në 20 për

qind nga kompania “Croatia Airlines”. z Lirim prej 20 për qind për biletat e autobusit nga kompania “Rule turs” për të gjitha linjat në vend dhe në Evropë. z “N.P. Parkungu i qytetit”, mundëson shfrytëzimin falas për gazetarët të parkingjeve kur janë në detyrë. z Lirim prej 20 për qind për biletat e autobusit nga kompania “Strumica ekspress”. z Lirim prej 10 për qind për blerjen e librave nga libriaria KupiKniga.mk.


BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Promovimi i doracakut “Etika në gazetari”

A

utori i doracakut Zoran Bojarovski tha se gjatë përpilimit të doracakut janë përfshirë më shumë aktivitete midis të cilave edhe formimi i një grupi prej gazetarëve me përvojë për t’i asistuar Këshillit të nderit të Shoqatës për të forcuar kapacitetet e tyre gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre. Komponenta e dytë, parasheh bashkëpunim me fakultet e gazetarisë, prej ku kanë ardhur më shumë student në një stërvitje dymujore nëpër media. “Gazetarët duhet vazhdimisht të jenë vigjilent dhe vazhdimisht të mësojnë, për të qenë në kondicion për të arritur qëllimet e mëdha, e kjo është gazetaria etike në një bashkësi multietnike të medias” tha Bojarovski. Ai nënvizoi se gazetarët në Maqedoni pa dallim përkatësisë së tyre etnike duhet njësoj me përgjegjësi të raportojnë, të shkruajnë dhe të bashkëpunojnë me çdo bashkësi tjetër etnike në vend. “Nuk duhet të ekzistojë asnjë dallim, privilegj ose çfardo qoftë diskriminimi në raport me përkatësinë etnike të gazetarëve ose në raport me gjuhën në të cilët raportojnë mediat”, tha Bojarovski. Rashid Nazimi nga SHGM tha se projekti u mudësoi studentëve gazetarë të shikojnë se edhe për çështjet më të ndieshme mund të gjindet gjuhë e përbashkët që nuk do të jetë ofendues për ndonjë bashkësi tjetër etnike dhe të shikojnë se si mendojnë kolegët gazetarë nga më shumë redaksi të ndryshme gjuhësore duke mos i ndarë në linja etnike.

Në kuadër të projektit për nxitjen e dialogut ndëretnik në bashkësinë e medias, të finansuar nga UNESKO, SHGM në muajin maj në lokalet e Shoqatës në Shkup promovoi doracakun “Etika në gazetari”

17


Ky projekt është pjesërisht i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup. Mendimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura në Ovoj ojkëtë proekt e delumno Ambasadata na SAD. dokument janëpoddr`an të autoritod dhe nuk i reflektojnë Mislewata, slewata, i zaklu~ocite, ili preporakite domosdootkritijata, ato të Departmentit të Shtetit. izneseni eseni ovde se na avtorot(ite), i ne gi odrazuvaat onie e na Stejt Departmentot na SAD.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.