Bulleting AJM October 2011

Page 1

Buletini

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë


Kolegë të nderuar Para jush gjendet buletini i parë i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, të cilin prej tani do ta botojmë çdo muaj. Buletini përmes postës elektronike do të shpërndahet deri te çdo anëtarë i jonë dhe deri te të gjithë gazetarët, kurse do të gjendet edhe në ueb faqen tonë. Vlerësojmë se kjo paraqet edhe një mundësi për të vendosur komunikim më të mirë me anëtarësinë dhe në përgjithësi me opinionin. Në të do të gjeni informacione për punën e udhëheqësisë së Shoqatës dhe për planet e ardhshme, me çka do të kontribuohet për transparencë më të madhe. Poashtu, në të do të trajtojmë edhe çështje aktuale në interes të gazetarëve, kurse në të ardhmen do të jetë i hapur edhe për botimin e kolumnave të gazetarëve lidhur me situatën e lirisë së të shprehurit. Për neve parakusht kyç për punë më efikase të SHGM-së është rritja e transparencës. Në atë drejtim është edhe përgatitja e ueb faqes së re. Faqja ka dizajn të ri dhe është vendosur në platformë më të sofistikuar, ku të gjitha informatat mund të merren në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Përmes adresës për kontakt të ueb faqes contact@znm.org. mk, dëshirojmë të jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ju për propozime dhe sugjerime eventuale, e pse jo edhe për kritika me qëllim për të përmirësuar punën dhe të arrijmë rezultate më të mira.

Boton: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski - Xid blok 13, 1000 Shkup; Tel (+3892) 3298-139; Faks (+3892) 3116-447, E-mail: contact@znm.org.mk

2

Ekipi redaktues: Naser Selmani Sasho Ordanovski Mishko Ivanov

Gazetarë: Kristina Maçkiq Natasha Stojanovska Goce Mihajlovski


Buletini - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Besimi në dialog

K

ëtë vit, gazetarët në Maqedoni, si asnjëherë më parë u ballafaquan me sfida serioze. Sistemi medial, i vendosur gjatë dy dekadave të kaluara, e tregoi fytyrën e vetë të vërtetë të shëmtuar. U bë e qartë se pjesa më e madhe e mediave janë themeluar për t'i shërbyer interesave të politikës dhe pronarëve të mediave, e jo opinionit. Mediat shfrytëzohen për manipulim politik me opinionin dhe si mjet për kusuritje me qëllim të realizimit të interesave tjera ekonomike. Presioni nga politika i një pjese të pronarëve mediave dhe redaktorëve ndaj gazetarëve esklaoi. Si rezultat i kësaj, dhjetëra kolegë tanë u përjashtuan nga puna nën rrethana mjaft të paqarta dhe me sqarime të çuditshme. U mbyllën shumë media nën akuza se pronarët e tyre nuk kanë paguar tatime. Secili gazetar në Maqedoni përkrah disiplinën tatimore, por te një pjesë e jonë e madhe mbeti ndjenja se institucionet nuk bënë gjithçka që kanë mundur, edhe përkundër procedurës gjyqësore, të sigurojnë rrethana lehtësuese ato media të vazhdojnë me punë. Si pasojë e kësaj shumë gazetarë mbetën pa punë. Institucionet në vend që të insistojnë për zbatim të përpiktë të Ligjit për veprimtari radiodifuzive, e plotësuan Ligjin, me çka e rritën numrin e anëtarëve të këshillit për radiodifuzion. Me këtë u dëmtua modeli në bazë të të cilit është ndërtuar KRD-ja si rregullues. Në vend të personave kompetentë dhe profesionistë nga lëmi të ndryshme, në të do të mbisundojnë përfaqësues të pushtetit ekzekutiv ose të kontrolluar prej atij pushteti. Edhe pse Komisioni për ndërmjetësim i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë në me sukses ndërmjetësoi për tërheqjen e rreth 40 padive për shpifje dhe ofendim kundër gazetarëve, në gjykatat e Maqedonisë në vazhdimësi parashtrohen padi të reja kundër gazetarëve. Për fat

të keq, vazhdoi edhe praktika që gazetarët të paditen mes veti, në vend që të gjithë kontestet të zgjidhen me dialog të hapur dhe konstruktiv brenda felës. Në periudhën e kaluar, edhe pse në rrethana skajshmërisht të papërshtatshme, udhëheqësia e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë u ballafaqua me sfida jashtëzakonisht të mëdha. Bëmë gjithçka që ishte në kuadër të fuqisë sonë për t'i përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e gazetarëve dhe profesionit. Gazetarët nuk janë më tepër fajtorë kujdestarë për të gjitha problemet në media. Në mënyrë të qartë e demaskuam përgjegjësinë e pushtetit, pronarëve të mediave redaktorëve për situatën skajshmërisht të keqe në media. Si organizat esnafe nuk lejuam të inkuadrohemi në qërimin e hesapeve politike mes pushtetit dhe opozitës, por gjatë tërë kohës ishim të udhëhequr nga interesat e gazetarëve. Punuam në forcimin e kapaciteteve të SHGM-së dhe në etablimin e pozitës së saj në shoqëri. Vendosëm bashkëpunim me shoqata joqeveritare nga vendi dhe ndërkombëtare, që merren me lirinë e mediave. Poashtu gjatë tërë kohës qëndruam në kontakt me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe SHBA-ve, të cilët i informuam rreth qëndrimeve tona për gjendjen e mediave në Maqedoni dhe gjatë tërë kohës ofruam zgjidhje konkrete për tejkalimin e problemeve. Qëndrimet tona që promovuam gjatë vitit tani janë pjesë e Raportit të Komisionit Evropian dhe janë pjesë e agjendës së dialogut mes Qeverisë dhe SHGM-së. ne besojmë në forcën e dialogut dhe shpresojmë se me vullnet të mirë dhe qëllime të sinqerta mundemi bashkërisht ta përmirësojmë dhe avancojmë lirinë e mediave në Maqedoni. Ky proces është i hapur dhe do të bëjmë gjithçka që varet nga ne që ai të ketë sukses. Ju ftoj edhe juve të kyçeni me sugjerime dhe propozime konkrete. Naser Selmani, Kryetar i SHGM-së

3


TRYEZË E RRUMBULLAKËT E SHGM-së DHE QEVERISË

Dialog për gjendjen

4

Grup i posaçëm punues i përbërë nga përfaqësues të Qeverisë dhe nga gazetarë në periudhë prej një viti do të kërkojnë zgjidhje për problemet në media

P

ër herë të parë pas një kohe të gjatë në një vend dhe në një temë të përbashkët biseduan gazetarët dhe përfaqësues të Qeverisë. Në organizim të SHGM-së dhe Sekretariatit për çështje evropiane, më 14 shtator në Shkup, u mbajt tryezë e rrumbullakët me titull “Sfidat dhe perspektivat e sektorit medial maqedonas”. Ishte ky tentimi i parë për përmirësim të gjendjes në gazetari, për çka vendi gjithnjë e më tepër po merr kritika nga të gjitha faktorët relevant të brendshëm dhe ndërkombëtar. Gazetarët kërkuan përmirësime, më pak presion ndaj tyre, rregullim më të mirë të tregut medial, siguri më të


Buletini - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

në media

madhe sociale për profesionin që i informon qytetarët dhe i shrben shoqërisë. Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë Naser Selmani tha se dialogu me qeverinë paraqet fillim të mbarë dhe shprehi optimizëm se në të ardhmen përmes debatit konstruktiv do të gjenden zgjidhje të pranueshme për problemet e hapura në media. Sipas tij, sfidë më e madhe për SHGM-në është që Maqedonia të shndërrohet në vend ku do të respektohet liria e mediave. -Për fat të keq deri tani nga institucione relevante ndërkombëtare në lëmin e mediave, jemi trajtuar si vend ku pjesërisht respektohet liria e mediave. Kjo duhet të

na brengosë të gjithë neve, si gazetarë, pronarë të mediave dhe përfaqësuesit e Qeverisë. Është obligim i jonë të punojmë për ta përmirësuar këtë përshtypje”, tha Selmani. Ai tha se nuk dëshiron të akuzojë askënd ose të amnistojë dikë për situatën e vështirë në media, por nënvizoi se problemet nuk duhet të heshten. “Nuk është koha kur duhet të kërkohen fajtorë, por zgjidhje. Nuk duhet ët bëhemi rob të kaluarës, por të ardhmërisë. Të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë, por nga gabimet të nxjerrim mësim dhe të mos i përsërisim në të ardhmen”, tha Selmani.

5


Sipas tij, përgjegjësia e gazetarëve është më tepër të punojnë në ngritjen e standardeve dhe etikës profesionale, pronarët të punojnë në pajtim me ligjin, kurse Qeveria të sigurojë trajtim të njëjtë për mediat. Zëvendëskryeministrja Teuta Arifi tha se liria e mediave është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe kërkoi intensifikim të takimeve me SHGM-së. ”Të gjithë bartim përgjegjësi për proceset eurointegruese. Mediat duhet seriozisht të sillen ndaj rekomandimeve të Komisionit Evropian. Me fillimin e dialogut të sotëm, Qeveria dhe mediat tregojnë përgjegjësi të përbashkët për këto procese”, - deklaroi Arifi. Qeveria e ndanë qëndrimin se institucionet duhet të jenë të përgjegjshme, por përgjegjësinë e ndau me mediat. “Nevojitet angazhim i dy palëve për të tejkaluar keqkuptimet. Ne i shofim mediat si partner dhe aleat i jonë, e jo si armik. Nëse nuk i tejkalojmë mosmarrëveshjet, dëmin do ta pësojnë qytetarët për shkak të mungesës së informatave”-, tha ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska. Në tryezën e rrumbullakët foli edhe ambasadori i OSBE-së, Ralf Bret, kurse ambasadori i sapoardhur amerikan Pol Volers me prezencën e vet e përkrahu dialogun për më tepër liri gazetareske. ”Koncepti i lisë së mediave ofron mundësi të thuhen dhe të dëgjohen mendime atëherë kur ato dallojnë nga ato të pushtetit. Liria e shprehjes është një nga të drejtat themelore njerëzore dhe vlerësohet si bazë e të gjitha demokracive të lira”, deklaroi Bret. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Këshillit për radiodifuzion, , IMM-së, shoqatave joqeveritare që merren me hulumtimin e mediave, redaktorë dhe gazetarë nga të gjitha mediat kombëtare në vend. Në takim nuk u paraqitën vetëm pronarët e mediave, që hasi në kritikë të ashpër nga kryetari i Sindikatës së gazetarëve dhe punonjësve medial, Tamara Çausidis. ”Në këtë tavolin duhet të ulen pronarët e mediave, që t'i pyes për të gjitha ato punësime jolegale, pagesat kesh, që nuk janë selektive por ekzistojnë në më tepër media, për shantazhet me blanko vendime për largim nga puna”, tha Çausidis. Për problemet tjera që i tangojnë gazetarët, si zgjerim i Këshillit për radiodifuzion, për çka për momentin nuk ka marrëveshje mes SHGM-së dhe Qeverisë, dialogu pritet të vazhdojë pasi të konsumohet lista e çështjeve për të cilat të dy palët kanë gatishmëri për negociata dhe për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

6

Goce Mihajlovski

Konkluza të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë të miratuara në tryezën e rrumbullakët. 1. Përshëndetet fillimi i dialogut mes Qeverisë dhe Shoqatës së gazetarëve dhe angazhohemi që i njëjti të vazhdojë në të ardhmen 2. Të formohet grup pune i përbërë nga Qeveria dhe përfaqësues të SHGM-së që do ta udhëheqë dialogun dhe do të kujdeset për zbatimin e konkluzave të dialogut.


Buletini - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

3. E përkrahim lirinë e të shprehurit në atmosferë të liruar nga ofendimet dhe diskualifikimet profesionale 4. Gazetarët dhe redaktorët maksimalisht t'i respektojnë standardet dhe etikën profesionale. Pajtohemi se vetërregullimi mund të japë kontribut të madh për ngritjen e nivelit të respektimit të kodit etik të gazetarëve 5. Pronarët e mediave të fillojnë dialog social me sindikatën gazetareske 6. Në të ardhmen SHGM dhe shoqatat tjera joqeveritare që merren me politikën mediale të kyçen në procesin e miratimit të ligjeve që kanë të bëjnë me

mediat 7. Institucionet qeveritare të forcojnë përcjelljen e aplikimit të ligjeve me qëllim që të sigurohet trajtim i barabartë i të gjitha mediave në treg 8. Të hapet debat për mënyrën e shpërndarjes së mjeteve buxhetore për reklamim të Qeverisë dhe institucioneve tjera qeveritare në media 9. Të forcohet servisi publik RTVM i cili duhet t'i reflektojë interesat e ndryshme të shoqërisë në Maqedoni 10. Të përgatitet mundësia për përgatitjen e strategjisë për zhvillimin e mediave në Maqedoni

7


Iniciativë për themelimin e Këshillit të shtypit

SHGM përgatiti model

N 8

ë 29 qershor, në Dhomën Ekonomike në Shkup, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë organizoi konferencë finale me temë “Vetërregullimi i medieve në Republikën e Maqedonisë: Drejt medieve të pavarura dhe të përgjegjshme”. Me këtë ngjarje përfundoi projekti “Debat për vendosjen e standardeve profesionale të gazetarëve – vetërregullimi dhe inicimi i Këshillit të shtypit” i përkrahur nga partneri - Fondacioni norvegjez NPA, që zgjati 10 muja. Forcë motorike e projektit ishte grupi punues, e përbërë nga një pronar i mediave, gazetarë dhe ekspertë, si dhe përfaqësues nga zyra ekzekutive e SHGM-së. U organizuan gjithsej 11 debate në Shkup dhe në qendrat rajonale të SHGM-së në të cilat u kyçën 180 pjesëmarrës.

Grupi punese për tre muaj organizoi gjithsej 11 debate me gazetarë në Shkup dhe në qendrat rajonale, kurse projekt statutin e Këshillit të ardhshëm për shtyp e prezantoi edhe para pronarëve të medieve, shoqatave joqeveritare dhe para korit diplomatik


Buletini - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

për vetërregullim Grupi punues i SHGM-së për vetërregullim, në konferencë e paraqiti modelin e vetërregullimit, të shndërruar në projekt-statut të trupit të ardhshëm për vetërregullim, në të cilin punoi gjatë tre muajve të kaluar. Ideja është të themelohet trup i përbërë nga gazetarë, redaktorë, pronarë të medieve dhe përfaqësues të sektorit civil, që do t’i shqyrtojë dhe do të vendosë për ankesat e opinionit lidhur me tekstet gazetareske. Kjo është fryt i punës tremujore të grupit punues për vetërrregullim, në të cilën marrin pjesë përfaqësues të SHGM-së, një përfaqësues i sektorit civil, dhe një pronar mediumi. Gjatë këtyre muajve, grupi realizoi 12 debate me gazetarë në qendrat rajonale dhe në Shkup. Në valën e parë të debateve, që u mbajtën kah fundi i shkurtit, u

promovua ideja, kurse në raundin e dytë të debateve, që u organizuan gjatë muajit prill, u prezantua koncepti i vetërregullimit, në kuadër të të cilit u përpunuan katër modele të vetërregullimit në vende të ndryshme evropiane. Emërues i përbashkët i të gjitha debateve ishte se koncepti duhet ë përkrahet, sepse është më mirë që gazetarët dhe pronarët të ndërtojnë mekanizëm autonom që do t’i shqyrtojë ankesat dhe vërejtjet e opinionit për punën e gazetarëve, se sa këtë ta bëjë shteti me ligj. Grupi punues gjatë kësaj periudhe të shkurtër, realizoi dy debate edhe me pronarët e medieve. Në debatin e parë, që u mbajt në fund të muajit mars në Shkup, u diskutua gjerësisht rreth nevojës për vetërregullim, kurse në debatin e dytë ata që prezantuan u njoftuan me mod-

9


ele konkrete që funksionojnë në vende tjera evropiane. Në të dy debatet, përfaqësuesit e pronarëve të medieve e përkrahën idenë për vetërregullim si të dobishme për mbrojtjen e lirisë së medieve, ngritjen e nivelit të respektimit të standardeve profesionale dhe për ngritjen e besimit dhe kredibilitetit të mediave në sytë e opinionit. Në debate të ndara, koncepti i vetërregullimit u prezantua edhe para përfaqësuesve të disa shoqatave joqeveritare dhe përfaqësuesve të korit diplomatik dhe fondacioneve të ndryshme ndërkombëtare. Në ato debate, organizatat joqeveritare e përkrahën nevojën për vetëregullim të medieve dhe shprehën gatishmëri të marrin pjesë në këtë proces. Synimi për themelimin e trupit për vetërregullim të medieve në Maqedoni u prezantua edhe para përfaqësuesve të ambasadave të huaja në Shkup. Në prezantim, që u realizua në fillim të muajit maj, ishte i pranishëm ambasadori francez Zhan Klod Shllumberzhe, si dhe përfaqësues tjerë të ambasadave të vendeve anëtare BE-së dhe përfaqësues i Komisionit Evropian. Përfaqësuesit e grupit punues, përveç që e prezantuan idenë për vetërregullim, prej diplomatëve ndërkombëtarë kërkuan përkrahje për iniciativën për kyçjen e tyre në lobim rreth kësaj ideje, si projekt që do të ndihmojë për media më profesionale dhe më kredibile. Përveç debateve, grupi punues për vetërregullim qën-

10

droi në vizita studimore në Norvegji dhe në Kosovë, që u sponzoruan nga Ambasada norvegjeze dhe Fondacioni norvegjez NPA. në Oslo dhe në Prishtinë grupi realizoi shumë takime të dobishme me përfaqësues të pres këshillit norvegjez dhe atij kosovar, në të cilat ata patën rastin që drejtpërdrejtë të njoftohen me modelin e vetërregullimit që aplikohet në ato vende. Përmes bisedave të drejtpërdrejta kolegët nga Këshilli norvegjez për shtyp na e transmetuan përvojën e tyre nga puna e deritanishme dhe na dhanë sugjerime konkrete rreth themelimit të Këshillit të shtypit në Maqedoni dhe për fazën e parë të punës. Këto këshilla të sinqerta kolegjiale ishin shuë të dobishme për grupin punues në drejtim të sqarimit të dilemave rreth koncipimit të modelit të vetërregullimit në Maqedoni. është me rëndësi të përmendet se përfaqësuesit e Këshillit norvegjez shprehën gatishmëri ta mbështesin në të gjitha format idenë për vetërregullim në Maqedoni. Gjatë qëndrimit në Oslo grupi punues pati rastin të njihet më gjerësisht edhe me sistemin medial në Norvegji, me ç’rast realizoi takime pune me Institutin norvegjez për media dhe e vizitoi gazetën më të madhe ditore “Aftenposten”.


Buletini - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Në pranim të ngjashëm miqësor hasëm edhe te kolegët e Këshillit kosovar të shtypit, gjatë vizitës që u realizua kah mesi i qershorit. përvoja e tyre, si trup që ekziston afër gjashtë vite, ishte shumë e dobishme, për faktin se edhe në rastin e tyre patëm mundësi të shohim se si konceptet për vetërregullim nga demokracitë e zhvilluara europerëndimore aplikohen në kushte ballkanike. Ngjarje e veçantë për definimin e idesë për vetërregullim në Maqedoni ishte edhe qëndrimi dyditor i drejtorit ekzekutiv të Pres këshillit boshnjak Liljana Zurovac në Shkup. Gjatë atyre dy ditëve grupi punues në takimet me Zurovac pati mundësi që në detaje njoftohet me të gjitha fazat e formimit të Këshillit boshnjak, funksionimit, problemet, sidat dhe për rezultatet e punës së deritanishme. Kolegia Zurovac porositi se vetërregullimi kërkon punë të mundimshme, durim dhe përkushtim, por se është mënyra e vetme të vendoset rregull në media dhe të ngritet niveli i respektimit të standardeve dhe profesionale.

11


NDRYSHON LIGJI PËR VEPRIMTARI RADIODIFUZIVE

Zgjerohet Këshilli për radiodifuzion

S

12

hoqata e gazetarëve të Maqedonisë e kundërshtoi rritjen e numrit të anëtarëve të Këshillit për radiodifuzion prej 9 në 15, kur Kuvendi më 18 korrik i votoi ndryshimet Ligjit për veprimtari radiodifuzive. Vërejtjet kryesore të SHGM-së ishin se ndryshimet miratohen pa debat publik dhe në mënyrë jotransparente. Edhe përkundër përpjekjeve të Shoqatës për ta bindur pushtetin ta tërheqë ligin dhe i njëjti të miratohet me procedurë të rregullt, ai u votua pa u dëgjuar zëri i gazetarëve, shoqatave joqeveritare dhe ekspertëve. “Në bazë të këtyre informacioneve, tani jemi të bindur se qëllimi i propozuesve është që Qeveria dhe partitë në pushtet të sigurojnë kontroll të plotë në KRD. Trupi rregullues ka përgjegjësi të madhe për situatën aktuale në media, por nuk besojmë se me rritjen e numrit të anëtarëve të tij do të zgjidhen problemet”, thuhet në reagimin e përbashkët të SHGM-së, SPG dhe IMM-së pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për radiodifuzion. Në shenjë proteste, SHGM vendosi që në të ardhmen të mos delegojë anëtarë në Këshillin për radiodifuzion, kurse i ftoi anëtarët aktual të rishqyrtojnë mbetjen në Këshill. Argumenti i vetëm i pushtetit për ndryshimin e Ligjit për radiodifuzion ishte se me këtë do të rritet efikasiteti në punën e Këshillit për radiodifuzion. Ekspertët nuk pajtohen me këtë sqarim. Profesoresha e të drejtës mediale në Shkollën e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me opinionin në Shkup, Snezhana Trpevska dhe kryetari i mëhershëm i Këshillit për radiodifuzion Mirçe Adamçevski pajtohen se ndryshimet janë të paarsyeshme. “Nuk mundet me rritjen e numrit të anëtarëve të pritet edhe efikasiteti i Këshillit”, thotë Snezhana Trpevska. Sipas saj, Ligji për veprimtari radiodifuzive është vjetruar dhe ai duhet t'i përshtatet zhvillimit të teknologjive të reja dhe konvergjencës. “Ligji jonë për momentin e rregullon vetëm televizionin tradicional, e jo edhe televizionin që transmetohet përmes internetit, përmes rrjetit IPTV ose përmes telefonit celular si shërbim me kërkesë “, thotë Trpevska. Nëse dëshirohej të arrihet efikasitet i trupit rregullues, patjetër duhej të shkohet me ndryshime thelbësore dhe sistematike të ligjit, e jo me rritje të numrit të anëtarëve”, shton ajo.

SHGM alarmon se KRD vendoset nën kontroll politik, kurse ekspertët thonë se në Këshill vendin e ekspertëve do ta marrin përfaqësues politikë Mirçe Adamçevski, ish kryetar i KRD-së, vlerëson se rritja e numrit të anëtarëve të Këshillit është fryt i kompromisit politik të arritur mes partive në pushtet. “Ligji u miratua me procedurë urgjente, në periudhë që nuk ishte formuar Qeveria. Njëra palë duhej ta përkrahë amnistinë, pala tjetër Ligjin për radiodifuzion. Që të jetë e keqja edhe më e madhe, KRD sipas ligjit aktual, duhet të konsultohet për çfarëdo ndryshime të tij. Edhe kjo nuk u respektua”, sqaron Adamçevski. Ndaj ndryshimeve të pushtetit reagoi edhe KRD, duke e shprehur revoltën e vet pasi bëhej ndryshim i numrit dhe strukturës së KRD-së, pa konsultimin e tyre paraprak dhe pa debat publik. Reagime erdhën edhe nga Dunja Mijatoviq, përfaqësuese e OSBE-së për lirinë e mediave. Ekspertët në mënyrë të qartë sqaronin se OSBE dhe SHGM me të drejtë reaguan ndaj ndryshimeve të propozuara, sepse për gazetarinë dhe për tërë sferën mediale është me rëndësi që rregulluesi të jetë i pavarur. Profesoresha Trpevska argumenton se me rritjen e numrit të anëtarëve të KRD-së dhe me shtimin e propozuesve të ri të autorizuar, ka ndryshuar modeli i trupit rregullues. “Atëherë ne u përcaktuam të kemi trup të vogël ekspertësh, siç rekomandohet me Rekomandimi n 2000 (23) të Këshillit të Everopës. Madje edhe lëmit profesionale janë përmendur në Ligj në mënyrë eksplicite. Por, për fat të keq, shumë pak është respektuar kjo dispozitë edhe më herët, por edhe tani. Nuk zgjedhen njerëz nga profesionet që janë përmendur në


Buletini - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Ligj, por nga profesione krejtësisht tjera që nuk kanë kurr- efikas në krahasim me vendet e rajonit, kurse tani kemi farë lidhje me radiodifuzionin. U shtuan edhe propozuesit shënuar regres të plotë. e autorizuar për të cilët nuk ka logjikë të nominojnë anëtarë “Ishim të parët me miratimin e Strategjisë për digjitaltë Këshillit, si për shembull, Komisioni për pengimin e kor- izim, kurse tani jemi të fundit në zbatimin e këtij procerupsionit, e cila poashtu është rregullues, ose BNJVL-ja. Nuk si. Tregu medial është shkatërruar në përgjithësi dhe kjo ka kurrfarë sqarimi e as arsyetim për këtë. Domethënë, u bë ndodh pikërisht për shkak të asaj që e bënte ku trup rregulnjë intervenim artificial në Ligj me qëllim lues. Dhe jo vetëm që është shkatërtë vetëm për të realizuar interesa afatshruar tregu readiodifuziv, por pasojat kurtra, pa menduar në mënyrë sistemore reflektohen edhe në sektorin e medhe strategjike për tërë veprimtarinë”, diave të shtypura dhe në gazetarinë thotë Trpevska. në përgjithësi”, thekson Trevska. Sipas saj, KRD ende është nën ndikim Edhe Adamçevski thotë se trupat Zoran Trajçevski dhe Selver të fuqishëm të politikës, kurse njerëzit që rregulluese në demokracitë e zhvilAjdini, propozime të presidentit janë anëtarë në Këshill nuk guxojnë të luara janë të pavarura nga shteti, si Gjorge Ivanov, Llazo Petrueshevski kenë konflikt interesash. Për dallim prej në aspekt të punës, poashtu edhe në dhe Zamir Mehmeti, propozime Maqedonisë, në të gjitha shtetet evropian aspekt të financimit. të BNJVL-së, Metodija Jançevski i ekzistojnë trupe të pavarura rregulluese “Ofkomi britanik është i paprekpropozuar nga Komisioni për antipër radiodifuzionin. Diku ato trupa janë shëm. Këshilli gjerman për radiodikorrupsion dhe Metodi Stoimanovskonverguar me rregullatorët e telekomufuzion, gjithashtu. Në Poloni paki nga Komisioni për pengim të monikacioneve, sepse zhvillimi teknologjik varësia e Këshillit është e garantuar nopolit. e imponon këtë çështje. me Kushtetutë. Madje edhe në ven“Në shtetet e zhvilluara evropiane det fqinje nuk lejohet ndërhyrje në askujt nuk i shkon ndërmend ta sjellë trupat rregulluese. Kur e përmenda në pikëpyetje pavarësinë e rregulluesve. Kjo çështje është e financimin, në Francë për shembull, Këshilli financohet mbyllur në demokracitë e zhvilluara. Në vendet e Evropës nga Buxheti por ajo është e garantuar nga shteti. Shteti Juglindore rregulluesit akoma mundohen për të fituar poz- duhet të ndaje mjete, për lartësinë e të cilave zhvillohet itë të pavarur”, vlerëson Trpevska dhe shton se Maqedonia debat çdo vit buxhetor, me argumente nga të dyja palët”, në fillim ka pasur rregullator shumë më të pavarur dhe më sqaron ai.

Kush janë anëtarët e rinj të KRD - së

13


Kritina Maçkiq

Buletini Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë gjatë periudhës së kaluar ka punuar intensivisht për formimin e kapaciteteve të Shoqatës për t'u ballafaquar me zgjidhjen e problemeve të gazetarëve në Maqedoni. Gjatë kësaj periudhe, kryetari i SHGM-së Naser Selmani, drejtori ekzekutiv Besim Nebiu dhe koordinatori i projekteve Dragan Sekulovski kanë realizuar komunikim intensiv me numër të madh të përfaqësuesve ndërkombëtar në Shkup. Paraprakisht gjatë këtij viti, në çdo qendër rajonale të SHGM-së janë organizuar debate duke inkuadruar anëtarët lokal të SHGM-së. Janë realizuar gjithsej 12 debate, duke e përfshi edhe atë në Shkup. Në funksion të evenimenteve dhe takimeve të lartpërmendura, SHGM në bashkëpunim me partnerët e vet ka reaguar ndaj të gjitha problemeve me të cilat u ballafaquan gazetarët dhe mediat. SHGM, me të gjitha kapacitetet poashtu përkrahu mbajtjen e marshit protestues të gazetarëve në Shkup.

SHBA-të ndihmojnë për ndërtimin e kapaciteteve të SHGM-së

14

Ambasada amerikane në Shkup, në muajin gusht aprovoi projekt të SHGM-së pas kontakteve intensive me përfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë. Me këtë projekt parashihet deri në fund të vitit përgatitje e planit strategjik për punën e Shoqatës. Kështu, prej 12 deri 14 tetor do të realizohet punëtori në Ohër, në të cilën do të marrin pjesë 20 përfaqësues të gjitha organeve të SHGM-së, Këshillit Drejtues, Këshillit mbikëqyrës, Këshillit të nderit dhe anëtarëve të zyrës ekzekutive. Qëllimi i punëtorisë është të përgatitet projekt-plan strategjik për tre vitet e ardhshme. Qëllimi i dytë i projektit është forcimi i kapaciteteve ët zyrës ekzekutive të SHGM-së dhe trupave udhëheqëse, përmes trajnimeve të ndryshme dhe mundësim të pjesëmarrjes të përfaqësuesve të SHGM-së në seminare të rëndësishme dhe konferenca kushtuar problemeve në media. Projekti, i aprovuar nga ambasada e SHBA-ve, e ndihmon edhe përgatitjen e këtij buletini dhe mirëmbajtjen e ueb faqes së Shoqatës.

Njoftim me drejtoreshën e re të Fondacionit Konrad Adenauer Më 2 qershor përfaqësues të zyrës ekzekutive të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë u takuan me zonjën Anja Çimek, udhëheqëse e Zyrës KAS në Maqedoni, Fondacionit Konrad Adenauer-Ebert. Takimi pati për qëllim njoftim me drejtoreshën e re, dhe shqyrtim i mundësive për bashkëpunim në periudhën e ardhshme. Zonja Çimek i informoi përfaqësuesit e zyrës së SHGM-së me programin e Fondacionit për mediat dhe shprehi gatishmëri për të përkrahur projekt konkret të Shoqatës. U arrit marrëveshje që gjatë periudhës së ardhshme kontaktet të vazhdojnë në drejtim të konkretizimit të bashkëpunimit. Pas takimit në qershor, përfaqësues të këtij fondacioni morën pjesë rregullisht në të gjitha aktivitetet e SHGM-së.


Buletini - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Marshi protestues i gazetarëve në Shkup Gazetarët, honoraristët, fotoreporterët, kameramanët dhe kuadri teknik nga të gjitha mediat në Maqedoni, më 4 korrik marshuan për mbrojtjen e të drejtave të tyre të punës nga Klubi i gazetarëve, përmes qendrës së qytetit deri në sheshin Maqedonia. Organizatorë të protestave ishin Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe punonjësve medial në Maqedoni dhe Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni. Gazetarët në këtë protestë kërkuan nga punëdhënësit ta njohin sindikatën si partner real në dialogun social dhe të mos lejojnë puna e gazetarëve të trajtohet si mjet për realizimin e biznes interesave personale ose interesave politike. Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Naser Selmani u distancua nga të gjitha tentimet për keqpërdorim dhe politizim të protestës. Ai i përkujtoi institucionet shtetërore se po të respektohej ligji gjatë viteve të kaluara dhe po të funksiononte shteti juridik, nuk do të ndodhte kriza mediale. Ai theksoi se gazetarët nuk dëshirojnë që organet shtetërore t'i mbrojnë nga largimi prej punës, por të pengohen punësimet ilegale në media.

SHGM dhe IMM me ndihmë holandeze përgatisin plan aksional Më 23 gusht kryetari i SHGMsë Naser Selmani u takua me z-nj Marija Shurman, ambasadore e Mbretërisë Holandeze në Shkup. Takimi i u shfrytëzua për njohje të ndërsjellë dhe për shkëmbim të mendimeve për gjendjen e mediave në Maqedoni. Ambasadorja Shurman u njoftua edhe me aktivitetet e SHGM-së për tejkalim të problemeve të mediave në Maqedoni. Takimi në SHGM ishte një nga aktivitetet e para të ambasadores së re të Mbretërisë Holandeze në Shkup. Ambasadorja Shurman e përsëriti gatishmërinë e ambasadës holandeze për të ndihmuar në formimin e Planit aksional

për zgjidhjen e problemeve në media. Ju dha kurajo SHGM-së dhe IMM-së, me ndihmën e dy ekspertëve holandezë, të punojnë bashkërisht në përmbylljen e këtij projekti. Tre partnerët veçmë janë marrë vesh kah fundi i tetorit të organizojnë punëtori në Mavrovë, ku do të marrin pjesë gazetarë, redaktorë, pronarë të mediave dhe ekspertë medial, të cilët duhet t'i vendosin bazat e Planit të ardhshëm aksional. Ky dokument duhet t'i identifikojë dobësitë e sistemit medial dhe të ofrojë zgjidhje për problemet. Përveç kësaj, ai duhet të shërbejë edhe si bazë për dialogun mes SHGM-së dhe Qeverisë.

15


Ambasada italiane dëshiron bashkëpunim me SHGM-në Kryetarii SHGM-së Naser Selmani më 19 shtator u takua me ambasadorin italian në Shkup, Fabio Kristijani. Në takim ambasadori Kristijani u interesua për problemet aktuale të gazetarëve, e posaçërisht për dialogun e ardhshëm të Shoqatës me Qeevrinë. Kryetari i SHGM-së Selmani e informoi ambasadorin për gjendjen në gazetarinë në Maqedoni dhe për aktivitetet strategjike të SHGM-së. Selmani tha se dialogu është mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet. Ambasadori shprehi gatishmëri Italia si anëtare e Bashkimit Evropian të japë kontribut për për ballafaqim me problemet në media. Ai shprehi gatishmëri të vazhdojë bashkëpunimi me shoqatën e gazetarëve në interes të dyanshëm.

Shkëmbim i gazetarëve nga Rumania dhe Maqedonia Drejtori ekzekutiv i SHGM-së Besim Nerbiu dhe projekt koordinatori Dragan Sekullovski më 20 shtator u takuan me zëvendës-shefin e ambasadës rumune në Shkup, Ionel Aleksandru. Në takim u bisedua për projekte konkrete. Përfaqësuesi i lartë i ambasadës rumune ofroi bashkëpunim mes gazetarëve të dy shteteve që do të përfshijë shkëmbim të gazetarëve dhe vizita të dy vendeve. Poashtu, në takim u arrit marrëveshje që SHGM të realizojë bashkëpunim të vazhdueshëm, kurse ambasada do të ofrojë ndihmë financiare.

16

Soros Premton ndihmë juridike për gazetarët Kryetari i SHGM-së Naser Selmani në fillim të gushtit u takua me z, Vladimir Milçin, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Instituti Shoqëria e Hapur – Maqedonia Soros në Maqedoni. Në takim u diskutua për mundësitë për bashkëpunim në sferën e sigurimit të ndihmës juridike pa pagesë për anëtarët e SHGM-së. Zoti Milçin premtoi se në periudhën e ardhshme do t'i shqyrtojë të gjitha mundësitë për të siguruar ndihmë juridike për gazetarët që kanë mbetur pa punë dhe që kanë padi për shpifje dhe ofendim. Në këtë drejtim ishte edhe takimi me përfaqësues të Institutit Shoqëri e Hapur (zonjusha Gordana Jankoviq dhe z. Edvard Pitmen) që ue realizua më 15 gusht. Zonjusha Jankoviq dhe Pitman premtuan se do të bëjnë gjithçka që është e mundur për t'u dalë në ndihmë gazetarëve të paditur.


Buletini - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Fondacioni Fridrih Ebert ofron ndihmë për SHGM-në Përfaqësues të zyrës së Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë realizuan takim mjaft të rëndësishëm me d-r Hajnc Bongartc, drejtor i drejtorisë së projektit dhe përfaqësues i Fondacionit Fridrih Ebert në Maqedoni. Takimi u realizua më 8 qershor dhe në të njëjtin u bisedua për mundësitë për bashkëpunim me SHGM-në. Me z. Bongartc u bisedua për mundësitë e Fondacionit të ndihmojë me ndihmë juridike gazetarët që kanë procese gjyqësore për shpifje dhe ofendim. Përveç kësaj, Fondacioni në të ardhmen është i gatshëm të ofrojë ndihmë konkrete për aktivitetet e SHGM-së.

Përkrahje norvegjeze për vetërregullimin Udhëheqësia e SHGM-së vazhdoi me bashkëpunimin e frytshëm me ambasadën norvegjeze, pas finalizimit të projektit të për vetërregullim të mediave në Maqedoni. Përfaqësues të SHGM-së më 15 shtator u takuan me Herman Baskar, përfaqësues i ambasadës norvegjeze, me të cilin ka biseduar për situatën aktuale në media. Zoti Baskar shprehi gatishmëri që ambasada norvegjeze ta ndihmojë procesin e vetërregullimit në mediat maqedonase duke siguruar ndihmë nga ekspertë. Përveç kësaj, takimi u shfrytëzua për të sqaruar procedurat se si aplikohet për grantet e vogla të ambasadës norvegjeze.

Ueb faqe e re e SHGM-së Nga 5 shtatori, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë posedon tërësisht ueb faqe të re. Përveç anës vizuale, ueb faqja e re dallon shumë nga e mëhershmja dhe posedon më shumë përparësi teknike. Ueb faqja e re e SHGM-së është postuar në platformë më të sofistikuar që shfrytëzuesve u ofron më tepër opsione, siç janë: ueb faqe në tri gjuhë, edhe atë maqedonisht, shqip dhe anglisht, përdorim të forumit, mundësi për të lënë komente nën çdo tekst, shpërndarje të tyre në rrjetet sociale, etj. Qëllimi i ueb faqes së re është ta përmirësojmë komunikimin me anëtarësinë dhe me opinionin në përgjithësi, si dhe ta rrisim transparencën e punës sonë. Ne në vazhdimësi do ta informojmë anëtarësinë për aktivitetet tona, dhe njëherit presim edhe kontributin Tuaj aktiv përmes sugjerimeve dhe komenteve në adresën e re elektronike për kontakt contact@znm.org.mk. Vazhdimisht e përcjellim viztueshmërinë e ueb faqes dhe deri tani jemi të kënaqur nga jehona pozitive e vizitorëve. Për shembull, kah mesi i muajit shtator brenda vetëm një dite janë shënuar 8.000 vizita. Për momentin në përfundimin e sipër është vendosja e versionit në gjuhën maqedonase, kurse gjatë muajit do të jenë të gatshme edhe dy versionet tjera gjuhësore. Ueb faqja e re është përgatitur nga IT kompani e cila është dëshmuar në lëmin e vet të veprimit, me ndihmë financiare nga partneri jonë norvegjez (NPA).

17


Ky projekt është pjesërisht i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup. Mendimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura në këtë dokument janë të autorit dhe nuk i reflektojnë domosdo ato të Departmentit të Shtetit.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.