Gragjansko_8_alb

Page 1

Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII


Autorë: Gordana Trajkova-Kostova Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski Recensentë: Dr. Emil Sulejmani Mr. Anita Angellovska Mr. Mubexhel Ahmet Redaktor: Gordana Trajkova-Kostova Përpunimi teknik dhe grafik: Kërste Vasileski Kiro Cvetkov Lektor i botimit në maqedonisht: Violeta Jovanovska Përkthyes: Solidar Sulejmani Redaktim profesional: Prof. Dr. Agim Poloska Lektor i botimit në shqip: Roland Poloska Botues: Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë Shtyp: Qendra Grafike shpkpv, Shkup Tirazhi: 8800 Me vendim të ministrit të Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë nr. 22-2319/1 datë 21.04.2010 lejohet përdorimi i këtij libri CIP - Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека “Св.Климент Охридски” , Скопје 373.3.016:342.7(075.2)=163.3 ТРАЈКОВА Костовска, Гордана Граѓанско образование за VIII одделение / Гордана Трајкова Костовска, Ксенофон Угриновски, Крсте Василески. - Скопје : Министерство за образование и наука на Република Македонија, 2010. - 84 стр. : илустр. ; 30 см ISBN 978-608-4575-73-3 1. Угриновски, Ксенофон [автор] 2. Василески, Крсте [автор] COBISS.MK-ID 84065802


HYRJE Libri ARSIMI QYTETAR është menduar për ju, nxënës të klasës së tetë të arsimit fillor. Përmbajtja mësimore në të është renditur në dy kolona, me çka sigurohet shikim më i madh. Teksti bazë është pasuruar me tekste shtesë, figura dhe karikatura të cilat e sqarojnë tekstin kryesor ose ofrojnë më shumë informacione me të cilat do t’i zgjeroni njohuritë tuaja. Tekstet e tjera janë të ndryshme nga teksti bazë, sepse janë shkruar në hapësira të veçanta dhe në sfond me ngjyrë. Libri ofron mundësi që edhe vetë të kontrolloni njohuritë tuaja. Atë do ta arrini nëpërmjet zgjidhjes së problemeve nëpërmjet detyrave, aktiviteteve kërkimore, analizave të teksteve dhe kështu me radhë. Mësoni skemën dhe simbolet në të. Ato do të ndihmojnë më mirë të gjendesh dhe t’i mësosh përmbajtjet në libër. Autorët Ju urojnë sukses në mësim. Termat dhe fjalët më pak të njohura Aktiviteti hulumtues/ Ushtrimi/ Detyra

 Rregullimi juridikpolitik/sistem - mënyra për organizimin e pushtetit në shtet (organizatat, institucionet, kultura politike) etj

Karikatura

Kontrolloje dhe përdore diturinë tënde Lajmet

Ti je tërësisht i paaftë që ta pranosh të vërtetën dhe ta pranosh mendimin e të tjerëve.

të k ke Ti nu të! drej ë kam të Un të. drej

e të kk të nu ! Ti jtë am drenë k . U jtë dre

Mëso më tepër

Mbaj mend Ti je një tip i pakompromis, a kupton?

Teksti kryesor Shoqëria paraqet grup të madh njerëzish të cilët jetojnë bashkë dhe bashkëpunojnë.

Figurat


PUSHTETI

Ç’pritet të dish dhe të mësosh për këtë temë të shpjegosh çfarë është pushteti dhe përse është i nevojshëm, të mësosh cilët janë bartës të pushtetit, të mësosh si bëhet zgjedhja e pushtetit, të bësh dallimin ndërmjet formave demokratike dhe formave të tjera të pushtetit, të dish çfarë është Kushtetuta dhe pse është e rëndësishme për jetën në bashkësi, të identifikosh disa shoqata qytetare dhe ta zbulosh shkakun për ekzistencën e tyre në demokraci. Termat që do t’i përdorësh Pushteti, forca, shteti, politika, virtyti qytetar, Kuvendi, deputetët, Qeveria, Presidenti i shtetit, gjyqësia, Avokati i popullit, Kushtetuta dhe shoqatat qytetare, demokracia, partitë politike, opozita, pluralizmi, shoqatat civile. 4


kur nxjerrin ligje etj. Forcë më të madhe në shoqëri ka shteti. Atë e përbëjnë, Qeveria, Parlamenti, gjykatat. Shteti mund ta përdorë forcën e vet për të mirën e të gjithë anëtarëve në

Udhëheqja me shoqërinë Çfarë është pushteti dhe pse nevojitet Shoqëria është grup i madh njerëzish që jetojnë dhe që bashkëpunojnë bashkë. Por, jetesa e përbashkët është e pamundur në qoftë se në të nuk ekziston pushteti. Pushteti i miraton rregullat e përbashkëta të sjelljes. Ato u tregojnë anëtarëve të shoqërisë si duhet të sillen dhe çka nuk duhet të bëjnë. Për ata që i miratojnë dhe i realizojnë rregullat thuhet se kanë forcë ndaj të tjerëve. Prandaj, forca përkufizohet si mundësi që dikush ta imponojë dëshirën e vet ndaj të tjerëve, të kryejë kontroll ndaj punës dhe sjelljes së të tjerëve. Forca haset në të gjitha sferat e jetesës shoqërore. Në familje, në rrugë, në shkollë, në vendin e punës. Kështu, për shembull, prindërit tregojnë forcë kur i detyrojnë fëmijët e tyre për të kryer ndonjë pune në shtëpi; disa arsimtarë kur kërcënohen ndaj nxënësve me note të keqe; drejtori i cili kërkon nga të punësuarit të mos vonohen në vendet e punës; deputetët 5

shoqëri, por edhe për mbrojtje të interesave jo vetëm të një grupi të njerëzve. Nga shembulli që vijon mund të shihet rëndësia dhe nevoja e ekzistimit të pushtetit. Njëra nga qëllimet më kryesore në shoqërinë e indianëve Sujuks ka qenë si të organizohet gjahu i suksesshëm. Për këtë qëllim ishte i nevojshëm bashkëpunimi i mirë ndërmjet anëtarëve, si dhe marrë¬dhëniet e mira të forcës. Gjatë muajve të verës bizonët, të cilët ishin burimi kryesor i ushqimit në kope të mëdha të ushqimit të fisit, janë mbledhur në kope të mëdha në viset rrafshinore në Amerikën Veriore. Gjahu i bizonëve ishte një aksion me përmasa të mëdha. Gjahu i suksesshëm ka kërkuar organizim të pajtueshëm, udhëheqje dhe disiplinë rigoroze. Gjahu është zhvilluar nën urdhërin dhe pushtetin e tyre. Sherifët, posaçërisht, janë kujdesur për ushtarakët e rinj të padurueshëm, të cilët në mënyrë të tepruar mund të niseshin në aksion, ta frikësojnë


kopenë e bizonëve që të largohet. Kjo nuk ka guxuar të ndodhë, sepse bizonët ishin ushqimi themelor për fisin. Prandaj sherifëve u ishte dhënë forcë që t’i rrahin ushtarët e rinj të pa¬dëgjueshëm. Me vetë atë që fisi u ka dhënë forcë sherifëve që të dënojnë, ata në të vërtetë e kanë pranuar forcën e tyre si të arsyeshme.

Detyrë Lexoje tregimin për “Mbretërinë Sikel”, kurse pastaj përgjigju në pyetjet: 1. Kush e ka pushtetin në Mbretërinë Sikel? 2. A janë të lumtur banorët me pushtet të tillë? 3. Vallë pushteti në Mbretërinë Sikel është forma e vërtetë e pushtetit që u nevojitet njerëzve? 4. A do të dëshironit që edhe shoqëria juaj të jetë e organizuar sikurse Mbretëria Sikel?

Duke e pranuar forcën ata në të vërtetë kanë pranuar të nënshtrohen, sepse nga nënshtrimi kishin dobi. Kur nënshtrimi i forcës është pranuar, për atë forcë themi se rritet në pushtet. Pushteti përfaqëson formë të forcës e cila është pranuar si e arsyeshme.

Mbretëria Sikel

Mbani mend Njerëzit e kanë krijuar shtetin, sepse kanë pasur nevojë. Ata kanë kuptuar se jeta në territorin e përbashkët, në bashkësi, duhet të jetë organizuar, sepse pa të nuk do të ishte mundësuar mbijetesa e tyre. Shteti ka vendosur rregulla të sjelljes (në formë të normave) dhe ato vlenin për të gjithë anëtarët e bashkësisë. Ai ka pasur forcë edhe të zbatojë fuqinë. Detyra e tij ka qenë ta mbrojë territorin nga sulmet e jashtme. Edhe sot shteti ekziston për të njëjtat shkaqe. Në shoqëritë e sotshme ai është shtet modern. Shteti modern dallohet nga të gjitha shtetet e mëparshme, sepse përpiqet t’i harmonizojë interesat e qytetarëve dhe t’i mbrojë të drejtat dhe liritë e tyre.

Mbretëria Sikel gjendet lart në disa male. Me shekuj gati se nuk ka kontakt me botën tjetër. Edhe pse është shumë e vogël, Mbretëria Silek tërheq interes të madh. Shkak për këtë është organizimi i pazakontë i jetës në mbretëri. Si e para, askush në mbretëri nuk guxon të jetë i uritur. Banorët në Sikel vetë prodhojnë ushqim dhe ai u ndahet të gjithëve. Çdo familje fiton shtëpi për shfrytëzim pa kompensim. Madhësia

6


e shtëpisë varet nga numri i anëtarëve në familje. Nxehja e shtëpive, si dhe meremetimi i tyre janë pa pagesë. Mjeku gjithmonë është i pranishëm për të gjithë të sëmurët, kurse në çdo 6 muaj banorët e Sikelit pa pagesë shkojnë në kontrollim sistematik. Punonjësit shëndetësorë rregullisht i vizitojnë njerëzit e moshuar, foshnjat dhe të gjithë ata të cilët kanë nevojë për shërim Në Mbretërinë Sikel të gjitha gjërat e mira janë të pranishme për gjithkënd. Çdo familje merr triska me të cilat mund të blejë: parfume, stoli etj. Si patën sukses banorët e Sikelit që tërë këtë ta organizojnë? Me Mbretërinë Sikel gjithmonë ka sunduar familja. Sundues i tashëm është mbreti Sik i tretë. Ai vendos për numrin e punëtorëve, për prodhimin e ushqimit, për ndërtimin e shtëpive, për shërbimet shëndetësore. Qysh në moshën pesëvjeçare fëmijët dërgohen në shkollë gjegjëse. Mbreti më mirë e di për çka është i talentuar. Të gjithë të tjerët, kur do të mbushin një moshë të caktuar, mbreti Skit i punëson në pallatin e vet mbretëror.

Më e çuditshme është se në mbretëri nuk ekzistojnë paratë. Askush nuk merr rrogë, sepse secili merr aq sa i nevojitet. Ndoshta do të pyetnit dikush nga Mbretëria Sikel është a ankuar për diçka. Kjo ndodh shumë rrallë. Ata të cilët do të ankohen, menjëherë i vendosin në spitalin psikiatrik.

Si fitohet pushteti Varësisht nga ajo se kush e ka pushtetin dhe si ai fitohet në shoqëri, pushteti mund të jetë demokratik dhe jodemokratik. Nëse pëlqimi atyre që sundojnë ia ka dhënë populli, atëherë bëhet fjalë për shtet demokratik. Nëse kjo nuk është dhënë nga populli, por është marrë me forcë, bëhet fjalë për shtet jodemokratik. Shembull për pushtet jodemokratik paraqet monarkia. Ai është pushtet i një njeriu (mbretit, perandorit, sulltanit). Në shtetet feudale të mesjetës monarku pushtetin e vet e arsyeton me dëshirën

Pushteti mund të trashëgohet 7


e Zotit (se pëlqimi që të udhëheqë me shtetin e ka fituar nga Zoti). Në këto shtete pushtetin e trashëgojnë pasardhësit e tij. Monarkia absolute është shteti në të cilin pushteti i monarkut (mbretit) është i pakufizuar. Vetëm ai e posedon forcën politike. Në monarkinë kushtetuese pushteti i sunduesit është kufizuar me kushtetutë. Kushtetuta është ligj kryesor i shtetit me të cilin rregullohen marrëdhëniet ndërmjet pushtetit dhe popullit. Kur në monarkitë kushtetuese miratohet ndonjë ligj, sunduesi patjetër duhet të kërkojë pëlqim nga përfaqësuesit e popullit. Në shtetet jodemokratike mund të numërohen edhe shtetet komuniste dhe diktatorët ushtarakë. Sunduesit në shtetet komuniste pushtetin e marrin në pajtueshmëri me popullin – nëpërmjet zgjedhjeve, megjithatë populli nuk zgjedh, por vetëm formalisht voton. Populli nuk mund të zgjedhë, sepse ekziston vetëm një parti politike (partia komuniste). Për shembull, nëse kuvendi ka 60 deputetë, në listën e votimit janë caktuar po aq kandidatë. Në këto shtete ka edhe kryetarët të përjetshëm. Josip Broz Tito ishte shpallur kryetar i përjetshëm në Republikën e mëparshme Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Puthja e dorës e të moshuarve është shprehje e respektit ndaj autoritetit

Diktatura ushtarake është formë e pushtetit që fitohet sipas mënyrës së forcës. Pushteti i tillë bazohet në frikën dhe detyrimin. Populli ndjen frikë nga kjo qeveri, sepse ajo shfrytëzon dënime rigoroze në realizimin e dëshirës së vet. Diktatorët shpesh shfrytëzojnë forcë ndaj të gjithë atyre të cilët mendojnë ndryshme nga ata.

Lajmet

Mëso më tepër Zgjedhja e mbretërve në Maqedoninë antike është një traditë e njohur mirë antike-maqedonase. Specifika e kësaj tradite qëndron në atë se mbretërit e Maqedonisë antike janë zgjedhur në 8


tubim të përgjithshëm masiv të ushtrisë maqedonase (Kuvend), ku kanë marrë pjesë të gjithë ushtarët, që dëshironin të merrnin pjesë. Mbreti zgjedhej me aklamacion, domethënë me zgjedhje njëzëri nga ana e të gjithë ushtarëve të pranishëm, të cilët me këtë rast kanë goditur me shpatat në mburojat. Në këtë mënyrë edhe Filipi i Dytë i Maqedonisë ishte zgjedhur mbret i Maqedonisë, kurse pas vdekjes së tij në mënyrë të njëjtë ishte zgjedhur edhe i lavdishmi Aleksandri i Maqedonisë. Në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XIX, në Maqedoninë Juglindore traditë krejtësisht e njëjtë është praktikuar gjatë zgjedhjes së eprorit fshatar. Në çdo fshat në kohë të caktuar fshatarët janë tubuar në mes të fshatit dhe kanë zgjedhur një prej më të moshuarve midis tyre, të cilit ia kanë besuar pushtetin që ta udhëheqë fshatin dhe punët fshatare. Pa lejen e tij asgjë në fshat nuk mund t’i shesë diçka ndonjë të huaji, e as dikush mund të blinte diçka nga i huaji.

Ligjet paraqesin burimet e pushtetit. Ato janë rregulla të shkruara dhe të sanksion¬nuara rigorozisht të sjelljes. Ato i sjell shteti me qëllim që të vendoset rendi publik në bashkësi. Kështu, për shembull, në Republikën e Maqedonisë shitësit me ligj janë të obliguar që t’u japin llogari fiskale qytetarëve për çdo prodhim të blerë. Ata nuk duhet të kenë dilemë a duhet t’u japin blerësve llogari fiskale, sepse me Ligjin për tregti janë paraparë dënime për të gjithë ata të cilët nuk do ta bëjnë këtë. Shoferi, i cili e drejton automjetin 9

në autostradë me shpejtësi më të madhe se sa është lejuar, rrezikon të jetë i dënuar sipas Ligjit për trafik etj. Njohuria se ekzistojnë ligje dhe mosrespektimi i tyre mund t’u sjellë dënime, i brengos qytetarët nga ndëshkimet. Prandaj themi se ligjet kanë forcë të ndikojnë ndaj sjelljes së qytetarëve. Për realizimin e ligjeve kujdesen përfaqësuesit e shtetit, të cilët janë të obliguar, në emër të tij, ta kontrollojnë sjelljen e qytetarëve. Këtë obligim thuaja në të gjitha vendet e botës e ka policia. Shpesh këtë e realizon me shkelësit e ligjit. Ka forcë që të dënojë ose t’i udhëzojë shkelësit e ligjeve në gjyq. Gjyqtarët, gjithashtu, janë persona të obliguar, të cilët sjellin vendime për të vërtetën e dënimeve për shkelësit e ligjeve, prandaj edhe ata kanë forcë. Në shoqëritë tradicionale edhe traditat kanë forcë të ndikojnë ndaj sjelljeve të njerëzve. Për respektimin e traditave bashkësia parashikon dënime të cilat shpesh paraqiten në formë të qeshjes, përfaljes, zhvlerësimit etj.


se është më i fortë nga tjetri, por askush nuk ia ka dhënë atë të drejtë. Për ata të cilët përdorin forcë edhe përveç kundërshtimit të të tjerëve, themi se përdor forcë pa pushtet.

Detyrë Në shembujt që vijojnë disa persona të caktuar e imponojnë dëshirën e tyre ndaj të tjerëve. Cakto a bëhet fjalë për pushtet ose për forcë pa pushtet.

Forca pa pushtet Njerëzit të cilët e respektojnë shoqërinë, dallojnë dy forma të forcës: pushtetin dhe fuqinë. Pushteti është formë e tillë e forcës e cila është pranuar prej atyre të cilët i nënshtrohen, sepse e llogarisin si të arsyeshëm dhe të drejtë. Kështu, për shembull, nëse përfaqësuesit e shoqërisë maqedonase pranojnë se Kuvendi (Parlamenti) ka të drejtë të sjellë vendime të caktuara dhe se ato vendime i konsiderojnë si të ligjshme, atëherë pushteti kuvendor bëhet legjitim, pushtet i pranuar. Fuqia është forcë e paarsyetuar. Njerëzit ndaj të cilëve ajo zbatohet nuk e konsiderojnë si legjitime. Kështu, për shembull, në shoqërinë skllavopronare skllavi ka punuar vetëm për shkak të frikës që të mos rrihet me kamxhik. Si duket, dëshira më e mirë e një skllavi ka qenë që t’i shmanget punës së mundimshme. Por mendimi se mund të rrihet me kamxhik, ka qenë forca e mjaftueshme që ta mbajë punën e mundimshme. Mbani mend

1. Prindërit e tu kërkojnë prej teje të kthehesh në shtëpi në kohën e caktuar. A do t’i dëgjosh ose jo? Pse po, pse jo? 2. Shoku/shoqja jote më e mirë të detyron të bësh diçka që ty nuk të pëlqen. A do ta bësh atë ose jo? Pse po, pse jo? 3. Shkolla në të cilën mëson nuk të pëlqen dhe për këtë shkak nuk shkon në mësim. Pas disa vërejtjeve nga kujdestari i klasës, Këshilli i arsimtarëve të shkollës ta ndëshkon masën – përjashtim. A kanë të drejtë ta bëjnë këtë? Pse po, pse jo? 4. Drejtori i shkollës ju urdhëron të dilni në oborrin e shkollës ty dhe shokët e tu sepse ende vazhdon mësimi. A do ta dëgjoni? Pse po, pse jo? 5. Motra jote më e vogël gjithmonë të pengon kur punon në kompjuter. E godit atë sepse në këtë mënyrë mund të lirohesh prej saj. A ke të drejtë në këtë? Pse po, pse jo?

Forcë pa pushtet ka ai i cili fajësohet të imponojë dëshirën e vet ndaj tjetrit vetëm 10


Çdonjëri prej këtyre grupeve sipas profesionit zhvillon nevojat dhe interesat e veta. Që të mund t’i realizojnë, këto grupe formojnë organizata që do t’i shprehin interesat e veta dhe do të kujdesen për realizimin e tyre. Organizata të tilla janë shoqatat profesionale që janë me numër shumë të madh. Për shembull, shoqatat e arsimtarëve, zejtarëve, mjekëve, avokatëve, sociologëve, informatistëve etj. Organizatat e tilla, të cilat mbrojnë interesa të caktuar, quhen grupe të interesit. Edhe partitë politike janë grupe të interesit. Edhe pse i përfaqësojnë interesat e të gjithë qytetarëve në parlament, ato kanë edhe interesat e veta – sa është e mundur një kohë më të gjatë të mbeten në pushtet.

Shteti dhe politika Jeta e njerëzve në shoqëritë e përbëra është e organizuar dhe për këtë është i obliguar shteti. Shteti paraqet shumën e institucioneve të cilat kanë pushtet që të sjellin rregulla sipas të cilave do të drejtohet shoqëria. Institucione të shtetit janë: Kuvendi (Parlamenti), Qeveria me ministritë e saja, policia, ushtria dhe gjykatat. Institucionet e shtetit quhen edhe aparate shtetërore. Në shoqëritë moderne ekziston një numër i madh i grupeve të njerëzve që kanë interesa të veçanta. Ato grupe dallohen në ndarjen e punës dhe ekzistimin e një numri të madh të profesioneve (zejtarë, tregtarë, drejtorë, mjekë, juristë, mësues). 11

Çdo grup i interesit kujdeset që t’i mbrojë interesat e të gjithë anëtarëve. Meqenëse asnjë nga këto grupe nuk ka vend dominues në shoqëri, por dëshiron t’i paraqesë interesat e veta si më të rëndësishme, ato janë të detyruara që të merren vesh midis vete, të binden dhe të sjellin vendime nga të cilat do të jenë të kënaqur të gjithë. Bisedimet, bindjet, kontrata kanë emër të përbashkët dhe quhen politikë.


Kjo mundëson që jeta në një shoqëri të organizohet sipas mënyrës së marrëveshjes. Politika e përcakton edhe sjelljen e shtetit ndaj qytetarëve. Kjo sjellje mund të jetë e ndryshme dhe sipas saj përcaktohet një shtet a është demokratik ose jodemokratik. Në shoqëritë demokratike realizohet politika demokratike. Të gjithë qytetarët e mitur janë të barabartë në politikë. Nuk ekzistojnë privilegje as edhe qytetarë të caktuar prej përpara të cilët do të merren posaçërisht me politikë. Çdo individ mund të zgjedhë ose të jetë i zgjedhur për ndonjë funksion në shtet. Prandaj qytetarët kanë edhe përgjegjësi politike. Prej tyre varet si do të jetë pushteti në shtet, pse do të zgjedhen ata përfaqësues në pushtet të cilët kanë fituar nga qytetarët numrin më të madh të votave.

por Hobs nuk është i sigurt se ata do t’i përmbahen marrëveshjes. Atë duhet ta garantojë dikush. Autoriteti i cili mund ta garantojë atë, sipas Hobsit, është pushteti shtetëror. Ai njerëzve ua garanton sigurinë dhe miraton ligje, kurse ata janë të obliguar t’i nënshtrohen, domethënë ta dëgjojnë dhe të jenë lokalë.

Detyrë

Lexoje tekstin, kurse pastaj përgjigju në pyetjet që vijojnë: 1. A është i drejtë vendimi i pushtetit? 2. Si ndikon vendimi i qeverisë ndaj prodhuesve të qeseve të najlonit? 3. Sipas teje, si do të zvogëlohej problemi midis Qeverisë dhe prodhuesve të qeseve të plastikës? Cila politikë do të ishte më e drejtë?

Lajmet

(Gazeta Veçer, 27.08.2008.) Mëso më tepër Filozofi anglez Tomas Hobs i ka përshkruar qeniet njerëzore si modeste dhe të dobishme, të cilat janë në gjurmim të përhershëm të sigurojnë jetesën e tyre dhe pozitën më të volitshme për realizimin e qëllimeve të tyre. Etjen për forcë gjithnjë më të madhe e konsideron si veçori të përhershme të gjinisë njerëzore e cila zhduket vetëm pas vdekjes. Qeniet njerëzore i llogarit si jolegale, sepse ato midis vete nuk respektohen dhe nuk besohen. Ato mund të merren vesh se do të respektojnë ndonjë rregull, si për shembull: “mos ia bëj të tjerëve atë që nuk dëshiron ta bëjnë ty” sepse e posedojnë mendjen. Ata mund të premtojnë se nuk do të pas jetës dhe pronës së të tjerëve,

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të ndalë shfrytëzimin e qeseve të najlonit. Nga Ministria e mjedisi jetësor dhe planifikimit hapësinor dje kanë vërtetuar se gati kanë përfunduar ndryshimet e vendimit, i cili prej 1 janarit të vitit 2009 lejon veçanërisht përdorimin e qeses me kapacitet prej mbi pesë kilogramëve. Me ndryshimet më të reja, qeset do të hiqen tërësisht nga përdorimi. Qëllimi është që të mënjanohet krijimi i llojit të tillë të mbeturinës e cila ka ndikim shumë të madh ndaj mjedisit jetësor duke pasur parasysh atë se shkatërrimi i saj zgjat më shumë se disa qindra vite, e nëse digjen, për shkak të klorit në to, lirohen materie kancerogjene. Për ata të cilët merren me prodhimin e qeseve, kjo do 12


të thotë mbyllje të firmave, lëshimin nga puna të 2.000 punëtorëve, makinat e specializuara do të përfundojnë në deponi, por do të zvogëlohet edhe procesi i eksporti në shtet”.

partive politike, klubeve futbollistike, shoqatave të qytetarëve në të cilat mbisundojnë rregulla të caktuara. Disa individë nuk i pranojnë rregullat, sepse konsiderojnë se ato ua kufizojnë liritë, por ata që do t’i pranojnë, patjetër duhet t’i respektojnë. Nga të drejtat dalin obligimet. Domethënë, anëtarësia e bashkësisë shoqërore u imponon individëve obligime të caktuara edhe atë: obligime ndaj vetvetes, ndaj njerëzve të tjerë, ndaj shtetit. Gjithashtu, ata kryejnë një numër të madh të obligimeve të cilat dalin nga profesioni të cilin e kryen ai dhe obligime ndaj bashkësisë në të cilën jetojnë. Kështu, për shembull: ata kujdesen për jetën e tyre, sigurojnë ekzistencë për anëtarët e familjes, obligohen në besimin e bashkëshortësisë, e respektojnë Kushtetutën, i zgjedhin përfaqësuesit në pushtet, e mbrojnë shtetin. Kur individët sillen me vetëdije dhe përgjegjësi ndaj obligimeve, themi se janë anëtarë lojalë të bashkësisë, kanë vigjilencë qytetare.

Vigjilenca qytetare

Por, me çka dallohen qytetarët lojalë?

Njerëzit janë pjesëtarë të një shoqërie dhe ata patjetër duhet të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e anëtarësisë së vet në atë shoqëri. Ata janë anëtarë të bashkësive të shkollave, familjeve,

Qytetarët lojalë e përmirësojnë jetën në shoqëri. Në shoqëritë demokratike nga lojaliteti i qytetarëve në masë të madhe varet edhe suksesi i demokracisë.

13


Qytetarët lojalë janë punëtorë me përgjegjësi

Qytetarët lojalë zakonisht janë të mirë dhe punëtorë me përgjegjësi. Punojnë vyeshëm dhe shkathtësitë e tyre i shfrytëzojnë në mënyrë produktive. Për mirëqenien e tyre janë të merituar vetë dhe nuk janë barrë e pushtetit. Qytetarët lojalë i respektojnë ata të cilët janë në pushtet në shoqëri. Ata gjithmonë janë të përgatitur t’i përcjellin rregullat dhe dispozitat në shoqëri. Për ta është më mirë të jetohet në mjedis më të sigurt dhe më të mbrojtur, i cili mbahet rregullisht, sesa në shoqëri në të cilën njerëzit kanë ndjenjë se secili bën çka të dojë. Qytetarët lojalë aktivisht marrin pjesë në vendosjen shoqërore. Ata dinë si punon qeveria

dhe dinë si të ndikojnë ndaj saj kur ajo nuk punon sipas dëshirës së tyre.

Detyrë Lexoje tekstin, e pastaj shpjego cila është porosia të cilën ia ka dërguar Aleksandri i Maqedonisë ushtarëve të vet? Fragment i nxjerrë nga “Beseda afër Opitit” “Maqedonas, tash nuk do të flas që ta ndal shkuarjen tuaj në atdhe, sepse sa 14


ka të bëjë me mua mund të shkoni ku të doni, por të shihni se me shkuarjen tuaj tregoni mosfalënderim ndaj neve se kush jemi që jemi aq të merituar për ju. Së pari do të flas, siç e do rendi, për babën tim Filipin. Filipi juve ju ka gjetur si jeni endur si të mjerë, të veshur në lëkurë, si në brigje kullotnit pak dele dhe për ta luftoni me ilirët, tribalët dhe me fqinjët trakianë. Në vend të lëkurave ju ka dhënë të vishni tesha të leshta dhe nga brigjet ju ka zbritur në rrafshina... Ju ka bërë banorë të qyteteve, mbi të gjithë barbarët, të cilët më herët ju kanë plaçkitur dhe robëruar dhe bëheni robër dhe shërbëtorë të tyre, ju ka bërë zotërinj dhe një pjesë e madhe e Trakisë e ka bashkuar me Maqedoninë... Meritat me të cilat ka filluar babai im, vetë në vete, shoh se janë të mëdha, por, megjithatë, janë të vogla në krahasim me meritat e mia. Unë nga babai im Filipi kam trashëguar vetëm disa gota të arta dhe të argjendta, jo më shumë se gjashtëdhjetë talantë (para të atëhershme) në arkë, borxhe deri më pesëqind talantë; përveç kësaj kam marrë hua edhe tetëqind dhe u nisa në vendin, i cili as juve vetë nuk mund t’ju ushqejë dhe menjëherë jua hapa rrugën nëpër Helespont... Edhe pasuritë në Egjipt dhe Kirenë, të cilat i mora pa luftë, ju kanë ardhur mirë; Kelesiria dhe Palestina ju takojnë juve... edhe pasuria e Lidisë edhe rreziqet e Persisë edhe pasuritë e Indisë tash janë tuajat... Por çka më ka mbetur mua prej të gjitha atyre përpjekjeve, përveç këtij purpuri dhe kësaj diademe? Asgjë nuk kam timen... Për ju dhe lavdinë tuaj dhe për pasurinë tuaj ju çoj fitimtarë nëpër të gjitha vendet dhe detet, nëpër të gjithë lumenjtë dhe 15

malet... Pastaj ua ktheva borxhet atyre që ua kisha pa pyetur si janë bërë, edhe pse merrni rroga aq të mëdha dhe plaçkitni pas çdo sundimi... Dhe tash kërkoj që të paaftit për luftë t’i dërgoj në shtëpi, t’ua kenë zili, por kur dëshironi që ju të gjithë të shkoni, shkoni të gjithë; e kur do të arrini në shtëpi tregoni se e keni lënë mbretin tuaj Aleksandrin dhe u keni besuar barbarëve të mundur ta ruajë atë i cili i ka sunduar persianët, meganët...”

Ndarja e pushtetit “Një pushtet patjetër duhet të jetë i kontrolluar nga pushteti tjetër, sepse dëshirat e njerëzve, urrejtjet dhe lakmia nxisin mendime dhe aksione të interesave në shoqëri. Njerëzit patjetër


dënime për ata që i thyejnë ligjet. Në këtë mënyrë, pushteti shtetëror ndahet në tri degë: pushtet ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Në demokraci është rregull – të tria degët e pushtetit të jenë të pavarura njëra nga tjetra dhe të mos përzihen në kompetencat.

duhet të kenë qeveri, kur ato patjetër duhet të jenë nën kontroll, sepse ata që sundojnë mund edhe të gabojnë” – ka thënë Xhejms Medison – babai i Kushtetutës amerikane. Në shoqëritë demokratike qytetarët e zgjedhin pushtetin. Ata zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend (Parlament) dhe në këtë mënyrë janë përfaqësuar në pushtet. Kuvendi i miraton ligjet dhe prandaj ka pushtet ligjdhënës. Ai mund të ketë një dhomë (njëdhomëshe) siç është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, dy dhoma (dydhomëshe) ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kurse shumë më rrallë edhe më shumë dhoma. Kuvendin me të drejtë e zgjedh Qeveria. Qeveria i realizon ligjet që i ka nxjerrë Kuvendi dhe prandaj ajo ka pushtet ekzekutiv. Ajo edhe ia propozon ligjet për miratim Kuvendit. Qeverinë e përbën ajo patri politike, e cila ka më tepër deputetë në Kuvend.

Pushteti më i mirë është ai pushtet të cilit i janë kufizuar mundësitë që të mos e keqpërdorë forcën vet. Prandaj, nevojitet që të vendoset sistem i kontrollit dhe baraspeshës midis të tri pjesëve të pushtetit. Njëra nga mënyrat për kontrollin e pushtetit janë zgjedhjet. Nëse populli nuk është i kënaqur nga pushteti, atë mund ta ndërrojë me atë që do të zgjedhë pushtet të ri. Parlamenti e zgjedh qeverinë, por edhe mund ta ndërrojë. Gjykatat patjetër duhet të gjykojnë sipas ligjeve, e jo sipas këshillave dhe mendimet e pushtetit ose deputetëve, ose sipas cilitdo qoftë tjetër. Emrat e kuvendit (parlamentit) në disa vende

Kuvendi e zgjedh Gjykatën më të madhe dhe organet gjyqësore, të cilat së bashku e përbëjnë pushtetin gjyqësor. Pushteti gjyqësor është i obliguar për realizimin e drejtësisë. Detyrë e tij është që t’i verifikojë ligjet, të cilat i ka miratuar pushteti ligjdhënës, të kujdeset për ligjet që të respektohen, por edhe të shqiptojë 16

Maqedonia

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Franca

Kuvendi Nacional

Federata Ruse

DUMA

SHBA

Shtëpia e përfaqësuesve

Polonia

SEJM

Sllovenia

Kuvendi shtetëror

Spanja

KORTEZ


Bartësit e pushtetit në Republikën e Maqedonisë

Deputetët në Kuvend zgjedhen në zgjedhjet e përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë në një afat prej katër vitesh. Që të punojë në mënyrë efikase, Kuvendi krijon trupa punuese të përhershme dhe të përkohshme. Trupat e përhershme punuese janë komisionet. Kuvendi ka kryetarin dhe një ose më tepër nënkryetarë. Përveç këtyre funksionarëve, Kuvendi ka edhe sekretarin. Kryetari i Kuvendit i konvokon mbledhjet dhe udhëheq me to. Ai i shpall zgjedhjet për deputetë dhe për zgjedhje të presidentit të Republikës.

Kompetencat e kuvendit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Më 8 shtator të vitit 1991 qytetarët e Republikës së Maqedonisë me referendum vendosën të shkëputen nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë dhe të formojnë shtetin e tyre të pavarur dhe sovran. Më 18 nëntor të vitit 1991 është miratuar Kushtetua e Republikës së Maqedonisë, sipas të cilës Maqedonia është demokraci parlamentare. Pushteti është ndarë në: ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Ndarja e këtillë është bërë me qëllim që të vendoset ekuilibri në udhëheqje, respektivisht një pjesë e pushtetit të mund t’i kontrollojë pjesët e tjera. Kuvendi (Parlamenti) i Republikës së Maqedonisë i përfaqëson qytetarët dhe është bartës i pushtetit ligjdhënës. Numri i deputetëve në Kuvend nuk është gjithmonë i njëjtë dhe sillet prej 120 deri 140 deputetë. Prej zgjedhjeve të para parlamentare deri më sot numri i deputetëve sillet 120.

17

Kuvendi punon në mbledhje dhe sipas rregullores së përcaktuar për punë, kurse kompetencat e tij janë përcaktuar me Kushtetutë. Kompetenca e tij themelore është të miratojë ligje. Ai ka të drejtë jo vetëm ta ndryshojë dhe ta plotësojë Kushtetutën me amendamente kushtetuese, por edhe të sjellë kushtetutë të re. Kuvendi shpall edhe referendum, por jep edhe amnisti (falje nga dënimi). Përveç këtyre, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka edhe kompetenca të tjera: •

i cakton të dhënat publike (për shembull, tatimet),

e sjell buxhetin republikan (sa do të shpenzojë shteti),

vendos për luftën dhe paqen, ratifikon (miraton) marrëveshjet ndërkombëtare,

e zgjedh qeverinë e Republikës së Maqedonisë, zgjedh gjyqtarë dhe shkarkon gjyqtarë të gjykatave,

kontrollon punën e Qeverisë.


Deputetët

Detyra e opozitës

Deputetët janë bartësit kryesorë të aktiviteteve dhe iniciativave në Kuvend. Qytetarët të cilët në zgjedhje kanë votuar për ta, iu kanë dhënë të drejtë në marrin pjesë në punën e Kuvendit dhe të vendosin në emrin e tyre. Çdo deputet ka të drejtën individuale të parashtrojë propozime të ligjeve. Deputetët kanë të drejtë të kërkojnë përgjegjësi për punën e çdo anëtari të Qeverisë (për shembull, ministrit) ose të parashtrojnë pyetje për besimin e Qeverisë. Këtë zakonisht e bëjnë deputetët nga opozita. Përveç të drejtës për kërkesë të përgjegjësisë, deputetët disponojnë edhe një mjet për kontrollin e punës së Qeverisë – parashtrimin e pyetjeve të deputetëve.

Partitë opozitare në Kuvend (Parlament) e krijojnë dhe e mbajnë kulturën demokratike. Ato e kontrollojnë punën e Qeverisë, i kritikojnë dispozitat e tyre, por edhe ofrojnë zgjidhje të ndryshme. Qeveria dhe opozita janë pjesët më të rëndësishme në sistemin politik demokratik.

Gjatë kryerjes së funksionit deputetët kanë imunitet. E drejta për imunitet do të thotë se deputeti është shkyçur nga veprimi i ndonjë ligji (nuk mund të arrestohet ose të përgjigjet para Gjyqit për atë që e flet ose që voton në Kuvend, nuk mund t’i hiqet liria pa lejen e Kuvendit etj.). Mandati i deputetëve është katër vjet, por mund edhe të vazhdohet në rast të gjendjes së jashtëzakonshme ose luftës. Kuvendi mund edhe të shpërndahet përkohësisht, nëse për atë deklarohet shumica nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë Qeveria e Republikës së Maqedonisë është bartëse e pushtetit ekzekutiv. Ajo është e obliguar t’i realizojë ligjet dhe dispozitat e tjera. Kompetencat e saja janë përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Qeveria është organ kolegjial ekzekutiv të cilin e përbëjnë kryetari i Qeverisë (Kryeministri) dhe ministrat. Ata nuk mund të jenë deputetë në Kuvend. Qeverinë e zgjedh Kuvendi me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve (me shumicë absolute). Për punën e saj është përgjegjëse para Kuvendit. Ajo i propozon ligjet, buxhetin republikan dhe dispozitat e tjera, të cilat i miraton Kuvendi. Me punën e Qeverisë udhëheq 18


kryeministri. Qeveria e organizon punën e ministrive dhe organeve të tjera të administratës dhe bën mbikëqyrjen e punës së tyre, vendos për pranimin e shteteve dhe qeverive; vendos marrëdhënie diplomatike dhe konsulare me shtete të tjera etj. Këto janë vetëm disa kompetenca të Qeverisë. Me punën e vet Qeveria mbështetet në organet e administratës shtetërore prej të cilave më të rëndësishme janë ministritë. Ato gjatë punës udhëhiqen nga këto parime: pavarësia, kushtetutshmëria, ligjshmëria dhe përgjegjësia.

nga ana e qytetarëve, njësoj si edhe deputetët. Ai zgjedhet në një afat prej pesë vitesh. Kompetenca e tij është që ta caktojë mandatorin (Kryeministrin) për përbërjen e Qeverisë. Pozita e pavarur e presidentit të Republikës së Maqedonisë në sistemin e pushtetit shihet edhe në kontrollin e punës së Kuvendit. Presidenti mund të vendosë që të mos e nënshkruajë aktin për shpalljen e ndonjë ligji, të cilin e ka sjellë Kuvendi. Atëherë Kuvendi patjetër duhet ta shqyrtojë përsëri ligjin.

Pushteti gjyqësor në Republikën e Maqedonisë Pushtetin gjyqësor në Republikën e Maqedonisë e realizojnë gjykatat themelore, Gjykata e apelit dhe Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë. Ato janë kompetente, duke i zbatuar ligjet, të tregojnë çka është e drejtë dhe në cilën anë është e vërteta.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Presidenti i Republikës së Maqedonisë e përfaqëson Republikën në vend dhe në botën e jashtme. Njëkohësisht, ai është edhe komandant suprem i forcave të armatosura të Maqedonisë dhe kryetar i Këshillit të sigurimit. Në sistemin e pushtetit presidenti i Republikës së Maqedonisë ka vendim mjaft të theksuar që del nga mënyra në të cilën zgjedhet. Presidenti zgjedhet në zgjedhjet e përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me votë të fshehtë. Ai zgjedhet drejtpërdrejt 19

Gjykatat themelore formohen për territorin e një ose më tepër komunave. Ato janë gjykata të shkallës së parë dhe vendosin për veprat penale dhe parashtresat ekonomike; për kontestet personale dhe familjare, për marrëdhëniet punuese dhe banesore etj. Gjykatat e apelit janë gjykata të


shkallës së dytë, të cilat janë të obliguara t’i zgjidhin ankesat kundër vendimeve të gjykatës themelore. Në Maqedoni ka tri gjykata të apelit: në Shkup, Manastir dhe Shtip. Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë është gjykata më e lartë me seli në Shkup. Kujdeset që të gjitha gjykatat në territorin e Republikës së Maqedonisë t’i zbatojnë ligjet në mënyrë unike. Përveç kësaj, vendos edhe për ankesat kundër vendimeve të Gjykatës së apelit. Që gjykatat të mund të gjykojnë, është i nevojshëm organi i pavarur shtetëror, i cili do t’i ndjekë personat të cilët e thyejnë ligjin. Organ i tillë shtetëror është Prokuroria publike. Ajo në emër të shtetit ngre iniciativë për ndjekje penale. Prokurorinë publike e emërton dhe e shkarkon Kuvendi. Zgjedhet në një afat prej gjashtë vitesh. Gjykata kushtetuese është organi i shtetit dhe ajo e mbron kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në Republikën e më tha biri im demokracia

ndoshta i di edhe rregullat. Pyete atë?

Maqedonisë. Gjyqtarët në Gjykatën kushtetuese i zgjedh Kuvendi në një afat prej nëntë vitesh. Në kompetencë të saj është që t’i ndërpresë ose anulojë ligjet, të cilat nuk janë në pajtim me Kushtetutën. Gjithashtu, Gjykata kushtetuese i mbron liritë dhe të drejtat e njeriut. Këshilli gjyqësor republikan. Kuvendin e kontrollon pushteti gjyqësor nëpërmjet Këshillit gjyqësor republikan. Atë e përbëjnë shtatë anëtarë, të cilët i zgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në një afat prej gjashtë vitesh. Këshilli gjyqësor republikan i propozon Kuvendit kandidatë për zgjedhje të gjyqtarëve, por edhe për shkarkimin e tyre. Vendimin për përgjegjësi disiplinore të gjyqtarëve e vlerëson profesionaliteti dhe vetëdija e gjyqtarëve në kryerjen e funksionit të tyre.

Avokati i popullit Avokati i popullit është organ i pavarur i Republikës së Maqedonisë, i cili i mbron të drejtat e qytetarëve kur janë shkelur nga ana e nëpunësve shtetërorë dhe nga persona të tjerë me kompetenca publike. Qytetarët, pa kurrfarë formalitetesh dhe shpenzimesh, mund t’i drejtohen për intervenim të shpejtë. Avokatin e popullit e zgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për periudhë prej tetë vitesh. Asnjë pushtet nuk mund të sundojë nëse me të nuk pajtohet pjesa më e madhe e qytetarëve. Prandaj, edhe në të kaluarën pushtetdhënësit kanë tentuar të mësojnë se çka mendon populli për ta. Në Kinën e vjetër kanë ekzistuar njerëz të veçantë të quajtur mandarinë (nëpunës shtetërorë) të cilët ishin “sy dhe veshë” të mbretit dhe të cilët i kanë lajmëruar se çka mendon populli për punën e nëpunësve të tyre, 20


me qëllim që ai të dijë për gabimet e tyre dhe t’i përmirësojë ato. Në shoqëritë moderne demokratike rojtar i të drejtave të qytetarëve është avokati i popullit.

Aktiviteti hulumtues. Në periudhën e kaluar Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka miratuar një numër të madh ligjesh. Përpiqu të shpjegosh se me çfarë qëllimi janë nxjerrë ato dhe tregoje rëndësinë e tyre për jetën e qytetarëve.

Kontrolloje diturinë tënde 1. Pse është i nevojshëm shteti? 2. Prej cilave shkaqe pushteti është ndarë në ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor? 3. Kush kujdeset për realizimin e të drejtave në shoqëri?

Kushtetuta dhe demokracia kushtetuese Për përfaqësuesit e çdo shoqërie shumë është me rëndësi se çfarë pushteti do të kenë. Në shoqërinë demokratike pushteti vendoset nëpërmjet zgjedhjeve dhe është formuar që t’i shërbejë popullit. Sot më tepër se gjysma e njerëzimit jeton në shoqëri demokratike. Pushteti në to është demokratik, përgjegjës dhe i respekton të drejtat e qytetarëve. E që t’i respektojë dhe t’i mbrojë të drejtat dhe liritë elementare të qytetarëve (jetën, punën, pronën, sigurinë, shëndetin, arsimin, kulturën e tyre): pushtetit demokratik i nevojiten shumë institucione siç janë: Parlamenti, 21

Qeveria, administrata publike, Gjykata, partitë politike, shoqatat e ndryshme të qytetarëve etj. Domethënë, respektimi ose mosrespektimi i të drejtave dhe lirive janë masa themelore sipas të cilës përcaktohet pozita e tyre në shoqëri. Prandaj, nëse pushteti në një shoqëri zbaton dhunën, detyrimin ndaj qytetarëve, i shkel të drejtat njerëzore, atëherë themi se në ato shoqëri ekziston pushteti jodemokratik. Por, kur çdo njeri në shoqëri i ka të drejtat dhe liritë elementare, kur shteti i garanton dhe i mbron ato të drejta – atëherë për atë njeri themi se është qytetar, për pushtetin se është demokratik, kurse për shtetin – demokraci kushtetuese.


Kushtetuta. Kushtetuta është akti më i lartë juridik i një shteti. Termi kushtetutë vjen nga fjala latine constitutio, që do të thotë ligj më i lartë. Ai është dokument i shkruar, i cili i përmban rregullat dhe parimet sipas të cilave duhet të sundojnë (udhëheqin) me shtetin ata të cilët janë në pushtet. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë e mundëson funksionimin e shtetit dhe siguron kufijtë dhe mbrojtjen e të drejtave elementare të njeriut. Kushtetuta e kufizon forcën e qeverisë dhe i mbron të drejtat e individëve dhe të pakicave. Prandaj, ata të cilët sundojnë nuk mund ta përdorin pushtetin për interesat dhe qëllimet e tyre. Me Kushtetutën e vitit 1991, Republika e Maqedonisë është demokraci kushtetuese. Gati një e treta e neneve të Kushtetutës kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë e njeriut dhe qytetarëve. Atyre i përkushtohet një kapitull i tërë. Janë shpallur edhe vlerat themelore të rregullimit kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Në Kushtetutë, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit janë ndarë në shumë grupe.

Liritë dhe të drejtat elementare kanë të bëjnë me jetën dhe personalitetin e njeriut. Pastaj vijojnë liritë dhe të drejtat politike, të drejtat e përfaqësuesve të bashkësive etnike, të drejtat ekologjike, sociale, kulturore etj. Në nenin 8 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë thuhet se pushteti: do t’i garantojë liritë dhe të drejtat elementare të njeriut dhe qytetarit: • do t’u mundësojë qytetarëve të drejtën që lirisht ta shprehin përkatësinë e tyre nacionale, • do të mundësojë sundim të së drejtës, • do të ndahet në ligjdhënëse, ekzekutive dhe gjyqësore, • do të sigurojë zgjedhje të lira dhe të drejtpërdrejta demokratike, • do ta mbrojë pronën e qytetarëve, • do të mundësojë vetëqeverisjen në mjedisin lokal, do të kujdeset për rregullimin, humanizimin dhe përparimin e mjedisit jetësor. Ngase në Republikën e Maqedonisë, përveç popullit maqedonas jetojnë edhe përfaqësues të bashkësive të tjera etnike për ta, përveç te drejtave

22


dhe lirive të përgjithshme, Kushtetuta rregullon edhe të drejta të veçanta që e garantojnë barazinë e tyre. Me ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2001, në Republikën e Maqedonisë është siguruar demokraci më e madhe, stabilitet dhe qetësi e brendshme. Sipas kësaj, qytetarët janë të barabartë para Kushtetutës dhe ligjeve. Kjo vërtetohet me nenin 9 të Kushtetutës në të cilin thuhet: “qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të barabartë në liritë dhe të drejtat pavarësisht nga gjinia, raca, ngjyra e lëkurës, prejardhja nacionale dhe sociale, bindja politike dhe fetare, pozita pronësore dhe shoqërore”.

Mbani mend: Kushtetuta është gurthemel ndaj të cilit mbështetet pushteti demokratik. Ajo është ligj suprem i vendit dhe i të gjithë qytetarëve, pa përjashtim, duhet t’i respektojnë dispozitat e saja.

Partitë politike Pse nevojiten partitë politike Njerëzit jetojnë në bashkësi, por nuk kanë nevoja, dëshira dhe interesa të njëjta. Që të mund të jetojnë bashkë, ata duhet të vendosin rregulla të sjelljes dhe t’i harmonizojnë dëshirat dhe interesat e tyre. Mendimtarët, të cilët e kanë studiuar demokracinë e Athinës, kanë ardhur në përfundim se edhe atje (edhe pse konstatohet se është forma më e pastër e demokracisë) ka pasur grupe kundërshtare të njerëzve për shkak të mospajtimeve reciproke, kundërthënieve të mendimeve dhe interesave të ndryshme. Edhe pse në demokracinë e drejtpërdrejtë anëtarët e bashkësisë kanë të drejtë vetëm të vendosin, kjo nuk do të thotë se ata jetojnë në harmoni, se nuk do të grupohen njëri kundër tjetrit, se interesat e njërit nuk do të kundërvihen ose të përcaktohen për interesat e të tjerëve. Edhe në shoqëritë e sotme demokratike ekzistojnë kundërthënie të mendimeve dhe interesave, por ato tejkalohen nëpërmjet diskutimeve publike, debateve, marrëveshjeve reciproke, sjelljes së përbashkët të vendimeve.

Kontrolloje diturinë tënde 1. Ç’është kushtetuta dhe për çka shërben?

Përgatituni tash!

KLIK!

2. Çka shpjegohet ne nenin 9 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë? VMRO

3. Mëso si i mbron Kushtetuta të drejtat e pakicave kombëtare?

23

LSDM


Ideja për njohjen dhe respektimin e interesave të përbashkëta në shoqëri e hap rrugën drejt krijimit të partive politike. Në vitin 1788 në revistën “Federalist”, Xhejms Medison, babai i kushtetutës amerikane, kështu e shpjegon nevojën për ekzistimin e partive politike: “Dëshira për pushtet, forcë dhe profit është shenjë e përhershme e sjelljes njerëzore, të cilën gjithmonë e ka ndarë njerëzimin, ka shkaktuar armiqësi reciproke dhe ka qenë shkaku që disa t’i nënshtrojnë të tjerët në vend të bashkëpunojnë. Kjo prirje njerëzore për armiqësi reciproke është aq e fortë, saqë edhe kur nuk ka shkak nxit ndjenja armiqësore dhe zgjon konflikte më të ashpra”. Shpesh shkaku që i grupon njerëzit në taborë armiqësorë, sipas Medisonit, është shpërndarja e pabarabartë e pasurisë.

Mundësia më e mirë për atë është që t’ju lejohet të formojnë parti politike. Prandaj, partitë politike përkufizohen si organizata të njëmendimtarëve politikë, të grupeve sociale, të cilat kanë interesa dhe qëndrime të njëjta në politikë.

Partitë politike në shoqërinë bashkëkohore E drejta zgjedhore e qytetarëve paraqet shtyllë të çdo shoqërie demokratike, si edhe të shoqërisë maqedonase. Qytetarët zgjedhin deputetët e tyre për institucione, organe dhe trupa të ndryshme në shtet. Për shembull, zgjedhin deputetë në këshillat e komunave, këshillat e qyteteve, këshillat e shkollave, institucioneve publike, në ndërmarrjet etj. Megjithatë, më të rëndësishme janë zgjedhjet të cilat Shkruaj: shtatë e gjysmë tonelata votues

Nëse përfaqësuesit e shoqërisë kanë interesa të ndryshme, ata (në mënyrë të fshehtë ose të hapur) do të grupohen për t’i realizuar interesat e tyre. Prandaj është e nevojshme që t’u mundësohet forma për bashkim nëpërmjet të cilave publikisht do t’i shprehin interesat e tyre.

Dogana Sigurisht!

24


mbahen në çdo katër vite, kur qytetarët i zgjedhin deputetët në parlament dhe në çdo pesë vite kur e zgjedhin presidentin e shtetit. Kandidatët për këto funksione shtetërore i propozojnë partitë politike. Qytetarët do të votojnë për ata kandidatë për të cilët janë të bindur se do t’i përfaqësojnë interesat e tyre dhe do t’u sigurohet pozita/statusi më i mirë ekonomik. Mësimi i sjelljeve politike te ne tregon se qytetarët përcaktohen për ato oferta politike të cilat, para së gjithash, i kënaqin interesat e tyre, e jo ato të cilat janë në interes të së mirës së përbashkët (siguria publike, mbrojta më e mirë shëndetësore, arsimimi më cilësor etj.). Në bazë të përcaktimit të votuesve se për kë do të votojnë, ndikojnë: përmbajtja dhe qëllimet e programeve të partive politike (ofertat e partive, të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të vendit, hapjen e vendeve të reja të punës etj.). Por, në përcaktimin e votuesve ndikojnë edhe faktorë të tjerë. Njëri prej tyre është përkatësia partiake. Anëtarët e partive politike zakonisht votojnë për kandidatët e partisë së tyre. Ekzistojnë parti të ndryshme politike. Sipas ideologjisë të cilën e përfaqësojnë, partitë ndahen në parti të majta dhe të djathta. Kjo ndarje është bërë në të kaluarën dhe bëhet edhe sot. Sipas kësaj, partitë e majta më tepër përpiqen për interesat e punëtorëve, kurse partitë e djathta për interesat e kapitalit dhe pronarëve. Edhe partitë kanë interesat e veta, edhe pse i përfaqësojnë interesat e qytetarëve në Parlament. Interesi i partive politike është që të sundojnë një kohë sa më të gjatë. 25

Sipas të dhënave të Entit statistikor republikan, në Republikën e Maqedonisë ka 39 parti të regjistruara politike. Ato formohen në pajtim me Ligjin për partitë politike të Republikës së Maqedonisë. Sipas tij, programet, statutet dhe veprimi i partive politike në Maqedoni nuk guxojnë të jenë të orientuara kah rrënimi i rregullimit kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Është e ndaluar nxitje ose thirrje e agresionit luftarak ose nxitje e urrejtjes nacionale, fetare ose racore ose mosdurimit. Puna e partive politike është publike. Të gjitha ato synojnë për pjesëmarrje në pushtet.

Aktivitet hulumtues Në Internet gjeni programe të disa partive politike në Maqedoni. Krahasoni ato. Përpiquni t’i identifikoni ngjashmëritë dhe dallimet e tyre. Përcaktoni se për cilin lloj të partive politike bëhet fjalë: të majta ose të djathta.

Shoqatat e qytetarëve Në Republikën e Maqedonisë ekziston një numër i madh i shoqatave qytetare. Të tilla janë: sindikatat, bashkësitë fetare, shoqatat ekologjike, shoqatat për mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe shoqatat bamirëse, shoqatat e grave, shoqatat e të rinjve dhe studentëve etj.


puna, gjithnjë me qëllim të rritjes së standardit jetësor. Shumë është i rëndësishëm roli në vendet në tranzicion që kalojnë prej një sistemi ekonomik-politik në tjetrin – prej socializmit në kapitalizëm. E tillë është edhe shoqëria jonë. Për ta plotësuar rolin e vet ato duhet të jenë të pavarura nga pushteti. Në arritjen e qëllimit të vet mund të zbatojnë në mënyrë ligjore mjetin e lejuar – grevën.

Shoqatat ekologjike Të gjithë kanë shoqatat e tyre profesionale

Roli i sindikatave Të drejtat dhe liritë sindikale nuk janë pjesë e ndarë nga të drejtat e njeriut. Ato janë përmbajtur në Deklaratën universale të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, por edhe në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Sindikatat janë organizata të pavarura të punëtorëve, të formuara në bazë të parimeve demokratike. Ato paraqesin formën më të vjetër të veprimit të organizuar, jo vetëm të punëtorëve, por në përgjithësi edhe të qytetarëve dhe kanë traditë shekullore. Janë paraqitur me zhvillimin e kapitalizmit, respektivisht me rritjen e eksploatimit të punës. Sindikatat janë organizata më të fuqishme joqeveritare, sepse kanë anëtarësi me numër shumë të madh. Marrin pjesë në mbrojtjen e të drejtave sociale-ekonomike të punëtorëve. Kujdesen për lartësinë e rrogave, përmirësimin e kushteve të punës, i mbrojnë punëtorët prej largimit nga

Shoqëritë bashkëkohore gjithnjë e më tepër bëhen shoqëri të ndotura ekologjike. Për gjendjen e këtillë kontribuon ndotja e përditshme e mjedisit jetësor me materie të mbeturinave, prodhime kimike, gazra ndotës, të cilat çdo ditë i lëshojnë automjetet, objektet industriale, fabrikat. Në dëshirën që të realizojnë përfitim (profit), pronarët e fabrikave u shmangen shpenzimeve të dedikuara për pajisje me të cilat zvogëlohen materiet e dëmshme, të cilat hidhen në ajër ose në ujë. Më tej

am Du në pu

26

in e mim e ç i n ëlo dror zvog jes qen nxeh

na nevojitet çerdhja e fëmijëve

duam rroga më të larta


ndotet ajri dhe uji, me çka rrezikohet ekzistenca e tërë botës së gjallë në planetin e Tokës. Mungesa e vetëdijes ekologjike te qytetarët, edhe më tepër e shton rrezikun nga katastrofa ekologjike Për mbrojte të mjedisit jetësor, në shumë shtete formohen shoqata dhe organizata ekologjike të cilat ndërmarrin një varg aktivitetesh. Detyra kryesore është që ta ngrenë vetëdijen ekologjike të qytetarëve, por ndërmarrin edhe

Detyrë Lexoje tekstin, kurse pastaj vlerëso vallë kërkesat e shoqatave të qytetarëve nga Velesi janë të arsyeshme. Si do ta kishe zgjidhur ti rastin nëse do të kishe pasur pushtet? (Pjesë e nxjerrë nga shënimi i Agjensionit informativ të Maqedonisë (MIA), 21 janar 2008) Koalicioni i Gjelbër nga Velesi kërkon zhvendosje të ndërmarrjes “Shkritorja”

Fëmijët në aksion – për mjedis të shëndoshë jetësor

masa për mbrojtje të mjedisit jetësor. Ato nëpërmjet mediumeve i kushtojnë vëmendje problemit dhe ndikojnë ndaj pushtetit ligjdhënës të miratojë ligje me të cilat do të mbrohet e drejta për mjedis të shëndoshë jetësor.

27

“Përfaqësuesit e organizatave të qytetarëve nga Velesi, të bashkuar në Koalicionin e Gjelbër, janë takuar me anëtarët e Këshillit të Komunës dhe kanë kërkuar që të përshpejtohet iniciativa e tyre për ndryshimin e Planit të përgjithshëm urbanistik në pjesën e lokacionit të ndërmarrjes për plumb dhe zink “Shkritorja”. Ata nuk janë kundër prosperitetit ekonomik të qytetit, por jo në mënyrën e cila manifestohet ndaj shëndetit të qytetarëve... Mbi 90% e banorëve të Velesit konsiderojnë se zgjidhja e vetme për qytetin është që “Shkritorja” të dislokohet 18 kilometra në jug... Koalicioni i Gjelbër ka dorëzuar iniciativën deri te Qeveria që të ndajë mjete nga buxheti për zhvendosjen e “Shkritores”... Qeveria deri tash nuk ka ndarë mjete që t’i paguajë qytetarëve për dëmet nga pasojat ndaj shëndetit në 30 vitet e kaluara të punës së “Shkritores”. Por, tash ka mundësi që t’i përmirësojë gabimet e banorëve të Velesit” tha përfaqësuesi i Koalicionit të të Gjelbërve.


Mëso më tepër

Lajmet

Iniciativat e qytetarëve e përparojnë demokracinë Në periudhën e viteve 1890-1917 në SHBA u paraqit lëvizja reformuese e quajtur – progresivizëm, e cila ka pasur për qëllim që t’i mënjanojë mangësitë në shoqëri, të vendosë drejtësi sociale dhe demokraci më të madhe. Progresistët janë kundërvënë ashpër korrupsionit politik, keqpërdorimit të pushtetit, vjedhjeve në biznes etj. Bartësit e aktiviteteve kanë qenë shkrimtarët dhe gazetarët. Njëri prej tyre ka qenë edhe shkrimtari i njohur Mark Tven. Ai në veprën e tij “Kohët e mira” e kritikon demokracinë në SHBA.

Në gazetat ditore dhe javore janë paraqitur mbishkrime, të cilat i ka bërë pushteti dhe ndërmarrjet e mëdha. Në revistën “Kolier” gazetari Ida Mej Tarbel ka publikuar skandalin financiar të firmës Standard Oil. Në opinion ishte i njohur nën emrin – zbulues i skandaleve.

Në novelën “Xhungla” shkrimtari Apton Sinkler e ka zbardhur të vërtetën se përpunimi i mishit në një fabrikë të madhe në Çikago bëhet në kushte jashtëzakonisht johigjienike. Shkrimtari i njohur amerikan Teodor Drajzer në romanet e veta “Financier” dhe “Titanik” në një mënyrë shumë të thjeshtë i ka përshkruar mashtrimet në bizneset e mëdha të shoqërisë së atëhershme 28


amerikane. Shkrimtari Frank Noris në veprën ”Vrima” i zbulon opinionit se si tregtarët ndikojnë në çmimet e drithit. Me këtë vepër ai i nxit bujqit në protesta. Në veprën “Turpi i qyteteve” shkrimtari Linkoln Stivens e ka zbuluar korrupsionin politik në SHBA. Të gjithë këta shembuj flasin se iniciativat qytetare kanë pasur ndikim të fuqishëm ndaj politikës. Me forcën e fjalës së shkruar shoqatat e shkrimtarëve dhe gazetarëve e kanë bindur opinionin e deriatëhershëm amerikan dhe i kanë detyruar udhëheqësit politikanë që të ndërmarrin masa konkrete.

Menjëherë pastaj në shumë shtete në SHBA ishin miratuar ligje me të cilat ishin përmirësuar kushtet për punë dhe për jetë.

Konrolloje diturinë tënde 1. Cili është roli i shoqatave të qytetarëve? 2. Mëso çfarë lloje të shoqatave të qytetarëve ekzistojnë në Republikën e Maqedonisë. Për njërën prej tyre shkruaj një ese: kush e ka formuar, cilat janë shkaqet për formimin e tyre, cilat janë aktivitetet e tyre, etj.?

29


KONFLIKTI

Çfarë pritet të dini dhe të mësoni për këtë temë

Të dish ç’është paqja, si arrihet dhe si mbahet ajo, A kupton se tolerancë do të thotë kuptim dhe respektim reciprok, Të mësosh ç’është konflikti dhe si lindi, Të dish t’i tejkalosh konfliktet, madje edhe kur ato janë të pashmangshme.

Termat që do t’i mësoni

Paqja, toleranca, konflikti, përgjegjësia shoqërore, mirëqenia.

30


Kultura e paqes Ç’është paqja dhe si arrihet Ekzistojnë shumë teori dhe definicione për paqen. Sipas disave, paqja paraqet liri pa pengesa, krenari, harmoni, akt të pamëdyshtë të dashurisë. Sipas të tjerëve, paqja është kënaqësi e brendshme, kurse për të tretët paqja është gjendje pa dhunë dhe krim.

moskuptime dhe konflikte etnike, fetare, kulturore, armiqësi, padrejtësi ekonomike dhe sociale, varfëri. Si të mësohen fëmijët të jenë paqedashës kur gjithmonë shohin dhe dëgjojnë për dhunën. Që në kohën e moshës së re ata në shumë emisione të ndryshme, reklama, filma shohin me mijëra vrasje dhe dhuna. Industria kulturore prodhon lojëra dhe video-lojëra të ndryshme, të cilat nxisin te fëmijët dhunë.

Me vetëdije ose jo, shoqëritë e sotme moderne sikur e lejojnë dhunën. Në disa Edhe romakët e vjetër janë përpjekur ta shoqëri dhuna është vlerë dhe çdokush përcaktojnë paqen. Për ta paqja paraqet që përpiqet të largohet nga çfarëdo gjendje pa luftëra. Në kuptimin më të dhune qoftë konsiderohet si i dobët, i gjerë të fjalës, paqja është gjendje e paaftë. harmonisë, pa kurrfarë konfliktesh jo vetëm ndërmjet njerëzve, por edhe ndërmjet njerëzve dhe natyrës.

Në traditën e Majëve të vjetër, paqja do të thotë mirëqenie, baraspeshë midis sferave të ndryshme të jetës së njeriut. Por parashtrohet pyetja: si të sigurohet paqja në kushte kur midis njerëzve dhe shoqërive ekzistojnë aq shumë 31

Ti je tërësisht i paaftë që ta pranosh të vërtetën dhe ta pranosh mendimin e të tjerëve.

ë et kk të nu ë! i T ejt am dr në k . U ejtë dr

e të uk k Ti n jtë! dre ë kam të Un jtë. dre

Në Indi “shanti” do të thotë paqe dhe nënkupton rend të përsosur ose qetësi të shpirtit. Kuptim të tillë për paqen ka pasur edhe Mahatma Gandi, njëra nga udhëheqëset e popullit indian për liri nga robëria koloniale britanike. Ajo e ka udhëhequr popullin e saj sipas “Ahimsës” (strategji e udhëheqjes), që në thelb do të thotë përmbajtje nga çdo gjë që ajo në çfarëdo mënyre mund të jetë e dëmshme. Ajo gjithmonë theksonte: “Unë e di se Ahimsa do të thotë jo dhunë, por kjo për mua nuk ka kuptim më të gjerë. Sipas asaj ju nuk guxoni asnjë ta ofendoni, nuk guxoni të keni mendime të këqija, madje edhe për ata të cilët i konsideroni për armiq. Të gjithë ata të cilët e përkrahin Ahimsën, nuk guxojnë të kenë armiq”.

Ti je një tip i pakompromis, a kupton?

Sigurimi i paqes është njëra nga detyrat më të vështira që vihet sot para bashkësisë njerëzore. Toleranca është mjet si të arrihet paqja. Pa tolerancë nuk ka paqe.


Njerëz jo tolerues janë të gjithë ata të cilët e konsiderojnë veten, qëndrimet, besimet dhe stilin e jetës së vet më të mirë se të gjithë të tjerët. Jotoleranca krijon pasoja siç janë: mungesa e ndjenjës, mosrespektimi dhe injorimi i të tjerëve, por mund të jetë edhe shkak për aparteid, zhdukje të një populli nga një tjetër (gjenocid) etj. Te njerëzit jotolerantë nuk ekziston dëshira që t’i vërejnë dhe zbulojnë vlerat themelore te njeriu. Ata nuk përpiqen t’i kuptojnë njerëzit ashtu sikurse janë. Jotoleranca është tregues se ndërmjet njerëzve ekzistojnë “sëmundje shoqërore – destruktive” dhe dhunë, dhe se duhet të ndërmerren aktivitete gjegjëse për “shërimin “ e tyre. Masa më efikase preventive për pengimin e dukurive të tilla është sigurimi i përhershëm dhe edukimi i popullsisë, posaçërisht i njerëzve të rinj për paqe, tolerancë, dialog, për të drejtat e njeriut, për demokraci dhe kulturë qytetare. Dialogu është metoda më e mirë, e cila realizohet nëpërmjet komunikimit të suksesshëm midis njerëzve. Nëpërmjet dialogut njerëzit shkëmbejnë mendime, qëndrime, përvoja, i harmonizojnë interesat e ndryshme, kurse kjo u ndihmon që problemet t’i zgjidhin nëpërmjet rrugës paqësore. Dialogu arrihet vështirë, por është shumë i dobishëm, posaçërisht për njerëzit, të cilët i takojnë kulturave dhe religjioneve të ndryshme. Ata nëpërmjet dialogut i qetësojnë ambiciet e tyre

Kur isha unë në vitet e tua bir, nuk ka pasur e-mail. Kur dëshiroja dikujt t’i thosha, patjetër u deshtë t’ia them në sy.

negative, e pengojnë armiqësinë dhe u largohen shkaqeve për konflikt. Detyrë për nxënëset Paramendo sikur je e martuar larg dhe në një vend të huaj. Bashkëshorti yt të do tepër dhe nuk kërkon prej teje të ndryshosh. Por ti prej grave të tjera në mjedisin e ri dallohesh edhe sipas fesë edhe sipas gjuhës, si edhe sipas mënyrës së veshjes. Për shkak të mosnjohjes së gjuhës nuk bisedon me askënd dhe për këtë shkak njerëzit e tjerë të fshatit mendojnë për ty se je shumë e çuditshme. Si do ta organizosh jetën tënde?

Detyrë për nxënësit Njoftohesh dhe martohesh me një vajzë nga larg dhe nga vend i huaj, me të cilën populli yt me vite bën luftë. Ajo të do pamasë. E ka lënë popullin dhe të afërmit e saj vetëm e vetëm të jetë me ty. Në mjedisin e ri ajo nuk e di gjuhën, kurse dallohet nga gratë e tjera edhe sipas fesë edhe sipas mënyrës së veshjes dhe sjelljes. Prindërit dhe miqtë e tu nuk e pranojnë dhe martesën tuaj e përjetojnë si gabim dhe turp. Si do ta organizosh jetën tënde? Si do ta mbrosh gruan tënde nga sulmet e mjedisit në të cilin jetoni?

32


Konflikti Ç’është konflikti Fjala konflikt vjen nga fjala latine confictus, e cila tregon mospajtim, kontest ndërmjet dy ose më tepër personave ose grupeve, që në raste të caktuara, nëse nuk tejkalohet, mund të rritet në konflikt të armatosur. Duhet të bëhet dallim midis konfliktit dhe grindjes. Grindja nuk është patjetër që të rritet në konflikt. Mospajtimet në familje, midis fqinjëve, në organizatat punuese janë shembuj për grindje të përditshme, të cilat mund të zgjidhen me marrëveshje (kompromis). Gjithmonë ka ekzistuar grindja ndërmjet gjeneratave, grindja ndërmjet gjinive, grindja ndërmjet njerëzve patriarkalë dhe modernë etj. Por grindjet ndërmjet grupeve të mëdha shoqërore, siç janë klasat, partitë politike, grupet etnike dhe fetare kur rriten në konflikt seriozisht mund ta rrezikojnë jetën në bashkësinë shoqërore. Një gjendje që të quhet konflikt, në atë duhet të ekzistojnë palë të cilat janë përfshirë në konflikt, sjellje dhe interesa të konfliktit. Individët ose grupet, të cilat janë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në konflikt, quhen palë në konflikt. Në çdo rast në konflikt patjetër duhet të marrin pjesë dy palë kundërshtare, por mund edhe më tepër. Sjellja në konflikt i përfshin të gjitha aktivitetet të cilat i ndërmerr njëra palë me qëllim që t’i kundërshtojë palës tjetër. Ato mund të jenë me intensitet dhe me formë të ndryshme: grindje, ofendime, goditje, luftime.

33

Konflikti është gjendje e cila është rezultat i interesave të papajtueshme. Nëse palët kanë interesa të përbashkëta atëherë nuk ekziston konflikti. Në të gjitha sferat e jetës ekzistojnë interesa të papajtueshme: në familje, politikë, shkollë, në fushat sportive. Nëse ti dëshiron të shikosh një emision arsimor, kurse vëllai yt më i vjetër dëshiron të shikojë futboll në televizion, atëherë krijohet konflikti, sepse interesat e tua nuk janë të njëjta me interesat e vëllait tënd. Politikanët nganjëherë sjellin vendime pa i respektuar interesat e qytetarëve dhe prandaj krijohen konfliktet. Një numër i madh i mendimtarëve konfliktet i konsiderojnë si sëmundje të shoqërisë. Për të tjerët ato krijohen sepse njerëzit nuk kanë mundësi të njëjta që t’i realizojnë të drejtat e tyre. Të tjerët, nga ana tjetër, konsiderojnë se konfliktet gjithmonë kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë derisa ekziston gjinia njerëzore. Filozofi anglez Tomas Hobs në veprën e tij “Leviatan” tregon për domosdoshmërinë e konfliktit ndërmjet njerëzve. Sipas tij, njerëzit posedojnë aftësi gati të njëjta trupore dhe shpirtërore, prandaj edhe kanë përafërsisht dëshira dhe nevoja të njëjta. Nëse ndodh që dy të grinden për një gjë të njëjtë, atëherë krijohet konflikti.


Filozofi gjerman Karl Marks nga shekulli XIX ka bërë një analizë të themeltë të zhvillimit historik të shoqërisë. Sipas tij, historia e të gjitha shoqërive të deritashme është histori e luftërave klasore. Me përjashtim të shoqërisë së parë primitive, në të gjitha shoqëritë e tjera gjithmonë kanë ekzistuar dy grupe të mëdha kundërshtare të njerëzve (klasave) të cilët kanë pasur interesa të ndryshme: skllavopronarë dhe skllevër, feudalë dhe bujkrobër, kapitalistë dhe klasa punëtore. Ata janë dalluar sipas vendi të cilin e kanë zënë në shoqëri, respektivisht sipas pasurisë materiale që e kanë poseduar. Disa janë pasuruar në llogari të të tjerëve.

Në shoqëritë komuniste konstatohej se nuk ekzistonin konflikte. Konfliktet kishin ekzistuar, vetëm se nuk pranohej ekzistimi i tyre. Nëse konfliktet nuk pranohen, atëherë nuk mund të gjenden as edhe mënyrat për zgjidhjen e tyre. Në shoqëritë demokratike konfliktet ekzistojnë dhe nuk mund të fshihen. Ato janë më të shprehura në shoqëritë multikulturore në të cilat jetojnë njerëz me prejardhje të ndryshme etnike, kanë kultura dhe religjione të ndryshme, flasin gjuhë të ndryshme, respektojnë vlera dhe tradita të ndryshme.

Skotlandezi Adam Ferguson në veprën e tij “Kuptimet për historinë e shoqërisë qytetare” tregon se konfliktet shoqërore kanë rolin e vet. Prandaj, konfliktet Aktivitet hulumtues ekzistojnë dhe nuk mund të fshihen. Nëse i pranojmë mendimet e Hobsit, Marksit dhe Fergusonit, atëherë konfliktet në shoqëri janë të pashmangshme. Edhe pse individët, grupet në shoqëri (familjet, partitë politike, klasat), institucionet e pushtetit (Parlamenti, Qeveria) e dinë se cilat janë obligimet e tyre dhe si duhet të sillen, megjithatë ekzistojnë moskuptime, konteste, grindje, konflikte etj.

Shkruaj një ese në të cilin do t’i mësosh shkaqet për paraqitjen e konflikteve në klasën ose shkollën tënde. Posaçërisht është e rëndësishme që t’i mësosh konfliktet ndërmjet djelmoshave dhe vashave, ndërmjet nxënësve të rinj dhe të moshuar, ndërmjet arsimtarëve dhe nxënësve. Pastaj përpiqu të ofrosh një mënyrë për zgjidhjen e tyre.

Shkaqet për paraqitjen e konflikteve

A është kjo sjellje konfliktuoze?

Konfliktet paraqiten nga shkaqe të ndryshme: nga dëshira për sundim, paraqitje personale, prestigj etj. Varësisht nga niveli dhe sfera prej ku rrjedh, konflikti mund të jetë: konflikt i personalitetit, konflikt ndërmjet individëve, konflikt grupor, shoqëror, ndërkombëtar, ideologjik, ekonomik, 34


politik, ushtarak etj.. Kur dy individë ose dy grupe të njerëzve dëshirojnë diçka, kurse ajo nuk është e lejuar për të dyja palët, atëherë paraqitet konflikti, kurse shkaku për të është mungesa e resurseve. Kur, nga ana tjetër, individët ose grupet e njerëzve nuk mund t’i kënaqin nevojat e veta elementare (ujë, ushqim, strehim) dhe me atë është rrezikuar shëndeti dhe ekzistenca e tyre, atëherë mund të krijohet konflikti, shkaku i të cilit është pamundësia që të kënaqen nevojat elementare për jetesë. Nëse individët ose grupet një kohë të gjatë ndjehen të pasigurt, të parespektuar, të padëshiruar nga të tjerët, ky mund të jetë shkaku për paraqitjen e konfliktit emocional. Shkak për konflikt mund të jenë edhe vlerat e ndryshme te njerëzit, të cilat formohen varësisht nga mjedisi në të cilin jetojnë dhe nga kultura të cilës i takojnë. Kështu, për shembull, fëmijët e fisit Sijuks në Dakotën Jugore (SHBA) nuk do të përgjigjen në pyetjet e parashtruara nga arsimtari nëse nuk janë të sigurt në përgjigjet. Nëse arsimtari i tyre është amerikan i bardhë dhe nuk e njeh kulturën e Sijuks-ëve, atëherë ai mund të mendojë se ata nuk kanë mësuar ose nuk duan të përgjigjen, sepse e konside¬rojnë si armik.

Detyrë Bëj një rrëfim sipas figurave, kurse pastaj nxirr një përfundim.

35

Llojet e konflikteve Në një shoqëri ekzistojnë konflikte të ndryshme dhe nëse i dimë, lehtë do të mund të ballafaqohemi me to. Konfliktet mund të ndahen sipas vendit ku ndodhin, mënyrës në të cilën paraqiten, shkaqet për të cilat paraqiten, si dhe sipas pasojave të cilat mund t’i shkaktojnë.

Varësisht nga ajo se konfliktet ndodhin në kuadër të një shteti ose ndërmjet shteteve të ndryshme, dallojmë konflikte të brendshme dhe konflikte të jashtme. Shkak për konfliktet e brendshme shpesh janë botëkuptimet e ndryshme të problemeve të jetës së përbashkët. Këto konflikte shpesh përfundojnë me luftë qytetare, por në shoqëritë moderne shumë më rrallë. Konfliktet të cilat paraqiten ndërmjet dy ose shumë shteteve, janë konflikte ndërshtetërore. Shkaqet për konflikte të tilla mund të jenë: problemet me linjën ndërkombëtare, mospajtimi rreth


pasurive natyrore, çështje të ndryshme politike e të tjera. Këto konflikte shpesh përfundojnë me luftë.

të jenë të fshehura dhe të dukshme. Konfliktet e fshehura quhen edhe latente. Ato nuk vërehen, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të sjellin pasoja më serioze. Te këto konflikte realisht Mjaft shpesh në botë kanë ndodhur ekzistojnë interesat kundërthënëse, dhe ende ndodhin konflikte, të cilat por nuk ekziston sjellje konfliktuoze. Ky kanë filluar si konflikte të brendshme konflikt është i fshehur. Nëse me kohë (në territorin e një shteti), kurse kanë nuk vërehen, këto konflikte mund të përfunduar si konflikte të jashtme, përhapen dhe menjëherë të paraqiten ndërkombëtare. Kështu, për shembull, në një shtet mund të fillojë luftë qytetare ndërmjet popullsisë me shumicë dhe popullsisë me pakicë kombëtare. Nëse në luftë vijnë në ndihmë “vëllezërit përtej kufirit” me prejardhje të njëjtë etnike si grup i pakicës kombëtare në shtetin në të cilin zhvillohet lufta qytetare, atëherë lufta shkallëzohet (përhapet) edhe në shtetin tjetër. Nga këto shkaqe çështjet e pakicave kombëtare shumë shpesh shfrytëzohen për të filluar lufta me shtetin fqinj. Këto konflikte janë quajtur konflikte të kombinuara. Konfliktet mund të jenë të fshehura dhe të dukshme. Konfliktet e fshehura quhen edhe latente. Ato nuk vërehen, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të sjellin pasoja më serioze. Te këto konflikte realisht ekzistojnë interesat kundërthënëse, por nuk ekziston sjellje konfliktuoze. Ky konflikt është i fshehur. Nëse me kohë nuk vërehen, këto konflikte mund të përhapen dhe menjëherë të paraqiten me intensitet shumë më të fuqishëm. Konfliktet mund

me intensitet shumë më të fuqishëm. Konfliktet e dukshme janë të gjitha ato konflikte në të cilat sjellja konfliktuoze është e dukshme, që mund të shihet. Tek ato menjëherë dallohen palët e përfshira në konflikt, më lehtë përcaktohen pasojat, por edhe më shpejt gjenden zgjidhjet për to. Ekzistojnë edhe konflikte të cilat krijohen pa kurrfarë shkaku të veçantë dhe ato quhen joreale. Ato krijohen më shpesh për shkak të mosdurimit, paragjykimeve, mosmarrë¬veshjeve ndërmjet individëve dhe grupeve. Por ekzistojnë edhe konflikte reale për të cilat ekzistojnë shkaqe objektive. Të tilla janë ato konflikte të cilat krijohen për shkak të mendimeve të kundërta, 36


dëshirave dhe nevojave të njëjta ose të ngjashme. Shembull për këtë mund të jenë konfliktet midis punëdhënësve dhe sindikatës. Punëdhënësve shpesh nuk iu vjen mirë kur duhet t’u paguajnë punëtorëve rroga më të larta, ose kur duhet të investojnë shumë të holla për mbrojtjen e punëtorëve gjatë punës. Por kjo punëtorëve nuk ju intereson. Ata konsiderojnë se duhet të jenë të mbrojtur në vendet e tyre të punës dhe prandaj shpesh edhe hidhen në grevë. Destruktive janë ato konflikte të cilat gjithmonë sjellin pasoja negative dhe seriozisht i prishin marrëdhëniet midis individëve dhe grupeve. Për dallim prej tyre, konfliktet konstruktive kanë rezultate pozitive. Pjesëmarrësit në këtë lloj konflikti janë të kënaqur dhe ndjejnë se konflikti ndikon që ata të ndryshohen në drejtim pozitiv. Ata konfliktin e përjetojnë si sfidë, si mundësi që t’i shprehin aftësitë dhe cilësitë e tyre si persona.

Zgjidhja e konflikteve në shoqëritë demokratike Njerëzit shpesh e konsiderojnë konfliktin si problem, i cili duhet të zgjidhet sa më shpejt në një mënyrë konstruktive dhe në interes të palëve, të cilët janë përfshira në të. Më me sukses zgjidhen ato konflikte, të cila janë në gjendjen e tyre para konfliktit, respektivisht derisa nuk janë rritur në stadium më të lartë.

Arritja e marrëveshjes dhe pajtueshmërisë është njëra nga mënyrat për zgjidhjen e konfliktit. Me këtë rast, palët në konflikt përpiqen që maksimalisht t’i respektojnë qëndrimet dhe kërkesat, të cilat i kanë parashtruar ndërmjet tyre. Në praktikë kjo mënyrë e zgjidhjes së konflikteve është mjaft e shpeshtë, por realizohet më vështirë mu për shkak të kërkesave maksimale. Nëse njëra nga palët e përfshira në konflikt heq dorë vullnetarisht nga kërkesat e veta, atëherë themi se konflikti është zgjidhur sipas mënyrës së kompromisit. Kompromis do të thotë tërheqje e pjesërishme që të mos humbet çdo gjë.

Numri i madh i konflikteve në shoqërinë demokratike zgjidhen me arbitrazh. Kjo ndodh kur palët në konflikt pajtohen në zgjidhjen e atij konflikti që të përfshihet edhe pala e tretë (personi ose komisioni). Pala e tretë (arbitrazhi) mund të përfshihet edhe pa pajtimin e të dy palëve të përfshira në konflikt, nëse ekziston rreziku që konflikti të përhapet. Me ndihmën Në shoqëritë demokratike konfliktet e arbitrazhit, palët në konflikt fillojnë t’i objektivisht ekzistojnë dhe varësisht pranojnë gabimet e veta, përpiqen të nga natyra e tyre gjenden korniza gjejnë mënyra si ta tejkalojnë gjendjen institucionale ose ligjore për zgjidhjen e konfliktuoze. Më shpesh zbatohet metoda e ndërmjetësimit – e mediatorit. Mediatorët tyre. e kontrollojnë procesin e bisedimeve. 37


në Evropë), me qëllim të tejkalohen konfliktet e mundshme në vendet, të cilat e kalojnë procesin e tranzicionit (kalimi prej një sistemi shoqëror në sistem tjetër). Institucioni kryesor i OSBE në sferën e preventivit të konflikteve është Komisari i lartë për pakicat kombëtare. Detyra e tij është t’i identifikojë konfliktet etnike, të Në praktikë më shpesh nëpërmjet cilat mund ta rrezikojnë paqen, stabilitetin protestave qytetarët e shprehin pakëna- dhe lidhjet ndërmjet shteteve – anëtare të qësinë e tyre nga ndonjë gjendje e konfliktit. OSBE. Kryen misione (vizita) në vendin e ngjarjes, përgatit raporte, jep rekomandime, Konfliktet politike në shoqëritë demokratike e inkurajon dialogun ndërmjet palëve në zgjidhen edhe me norma juridike. Për konflikt. shembull, që të tejkalohen konfliktet, të cilat paraqiten gjatë kohës së zgjedhjeve Diplomacia preventive, gjithashtu, është parlamentare, pushteti patjetër duhet të instrument të cilin e shfrytëzon bashkësia nxjerrë ligj zgjedhor në të cilin janë definuar ndërkombëtare për preventivë të qartë rregullat, procedurat parlamentare konflikteve në shoqëritë paskonfliktuoze. Ai për mbajtjen e zgjedhjeve. Që të mund të është instrument me të cilin grumbullohen kontrollohet veprimi i partive politike, në të dhënat për zbulim të hershëm shtet patjetër duhet të ekzistojë Ligj për (paralajmërim) të konflikteve. Nuk ka qenë partitë politike. e rastit prania e vëzhguesve të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë. Ekzistojnë edhe ligje të cila i rregullojnë marrëdhëniet punuese në shoqëritë demokratike. Kështu, për shembull, me Ekzistojnë edhe organizata dhe lëvizje Ligjin për marrëdhënie pune të Republikës ndërkombëtare, të cilat kujdesen edhe për së Maqedonisë janë definuar qartë mënyrat zvogëlimin e vuajtjeve dhe dëmeve nga e lidhjes së marrëdhënies së punës, si dhe konfliktet e armatosura, në rast kur ato të drejtat dhe përgjegjësitë e punëdhënësve janë të pashmangshme. Një organizatë e dhe punëtorëve. Ndryshimet shoqërore- tillë është edhe Komiteti ndërkombëtar i ekonomike janë shkaku i shpeshtë për Kryqit të kuq i cili vepron si ndërmjetësues prishjen e këtyre marrëdhënieve dhe neutral në konfliktet e armatosura. Ofron mbrojtje dhe ndihmë për viktimat në krijimin e gjendjeve të konflikteve. luftërat ndërkombëtare qytetare, në trazirat e brendshme dhe organizon spitale në terren të hapur etj. Më tepër për krijimin Instrumentet ndërkombëtare dhe veprimin e kësaj organizate do të për preventivë të konflikteve mund të lexosh në tërësinë e tretë tematike dhe ndërtim të paqes të këtij libri të quajtur Hulumtimi i të drejtës humanitare ndërkombëtare. Disa organizata ndërkombëtare kanë formuar grumbullimin e instrumenteve për preventivë të konflikteve dhe ndërtim të paqes. Më të zhvilluara janë ato të OSBEsë (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Protestat janë mënyrë e sjelljes, reaksionit, të qytetarëve të shkaktuar nga një gjendje e re e krijuar (konfliktuoze) në bashkësi. Nëpërmjet tyre shprehet kënaqësia ose pakënaqësia ndaj atyre, të cilët e kanë shkaktuar atë gjendje, ose përfaqësuesve të pushtetit.

38


Mbani mend

Detyrë

Në shoqëritë demokratike për konfliktet gjithmonë ekzistojnë zgjidhje. Ato zgjidhen nëpërmjet rrugës institucionale, kurse rregullat për zgjidhjen e tyre janë pjesë përbërëse të funksionimit të bashkësisë shoqërore. Kjo është karakteristikë e rëndësishme sipas të cilës dallohen shoqëritë demokratike nga ato jodemokratike.

Lexoje tekstin, kurse pastaj komentoje gjendjen e krijuar. A ekziston konflikt dhe nëse ekziston, si do të mund të tejkalohet?

39

Zbardhja e detajeve nga sistematizimi në Radio-televizionin e Maqedonisë shkakton pakënaqësi dhe reaksione të ashpra te të punësuarit. “Gjendja në këtë shtëpi është në nivelin e vlimit kur para dy ditëve edhe zyrtarisht është shpallur se, sipas sistematizimit të vendeve të punës, në vend të 1050 njerëzve të tanishëm, në RTM duhet të ketë gjithsej 721 të punësuar” – thuhet në një kumtesë në gazetën Dnevnik.


HULUMTIMI I TË DREJTËS HUMANITARE NDËRKOMBËTARE

Çfarë pritet të dish dhe të mësosh për këtë temë:       

t’i përvetësosh dhe shpjegosh termat: akti humanitar dhe presioni social, të kuptosh kur është rrezikuar jeta e dikujt, të zhvillosh ndjenjën për solidaritet, t’i dish rregullat të cilat respektohen gjatë kohës së luftës, t’i dallosh shkelësit e të drejtave, ta përcaktosh termin krimi luftarak; ta shpjegosh termin aksioni humanitar

Termat që do t’i mësosh Vëzhguesi, dinjiteti, akti humanitar, presioni social, dilema, lufta, krimi luftarak, kriminelët e luftës, e drejta zakonore, e drejta luftarake, sanksioni, viktima, aksioni humanitar 40


Si është krijuar e drejta humanitare ndërkombëtare Historia e deritashme e njerëzimit, para së gjithash, është histori e ndryshimeve dhe transformimeve të shumta në drejtim të krijimit të vlerave ekzistuese civilizues. Por, historia mban mend edhe ngjarje, të cilat seriozisht e kanë rrezikuar sigurinë e njerëzve, jetën dhe dinjitetin e tyre. Jotoleranca, mosdurimi fetar dhe etnik, dëshira për forcë, pushtet dhe mbisundim, pretendimet për pushtimin e territoreve të huaja, shpesh kanë qenë shkaqet për marrëdhënie armiqësore ndërmjet popujve të veçantë. Shumë shpesh kanë përfunduar edhe me konflikte të armatosura, me pasoja të pashmangshme: vuajtje të popullsisë, shkatërrime, ndotje të mjedisit jetësor etj. Kjo i ka detyruar njerëzit që të mendojnë në drejtimin e gjetjes së mënyrave si të zvogëlohen pasojat nga konflikti i armatosur. Zgjidhjen e problemit e kanë parë në sjelljen e rregullave me të cilat do të kufizohet sjellja e njerëzve gjatë kohës së konfliktit të armatosur. Deri në mesin e shekullit XIX këto rregulla paraqisnin një pjesë të së drejtës së zakonshme. Iniciator dhe nxitës kryesor i marrëveshjes së parë për krijimin e të drejtës humanitare ndërkombëtare është zvicerani Anri Dinan, i cili ka qenë person i njohur afarist. Për masakrën nga konflikti i armatosur te qyteza Solferino në Italinë Veriore, në vitin 1859 ndërmjet ushtarëve francezë dhe austriakë, Dinan ka shkruar librin “Kujtimet e Solferinos”. Në këtë libër i ka shënuar tmerret e betejës, kurse pastaj ka ardhur në ide që të formojë organizatë neutrale e cila 41

do të kujdeset për ushtarët e plagosur. Ka propozuar edhe masa me të cilat, sipas bindjes së tij, patjetër duhet të zvogëlohen viktimat nga çdo konflikt i armatosur. Disa kopje të librit ka dërguar në adresa të personave të njohura politike dhe ushtarake nga shumë vende evropiane. Shpejt pastaj ka formuar Këshillin ndërkombëtar për ndihmë të të plagosurve, i njohur si Këshill të pesë personave, të cilët i kanë përhapur këto ide në tërë botën. Në kongresin e tij të parë në tetor të vitit 1863, në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues të 14 shteteve, është biseduar si do të përmirësohet kujdesi për ushtarët e plagosur. Një vit më vonë në Gjenevë u mbajt konferenca e parë në të cilën ishin ftuar të gjitha vendet nga Evropa, SHBA, Brazili dhe Meksika. Dymbëdhjetë prej gjithsej gjashtëdhjetë shteteve e kanë nënshkruar konventën e parë të Gjenevës.


Konventa e parë e Gjenevës në vitin 1864

Sot ekzistojnë 4 konventa të Gjenevës dhe në ato protokolle plotësuese. Konventa e parë e Gjenevës ka të bëjë me mbrojtjen e të plagosurve dhe të sëmurëve, e dyta i mbron të plagosurit, të sëmurët dhe shkatërrimi i anijeve në konfliktet e armatosura në det, konventa e tretë si duhet të veprohet me robërit të luftës, kurse e katërta përmban rregulla si të mbrohen civilët në konfliktet e armatosura. Rregullat, të cilat përmbahen në këto konventa, vlejnë posaçërisht gjatë kohës së konflikteve të armatosura. Ato rregulla janë të njohura nën emrin E drejta humanitare ndërkombëtare (DHN) ose rregulla dhe norma për konflikt të armatosur. Edhe pse është vështirë të bëhet fjalë për ekzistimin e të drejtës dhe rregullave në një situatë të paskajshme johumanitare siç është konflikti i armatosur, megjithatë nëse ato nuk respektohen nga palët e përfshira në konflikt, në masë të madhe kufizohen dhuna, vuajtjet dhe dëmet, të cilat mund t’i shkaktojë konflikti. Zbatimi i të drejtës humanitare ndërkombëtare ndihmon në vendosjen e paqes përfundimtare ndërmjet palëve ndërluftuese dhe ruajtjen e dinjitetit njerëzor. Këtë e arrin me katër lloje të rregullave: •

Rregulla për mbrojtje të personave në konfliktin e armatosur;

Rregulla për mbrojtje të objekteve në konfliktin e armatosur;

Rregulla për ndalimin e përdorimit të mjeteve për luftim; dhe

Rregulla për ndalimin e mënyrave për luftim.

Grupi i parë i rregullave që kanë të bëjnë në mbrojtjen e personave në konfliktin e armatosur janë përmbajtur në katër konventat e Gjenevës Me grupin e dytë të rregullave në të drejtën humanitare ndërkombëtare mbrohen objektet civile si dhe objektet e tjera, të cilat nuk janë ushtarake (objektet sanitare, kulturore, përmendoret, mjedisi natyror), Me grupin e tretë të rregullave të të drejtave humanitare ndërkombëtare ndalohet përdorimi i armëve specifike luftarake gjatë kohës së konfliktit luftarak (armëve kimike dhe biologjike, projektilave spërkatëse etj.). Grupi i katërt i të drejtave i ndalon mënyrat dinake të luftimit. Kjo do të thotë se në konfliktin e armatosur nuk është e lejuar të theksohet se armiku të tregojë besim, e pastaj të keqpërdoret për arritjen e përparësisë luftarake. Për shembull, njëra nga palët e konfliktit nxjerr flamurin e bardhë në shenjë të dorëzimit, e pastaj hap zjarr. Edhe pse në të drejtën humanitare ndërkombëtare nuk ekzistojnë rregulla të sakta për çdo situatë në konfliktin e armatosur, megjithatë kjo nuk do të thotë se çdo procedurë është e lejuar. Për fat të keq, shkelje të kësaj të drejte ka pasur dhe ende ka gati në të gjitha konfliktet e armatosura. Nga këto shkaqe është formuar Gjykata penale ndërkombëtare si dhe gjykatat të cilat formohen sipas nevojës, me vendim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. 42


Lexoje me kujdes tregimin “Shitësi trim”, analizoje ngjarjen e përshkuar në të, e pastaj përpiqu të përgjigjesh në pyetjet. Ato do të ndihmojnë ta zbulosh domethënien e termave dëshmitari okular dhe dinjiteti, ta kuptosh nevojën e veprimit humanitar dhe të dish t’i parashikosh rreziqet nëse ndodhesh në situatë të dëshmitarit okular.

Kontrolloje diturinë tënde 1. Si është formuar e drejta humanitare ndërkombëtare dhe kur zbatohet? 2. Me çfarë qëllimi është formuar e drejta humanitare ndërkombëtare? 3. Diturinë përdore nga historia dhe trego shembuj të mënyrës dinake të luftimit?

Shitësi trim Tajlanda është vend në Azinë Juglindore, kryeqyteti i të cilit është Bangkoku. Para Luftës së Dytë Botërore degë kryesore ekonomike në këtë vend ka qenë bujqësia. Por, proceset e industrializimit dhe urbanizimit kanë kontribuar mjaft që për një kohë të shkurtër të përmirësohet edhe mirëqenia e përgjithshme në vend. Janë shtuar edhe proceset e migracionit. Mospasja e qasjes deri te toka e punueshme i ka detyruar njerëzit që prej fshatrave gjithnjë e më tepër të shpërngulen në qytete. Një numër i madh njerëzish nuk mundën të gjejnë punë në qytete, me çka janë shtuar problemet sociale. Papunësia ka sjellë rritjen e kriminalitetit dhe mbetjes pa shtëpi. Por problemet më të mëdha i kanë shkaktuar bandat tinejxhere. Ekziston një rrugë në Bangkok në të cilën kanë ndodhur rrahje. Në këtë tregim është përshkruar një rrahje e tillë.

Dëshmitari okular dhe dinjiteti Nëpërmjet mjeteve për informim publik – gazetave, radios, televizionit, internetit gjithnjë mësojmë për ngjarjet në të cilat është fyer dinjiteti i dikujt. Shumë ngjarje mbeten të pandriçura, sepse për ato nuk ekzistojnë dëshmi ose dëshmitarë okularë të ngjarjes. 43

Një ditë një grup djelmoshash të një shkolle teknike iu vërsulën një djali të një shkolle tjetër me qëllim që ta rrahin. Djali i gjorë filloi të ikë që të shpëtojë. Duke parë se askush nga kalimtarët nuk përpiqet t’i ndihmojë, vendosi të fshihet në një dyqan të vogël në fund të rrugës.


3. Përveç shitësit, cilët janë dëshmitarët e tjerë të ngjarjes? Pse nuk janë përpjekur t’i ndihmonin djalit? 4. Çka mund t’i ndodhte shitësit, nëse sulmuesit e kishin gjetur djalin e fshehur në shitore? 5. Shitësi a ka qenë i vetëdijshëm për pasojat në momentin kur vendosi t’i ndihmojë djalit? 6. Si do të veproje ti sikur të ishe në vend të shitësit?

Detyrë

Trokiti në derë të dyqanit. Shitësi ia hapi derën prapa dyqanit dhe i lejoi djalit të fshihet. Djelmoshat që e ndiqnin djalin ishin myshterinj të rregullt në dyqan. Shitësi trim e shpëtoi djalin. Por e ka penguar edhe mendimi se çka mund t’i ndodhte nëse grupi do të vërtetonte se shitësi e ka fshehur djalin në dyqan, edhe as mendimi se si kjo ngjarje mund të ndikojë ndaj punës së tij të mëtejshme.

Kontrolloje diturinë tënde 1. Kur dhe ku ka ndodhur ngjarja e përshkruar në këtë tregim? 2. Cila jetë/dinjitet ishte rrezikuar në tregim dhe në çfarë mënyre?

Analizoji shembujt, kurse pastaj jep përfundim se për cilin njeri themi se është dëshmitar okular. A është fyer dinjiteti i dikujt? “Lidhur me vdekjen tragjike të presidentit Trajkovski dhe bashkëpunëtorëve të tij, sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë para se të rrëzohet avioni, kanë dëgjuar eksplodim në ajër...” “Sipas fjalëve të nja njëzet udhëtarëve – dëshmitarë okularë, për shkak të akullit në rrugë automjeti, së pari, është rrokullisur, kurse pastaj ka goditur në autobus”. “Dy nxënës kanë dashur të tallen me shokun e tyre. E kanë kapur për këmishe në pjesën e sipërme të xhaketës dhe e kanë varur në varëse. Dëshmitarët okularë thonë se nëse nuk do të grisej këmisha nxënësi do të ngulfatej”. “Në një shtëpi të studentëve në Zagreb ndodhi një incident. Personi J.K. me shokët e tij e rrahën një student. Sipas vërtetimit të dëshmitarëve okularë, njëri nga rrahësit ka qenë edhe kryetari i organizatës studentore”.

44


Vetë në stol Në vitin 1954 Gjykata supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka ndërprerë diskriminimin racor. Me atë u lejohet nxënësve zezakë të shkojnë në shkolla të njëjta me nxënësit e bardhë. Por, disa njerëz ende i kanë kundërshtuar këtij vendimi. Njëri prej tyre ka qenë edhe guvernatori i shtetit Arkanzas, i cili përpiqej ta pengojë urdhrin, madje edhe me ligj: “Gjaku do të derdhet nëpër rrugë nëse nxënësit zezakë përpiqen të hyjnë në shkollën e mesme qendrore në Litël Rok”.

Mbani mend Dëshmitari okular është personi, i cili e ka përcjellë (vëzhguar) ngjarjen në të cilën është sjellë në rrezik jeta dhe/ose dinjiteti i të tjerëve. Dëshmitari okular vetë vendos a duhet të përzihet në incidentin ose jo. Dinjitet është të jesh i trajtuar me respekt.

Akti human dhe presioni social Të jesh human domethënë të jesh njeri,

të kesh aktivitet aktiv ndaj vlerave, posaçërisht ndaj njerëzve, të cilët prej çfarëdo shkaqesh nuk janë në gjendje t’i kënaqin nevojat e veta. Humaniteti nuk krijon varshmëri ndërmjet njerëzve, por përkundrazi respektim të personalitetit të çdo individi, aftësive dhe potencialeve të tij. Me kujdes lexoje tregimin “Vetë në stol”, kurse pastaj përpiqu ta përcaktosh rëndësinë e termave: akti human dhe presioni social.

45

Në këtë shkollë mësonin vetëm nxënësit e bardhë. Shkolla patjetër duhej ta zbatonte vendimin, pavarësisht nga qëndrimi i guvernatorit. Prandaj Këshilli i shkollës ka bërë plan tjetër. Në fillim të vitit 1957 u pajtua të pranojë nëntë nxënës zezakë. Njëra prej tyre ka qenë edhe Elizabet Ekfort. Këshilli i shkollës i ka lutur prindërit e këtyre nëntë nxënësve që të mos i përcjellin fëmijët e tyre deri në shkollë. Janë frikësuar se prania e prindërve afroamerikanë do të mund të shkaktonte krijimin e turmave të njerëzve prej të cilëve mund të priteshin situata të pakëndshme. Prandaj ishin marrë vesh që një avokat t’i përcjellë deri në shkollë të gjithë nëntë nxënësit zezakë. Elizabet nuk e dinte për marrëveshjen dhe një ditë u nis vetë për në shkollë.


një stol në stacionin e autobusëve. Vrapova kah stoli dhe u ula”. Një pjesë e turmës së njerëzve të hidhëruar e përcillnin Elizabetën deri në stol, duke bërtitur: “tërhiqeni deri te druri”. Qëllimi ka qenë që ta varin Elizabetën. Derisa Elizabet rrinte në stol, një grua e bardhë, me emrin Grejs Lorç depërtoi nëpër turmën e njerëzve dhe bisedoi me Elizabet. Elizabet ngadalë i ngriti sytë dhe e vështroi gruan e panjohur. Ajo e dërgoi Elizabet deri te stacioni më i afërt i autobusëve. Elizabet hipi në autobus dhe shpëtoi nga turma e njerëzve. Kur zbriti nga autobusi, në afërsi të shkollës Elizabet ka vërejtur një turmë njerëzish të bardhë të hidhëruar, të cilëve guvernatori u kishte urdhëruar që t’i pengojnë të nëntë nxënësit zezakë të hyjnë në shkollë. Elizabet ka menduar se e sigurt do të vijë në shkollë, nëse shkonte prapa ushtarëve të armatosur. Por ata e hoqën mënjanë. “Grumbulli i njerëzve filloi të më përcjellë, duke më thënë me emra të ndryshëm. Ndjeva se si gjunjët po më dridhen për shkak të dyshimit se a do të mund të arrij në shkollë. Ajo ishte rruga më e gjatë që e kam parë në jetën time. Por, nuk isha aq e frikësuar, sepse mendoja se ushtarët do të më mbronin. Arrita deri në shkollë. Iu afrova njërit ushtar, duke pritur se do të më lëshojë të hyj bashkë me disa nxënës të bardhë. Por, ai vetëm vështroi para vetes dhe nuk lejoi të hyj. Nuk dija ç’të bëj. Kur provova të depërtoj prapa tij, ai e ngriti bajonetën. Dikush filloi të bërtasë: “Largojeni! Largojeni! U përpoqa të gjej ndonjë fytyrë miqësore. Pashë një grua të moshuar, por ajo më pështyu. Vështrova kah rruga dhe pashë

Konrolloje diturinë tënde 1. Në çfarë mënyrë ishte rrezikuar jeta/ dinjiteti i Elizabetës në këtë tregim? 2. Në çfarë mënyre mjedisi shoqëror ndikon ndaj vendimit të dëshmitarit okular (gruas së bardhë) që t’i ndihmojë viktimës (Elizabet)? 3. Pse gruaja e bardhë ka vepruar ndryshe nga të pranishmit e tjerë? A e arsyetoni veprimin e saj? 4. Cilat ishin shkaqet nga të cilat të pranishmit e tjerë nuk kanë dashur t’i ndihmojnë Elizabetës? 5. Cilat janë pasojat eventuale me të cilat mund të ballafaqohej gruaja e bardhë (dëshmitare okular) pas vendimit që t’i ndihmojë Elizabetës?

46


Ushtrim

Përgjigje: presioni social

në dobi të mbrojtjes së aktit human

në kundërshtim me aktin human

Tërhiq një vijë të drejtë horizontale me shigjeta në drejtime të kundërta, siç është paraqitur në figurë. Vija paraqet presionin social, respektivisht ndikimin që e bën mjedisi ndaj kryerësit të aktit human. Vlerëso a ekziston presioni social ndaj kryerësve të akteve humane në shembujt që vijojnë. Shembujt janë rrëfime të njerëzve të involvuar në luftërat e paradokohshme dhe i përshkruajnë aktet humane me të cilat janë ballafaquar, dhe në të cilat kanë qenë dëshmitarë ose për të cilat kanë dëgjuar nga të tjerët. Nëse vlerëson se në to ekziston presioni social, renditi në vijën ku i takojnë: në të majtë, shembujt ku presioni social është në dobi të mbrojtjes së aktit huan; në të djathtë, nëse i kundërvihen aktit human. Ushtrimin bëje vetë (në fletore ose në fletë të madhe të letrës), kurse pastaj krahasoji mendimet me shokët e tu. Ndoshta ata mendojnë ndryshme prej teje. Përcille shembullin! Shembull: - “Pashë pesë ushtarë tuaj të cilët kanë përcjellë 500 civilë prej fshatit për në burg. E dija se për këtë nuk ka pasur urdhër dhe fillova t’i pengoj, por ushtarët tanë nuk më lejuan. Madje ishin gati që të më gjuajnë mua. Shkova dhe i thashë komandantit tim. Pata sukses që t’i shpëtoj civilët nga burgu”- ushtari

47

Ushtari ka dashur të bëjë një akt human që të shpëtojë 500 civilë nga burgu. Megjithatë, ishte penguar nga shokët e tij – ushtarë (presion social) që është në kundërshtim me aktin human të ushtarit (ata nuk i kanë lejuar ushtarit që t’i ndihmojë civilëve). Prandaj ky tregim duhet të vendoset në anën e djathtë të vijës. Shembuj për ushtrim 1. Shkova t’i ndihmoj një personi, shtëpia e të cilit ishte shkatërruar gjatë bombardimit, kurse ai person kishte vrarë një anëtar të familjes sime. I ndihmova, sepse vlerat njerëzore tek unë më detyruan që ta bëj atë. Ai nuk e dinte se unë e di se ai e kishte vrarë anëtarin e familjes sime. – kleriku 2. Biri im kishte robëruar disa njerëz – shtatë ose tetë, të cilët kishin humbur. “Do t’i rrah – tha – sepse ndoshta ata e kanë vrarë babin tim”. Por ditën tjetër erdhi dhe më tha se i kishte lëshuar nëna 3 Armiku e kishte dërguar burrin tim në kamp të përqendrimit. Një njeri nga ana e armikut i çoi ushqim dhe veshje, por askush nuk e dinte për këtë. Nuk ka mundur ta pengojë shkuarjen në kamp të përqendrimit, por i ndihmoi sa kishte mundësi. Do të dëshiroja që ta takoja atë njeri - gruaja, burri i së cilës kishte vdekur në luftë. Toshe Projeski - është dekoruar me çmimin më të lartë të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë – medalje e artë e humanitetit, kurse Krusheva e tij është shpallur qytet më human. A e di pse.


Ai vetëm zbavitej Gjatë kohës së aparteidit në Afrikën Jugore, një grua e bardhë me emrin Vendi dëshironte ta vizitonte mikun e saj zezak, i cili ka qenë i burgosur politik. Njerëzit e bardhë, të cilët e udhëhiqnin burgun, iu përgjigjën asaj se njerëzve të bardhë nuk iu është lejuar të vizitojnë njerëz zezakë. Ajo shkoi te udhëheqësi i burgut. Ai i lejoi që ta vizitojë mikun e saj, sepse burri i saj ka qenë redaktor i gazetës lokale. Ajo u kthye në korridor që ta presë mikun të cilin ka dashur ta vizitojë. Vijon rrëfimi i saj për ngjarjen që ka ndodhur atje:

Dilema e dëshmitarit okular Çdo njeri gjatë jetës ndoshta njëherë është ballafaquar me ndonjë dilemë. Edhe ti si nxënës së klasës së tetë gjendesh në një dilemë të madhe: a do ta vazhdosh mësimin në gjimnaz ose në ndonjë shkollë të mesme profesionale. Shumica e prindërve janë në dilemë si të veprojnë gjatë edukimit të fëmijëve të tyre: arsimtari nganjëherë mendohet se me çfarë nota ta vlerësojë nxënësin. Djemtë shpesh mendohen se çka t’i dhurojnë për ditëlindje vajzave të tyre.

Derisa prisja, vërejta një të burgosur të ri, zezak me veshje burgu, si qëndron pak më tutje në korridor. Dukej i mërzitur sikur dikush t’i kishte thënë të qëndrojë atje dhe të presë. Atëherë erdhi një rojtar, i cili deri sa kalonte, pranë të burgosurit u vërsul tek ai dhe filloi fuqishëm të bërtasë. Rojtari në të vërtet nuk ishte i hidhëruar, ai njëkohësisht zbavitej. Menjëherë i burgosuri i ngiti duart që të mbrohet nga goditjet, të cilat i priste nga rojtari. Duke ia lakuar njërën dorë mbi bark dhe duke ia ngritur dorën tjetër që ta mbrojë kokën, i burgosuri përgjigjet në pyetjet dhe në buzëqeshjen e rojtarit. Rojtari pastaj vazhdoi duke kaluar pranë

Që të mund ta kuptosh më mirë termin dilema, lexoje tregimin “Ai vetëm zbavitej”. Në të është përshkruar një ngjarje në të cilën ishte rrezikuar dinjiteti njerëzor në prani të dëshmitarit okular.

48


meje. Vërejti se me kujdes e vështrova dhe në momentin kur më pa kuptova se ai jo vetëm që nuk u turpërua nga unë,por në sytë e tij lëkura ime e bardhë automatikisht më bëri dëshmitar okular në atë që e bëri. Shëtiti pak andej, si duket, duke u mërzitur dhe u zhduk për një kohë të shkurtër. Kur iu afrua, zezaku filloi të tërhiqet, kurse me duar mori pozitë për mbrojtje. Rojtari, si duket, zbavitej. Prania e “publikut” (prania ime), si duket, ka sjellë që e tërë ajo të jetë edhe më zbavitëse”.

Bazat e të drejtës humanitare ndërkombëtare Të drejtat njerëzore nuk ndalen të vlejnë, por ato rrezikohen me fillimin e konfliktit të armatosur. Për këtë shkak ekzistojnë rregulla plotësuese me të cilat përpiqet që të kontrollohet sjellja e palëve ndërluftuese. Me ato kufizohet dhuna gjatë kohës së luftës dhe ruhet dinjiteti njerëzor. Ato rregulla janë të njohura me emrin E drejta humanitare ndërkombëtare. Nëse pjesëmarrësit në luftë ato nuk i respektojnë, përgjigjen para gjyqit.

Përsërite diturinë tënde • Kur dhe si ka ndodhur ngjarja nëkëtë tregim? • Dinjiteti i kujt ishte rrezikuar në tregim dhe në çfarë mënyre? • Kush është dëshmitari okular dhe me çfarë pengesash u ballafaqua? Domethënë, e drejta humanitare ndërkombëtare ndalon përdorimin e pakufizuar të forcës. Forca duhet të jetë deri në shkallën sa është e mundur të kënaqen nevojat ushtarake. Civilët dhe personat të cilët nuk marrin pjesë në armiqësitë, janë të mbrojtur nga përdorimi i forcës. Çdo gjë që është më tepër se kjo, paraqet cenim të së drejtës humanitare ndërkombëtare.

• Në çfarë situate është gjendur dëshmitari okular i ngjarjes?

Detyrë Mundohu që ta përfundosh tregimin. Përshkruaj se çfarë ka ndodhur me tej. Si ka reaguar Vendi, e si rojtari? Si do të ndjeheshe ti sikur të ishe në vend të Vendit?

49

“Me lindjen e diellit më 25 qershor të vitit 1859 u paraqit edhe pamja më fatale, e cila edhe nuk mund të paramendohet. Fusha luftarake ishte mbuluar me trupa të njerëzve dhe me kuaj të shpërndarë kudo – në rrugë, në lugina, në fushë.


Të plagosurit ishin të zbehtë dhe të pafuqishëm, kurse të plagosurit rëndë shikonin zbehtë dhe nuk mund të kuptonin se çka u kishte ndodhur... Të tjerët ishin të paqetë dhe të shqetësuar, mjaft nervozë dhe dridheshin nga ngërçet. Disa me plagë më të mëdha ishin gati si të marrë nga dhimbjet. Me fytyra të përgjakura nga lufta deri në vdekje luteshin që sa më shpejtë të “lirohen nga mundimet”.

• Është ndaluar të sulmohen objektet që përmbajnë forca të rrezikshme: penda, gardhe ose mjete energjetike nukleare, sepse ato mund të shkaktojnë humbje të mëdha në popullsinë civile. 2. Janë të ndaluara sulmet ose armët që në mënyrë joselektive përgatitin objekte civile, ushtarake, persona dhe të cilat shkaktojnë lëndime të mëdha ose vuajtje

Anri Dinan Kujtimet nga Selferino

• Është ndaluar arma specifike – arma kimike dhe biologjike, arma laserike, e cila e dëmton përgjithmonë të pamurit, si dhe arma, e cila e lëndon trupin me fragmente që nuk mund të zbulohen me incizime rëntgeni, mina kundër këmbësorisë etj.

Rregullat themelore të së drejtës humane ndërkombëtare (DHN)

• Është ndaluar që të urdhërohet ose të kërcënohet se nuk do të ketë të mbijetuar.

1. Sulmet patjetër duhet të jenë të kufizuara për luftëtarët dhe për qëllimet luftarake 1. Civilët nuk duhet të sulmohen •

Nuk duhet të sulmohen objektet civile (shtëpitë, spitalet, vendet për lutje, përmendoret kulturore ose historike)

3. Civilët, luftëtarët e plagosur dhe të burgosurit luftarak duhet të jenë të kursyer, të mbrojtur dhe të trajtuar humanisht

Është ndaluar shfrytëzimi i civilëve si mburojë e gjallë për qëllime luftarake

• Askush nuk guxon të jetë ekspozuar mundimit fizik ose mental, trupor ose i nënçmuar ashpër

Është ndaluar që luftëtarët të bëhen si civilë

• Është ndaluar dhuna seksuale

Është ndaluar uritja e civilëve si metodë e të luftuarit

Është ndaluar të sulmohen objektet që janë të domosdoshme për ekzistencën e popullsisë civile (produktet ushqimore, sipërfaqet bujqësore, rrejtët e ujësjellësit etj.)

• Palët në konflikt patjetër duhet t’i kërkojnë dhe të kujdesen për personat e lënduar dhe të sëmurë të armikut, që janë nën sundimin e tyre • Është ndaluar të vritet ose të plagoset armiku, i cili dorëzohet ose i cili është jashtë luftës 50


personave dhe objekteve mbajnë emblemën.

• Të rënët rob të luftës kanë të drejtë respekti dhe patjetër të trajtohen në mënyrë humane

• Është ndaluar shfrytëzimi rrejshëm i emblemës

• Është ndaluar marrja peng • Është ndaluar shpërngulja me dhunë e popullsisë civile, është ndaluar i ashtuquajturi “pastrim etnik”

i

• Njësitë medicinale dhe transporti nuk shfrytëzohen për kryerje të veprimeve të dëmshme ndaj armikut.

• Personat në duart e armikut kanë të drejtë në shkëmbimin e lajmeve me familjen e tyre dhe pranimin e ndihmës humanitare (ushqimit, kujdesit medicinal, ndihmës psikologjike)

• Gjatë mjekimit të të plagosurve dhe të sëmurëve, nuk guxohet të jepet prioritet, përveç në bazë medicinale.

• Grupet e plagosura, siç janë gratë shtatzëna dhe nënat që i japin gji foshnjës, fëmijët pa përcjellje, personat e moshuar etj, patjetër duhet të kenë mbrojtje të posaçme • DHN (E drejta humanitare ndërkombëtare) ndalon rekrutimin dhe pjesëmarrjen e armiqësive të fëmijëve më të vegjës se 15 vjet • Secili ka të drejtë në gjykim juridik (gjyq, procedurë rregullative etj.)

Për fëmijët duhet kujdes dhe mbrojtje e posaçme

4. Personeli medicinal ushtarak dhe civil, si dhe spitalet, klinikat, ambulancat, patjetër duhet të respektohen dhe Detyrë të ruhen. Për kryerjen e detyrave të tyre, patjetër duhet t’u jepet ndihmë e Sipas rregullave të së drejtës humanitare plotë që është në disponim ndërkombëtare askush nuk guxon t’i ekspozohet mundimit fizik ose mental, dënimit trupor, nënçmimit. Trego • Ambulancat e kryqit të kuq dhe të shembuj nga historia kur kjo e drejtë Gjysmëhënës së kuqe e simboli- ishte shkelur? zojnë mbrojtjen e personelit medicinal dhe të kapaciteteve. Janë të ndaluara sulmet ndaj 51


E drejta humanitare ndërkombëtare dhe të drejtat njerëzore

rregullat e përbashkëta, të cilat duhet të respektohen edhe gjatë kohës së paqes edhe gjatë kohës së luftës. Ushtrimin përpunoje në marrëveshje me shokët e tu si detyrë shtëpiake ose në orë.

Kush i mbron të drejtat e njerëzve në paqe dhe në luftë Në tentimin që të zvogëlohen vuajtjet dhe dëmet, të cilat i shkakton lufta, E drejta humanitare ndërkombëtare i mbron edhe të drejtat themelore njerëzore: të drejtën për jetë, ndalimi i robërisë, ndalimi i mundimit dhe sjelljes jonjerëzore. Për dallim nga disa të drejta njerëzore, si për shembull e drejta e të folurit, lëvizjes ose shoqërimit, të cilat në disa situata të caktuara shteti mund t’i ndërpresë, me të drejtën humanitare ndërkombëtare kjo nuk guxon asnjëherë të ndodhë. Edhe pse zbatohen posaçërisht gjatë kohës së konfliktit luftarak, të drejtat dhe normat themelore, të cilat i përshkruan e drejta humanitare ndërkombëtare janë në përputhje me të drejtat themelore njerëzore. Prandaj e drejta humanitare ndërkombëtare dhe Deklarata universale për të drejtat e njeriut plotësohen. Ato kujdesen për jetën dhe dinjitetin e njeriut, edhe pse këtë e bëjnë në rrethana të ndryshme dhe në mënyra të ndryshme. Me ndihmën e ushtrimit, gjeji ngjashmëritë ndërmjet të drejtave të Deklaratës universale për të drejtat e njeriut dhe rregullat e së drejtës humanitare ndërkombëtare.

Pjesë të nxjerra nga Deklarata universale për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara dhe nga e drejta humanitare ndërkombëtare •

dinjiteti dhe të drejtat e barabarta;

jeta dhe siguria;

liria pa rrezik nga burgosja, arrestimi dhe liria e lëvizjes dhe zgjedhja e vendit për jetesë në kuadër të kufijve të çdo shteti;

liria nga robëria;

liria nga mundimi ose nga trajtimi dhe dënimi i ashpër, johuman ose nënçmues;

liria në përzierjen e përfaqësimit të tij/ saj, familjes dhe korrespondencës;

bashkëshortësinë dhe krijimin e familjes;

liria e mendimit, shprehurit;

liria e tubimit dhe shoqërimit të qetë;

kushte të përshtatshme, rekreacion;

standardi jetësor adekuat shëndetin dhe mirëqenien;

arsimim;

pjesëmarrja e bashkësisë;

civilët nuk guxojnë të sulmohen;

Shpjegimi i ushtrimit Lexoji të drejtat njerëzore nga Deklarata universale dhe rregullat themelore nga e drejta humanitare ndërkombëtare, kurse pastaj përpiqu t’i gjesh të drejtat/

lirë

fesë

dhe

jetën

për

e

• sulmet patjetër duhet të jenë të kufizuara në luftëtarët dhe qëllimet luftarake; 52


nuk guxon të sulmohen objektet civile (shtëpitë, spitalet, vendet për lutje, përmendoret kulturore ose historike etj.);

është e ndaluar shfrytëzimi i civilëve si mburojë e gjallë për qëllime luftarake;

është e ndaluar që luftëtarët të bëhen si civilë;

është e ndaluar uritja e civilëve si metodë e luftimit;

është e ndaluar të sulmohen objektet, të cilat janë të domosdoshme për popullsinë civile;

• •

është e ndaluar të urdhërohet ose të kërcënohet se nuk do të ketë të mbijetuar; askush nuk guxon të jetë ekspozuar dënimit fizik ose mental, dënimit 53

trupor ose sjellja shtazarake dhe nënçmimi; •

është e ndaluar dhuna seksuale;

robërit e luftës kanë të drejtë për respekt dhe patjetër duhet të trajtohen humanisht;

është e ndaluar marrja peng;

secili ka të drejtë në fer gjykim;

E drejta humane ndërkombëtare ndalon rekrutimin dhe pjesëmarrje në armiqësitë të fëmijëve më të vegjël se 15 vjet;

gjatë mjekimit të të plagosurve dhe të sëmurëve nuk guxohet të jepet prioritet, përveç në bazë medicinale.


Shkelja e të drejtës humanitare ndërkombëtare

E drejta humanitare ndërkombëtare zbatohet në dy raste, respektivisht ofron dy lloje të mbrojtjes: njëri zbatohet në konfliktet e armatosura ndërkombëtare, kurse tjetri gjatë konflikteve të armatosura, brenda në një shtet. Rasti i parë ka të bëjë me konfliktet e armatosura në të cilat dy ose më tepër shtete luftojnë duke përdorur armë, si për shembull: luftërat koloniale, luftërat kundër okupimit të huaj, konfliktet racore etj. Në situata të tilla, përveç nevojës së mbrojtjes juridike të të drejtave njerëzore, në masë të madhe zbatohen edhe rregullat e të drejtës humanitare ndërkombëtare. Diçka numër më të vogël të rregullave zbatohen edhe në konfliktet e brendshme të armatosura. Rregullat e të drejtës humanitare ndërkombëtare nuk zbatohen derisa dhuna nuk rritet në konflikt të armato-

sur. Deri në atë moment ndaj kryerësve të veprimeve të dhunshme veprohet në pajtim me ligjet për të drejta njerëzore dhe ligjeve ekzistuese të shtetit në të cilin është bërë dhuna. Kush është i obliguar ta respektojë të drejtën humanitare ndërkombëtare? Ngase nënshkruese të Marrëveshjeve ndërkombëtare janë vetë shtetet, e njëjta vlen edhe për të drejtën humanitare ndërkombëtare, respektivisht për Konventat e Gjenevës. Gati të gjitha shtetet në botë i kanë pranuar këto marrëveshje, ndërmjet të cilave edhe Republika e Maqedonisë. Në cilat raste thyhet e drejta humanitare ndërkombëtare? Pse atë që e thyejnë të drejtën humanitare ndërkombëtare duhet të përgjigjen për shkeljet e tyre? 54


Aushvici – kampi nazist i përqendrimit në Poloni në të cilin kanë vdekur rreth 2 milionë njerëz gjatë Luftës së Dytë Botërore

Praktika e konflikteve të armatosura ka treguar se më pak ose më tepër të gjitha rregullat e Të drejtës ndërkombëtare thyhen. Shkaqet për këtë janë të ndryshme. Për shembull, urrejtja për shkak të lëndimeve që i ka bërë pala kundërshtare, frikësimi i popullsisë civile të palës kundërshtare dhe e tërë kjo bëhet me qëllim që të dobësohen kundërshtari dhe forca ushtarake. Por historia e deritashme ka treguar se asnjëherë nuk është fituar me shkeljen e rregullave të së drejtës humanitare, as edhe ekzistojnë dëshmi se ndonjëra palë ndërluftuese është mposhtur, sepse i ka respektuar këto rregulla. Përkundrazi, shkeljet e rregullave të së drejtës humanitare ndërkombëtare shpesh ka shkaktuar dëm të shumëfishtë edhe atë mu në palën ndërluftuese e cila i ka shkelur ato.

armatosura, por edhe edukimi adekuat i opinioni të gjerë, posaçërisht të të rinjve.

Shkelja e rregullave nga njëra palë me të drejtë e provokon edhe palën tjetër ndërluftuese që të zbatojë metoda të palejuara dhe mjete për luftim dhe gjithmonë ndodhin situata pa rrugëdalje.

Detyrë

Përgjegjësitë për shkeljen e rregullave të DHN-së gjithmonë i takojnë individëve që i thyejnë rregullat ose të atyre që u kanë urdhëruar që t’i thyejnë. Nuk ekziston përgjegjësi kolektive penale, nuk ka përgjegjësi për shtetin. Megjithatë, çdo shtet është i obliguar të sigurojë respekt të të gjitha obligimeve të veta ndërkombëtare, ndërmjet të cilave është edhe e drejta humanitare ndërkombëtare, e kur ato thyhen, kryerësit duhet të nxirren para gjyqit.

Analizoni shembujt, përgjigjuni në pyetjet:

kurse

pastaj

1. Cila rregull e DHN-së është shkelur? 2. Cili është shkaku për shkeljen?

Njëra nga shkaqet për shkeljen e rregullave të së drejtës humanitare ndërkombëtare është edhe mosnjohja e rregullave të lejuara të luftimit. Kjo tregon se duhet të ndërrohet qasja kah stërvitja e forcave të 55

3. Cilat relacione mund t’i shkaktojë shkelësi i rregullës? 4. Vallë shkelja e një rregulle paraqet shkelje edhe të rregullës tjetër?


Shembuj 6. Nëse kuptoj se të tjerët i vrasin njerëzit e mi kur do t’i robërojnë, të gjithë ata që unë do t’i robëroj do të paguajnë për atë. - komandanti 2. Ka shumë situata në të cilat ushtarët ishin të veshur në veshje civile në vend se me uniformë. Si mund të dini se cili me të vërtet është civil? Për këtë shkak, nëse sulmoni ndonjë qytet, patjetër duhet të vrisni çdo gjë që lëviz! - ushtari 3. Civilët të cilët përgatitin ushqim dhe i çojnë ushqim ushtarëve, gjithashtu marrin pjesë në luftë. Pa atë ushqim ushtarët nuk do të kishin forcë që të luftojnë me ne. Domethënë, të gjithë ata janë ushtarë me ose pa uniformë edhe ushtarët e mi kanë të drejtë t’i vrasin. - komandanti 4. Ushtria nuk duhet t’i shfrytëzojë civilët si mburojë e gjallë. Megjithatë, në këtë luftë ky ishte rast i shpeshtë. Për shembull, do të vinin mitraloz në çatinë e kishës ose të ndërtesës në të cilat jetojnë civilë. Askush nuk e respektonte atë se çka duhet të respektohet. Kemi gjuajtur nga ato ndërtesa sepse ishim në rrezik. - i robëruari i mëparshëm

Krimi luftarak Lexoje tekstin, kurse pastaj me ndihmën e pjesëve të nxjerra nga Statuti i Gjykatës penale ndërkombëtare përpiqu të caktosh cilat rregulla të DHN-së janë shkelur dhe çfarë krime luftarake janë bërë. “Lufta tridhjetëvjeçare ka lënë pasoja të mëdha ndaj Vietnamit që ndjehen edhe sot, prej personave të shumtë të vrarë, të plagosur, të zhdukur, të shpërngulur, e deri te ndikimet e rrethinës. Gjatë kohës së luftës, ushtria amerikane e shfrytëzonte Vietnamin si poligon për të provuar llojet e armëve më të reja, duke përshirë lloje të ndryshme të armëve helmuese dhe kimikale, prej të cilave më e njohur është “Agent Orange” kimikale e cila ishte derdhur në xhunglat vietnameze, prej të cilës binin edhe gjethet e drurëve... Lufta e Vietnamit ishte e njohur edhe sipas fshatit Mai Lai, në të cilin një grup i ushtarëve amerikanë kanë bërë masakër ndaj popullsisë civile. Për këtë shkak komandanti i tyre është dënuar si kriminel lufte, si dhe të gjithë ushtarët të cilët kanë marrë pjesë në masakër. Gjykimin e ka realizuar gjykata amerikane e drejtësisë”. Pjesë e nxjerrë nga Statuti i Gjykatës penale ndërkombëtare – neni 8

Zëdhënësi i Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të kuq për një shtëpi gazetareske ka deklaruar: “Për herë të parë në historinë e sotme të gjitha vendet në botë e kanë nënshkruar konventën e Gjenevës me të cilën rregullohen rregullat e luftimit. Ky është kontribut klasik ndaj mbrojtjes së dinjitetit të njeriut dhe ruajtjes së humanitetit të luftës...”. 56


Në listën e shkeljeve të caktuara serioze të DHN-së, që paraqesin krime luftarake dhe janë kryer kundër personave të mbrojtur: luftëtarëve të plagosur ose të sëmurë, të burgosurve luftarakë, civilëve etj. • vrasja me qëllim; • tortura dhe trajtimi johuman; • shkaktimi me qëllim i vuajtjeve tejmase;

• shfrytëzim të pranisë së civilëve ose të personave të tjerë të mbrojtur me qëllim të pikave të caktuara, sferave ose forcave ushtarake që të fitojnë imunitet nga operacionet luftarake; • sjellje të gjykimeve dhe zhdukjeve pa gjykim paraprak të bërë nga gjyqi i rregullt konstituiv, i cili i lejon të gjitha garancitë gjyqësore, të cilat zakonisht konsiderohen si të domosdoshme.

• sulme të bëra me qëllim kundër civilëve ose objekteve civile ose kundër personalit, njësive ose automjeteve të përfshira në ndihmën humanitare; • deponim, transfere të dhunshme ose shpërngulje të civilëve; • përdorimi i armës së robëruar, projektimeve, si dhe materialeve dhe metodave të luftimit, të cilat janë të natyrës së tillë që shkaktojnë vuajtje tejmase ose të cilat janë të paselektuar natyralisht; • metoda e luftimit që i heq civilët nga objektet e domosdoshme për mbijetesën e tyre; Kontrolloje diturinë tënde

• grabitje të qytetit ose vendeve; • marrja e pengjeve;

1. Cili njeri quhet kriminel lufte?

• përdhunim, robërim seksual, prostitucion i dhunshëm ose formë tjetër të dhunës seksuale;

2. Cilat janë viktimat e shpeshta të kryerësve të krimit të luftës?

• vrasje ose plagosje të luftëtarit, i cili pasi e ka dorëzuar armën ose kur nuk ka pasur mjet për mbrojtje, është dorëzuar sipas dëshirës së tij; • regjistrim ose rekrutim në forcat e armatosura të fëmijëve në moshën nën 15 vjeçare ose shfrytëzim të tyre në armiqësitë; 57

3. Vallë grabitja e vendbanimeve është krim lufte? 4. Kush i gjykon kriminelët e luftës?


Sanksionimi i shkeljeve të DHN-së Të gjithë ata që do ta cenojnë të drejtën humanitare ndërkombëtare gjatë kohës së konfliktit të armatosur duhet të përgjigjen në mënyrë penale. Konventat e Gjenevës i obligojnë anëtaret e bashkuara që procedurat e tilla t’i parashikojnë si vepra penale në ligjet e tyre (nacionale) penale. Megjithatë, viktimat shpesh herë nuk kanë vullnet politik që t’i gjykojnë shkelësit e kësaj të drejte. Në Luftën e Parë Botërore është bërë përpjekje që të gjykohen kriminelët e luftës, por tentimi i tillë ka dështuar. Pas Luftës së Dytë Botërore me marrëveshjen e Londrës nga ana e ngadhënjimtarëve të luftës është formuar Gjykata ushtarake Ndërkombëtare. Gjyka-

„ “Pallati I paqes” në kuadër të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë “Pallati I paqes” në kuadër të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë“

ta është konvokuar në Nirnberg dhe Tokio dhe ka zhvilluar proces kundër kriminelëve të luftës, të cilët kanë bërë krime kundër paqes. Procesi i Nirnbergut është zhvilluar kundër 12 kriminelëve të luftës dhe shumicës prej tyre iu është shqiptuar dënimi me vdekje. Në vitin 1993 me dy rezoluta të Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është formuar Gjykata penale ndërkombëtare për Jugosllavinë e mëparshme, i njohur si Tribunali i Hagës. Kompetenca e Tribunalit është që të gjykojë për krimet e luftës të kryera në territorin e Jugosllavisë së mëparshme prej vitit 1991 deri në përfundim të konflikteve luftarake.

Gjykimi në procesin e Nirnbergut i publikuar në gazetë

Jo moti bashkësia ndërkombëtare ka formuar Gjykatën e përhershme penale ndërkombëtare në kompetencën e së cilës janë gjykimet e kriminelëve të luftës kundër njerëzimit, gjenocidit dhe agresionit, pavarësish se ku janë bërë ato. Gjykata është formuar me marrëveshje ndërkombëtare dhe ka kompetencë në më tepër se 130 vende, të cilat e kanë nënshkruar dhe ratifikuar marrëveshjen. Për fat të keq, disa forca të mëdha botërore nuk e pranojnë kompetencën e kësaj gjykate ndërkombëtare. 58


Procesi gjyqësor i Tribunalit në Luftën e Dytë Botërore

“Tajms” i Londrës para shumë muajve ka publikuar një reportazh për burgun Sheveningen në afërsi të qytetit holandez Hagë, duke e përshkruar si shtëpi e përqendrimit më të madh të krimit. Në këtë moment në burg qëndrojnë rreth 46 persona të dënuar ose tanimë të gjykuar në baza të ndryshme nga Tribunali në Hagë. Sipas disa analizave, për 13 vite Tribunali ka shqiptuar më shumë se 810 vjet burgim për kriminelë të luftës, kurse rreth 16 të dënuar deri tash i kanë mbajtur dënimet me burg dhe janë lëshuar në liri”. (tekst i publikuar në gazetën Utrinski vesnik)

Obligimet e:

Ushtrisë

Pushtetit

Gjatë kohës së paqes

Gjatë kohës së konfliktit

Edukimi i ushtarëve për DHN

Urdhra të qarta në pajtim me DHN dhe vëzhgimi i respektimit të urdhrave

Edukimi i popullatës më të gjerë DHN

Sigurimi i nevojave themelore Sanksionimi i shkeljeve të ligjit

Trupave të gjykatës

59

Pas konfliktit të armatosur

Kompensimi i viktimave

Gjykimi i drejtë


Kontrolloje diturinë tënde 1.Pse është e rëndësishme që t’u gjykohet kryerësve të krimeve luftarake? 2. Në çfarë mënyre mund të sanksionohen shkelësve të DHN-së?

Qelia e burgut - Sheveningen

Për sanksionimin e krimeve të luftës përgjegjëse janë shtetet-nënshkruese të Konventës së Gjenevës. Që ta kryejnë këtë funksion shtetet duhet të ndërmarrin aktivitete për mbrojtje të së drejtës humanitare ndërkombëtare në paqe, gjatë kohës së konfliktit dhe pas konfliktit. Për çfarë aktivitete bëhet fjalë dhe kush është bartës i këtyre aktiviteteve mund të vëresh në tabelën që vijon. Nga tabela vërehet se gjatë kohës së paqes çdo shtet duhet t’u mundësojë qytetarëve edukim nga sfera e të së drejtës humanitare ndërkombëtare, posaçërisht të luftëtarëve dhe udhëheqësve të tyre, kurse gjyqet duhet të shqiptonjë sanksione kundër të gjithë atyre të cilët do të bëjnë shkelje serioze të DHN-së.

3.Numëro disa institucione sanksionimin e shkelësve?

për

4.Vallë sipas mendimit tënd çdo shkelje e ligjit duhet të dënohet? Arsyetoje atë? Ushtrim Robërimi ose kërkimi i të drejtës?

Sierra Leone është shtet në Afrikën Perëndimore, në bregun e Oqeanit Atlantik. Në vitin 1991 filloi konflikti i armatosur i Qeverisë me lëvizjen guerile të ndihmuar nga presidenti i Liberisë Çarës Tejlor. Shkak i konfliktit është shpërndarja jo e drejtë e të ardhurave të fituara nga shitja e

Gjatë kohës së konfliktit të armatosur ushtria patjetër duhet të marrë urdhër të qartë nga komandantët e vet dhe të përcillet vallë urdhrat e tilla respektohen. Liderët ushtarakë dhe civilë patjetër duhet t’i pengojnë shkeljet e rregullave të DHN-së. Në konfliktin e armatosur shteti duhet të organizojë gjykim, i cili duhet të jetë në nivel shtetëror ose ndërkombëtar, kurse viktimave t’u sigurojë kompensim. Ndërtesa e tribunalit të Hagës 60


diamanteve, të cilat gjenden me shumicë. në Sierra Leone. Qytetarët e mbanë mend luftën sipas brutalitetit, vuajtjes dhe vrasjes së popullsisë civile. Për këtë shkak udhëheqësi gueril

3. “Amnistia tërësisht është e pa pranueshme. Më vjen keq. Por, pastaj i shikoj fëmijët që i ushqejmë dhe kujdesemi për to. Njerëzit e Sierra Leones e dinë se ç’kërkojnë – paqe, tash është këtu, më tepër se sa drejtësia. Amnistia është skandal në një farë mënyre, por nga ana tjetër vendim i mençëm”. - Punëtor në organizatën humanitare 4. Nuk do të ketë paqe pa ditur të drejtën. Ne duhet të dimë se ku janë trupat e atyre që janë zhdukur.

është fajësuar si kriminel i luftës. Sierra Leones të dhëna në shembujt dhe shpjego çfarë padrejtësie iu është bërë. Vallë në të njëjtën mënyrë i përjetojnë lëndimet? Sipas teje, çka është më mirë: personi/grupi i cili i është bërë lëndimi duhet të harrojë çdo gjë që ka ndodhur ose duhet të kërkojë drejtësi?

Qëndrimet Leones

e

banorëve

- gazetar, i burgosur politik

Aksioni humanitar

Sierra

1. “Çka do të bëj nëse i takoj në rrugë të munduarit e mi? Vetëm do t’iu thosha se një ditë Zoti do të zgjedhë ndërmjet familjeve të tyre dhe familjes sime. Nëse nuk falim, shumë njerëz do të mbeteshin pa duar”. - njeriu të cilit ia kanë prerë duart sepse e ka fshehur pasurinë e bijave të tij 2. “Unë jam njeri me principe dhe mendoj se krimi duhet të dënohet. Por, cili kujt duhet t’i gjykohet: askujt, në të vërtetë nuk ka kontroll. Nëse qeveritë thonë “Do të nxjerr para gjyqit, kryengritësit do të fillojnë sërish të luftojnë”. - kleriku

Aksioni humanitar është ndihmë e organizuar, e cila ka për qëllim zbutjen e vuajtjeve të njerëzve si pasojë e konfliktit të armatosur ose katastrofë natyrore (tërmet, epidemi, thatësi, vërshim, vullkan). Kush është i obliguar për atë? Çdo organizatë humanitare ose çdo lëvizje, e cila merret me zgjidhjen e problemeve humanitare. Ato duhet të jenë vigjilente në aksionin humanitar dhe nuk duhet të përfaqësojnë asnjë nga palët e

61


përfshira në konfliktin e armatosur. Nuk guxojnë të deklarohen për atë cilat nga palët e përfshira në luftë ka të drejtë. Ato duhet t’u japin ndihmë të gjithë të rrezikuarve (pa diskriminim) pavarësisht nga raca, nacionaliteti, feja, gjinia, pozita shoqërore e tyre. Më e thirrur dhe organizata më masive, e cila kujdeset për humanitetin dhe veprimin humanitar është Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të kuq. Atë e përbëjnë: Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të kuq, Federata ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhëna e kuqe dhe shoqatat nacionale të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe.

Selia e Komitetit ndërkombëtar të kryqit të kuq në Gjenevë

Federata ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe është formuar nga shumë shoqata nacionale. DetyKomiteti ndërkombëtar i Kryqit të kuq ra e saj është që ta ndihmojë zhvillimin është trupi themelues e kësaj lëvizjeje e aktiviteteve humanitare të organizatandërkombëtare. Detyra e saj është që ve nacionale. Ajo i koordinon aksionet e gjatë kohës së konflikteve të armatosura tyre humanitare për ndihmë të viktimadhe trazirave të veprojë si ndërmjetësues neutral ndërmjet palëve ndërluftuese. Në ve nga konfliktet e armatosura, katastbazë të konventave të Gjenevës dhe në rofat natyrore dhe kujdeset për azilantët pajtim me shtetet, të cilat janë në konflikt jashtë konfliktit të armatosur. Ka për të armatosur, ofron mbrojtje dhe ndihmë detyrë që t’i arsimojë njerëzit për lëvizje për viktimat në trazirat ndërkombëtare, humanitare (edukim dhe disimilim). luftërat qytetare, trazirat e brendshme dhe organizon spitale në terren të hapur Esencën e Lëvizjes ndërkombëtare të etj. Shenja mbrojtëse e kësaj organizate Kryqit të kuq e përbëjnë shtatë parime humanitare është kryqi i kuq në fushë themelore. Shteti obligohet që në çdo të bardhë. Misioni i saj është: ta pengojë kohë ato t’i respektojnë. dhe zbutë vuajtjen njerëzore kudo qoftë; ta mbrojë jetën dhe shëndetin; të sigurojë respekt dhe dinjitet të njeriut, posaçërisht gjatë kohës së konflikteve të armatosura, fatkeqësive dhe katastrofave; të punojë në preventivën e sëmundjeve dhe përparimin e mirëqenies shëndetësore dhe sociale të njerëzve; të nxisë angazhimin e mjaftueshëm dhe përgjegjësin e përhershme për dhënie të ndihmës si dhe ndjenjës universale të solidaritetit dhe humanitetit. • Humaniteti – dhënia e ndihmës së plagosurve në konfliktet e armatosura pa diskriminim, me qëllim mbrojtjen 62


e jetës, shëndetit dhe respektimi i dinjitetit të çdo personaliteti.

Vullnetarja – aktivitetet humanitar që mbështetet në punën voluntere, e jo në arritjen e dobisë personale;

Uniteti – në një shtet të pranuar ndërkombëtarisht mund të ekzistojë vetëm një shoqatë nacionale të Kryqit të kuq, e cila është e pranishme për të gjithë; aksioni humanitar duhet ta realizojë në territorin e tërë shtetit;

Universalja – Kryqi i kuq është lëvizje botërore; organizatat e veta nacionale kanë pozitë të barabartë, bashkëpunojnë dhe kanë të drejta të barabarta;

Vigjilenca – zbutja e vuajtjeve për personat sipas nevojave të tyre pavarësisht cilës klasë ose race i takojnë ata;

Neutraliteti – ruajtja e besimit; lëvizja nuk e mbron asnjë nga palët e përfshira në konfliktin luftarak në bazë fetare, klasore, racore ose politike;

Pavarësia – secila lëvizje nacionale e Kryqit të kuq në mënyrë të pavarur i planifikon dhe i organizon aktivitetet e veta humanitare;

63


Lajmet

Aksioni humanitar i Kryqit të kuq të Maqedonisë (pjesë e nxjerrë nga gazeta Utrinski vesnik)

Mëso më tepër Shtëpia farmaceutike – Zegin, Zegin in Kryqi i kuq i Maqedonisë dhe Qeveria e Maqedonisë dhurojnë ilaçe me një vlerë prej 500 mijë eurosh për viktimat nga goditja apokaliptike të valës Cunami në vendet e Azisë Jugore

Patjetër duhet të theksojmë edhe disa firma, të cilat iu kanë përgjigjur apelit dhe e kanë treguar humanitetin e tyre. Ilaçe kanë dhuruar edhe Lek, Replek, Alkaloid. Prodhuesi i ujit mineral Makmineral nga Manastiri ka dhuruar dy Kryqi i kuq i Maqedonisë nga Federata tonelata Pela rosa... ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe me seli në Kryqi i kuq tanimë e ka vënë në Gjenevë dhe Federata rajonale me dispozicion stacionin për pastrim të ujit seli në Budapest i ka marrë udhëzimet dhe vetëm pritet nga këshilli në Budapest për punën dhe organizimin e ndihmës a duhet të dërgohet ekipi stërvitës dhe humanitare për viktimat e tërmetit në njësia për intervenime urgjente. Azinë Juglindore. Kryqi i kuq i Maqedonisë nga buxheti i vet ka ndarë 10.000 euro si ndihmë të parë... 64


Mjekët pa kufij

Logoja e organizatës

Mjekët pa kufij është organizatë ndërkombëtare, humanitare joqeveritare, e cila jep ndihmë medicinale viktimave në konfliktet e armatosura, epidemitë dhe katastrofave natyrore ose artificiale. Përveç kësaj, ata ofrojnë ndihmë

65

për të gjithë ata për të cilët është e domosdoshme ose vështirë e afrueshme ndihma medicinale nga shkaqe të ndryshme. Organizatën e kanë formuar një grup i mjekëve francezë në vitin 1971, me seli në Gjenevë. Çdo vit rreth 3000 mjekë, motra medicinale dhe personal tjetër medicinal shkojnë në detyra të ndryshme anë e mbanë botës. Veprojnë në më shumë se 70 vende në botë (japin mbrojtje primare shëndetësore, e vaksinojnë popullsinë, aftësojnë spitale dhe ambulanca, realizojnë programe të ndryshme sanitare, e stërvitin popullsinë lokale etj.). Kanë fituar çmimin Nobël për paqe.


MEDIUMET

„Çfarë pritet të dish dhe të mësosh për këtë temë:  t’i shpjegosh karakteristikat e mediumeve masive  t’i dallosh llojet e ndryshme të mediumeve masive  ta kuptosh rolin e mediumeve masive në shoqërinë bashkëkohore  t’i dallosh burimet e informacioneve dhe ta vlerësosh cilësinë e tyre  t’i kuptosh pasojat nga informimi jo i saktë

Termat që do t’i mësosh Mediumet masive, mediumet elektronike, mediumet e shtypit, informacioni, komunikacioni, demanti.

66


Informimi në shoqërinë bashkëkohore

Mas-mediumet si burim i informacioneve

informohen, arsimohen dhe zbaviten. Njëkohësisht ato bartin porosi me ndihmën e zërit, fotografisë ose tekstit.

Siç ndërlikohet jeta me shoqërinë bashkëkohore, ashtu rritet nevoja nga numri më i madh i informacioneve me të cilat mund t’i shpjegojmë dukuritë dhe ngjarjet, të cilat ndikojnë ndaj jetës sonë. Këto informacione, të cilat nuk mund t’i marrim në mënyrë të drejtpërdrejtë, me ndihmën e shqisave tona, shpesh i marrim nëpërmjet mas-mediumeve: radios, televizionit, mjeteve muzikore, filmit, mediumeve të shtypit, internetit dhe softuerit kompjuterik.

Mediumet shpesh kanë karakter informativ dhe zbavitës. Mund të ndahen në dy grupe: mediume komerciale dhe serioze. Mediumet komerciale zakonisht i japin përparësi reklamave dhe për to më i rëndësishëm është profiti (përfitimi). Për mediumet serioze nuk është me rëndësi profiti. Ky lloj i mediumeve në programet e veta ofron emisione të dobishme, edukative dhe arsimore. Te fëmijët e nxisin mësimin, e zhvillojnë talentin, e theksojnë sjelljen e mirë, i theksojnë vlerat pozitive: përgjegjësinë, respektin, tolerancën dhe për to themi se në mënyrë konsekuente e kryejnë punën e vet.

Mas-mediumet është term i përbërë që do të thotë informim publik. Masmediumet shërbejnë për përhapjen e lajmeve dhe përmbajtjeve audio-vizuale ndërmjet popullsisë me qëllim që ata të 67


Në mas-mediumet bëjnë pjesë: gazetat,

programet televizive dhe të radios, programet e agjensioneve të gazetave, publikimet elektronike, teleteksi dhe forma të tjera të përmbajtjeve ditore dhe periodike programore të përgatitura nga gazetarët-redaktorët, e të cilat transmetohen me ndihmë të zërit, fotografisë ose tonit. Mas-mediumet dallohen sipas mënyrës në të cilën i transmetojnë informacionet. Mediumet e shtypit informacionet i transmetojnë në letër, ato janë në formë të shtypur. Këto mediume janë quajtur edhe mediume klasike dhe në to bëjnë pjesë llojet e ndryshme të gazetave, revistat, katalogët, prospektet, flajerët, hartat, diagramet, si edhe panoramat, kalendarët dhe posterët. Siç modernizohet teknologjia e shtypit, ashtu edhe më tepër përsosen edhe mediumet e shtypit.

Njerëzit nuk kanë dyshuar në të vërtetën e informacioneve. Ata kanë supozuar se meqë është diçka e publikuar në gazetë, me të vërtet edhe ka ndodhur. Sot gazetat përmbajnë lajme të ndryshme nga jeta shoqërore, politike, kulturore dhe sportive. Lajmërojnë për ngjarjet e ditës, publikojnë rrëfime jetësore, romane dhe strice në vazhdime, publikojnë shpallje, reklama etj. Ngase më shpesh shtypen për çdo ditë, quhen edhe gazeta ditore, por, ato mund të botohen një herë në javë ose njëherë në muaj. Lajmet

Mëso më tepër

Gazetat janë medium më i vjetër. Në Evropë për herë të parë gazetat janë paraqitur në vitin 1605 dhe disa shekuj kanë paraqitur medium i vetëm nëpërmjet të cilit njerëzit kanë ditur për lajme dhe ngjarje të ndryshme.

Akta diurna ose Akta publika ka qenë gazeta e parë shtetërore, të cilën e ka përvetësuar Gaj Jul Cezari në vitin 59 para erës së re. Në gazetë janë shkruar të gjitha ngjarjet e rëndësishme ditore (urdhra, vendimet e senatit, garat sportive, lufta në arenë etj.). Lajmet shkruheshin (gdhendeshin) në gur ose metal. Ky lloj i gazetës u ndërpre së ekzistuari kur selia e Perandorisë romake u vendos në Konstantinopojë. Radioja bën pjesë në mediumet elektronike. Llogaritet si medium i vetëm, i cili prej paraqitjes deri më sot nuk ka 68


humbur rëndësinë e vet, por, përkundrazi, bëhet gjithnjë më dominuese. Tregimi për radion është i gjatë, por ajo që duhet thënë është se ajo është shpikje për të cilën është fituar çmimi Nobël. Si pajisje, e cila mundëson transmetimin pa tel të sinjalit të zërit në largësi, radioja ka gjetur zbatim të gjerë. Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore ka qenë mjeti kryesor për propagandë dhe antipropagandë të vendeve të përfshira në luftë. Një numër i madh i lëvizjeve çlirimtare kanë pasur sukses duke iu falënderuar radio lidhjes. Agresorët radion e kanë keqpërdorur, ushtarët e kanë adhuruar, tregtarët nëpërmjet saj kanë përfituar, kurse politikanët e kanë shfrytëzuar. Ajo gjithmonë ka tërhequr një numër të madh dëgjuesish pa dallim se cilës gjenerate i takojnë. Sot radioja është medium më i afrueshëm, më i lëvizshëm dhe më i eksploatuar. Kudo është me ne: në automobil, në

punë, në shtëpi, në kafene, në fushën e tenisit, në aeroport, në ordinancën për dhëmbë. Nëpërmjet radios marrim vesh për çdo gjë që ndodh në skenën muzikore, por edhe për ngjarjet e ditës, për uljen e çmimeve, mendimet dhe qëndrimet të personaliteteve të ndryshme për temat aktuale, reklama etj. Televizioni është medium në të cilin lajmet, informacionet, të cilët i emiton janë të përcjella me fotografi. Rrjedh nga fjalët greke “tele” dhe “visto”, të cilat do të thonë pamje nga larg. Konsiderohet se me paraqitjen e televizionit bota hyri në fazën e re, e cila vazhdon edhe sot. Nëse para gjysmë shekulli televizioni ka emituar programe vetëm për disa orë gjatë ditës, sot atë e bën 24 orë. Televizioni u bë medium më i fuqishëm, i cili ndikon ndaj jetës sonë, posaçërisht ndaj jetës së të rinjve. Ai është mjet i shtëpisë, qendër i jetës familjare. Programi, të cilin e emiton një stacion i veçantë TV shpesh

Për atë lexova mbrëmë në internet.

Mediumet e shtypura po zhduken.

69


është informativ, zbavitës ose kulturorarsimor. Por, me zhvillimin e teknologjisë satelitore, kabllovike dhe digjitale janë krijuar TV shtëpi dhe rrjete të veçanta, të cilat janë përcaktuar të emitojnë vetëm një lloj të programeve televizive. Të tilla janë CNN-i, i cili emiton vetëm programe informative, Eurosport-i, i cili emiton vetëm sport, Discovery Channel, i cili emiton vetëm program arsimor etj. Kjo është kështu, sepse edhe ata e dinë se numri i madh i njerëzve kohën e lirë e kalojnë para ekraneve televizive. E kjo jo vetëm që është e dëmshme, por e dobëson ndjenjën për shoqërim dhe afërsi familjare. Televizioni ka qenë dhe mbeti mediumi më kontraverz. Për të thuhet se është dritare kah bota, por, edhe burim i dezinformacioneve. Interneti. Është më se e sigurt se shoqëria bashkëkohore varet nga kompjuterët dhe se jeta në këtë epokë informatike nuk mund të paramendohet pa to. Këto makina të vogla të vjetra më pak se një shekull, patën sukses të mbisundojnë me jetën tonë, posaçërisht interneti. Ai u bë mjeti shtëpiak më i adhuruar. Na mundëson tip të ri të komunikimit, pa qasje deri te informacionet, por e ka shpejtuar procesin e edukimit, na ka mundësuar që më lehtë ta shprehim mendimin tonë. Ai na ka ndryshuar jetën.

Aktiviteti hulumtues 1. Mblidh disa lloje të mediumeve të shtypura, krahasoje strukturën e tyre të brendshme dhe shkruaji dallimet. Pastaj orientohu në pyetjet që vijojnë: Çfarë rubrikash kanë? Sipas cilit rend janë renditur rubrikat? Për cilin publik lexues janë dedikuar? Cilat tema përpunohen në rubrikat?

Mas-mediumet në shoqërinë bashkëkohore Mjetet për informim masiv kanë ndikim të shumëfishtë. Lajmërojnë për ngjarje të ndryshme, të cilat ndodhin në mjedisin në të cilin jetojmë dhe në botë. Ndikojnë ndaj formimit të qëndrimeve dhe mendimeve tona për dukuri të ndryshme në shoqëri, e orientojnë sjelljen tonë. Ato na ndihmojnë gjatë zgjedhjes së ndonjë libri dhe shkrimtari, zgjedhjes së filmit dhe mënyrës së veshjes. Na mundësojnë që t’i kuptojmë problemet të jetesë së përbashkët, por edhe na përgatit për pranimin e vlerave shoqërore. Puna e pushtetit në shoqëritë bashkëkohore është publike, transparente, sepse qytetarët kanë të drejtë të jenë të informuar për ngjarjet që ndodhin në shtetin e tyre dhe në botë. Për shkak të madhësisë dhe ndërlikueshmërisë së shoqërive demokratike bashkëkohore, komunikimi i pushtetit me qytetarët është vështirësuar. Që të sigurojë opinion dhe transparencë në punë, ajo gjithnjë e më shpesh i shfrytëzon mediumet masive, sepse ato janë të pranishme për pjesën më të madhe të qytetarëve. Por, mediumet shfrytëzojnë qasje të ndryshme gjatë informimit. I transmetojnë informacionet në mënyrë të ndryshme, por prej tyre varet niveli i informimit të qytetarëve. Qytetarët e painformuar ose qytetarët të cilët disponojnë me informacione të gabuara, nuk do të mund të marrin pjesë në mënyrë aktive në jetën e bashkësisë të cilës i takojnë, nuk do të mundin si qytetarë ta kontrollojnë punën e pushtetit. Çdo informacion duhet ta vlerësojnë në mënyrë kritike. Ato duhet të dinë se çfarë probleme mund të ndodhin si pasojë e informimit 70


jo të saktë, posaçërisht gjatë kohës së krizave, konflikteve, ndryshimeve më të mëdha në shoqëri. Ekzistojnë dëshmi se në situata të tilla më të mëdha janë mundësitë për manipulim të informacioneve.

përcjellin fushatën e partive politike dhe kandidatëve të tyre. Disa TV stacione i emitojnë më tepër fushatat të disa partive politike në llogari të partive të tjera dhe në këtë mënyrë përpiqen të ndikojnë ndaj vendimit të zgjedhësve. Kohëve të fundit partitë politike e shfrytëzojnë Mediumet kanë ndikim të madh ndaj internetin si medium për transmetimin proceseve demokratike. Prandaj është e porosive politike deri te votuesit. shumë me rëndësi që qytetarët të dinë Ata shfrytëzojë ueb-sajte të veçanta për mediumet dhe kulturën e mediumeve. nëpërmjet të cilave votuesit mund të marrin informacione për programet e tyre zgjedhore, për kandidatët e propozuar në zgjedhje etj. Organizojnë forume të Ndikimi i mediumeve ndaj diskutimit nëpërmjet të cilave përpiqen zgjedhjeve që të përfitojnë sa më tepër simpatizues Vendosja e pushtetit nëpërmjet rrugës së dhe votues për partinë e tyre politike. zgjedhjeve demokratike është karakte- Kjo praktikohet, posaçërisht, në vendet ristikë qenësore të shoqërive demokratike, me kulturë të lartë informatike në por edhe të shoqërisë sonë. Në zgjedhje vendet ku interneti është i pranishëm qytetarët përcaktohen për ndonjë nga gjerë për qytetarët, si, për shembull, në partitë. Për përcaktimin politik ndikojnë Danimarkë. shumë faktorë: interesi personal, përvoja personale, përkatësia e ndonjë klase Një numër i madh hulumtimesh shkencore ose shtrese shoqërore, familjes, miqve. vërtetojnë se televizioni nuk ka ndikim të Por, ndikim të rëndësishme kanë edhe madh gjatë përcaktimit të qytetarit për të mas-mediumet. Kështu, për shembull, cilin do të votojë. Sipas tyre, televizioni televizioni u mundëson votuesve që ta 71


ndikon ndaj vendimit të qytetarit, vetëm nëse kandidati si përfaqësuesi i pushtetit, i cili del në ekran, paraqet person tërheqës. Ai deri diku me pamjen dhe me paraqitjen e tij deri diku përpiqet që t’i përfitojë votuesit. Por, megjithatë, ndikim qenësor gjatë votimit për zgjedhje të përfaqësuesve në pushtet, ka pozita ekonomike-sociale e atij që voton. Si ilustrim i këtij kuptimi do ta përmendim shembullin – zgjedhja e presidentit të SHBA-së.

“Për liri të shtypit“ ka thënë: “Qeveria sipas vlerësimeve të veta konstatonte se gjithmonë është e përsosur. Por, shtypi i lirë i hulumtonte dhe i zbulonte gabimet e saja, kurse populli prej kohe në kohë i ndreqte. Vetëm kjo liri e shtypit e bëri qeverinë tonë të tillë, siç është tash dhe vetëm ajo liri mund ta ruajë”.

Në vitin 1980 për funksionin e presidentit kanë garuar Xhimi Karter (për mandatin e dytë) dhe Regan – përfaqësues i Partisë republikane. Në fund të duelit televiziv Regani iu drejtua zgjedhësve: “Kur të martën do të dilni të votoni, të fshehur prapa paravënit, para se ta hidhni listën në kutinë votuese bëni pyetje vetes: A e keni sot më mirë se para katër vitesh”. Zgjedhjet i ka fituar Regani. Mediumet ndikojnë ndaj pushtetit që ajo t’i ndreqë “gabimet”. Tomas Arskin (17501823), ka qenë kryetar i Odës së sipërme në parlamentin britanik. Në fjalimin e tij 72


Karakteristikat e mediumeve masive në shoqërinë bashkëkohore Politika paraqet veprimtari shoqërore dhe udhëheqëse me të cilën rregullohen marrëdhëniet ndërmjet njerëzve në shoqëri. Në shoqëritë demokratike rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet njerëzve iu është lënë përfaqësuesve të zgjedhur në pushtet. Prej tyre varet si do të organizohet jeta dhe puna e përbashkët., bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve të vet. Gjatë rregullimit të marrëdhënieve pushteti duhet t’i ketë parasysh interesat e përbashkëta dhe dëshirat e qytetarëve. Ngase pushteti shpesh herë përpiqet që interesat e veta t’i tregojë si të përbashkëta, detyra e mediumeve është që qëllimet e tilla t’i demonstrojë. Mediumet masive e realizojnë detyrën e tyre demokratike nëse i mobilizojnë qytetarët të ndikojnë ndaj pushtetit dhe politikës. Prandaj, mediumet duhet të jenë të lira, të pavarura dhe me përgjegjësi.

Liria e mediumeve Në shoqëri çdo ditë ndodhin ngjarje për të cilat qytetarët duhet të jenë informuar. Në shoqëritë demokratike, siç është edhe Republika e Maqedonisë, ekziston liria e informimit, e cila del nga e drejta e qytetarëve që lirisht të mendojnë dhe lirisht ta shprehin mendimin e tyre. Informacionet i marrin nga gazetarët nëpërmjet mediumeve të shtypura dhe elektronike. Që të lajmërojnë, për gazetarët duhet të jenë të pranishme burimet e informacioneve. Burime mund të jenë pjesëmarrësit e ngjarjes, por edhe organet e pushtetit, siç janë ministritë. Ngase ata të cilët janë në pushtet dëshirojnë që edhe zgjedhjet e ardhshme t’i fitojnë, përpiqen që nga ngjarja t’i theksojnë ato pjesë të cilat janë pozitive për to, kurse t’i fshehin anët negative. Prandaj, gazetarët e lirë nuk janë të kënaqur me atë që është treguar në opinion, por përpiqen që ngjarjen ta hulumtojnë. Helen Darbisir, përfaqësues i organizatës joqeveritare “Akses indo” me seli në Madrid, konsideron se vendet nga Evropa kanë qëndrim të ndryshëm në raport me publikimin e dokumenteve sekrete, të cilat janë me interes të përgjithshëm. Ai thotë: “Rumani ka internet faqe në të cilat publikisht mund të shihen listat e pronave të bartësve të funksioneve publike. Menjëherë mund të llogaritet vallë ai është pasuruar gjatë kohës së funksionit. Për shembull, në Francë dhe Spanjë publikohen informacione të tilla. Në Spanjë ruhen në mënyrë sekrete. Njeriu nuk mund të dijë se çka posedon një funksionar dhe vallë automobilin ose shtëpinë e re mund t’i blejë nga rroga”.

73


Një tekst për radion gjermane “Dojçe Vele” ishte publikuar një lajm se “në Francë kultivohet “kultura e sekreteve”

politikanëve. E mbrojnë politikën, e cila deri dje si gazetarë e kanë sulmuar. Na rekrutojnë dhe na mobilizojnë deri sa jemi para kompjuterit, deri sa shkruajmë tekste. Vetëm kështu politikanët mund të na pengojnë që t’i kritikojmë”.

Përgjegjësitë e mediumeve

në vend liria e shtypit. Se gazetarët dhe politikanët janë të lidhur ngusht, mësojnë në shkolla të njëjta elite dhe jetojnë në lagje të njëjtë. Franca është vendi i vetëm në të cilin të fuqishmit industrialë i posedojnë mediumet më me ndikim dhe drejtpërdrejt ndikojnë në plasmanin e informacioneve. Gazetarët përballen me vështirësi të mëdha, kur duhet të publikojnë informacione për industrinë farmaceutike, ndërtimtarinë dhe sektorin e sigurimit. Kjo nuk shkon në favor të shtypit të lirë”.

Pavarësia e mediumeve

Një gazetar i shquar polak, i cili ishte ndjekur në regjimin komunist (nuk ekzistonte liria e shtypit), ka treguar për problemet, të cilat me vete i bart gazetaria e lirë. I pyetur vallë pas përndjekjes shumëvjeçare edhe më tej do të përballet me probleme dhe a mund të shkruajë lirisht, ai u përgjigj: “Po, mund të shkruaj lirisht, por përgjegjësia është më e madhe. Tash prej ne gazetarëve pritet të vërtetojmë se vallë atë që e shkruajmë është e saktë”. Në nëntor të vitit 2002 në qytetin Kaduna në Nigeri ishte organizuar manifestimi – Zgjedhja e MIS-it të botës. Në një nga gazetat ishte publikuar një shënim në të cilin thuhej se edhe pejgamberi Muhamed nëse do të ishte në këtë manifestim, ndoshta do të kishte zgjedhur për grua njërën nga pjesëmarrëset për zgjedhje. Në Nigeri përveç popullsisë krishtere,

Që t’i shërbejnë popullit dhe të vërtetës, mediumet duhet të jenë të pavarura. Megjithatë, në shoqëri ekzistojnë qendra të ndryshme të forcës, siç janë: Qeveria, partitë politike, ndërmarrjet-korporatat e mëdha, të cilat, që t’i realizojnë interesat e veta përpiqen t’i kontrollojnë mediumet. Në një tekst të vetin gazetarja Biljana Sekullovska ka shkruar: “Në ndërkohë, gazetarët marrin funksione të ndryshme. Kolegët e mi një pas një po shkojnë. Gjysma prej neve u bënë zëdhënës të 74


jeton edhe popullsia myslimane. Me mijëra myslimanë, të cilët konsiderojnë se ky manifestim është në kundërshtim me fenë islame, kanë bërë trazira nëpër vendbanimet përreth qytetit, kanë ngritur barrikada me goma të djegura dhe kanë shkaktuar zjarre. Me këtë rast jetën e kanë humbur së paku 100 njerëz. Ngase në bazë të informacioneve të publikuara njerëzit sjellin vendime dhe ndërmarrin aksione, gazetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat nga ajo që do ta lëshojnë ose do ta flasin. Besimi në mediume bie kur gazetarët shpallin informacione të pasakta, të cilat mund të jenë shkak për shumë skandale. Jo moti mediumet në Francë kanë publikuar një lajm për vdekjen e një udhëheqëse të njohur televizive të marrë nga interneti – faqe pa u kontrolluar saktësia e informacionit.

Detyrë

Përcillni informacionet, të cilat publikojnë disa mediume të shtypura dh elektronike në Maqedoni gjatë kohës prej një jave. Krahasoni përmbajtjet e informacioneve, rendin e tyre, gjuhën dhe stilin me të cilin janë shkruar. Vëreni se në çfarë mënyre mediumet e ndryshme shpallin një lajm. A ekzistojnë dallime gjatë informimit. Pastaj vlerësoni objektivitetin dhe saktësinë e informacioneve të tyre.

75

Kultura e mediumeve Njëra nga karakteristikat kryesore të shoqërive bashkëkohore demokratike është mundësia që qytetarët të vinë deri te informacionet e ndryshme. Llojllojshmëria e informacioneve arrihet me ekzistimin e një numri të madh të burimeve të informacioneve (numrit të madh të stacioneve televizive dhe të radios, shtypi ditor dhe botimeve periodike), për të cilat tanimë u bë fjalë. Por, ekzistimi i një numri të madh të mjeteve të informimit nuk di të thotë edhe llojllojshmëri në informim, posaçërisht nëse dihet se në shoqërinë bashkëkohore një njeri mund të posedojë shumë mediume. Kur një njeri kontrollon shume mediume, atëherë një ngjarje do ta tregojë në shumë shtëpi televizive. Kjo dukuri e huton shikuesin dhe mund ta çojë në konkludim të gabuar: nëse ngjarjen e ka parë në shumë televizione, atëherë ajo është e pranishme, që do të thotë edhe e saktë. Gjithashtu, një medium mund të informojë se popullsia joligjërisht posedon armë dhe e shfrytëzon për festa të ndryshme. Por, nëse “harron” të theksojë se arma shfrytëzohet edhe për qërim hesapesh midis bandave kriminele dhe vrasje politike, atëherë themi se mediumi informon njëanshëm. Shembull tipik për informim të njëanshëm paraqesin reklamat, ku prodhuesit ose tregtarët i theksojnë vetëm anët e mira të prodhimit. Nganjëherë mediumet bartin informacione të cilat shkaktojnë frikë te qytetarët. Për shembull, kur pushteti dëshiron që t’i bindë qytetarët se duhet të ndajë shumë para nga arka e shtetit për armatim, ajo atë e bën nëpërmjet mediumeve duke e paralajmëruar rrezikun e armikut dhe pasojat, të cilat do të shkaktoheshin nëse shteti nuk është i armatosur


mjaftueshëm. Kjo ka ndodhur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas ngjarjeve të 11 shtatorit në Nju-Jork ato i rritën dukshëm mjetet e dedikuara për nevojat e mbrojtjes. Të gjithë këta shembuj tregojnë se mediumet nganjëherë shfrytëzojnë teknika për publikim të informacioneve, të cilat mund t’i hutojnë qytetarët dhe atë gabimisht t’i komentojnë ngjarjet. Prandaj, qytetarët duhet të dinë më tepër për mediumet dhe për punën gazetareske. Në këtë mënyrë do të dinë ta vlerësojnë edhe cilësinë e informacioneve.

Mas-mediumet shërbejnë për informim publik. Ato janë mjete me ndihmën e të cilave transmetohen informatat deri te qytetarët. Gjatë procesit të informimit në të vërtetë realizohet një lloj i caktuar i komunikimit ndërmjet atyre të cilët i transmetojnë dhe atyre të cilët i pranojnë

informacionet. Që sot me sukses mund të realizohet komunikimi i mediumit, nevojitet kulturë mediumi për të gjithë të përfshirë në komunikacion. Kjo do të thotë gazetarë të aftësuar mirë, të cilët mund të përgjigjen në kërkesat e profesionit të vet, por edhe qytetarë të edukuar, të cilët dinë si t’i shfrytëzojnë informacionet, që i marrin nga mediumet. Për shkak të ndërlikueshmërisë, mediumet në shoqërinë bashkëkohore kanë nevojë nga kuadrot e arsimuara në çdo aspekt, të aftësuara për përdorim të teknologjisë së re informative, njohuri nga estetika, shkathtësitë komunikatave, njohjen e gjuhëve të huaja, literaturës, historisë biznesit, ekonomisë etj. Vetëm gazetarë dhe redaktorë, të cilët disponojnë me dituri nga më shumë disiplina shkencore do të jenë në gjendje të përgatisin informacione cilësore. Renditja e informacioneve ka rol të rëndësishëm në komunikimin e mediumeve. Por, shpesh herë ndodh që disa televizione ose gazeta të publikojnë ndonjë lajm, e pastaj ta demantojnë. Zakonisht, lajmin e rëndësishëm e publikojnë në ditarin më të shikuar televiziv, ose në faqen e parë të gazetës, kurse e demantojnë në një nga ditarët e ardhshëm ose në faqen e fundit të gazetës. Por, nëse nga ana tjetër analizohet përmbajtja e informacionit, do të shihet se ajo nuk është krejtësisht jo e saktë. Një pjesë e informacionit është e saktë, kurse pjesa tjetër është e paramenduar. Renditja e tillë e informacioneve i huton shikuesit, lexuesit dhe dëgjuesit. Cak i mënyrës së tillë të informacioneve janë personat e jetës publike, të cilët janë sjellë në gjendje të mbrohen nëpërmjet demantit. Këto mediume informative, të cilat shërbehen me këtë teknikë, konstatojnë se shpallja e parë ka përparësi, para sjelljes së 76


demantit të mëvonshëm. Kjo shpjegohet në këtë mënyrë që qytetarët, të cilët e kanë pranuar lajmin, bëhen më të qëndrueshëm ndaj argumenteve të shprehura më vonë. Dëshmitë (demantet) e përcjella më vonë ata nuk i marrin parasysh, sepse tanimë e kanë formuar mendimin e tyre, kurse pranimi i argumenteve të reja prej tyre kërkon që ta ndryshojnë mendimin. Në kulturën e mediumeve rëndësi të veçantë kanë gjuha dhe stili në të cilat janë përgatitur informacionet. Ato duhet të jenë përkatësisht me llojin e informacionit. Lajmet

Pyetje për të menduar • Shpjego si është ndikimi i mas-mediumeve gjatë kohës së zgjedhjes në shoqëritë demokratike? • Cilat teknika i përdorin masmediumet që ta mashtrojnë opinionin? • Trego shembuj në të cilët është rrezikuar liria e informimit në shoqërinë tonë?

77


TERMA DHE FJALË MË PAK TË NJOHURA

rregullimi/sistemi juridik-politik – mënyra e organizimit të pushtetit në shtet (organizata, institucione, kulturë politike) e tjera

kuvend (parlament) – ekziston në të gjitha demokracitë kushtetuese, trupi më i lartë i përfaqësuesve, tubim i organizmit më të lartë të pushtetit, që me të drejtë zgjidhet nga zgjedhjet e përgjithshme popullore

pushtet – e drejta për udhëheqje, posedim të forcës politike, juridike dhe ekonomike në shtet

qeveri – të gjitha organet në shtet të cilat e posedojnë pushtetin, organet ekzekutive-administrative

kryeministër – ministër i parë, kryetar i qeverisë

sovranitet – pavarësi shtetërore, mëvetësi e shtetit që vetë t’i rregullojë punët e brendshme dhe marrëdhëniet me shtete të tjera

kushtetutë – akt më lartë juridik të një shteti, rrjedh nga fjala latine constitutio, që do të thotë ligj i rëndësishëm, më i lartë

demokraci kushtetuese – shoqëria demokratike në të cilin me kushtetutë janë të garantuara liritë dhe të drejtat e qytetarëve

pluralizëm politik – subjekte politike në të cilat ekzistojnë më tepër subjekte të pavarura politike, të cilat shprehin interesa, programe, përcaktime të ndryshme

(DHN) – një pjesë e të drejtës ndërkombëtare që zbatohet gjatë kohës së konflikteve të armatosura, por ka për qëllim ta kufizojë vuajtjen (që nënkupton mbrojtje të jetës dhe dinjitetit te njeriut). Ndihma vjen nga personi dhe/ose pala e tretë

konventë – marrëveshje ndërkombëtare me të cilën rregullohet një tërësi e marrëdhënieve ndërkombëtare (në këtë rast, marrëveshje që të respektohen rregullat e DHN)

kontratë – marrëveshje midis dy ose shumë shteteve me të cilën rregullohen marrëdhëniet e tyre reciproke politike, ekonomike dhe kulturore

dinjitet – të fitohet tretman me respekt

dëshmitar okular – njeriu i cili e përcjell (vëzhgon) një ngjarje në të cilën ishte sjellë në rrezik jeta dhe/ose dinjiteti i tjetrit/tjerëve; dëshmitari okular vendos a të përzihet në incident ose jo

rreziqe – ekspozimi në rrezik

78


incident – ngjarje, ndodhi e pa parashikuar

civilë – persona që nuk janë luftëtarë (edhe në rast se ekziston dyshimi, personi do të konsiderohet si civil)

akti human – mbrojtja e ndonjë jete dhe dinjiteti ose ndihmë dikujt të cilit zakonisht nuk i ndihmohet

presion social – ndikimi të cilin e bën mjedisi ndaj kryerësit të aktit human

objekte civile – të gjitha objektet që nuk janë për qëllime luftarake. Nëse objektet civile përdoren për përkrahje të aksionit luftarak, ato trajtohen si qëllime lufte dhe e humbin mbrojtjen

viktimë - njeriu i cili ka pësuar nga diçka

dilemë – situatë në të cilën është e domosdoshme të zgjidhet midis zgjidhjeve të mundshme prej të cilave asnjë nuk është ideale

luftëtar – përfaqësues i forcave të armatosura ose njësive vullnetare, personi i cili merr pjesë direkte në armiqësitë

qëllime lufte – luftëtarët dhe objektet që sipas natyrës së tyre, lokacionit, qëllimit ose me përdorim japin kontribut efikas të aksionit luftarak dhe shpesh shkatërrim mundëson përparësia e caktuar luftarake

lufta – akt i dhunës , të bërë për shkak se pala kundërshtare detyrohet ta plotësojë dëshirën tonë (sipas Klauzevicit)

Deklarata universale për të drejtat e njeriut – dokument ndërkombëtar me të cilin mbrohen të drejtat dhe liritë njerëzore

vepër penale – mosrespektim të rregullës

argument – konstruksion logjik me të cilin vërtetohet një dëshmi

reaksion vargor – bëhet si rezultat i një shkeljeje, e cila gjithmonë shpie kah një varg tjera të shkeljeve

aparteid – politika e diskriminimit (ndarjes) racore sipas racës dhe ngjyrës që e ka realizuar pakica e bardhë ndaj popullsisë afrikane në Republikën Jugafrikane

opsione – zgjedhje e lirë, e drejtë për përcaktim të lirë

dëm kolateral – dëm ose humbje të bërë rastësisht gjatë kohës së sulmit, i cili është kryer përkundër të gjitha masave dhe parashikimeve të domosdoshme që kanë për qëllim pengimin ose, në çdo rast, zvogëlimin në minimum të viktimave civile, civilëve të plagosur dhe sjellje të dëmit të objekteve civile

jashtë luftës – i cakton luftëtarët që janë robëruar, të plagosurit, të sëmurët ose kanë pësuar në shkatërrimin e anijeve dhe për këtë shkak nuk mund të luftojnë më tepër 79


• krimi luftarak - shkelje e rëndë e konventave të Gjenevës (vrasje, vjedhje, përdhunim, mundim dhe veprime johumane, eksperimente biologjike, bindje të luftëtarëve dhe robërve të luftës)

• organizatë humanitare – organizatë e cila merret me problemet humanitare

• torturë – mundim, maltretim të personit të burgosur

• demokraci – fjalë greke “demos”popull dhe “kratos”-udhëheqje, udhëheqje e popullit, pushtet i popullit

• gjenocid – krim të drejtuar kundër kombit, përzënie të një populli • sanksione – masa ndëshkuese me karakter ekonomik, financiar dhe ushtarak që përgatiten kudër vendeve ose grupe të vendeve që i shkelin marrëveshjet ndërkombëtare • konflikt – sulm, kontest, grindje, sulm i armatosur • gjykata penale ndërkombëtare – gjykatë në kompetencat e së cilës është të gjykojë për krimet luftarake pavarësisht se prej nga janë bërë ato

• disiminimi i DHN – përhapja e rëndësisë së DHN midis popullit

• pushtet – e drejtë e udhëheqjes, posedim i forcës kyçe politike dhe ekonomike • mas-medoim – mjete për komunikim (gazeta, revista, libra, radio, televizion, Internet) • demant – deklaratë me të cilën përgënjeshtrohen komunikimet e vërteta (gazeta, revista, libra, radio, televizion, Internet)

• amnisti – falje, lirim i pjesërishëm ose i tërësishëm nga dënimi • luftë guerile – konflikt i armatosur ndërmjet forcave të armatosura legjitime të një shteti dhe luftëtarëve të rekrutuar nga popullsia civile • aksion humanitar – ndihmë e organizuar, e cila ka për qëllim zbutjen e vuajtjeve të njerëzve si pasojë e konfliktit (tërmetit, epidemisë, thatësisë, vërshimit, vullkanit)

80


PËRMBAJTJA PUSHTETI

Udhëheqja me shoqërinë 5 Çfarë është pushteti dhe pse nevojitet 5 Si fitohet pushteti 7 Forca pa pushtet 10 Shteti dhe politika 11 Vigjilenca qytetare 13 Ndarja e pushtetit 15 Bartësit e pushtetit në Republikën e Maqedonisë 17 Kompetencat e Kuvendit 17 Detyrat e opozitës 18 Deputetët 18 Qeveria e Republikës së Maqedonisë 18 Presidenti i Republikës së Maqedonisë 19 Pushteti gjyqësor në Republikën e Maqedonisë 19 Avokati i popullit 20 Kushtetuta dhe demokracia kushtetuese 21 Partitë politike 23 Pse nevojiten partitë politike 23 Partitë politike në shoqërinë qytetare 24 Shoqatat e qytetarëve 25 Roli i sindikatave 26 Shoqatat ekologjike 26 81


KONFLIKTI

Kultura e paqes 31 Konflikti 33 Shkaqet për shkaktimin e konfliktit 34 Llojet e konflikteve 35 Shkarkimi i konflikteve në shoqëritë demokratike 37 Instrumentet ndërkombëtare për preventivën e konflikteve dhe ndërtimi i paqes 38

82


HULUMTIMI I TË DREJTËS HUMANITARE NDËRKOMBËTARE

Si është krijuar e drejta humanitare ndërkombëtare 41 Dëshmitari okular dhe dinjiteti 43 Akti human dhe presioni social 45 Dilema e dëshmitarit okular 48 Bazat e të drejtës humanitare ndërkombëtare 49 E drejta humanitare ndërkombëtare dhe të drejtat njerëzore 52 Shkelja e të drejtës humanitare ndërkombëtare 54 Krimi luftarak 56 Sanksionimi i shkeljeve të së drejtës humanitare ndërkombëtare 58 Aksioni humanitar 61

83


MEDIUMET

Informimi në shoqërinë bashkëkohore 67 Mas-mediumet në shoqërinë bashkëkohore 70 Ndikimi i mediumeve ndaj zgjedhjeve 71 Karakteristikat i mediumeve masive në shoqërinë bashkëkohore 73 Kultura e mediumeve 75

84


REPUBLIKA E MAQEDONISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS Shërbimi pedagogjik

GORDANA TRAJKOVAͳKOSTOVSKA KSENOFON UGRINOVSKI KËRSTE VASILESKI

GORDANA TRAJKOVAͳKOSTOVSKA KSENOFON UGRINOVSKI KËRSTE VASILESKI

Për botuesin: MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS Redaktore: GORDANA TRAJKOVAͳKOSTOVSKA Përpunimi grafik dhe teknik: KËRSTE VASILESKI, KIRO CVETKOV Lektor: VIOLETA JOVANOVSKA



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.